TI MĖ ERDHE PA FTESĖ
Ti mė erdhe rastėsisht e pa ftesė
U fute nė poret e lėkurės sime
Nga djersa shijoj aromėn tėnde
Dehem e ridehem deri nė ekstazė
Me krenari lartėsoj flamurin e bardhė
Kėrkoj shpėtim nga ti Kryqi i Kuq i imi...
Ti erdhe lehtas si lulėborė
Me bardhėsinė m'i verbove sytė
Unė i lodhur nga dimri i gjatė
Tė kyēa thellė nė bebėzat
E kataraktin i dhurove vetes...
Ti lehtas zbrite me freskinė e mbrėmjes
Yjeve duke ua vjedhur shkėlqimin
Hėnės ia huazove buzėqeshjen
Unė i mpirė nga magjitė joshėse
Magjepsem e magjepsem deri nė ēmendje
Duke m'i pushtuar tė gjitha ėndrrat...
Ti mė erdhe rastėsisht e pa ftesė
Ēuditėrisht ēfarė bashkėdyzimi
Formulėn s'do ta zbulojė kurrė asnjė kimist...
12.05.2008
Krijoni Kontakt