-
Pėr: Kohė qirinjsh
- Sinqerisht kam shpresuar dhe fuqimisht kam besuar se pas ēlirimit tė Kosovės, mė nė fund nė pushtet do tė vijnė e instalohen individė nga familjet tė sprovuar me vlera kombėtare...
Duke i shikuar nga afėr ngjarjet pas luftės, publikisht pranoj se nuk paskam erė nė politikė!
@ Agim METBALA
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
GJENEZA E NGJYRĖS SATE
(Tim bir Fatmirit)
Ke shpirtin plot ėndrra
Nė kėrkim tė vetvetes
Tash sinqeriteti
Tė harkohet vetullave
Duart tė mbushura plot lytha
Nė ēdo vendosje tė armaturės
Shtyllave tė Nurenbergut
Si armues
Tregoi rrokaqiellit
Dhe horizontit
Gjenezėn e ngjyrės sate...
2003
@ Agim METBALA
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
- Shkrimtari varėsisht nga situatat, duhet tė jet NXEMĖS dhe FTOHĖS i kokave!
@ Agim METBALA
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
Agim METBALA, Riza ĒATO, Xheladin HAMZA dhe Adem BERISHA..
/ATTACH]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 29-09-2015 mė 07:16
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
Po afrohet dita e tragjedisė qė do mbatet gjatė nė kujtesėn e secilit shqiptar, tragjedia e maturantėve tė Malishevės...
MALISHEVĖ E VESHUR
ME FUSTAN PIKĖLLIMI
Sot mu ndal frymėmarrja
Fjalėt mė mbetėn nė fyt
Gjaku mė iku si qumshti nėnės nga frika
Bebėzat mė kanė humbur gravitacionin
E lotėt binin pa kontrollė
Dhe nga vetja ime nuk mbeti asgjė...
Fushė-Arrės u shndrėrua nė Fushėpikllim
Hashtja lėshoi pelerinėn andej e kėtej
E lotėt krijonin detra lotėsh
Fjalėt pėr ēastin kanė humbur kuptimin
15 lule u kėputėn pėrnjėherė
Pėr tė mos u vyshkur kurrė
15 ėndrra mbetėn ėndrrat pėrgjysmė
15 nuse kurrė sdo ta venė duvakun
15 beqarė sdo ta shijojnė dhėndrinė
15, 15, 15... vargu pa kufi...
Prap mė ndalet frymėmarrja
Prapė fjalėt mė mbetėn nė fyt
Si kafshatat e mėdha rend, rend
Gjaku sėrish mė iku nga frika
Lotėt mė rrėshqitnin pa kontroll
E nga trupi dhimbja mė bie si copat e kometės..
Nga Fuashė-Arrės Fushėpikllimi
Ehopikllimi bartet nė shpat
Malishevė e veshur me fustan pikėllimi
Fytyrat e mėrdhira koēan nga pikėllimi
E lotėt detra shndėrrohen nė oqeane
15 nėna me shami tė bardhė
Pa tė bijtė 15 baballarė
15,15, 15... rendi pa kufi
Heshtja, lot e dhembja bashkėdizohen
15 kufoma i morri dheu
15 ėndrrat i mbuloi dheu
15 dashuritė tė pėrgjysmuar i hėngri dheu...
Fjalėt sėrish mė mbetėn nė fyt
Gjaku mė iku nga dhembja
Lotėt nuk kėrkojnė leje
Pėr 15 arkivole
Pėr 15 banka tė mbetur tė zbrastė
Pėr 15 indeksa tė pashkruar
Pėr 15 tė padiplomuar...
Pėr njė papėrgjegjėsi
Qė do ta mbajmė tė varrur nė qafė
Si medalonin e pėrgjegjėsisė...
Malishevė e veshur me fustan pikėllimi
Dhashtė Zoti ta ngrisim lapidarin e fundit...
15.10.2004
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
Ēasti nga Festivali i parė ndėrkombėtar tė Poezisė nė Rahovec...
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
LUTJA
Dita ik
Supet mė rėndohen si harqe degėsh
Mbuluar me borė tė rėndė
Nata vjen
Kafshoj terrin
E terri m’i ha mushkėritė
Si miu farat e kungullit
Dita lind
Nata lind
Dita lind
Nata lind
Rėndė rėndė
Si me lindje cezarake
Lutem Zotit
T’i shpėtoj ēmendurisė
Ta mbijetoj kėtė kohė
Tė kthyer krejt bithprapė...
09.10.2015
@ Agim METBALA
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
Nga e majta: Xheladin HAMZA (poet), Xhevdet BAJRA (poet i afirmuar) dhe Agim METBALA
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh

Fitore Metbala
Pėr mua si fėmijė qė luftonte tė mėsonte gjithēka sepse babi e ka mėsuar qė baza e tė mėsuarit, e tė krijuarit dhe e formėsimit fillon nė moshėn e njomė, koha ishte gjithmonė armiku. Duhet ta bėj sot, duhet ta mėsoj sot, nesėr ka tė tjera pėr tė mėsuar, nesėr ka tė tjera pėr tė punuar – ja mendimi qė mė ka torturuar edhe atėherė kur do duhej tė isha me fėmijėt e lagjes duke luajtur.
Do tė bėhem si babi ishte ėndrra fillestare, pastaj preferencat ndryshuan nė vite, jo se pasqyrimi i babit tim do tė mund tė mposhtej nga cilido personalitet tjetėr, por efekti erdhi nga shtysa e vetė atij qė formulohej si e tillė: ” duhet tė jesh mė shumė se babi ”.
Atėbotė nuk kuptoja konceptin real tė t’qenurit personalitet, pėr mua kishte rėndėsi thjeshtė mė shumė se babi, por nuk e harroja porosinė – mos lakmo atė pėr tė cilėn do tė turpėrohesh.
Personalitet , oh sa dykuptimshe kjo shprehje! Besoj qė secili prej nesh e ka urryer shprehjen “do ta kuptosh kur tė rritesh”, e pranoj – e tillė ishte edhe pėr mua. Egon, sado tė njomė qė e kisha ma brente kjo tendencė e etiketimit si jo e gatshme pėr tė kuptuar nė kohėn kur mė thuhej ajo shprehje.
Pak dija unė ēfarė kalonte ai apo edhe shumė prindėr tė tjerė, sa mundim dhe vėshtirėsi tė mbjellėsh tė saktėn, tė drejtėn dhe tė duhurėn nė tėrėsinė e personalitetit qė fėmiu yt do t’a mbajė dhe bartė.
Gjersa mė mėsoje poezinė, tė tjerėve u dukej qesharake, gjersa mė mėsoje enigmatikėn – tė tjerėve u dukej se po maltretohesha, gjersa mė dėrgove tė mėsoj kitarėn – tė tjerėve u dukej jofemėrore, gjersa mė paguaje kurset e anglishtes – tė tjerėve u dukeshin shpenzime tė cilat kur tė fitoja vetė do tė ktheheshin nė fitime qė do tė shkonin nė familjen e burrit, gjersa mė dėrgoje tė udhėhiqja emisione nė radio – tė tjerėve u dukej qė mė imponoheshe, gjersa mė botove librin – tė tjerėve u dukej qė po e bėje pėr vete e jo pėr mua, gjersa mė dėrgoje nė ēdo koncert pėr tė recituar – tė tjerėve u dukej qė kėrkoje famėn pėr mua.
As unė vetė atėbotė nuk e kuptoja veten sa mė kuptove ti! Vėrtetė nuk kishte tė bėnte me syrin tim gėshtenjė siē e pėrshkruaje nė vjershat qė m’i ke dedikuar, sepse tani kur i rilexoj kuptoj saktė ēfarė doje tė thoje kur thurrje vargje si kjo : “ nė ballin tėnd fle guximi”.
Ēdo paralajmėrim pėr natyra tė prishura tė njerėzve, e ndesh tani qė nga mėngjesi e deri nė mbrėmje dhe tė nesėrmen, si shumė tė tjera femra tė reja e marr guximin dhe e takoj sėrish.
“Do tė jesh pengesė gjithmonė”, oh sa mė ka vrarė kjo shprehje e jotja babi!
Nuk e dija asnjėherė qė s’kishte tė bėnte pėr diēka mes nesh si raport, por ishte mėnyra jote pėr tė mė treguar qė njerėzit nuk do tė donin tė dinin kurrė ēfarė di ti, ēfarė do ti, si do tė luftosh ti dhe deri ku ke pėr tė arritur.
Pastaj ti mėsohesh tė bėsh nė heshtje gjithēka, pa dashur t’ia dish as ti si duan tė tė ndalojnė ata, si duan tė tė pėrēmojnė ata dhe se si nuk duan tė tė shohin ata. Shumė bukur, le tė jemi pengesa pra!
Pastaj o babi, kur gjithė egėrsia e kėsaj jete tė cilėn shumė herė ma ke pėrshkruar “si tė poshtėr” mė pėrplaset nė fytyrė, kujtoj tė gjitha herėt kur edhe ti si njeri prej mishi ke tejkaluar veten, ishe i shkujdesur, ke gabuar dhe pėrfundimisht mbi gjithēka kujtoj se ke gjetur formėn pėr t’i ikur dhe pėr t’i bėrė ballė kėtyre dhimbjeve.
Ke shkruar, ke dashur artin,ke ndjekur atė qė tė ka zbutur nga tė rrahurat e jetės – pas gjithė kritikave qė tė kemi dhėnė, e din ēfarė ? Ke bėrė shumė mirė. Madje akoma mė mirė qė e ke zbuluar tė njėjtėn dėshirė te unė dhe ke luftuar me gjithēka pėr t’a zhvilluar.
Sot, kur e padurueshme mė bėhet dhimbja, strukem vetėm nė tė bukurėn, lexoj, shkruaj, krijoj diēka dhe padashur mė kujtohesh me syzet varur mbi hundė dhe duke shkruar nė fletoret e tua tė trasha.
Ah, ēfarė ikje e bukur nga kjo botė e gėrditshme!
Ne nuk kemi pritur qė gjėrat tė jenė tė tilla pėr ne, porse natėn kur i mbyll sytė dhe gjumi s’mė ze si dikur nė fėmijėri, unė e di qė ti pe nė mua atė qė nuk e pa askush, unė e di qė ti besove nė mua ashtu siē nuk deshti askush.
Mė bėj njė nder babi, beso ashtu siē mė ndihmove tė ndėrtoj tėrėsinė time dhe ndjehu i plotėsuar qė pėrtej tė gjitha rrjedhave, gabimeve, pamundėsive financare, lojėrave tė jetės dhe dhimbjeve qė kaluam – akoma nė heshtjen qė mė jep tė dėgjoj zėrin tėnd si nė fėmijėri: “Ti do tė ecėsh”.
Po, unė do tė eci, pėr asnjė arsye tjetėr pėrveē asaj qė unė zgjedh tė mos stagnoj dhe unė zgjedh tė mos vuaj nga kompleksi i mirėnjohjeve tė shtirura, ashtu siē ti mė mėsove.
Fitore Metbala
Dedikim pėr babin tim Agim Metbala
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
LIRINĖ ME BAJONETĖ E KĖRKOVE
(Akrostik ish komadantit tė UĒK-sė Nazim MUSHLA – XIMKA)
Nė rrugėtimin jo edhe aq tė lehtė
Afishove zemrėn nė mėnyrė transparente
Zėshėm duke derdhur dashuri mes njerėzish
Interesit me kohė i bėre hari-kiri
Mallėrishėm u ngrite deri nė Tomorr...
Marsit kur maleve ēeli dushku
U rradhite mes drangojve dhe zanave
Shpėrtheve si llavė e vullkanit
Lirinė me bajonetė...e kėrkove
Ashtu ti deshte tė mbetesh nė kujtesė...
20.11.2015
@ Agim METBALA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt