Close
Faqja 4 prej 76 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 754
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Tragjikomike

    Situata komike
    Mė kanė rrethuar
    Nė vend se tė gjeshi - qaj
    Kafshoj ditėn fortė
    Dielli zihet...

    Rreashtave nuk i shihet fundi
    Nė Qendrat sociale
    Trupa pa kokė
    Tė paartikuluar rreshtohen
    Para ambasadave
    Lukthi s'ma pėrbin
    Kėtė pamje komike
    Kafshoj natėn, dhėmbėt mė thyhen
    Nga dhembja hėna fshihet pas reve...


    Mė ēmend ecja horizontale
    Nėpėr metropolet evropiane
    Me gėzimin e paluar dymbėdhjetėfish
    Nė xhep tė vogėl
    Kafshoj mishin tim
    Pėr tė mos qarė...

    12.03.2003

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MONSTRUMĖT
    ME BATERI NĖ ZEMĖR

    Kahdo qė sillem
    Shtangem si mumje
    Tė gjitha qė i ndėrtuam
    Me eshtrat e kurrizit
    Dhe nga gjaku e mishi ynė
    Janė bėrė tė akullt si ajzbergėt
    Edhe mė tė ftohtė se kufomat
    Togjet e hijenave
    Dhe ēakejt e ēartur
    I hanė pa ndjenja
    Tė gjitha qė i ndėrtuam
    Me eshtrat e kurrizit
    Dhe nga gjaku e mishi ynė...

    Ata duan ta sundojnė kėtė planet
    Monstrumėt me bateri nė zemėr...

    08.03.2003

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Kėrrhamza

    Mbi fatin tonė kalorės tė ēmendur
    Bėjnė dyluftim me tė ardhmen
    Mushkėritė copė-copė na i servojnė dilemave
    E nė maje tė tehut shekullpritjeje
    Ėndrra jonė po luhatet...

    Nė epruveta kabineteske
    I kanė shumėzuar orekset dinazauriane
    Shpirtin na e kanė ngrėnė, na i kėrkojnė eshtrat
    Tė mbetemi grumbull pa emėr
    Mashtrimin e kanė nėn kėmbė
    Si dėrrasėn e kalbur...

    Kėrrhamza ime e fundit
    Do ta pėshtyjė kohėn e sotme nė fytyrė
    Shpirti im tek atėherė do tė prehet
    Kur ata t'i shoh me medalonin e turpit
    Tė varrur nė qafė si qentė e vaksionuar...

    12.11.2006

    12.11.2006

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    PARLAMENTARVE

    Duke kėrkuar arsyen e humbur
    Nė sallėn akustike tė parlamentit
    Qė eho e shpėrndanė qiellit pa kthim
    I shtrėnguar koēan
    I balsamuar nė kėtė jetė
    Nga banaliteti i servuar
    Fytyra mė skuqej e mė bėhej all
    Projektligjet i ka mbuluar
    Njė pėllėmbė pluhuri
    Pejsazh i bukur merimange
    Rrjeta qė ha kafka njeriu...

    Pėr tė mos u ēmendur nga pandėrgjegje
    Qė e varrėn bashkė me pallton
    Dhe me shallin nė hollin plot kėrkesa
    Kėrkojė enciklopeditė, leksikone
    Dhe fjalorė kohe nė udhėkryq
    Ta kursej fjalėn deputet
    E parlamentin nga kjo pėrbuzje shekullit...

    Ndjesė paqin ata
    E njė ditė, do t'i ha koha e harresės...

    10.09.2004

  5. #35
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga AGIM METBALA Lexo Postimin
    DO TĖ KĖRKOJ

    Sa herė nata lėshon pelerinėn e zezė,
    Me fener maxhik, tė kėrkojė nė errėsirė;
    Nė ēdo lis, shoh fytyrėn tėnde hėnė -
    E nė ēdo liqen, piktura jote nė pasqyrė.

    Sa herė aurora krijon panorama,
    Unė vrapoj pas rrezeve tė diellit;
    Ti mė ik e buzėqeshur prore -
    Duke u fshehur pas retė tė qiellit.

    Nė mesditė, kur dielli puth zenitin,
    Tė kėrkoj rrugėve ndėr plot kalimtarė;
    Pėr njė hap, vazhdimisht mė ik -
    E silueta jote mė rri ballpėrballė.

    Do tė tė kėrkoj nė ēdo meteor,
    Do tė tė kėrkoj nė ēdo planet;
    Do tė tė kėrkoj atje ku je e atje ku s'je -
    Se ti mė je inspirim pėr jetė...

    26.02.08

    VDEKJA

    Vdekja pėrditė na troket
    Nė portėn e ndėrgjegjes
    Me kėmbanat e porosive
    Pėr t'na tundur nga harresa...
    I kam lexuar te gjitha dhe me pelqejne pa mase....nje shpirt poeti dhe artisti qe i thur poezi dhimbjes,jetes...
    Dhe sigurisht vdekjes me mesazhin per ta luftuar...Inspirim jeni ju i nderuar!

    Vazhdoni dhe suksese per me tej..
    "Carpe Diem"

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėrgjigje Dianės

    Diana, edhe pėrkundėr faktit se jam tejet i angazhuar - jam gjykatės, kryeredaktor dhe botues i dy revistave enigmatike (mujore), kryeredaktor dhe botues i revistės lokale pėr fėmijė, kryeredaktor dhe botues i revistės (formė libri) pėr tė rritur dhe angazhime tė tjera sporadike, nė Forumin shqiptar, prezentohem me njė tė vetmin qėllim, qė krijimtarinė time tė shumėllojshme, t'ju prezantoj edhe lexuesve shqiptarė dhe atyre tė diasporės, meē nuk kanė pasė mundėsi t'i pėrcjellin shkrimet e mija.
    Ndjej kėnaqėsi qė tė pėlqejnė poezitė e mija e njėherit edhe unė tė pėrgėzoj pėr shkrimet e tua, tė cilat i kam lexuar nė kontinuitet, por edhe pėrkundėr dėshirės, nuk mė premton koha tė komunikojė me tė gjith ata qė i kam lexuar poezitė e tyre dhe qė meritojnė tė pėrkrahen e tė pėrgėzohen, meqenėse na dhurojnė ēastet e kėndshme.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Reinkarnimi

    REINKARNIMI

    Ēuditėrisht, sa shpejt ikėn vitet
    I dallova tek nga flokėt e mi tė bardhė nė pasqyrė...
    .................................................. .............................
    Tė kujtohen serialet e bashkėjetuar?
    Tė kujtohen gjithė ato kulla qė i ndėrtuam nė ėndrra?
    .................................................. .................................
    Atė ditė kur prap tė pashė, u reinkarnova
    Lehtas mė ktheve nė dhomėn njėzetenjė
    Nė konviktin e studentėve numėr dy
    E unė duke tė recituar vargjett e mia nė vesh
    E ndjeva vehten lehtė, shumė lehtė
    Sikur t'ma kishin ndėrruar tėrė gjakun...

    Kur ta pėrmenda emrin, damarėt vibruan
    Kur ti pėshpėrite do fjalė tė ėmbla
    Timpanėt m'u zgjatėn si antena satelitore
    E kur bashkė drejtuam shikimin nė sytė
    Njomėsia u puth me kohėn e shkuar
    E buzėqeshjen tėnde e kyēa nė zemėr...
    .................................................. .................
    Tė kujtohen serialet e bashkėjetuara?
    Tė kujtohen gjithė ato kulla qė i ndėrtuam nė ėndrra?
    Parafytyroi ēdo mbrėmja me ėndje
    Do tė tė merr gjumi mė lehtė...

    04.03.2008xy

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    6
    Zoti Agim Metbala.
    I kam lexuar shkrimet e juaja dhe sinqerisht me kane pelqyer. Do kisha vetem nje verejtje te vogel ne lidhje me poezite “NESE ME LEJOHET”. Kam vene re se ne to perdoren shpesh, fjale ne gjuhe te huaj, te panevojshme, si psh:

    Reinkarnimi – Rimisherimi
    Inspirim – frymezim
    Qendrat sociale – Qendrat shoqerore
    Kontinuitet – Vazhdimesi
    Mileniume – Mijevjeēare
    Konservuar – Ruajtur
    Kaverna – Shpelle,
    etj.

    Ju kerkoj ndjese per verejtjen time, por zura rastin te shpreh fanatizmin tim persa i perket gjuhes shqipe.
    Suksese ne vazhdimesine krijuese.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėrgjigje Degez

    Zotri Degez, nė aforizmin tim, kam thėnė kėshtu:"Autori dhe kritiku, janė tė lidhur ngusht, si mishi me thonin"! - edhe tash mendoj njėsoj, meqenėse kritika e mirėfillt, i shėrben si autorit, ashtu edhe lexuesit, dhe poezia del e "pastėr", dhe "nėnēethur".
    Mė vjenė mirė qė tė pėlqejnė poezitė e mija, e sa i pėrket vėrejtjeve tua, pa kusht se janė me vend pėr disa fjalė qė i keni cituar, e nė kėtė drejtim, secili poet, duhet tė ketė kujdes dhe tė pėrpiqet qė tė pėrdorė sa mundet mė pak fjalėt e huaja.
    Nuk jeni aspak fanatik, por shumė real nė kėte drejtim, dhe vėrejtja e Juaj, le t'iu shėrbejnė edhe krijuesve tė tjerė.
    Me respekt.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Blasfemģ

    Meshirome o Zot!
    Feja ime bie greminash.
    Ktheji syte nga une o Zot,
    ti o Zot, i gjithpushtetshmi,
    qe lejon te perdhoset emri yt
    e te behen kremtime hipokritesh,
    masakra kamikazesh mes injorancash,
    mes shfarosjeve te paskrupullta barbare,
    ne popullin tend te zgjedhur per perparesi.
    Meshirome mua o Zot se po e humb besimin,
    ne kete rrepire katrahurash ku veē enden e fryhen,
    me fatkeqesite e njerezve, t’atyre pak njerezve mjerane,
    qe akoma besojne ne ekzistencen tende, e shpesh rreshqasin
    ne tundimet lajkatare, qe shume mire jane mimitizuar para nesh,
    ku dhe “ti” je maskuar dhe je bere shkak perfitimesh djallezore
    nepermjet grabitqareve jetemarres qe kurre nuk ngopen.
    Meshirome mua o Zoti i ameshuar, i gjithe-meshirshmi
    qe na krijove ne shembelltyren e imagjinaten tende,
    na dhe udhen pastaj pa hezituar asnje moment,
    ne kete bote egersirash ku te egjer jemi bere.
    Lufta te shenjta po ngjizen ne emrin tend
    e ti veē ben sehir nga vendbanimi yt,
    ne strehen e rrufeve ku gulēasin
    ankimet tona, te parreshturat,
    prej retorikes acaruese.
    Me fal serish o Zot!
    Meshirome serish!
    ...po blasfemoj.
    ...ndoshta...

Faqja 4 prej 76 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •