-
ECI VERTIKALISHT
Kur mė ftuan nė kokteje shoqėrore
Thashė atėherė:
- Sėshtė sofėr pėr mua!
Ku si tė ri mė futėn nė lojėrat politike
Thashė atėherė:
- Do tė mbetem apolitik!
Kur patriotėt mė ftuan nė takime tė fshehta
Thashė atėherė:
- Nuk kam lindur patriot!
Kur atdhedashėsit mė ftuan nė luftė
Thashė atėherė:
- Nuk kam lindur luftėtar!
Unė akoma eci vertikalisht!
-
-
RRUGA MIQĖVE TĖ MI
Kisha unė miq shumė
Mė besoni, shumė miq kisha
Horizonti ishte i vogėl pėr tė gjithė
Apo brengat ishin tė mėdha
Kėtu qėndrojnė pikėpyetjet
Ky ėshtė realitet autogram i kohės...
Dhe nga shumė miq
Mė mbetėn fotografitė e papėrsėritshme
Nė album me ngjyrė bardhė e zi
Disa janė edhe kolor
Qė ma zbusin mallin
Nostalgjinė ma shumėfishojnė
Nga njė rrudhė e thellė mė shtohet nė ballė...
Mė kanė mbetur notesat me adresa plot
Ku tani banojnė tė panjohur
Nė blok numrat e telefonave
Me zėrat e panjohur
Apo vala 900...
Miqtė e mi tė shkepur
Metropoleve me drejtpeshim tė humbur
Me dhembje tė ngarkuar mbi shpinė
Tė thinjur para kohe
Vrapuan pas letrave pa vlerė
Ndoshta pas premtimeve zhgėnjim
Pėr ta malli, oh sa mė djeg!
06.10.2003
-
-
ILUZIONI
Tė shetit xeheroreve...me plot ar
Grushtat duarthat shtrėnguar
Natėn shndėrohesh nė ēudira
Mėngjesi tė puth tė rraskapitur...
-
-
DĖSHMORIT
Vertikalisht
Lapidarit lartėsohesh universit
Horizontalish
Shtrinė rrėnjėt me gjak ujitur
Pėrjetėsisht sfinguar mes dy botėrash...
-
-
VRAGĖ
Erdhe pa ftuar me aromė pranvere
Ngrite ēerdhe nė shpirtin tim
Ike nė vjeshtė me rrebesh shiu
Gėrryve vragė tė pashlyer n'kujtesė
Unė mbeta peng i kohės sė ikur...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 12-04-2012 mė 03:55
-
-
MALLI
Digjem prush, me djersė lahem
Kėrnezėt n'lėkurė ndėrrohen palė-palė
E kthejė nė retrospektivė
Imazhet ndėrrohen nė pakufi
Malli pėr tė, sa mė lodh-ēlodh...
07.04.2012
-
-
NOSTALGJIA
Kėmbėt humbin drejtėpeshimin
Ėndrrat marrin trajtėn e pėrnatshme
E dhembja ngre fole nė sy...
07.04.2012
-
-
NESĖR
Nesėr, mos mė thuaj se mė do
Harresa do n'gjitet
Nė maje t'malit nė jehonė
Me pafuqi kthimi...
Kujtimi do zbehet deri nė humbje...
07.04.2012
-
-
(MOS) FALJE
Do tu fali edhe vitet e vjedhura
Edhe netėt e pagjumėsisė
Edhe frikėn duke pritur
Me ankth hijet e natės
Do tu fal tė gjithat
E pse mos tu fal
Jeni poret e mia tė frymėmarrjes...
Njė gjė sdo tu fal
Me kurėfarė kushti
As edhe i vdekur sdo tu fal
Fantazmave me yll tė kuq
Qė i xingėrojnė edhe sot
Telefonatat djajėve
Pėr nostalgjinė e shkuar
E ritualet e lugetėrve...
11.10.2004
-
-
PROTESTĖ
Damarėt mė bėjnė protestė
Indet mė dridhen si telat e kitarės
E muskujt mi lėshojnė kėmbėt zhagė
Nga tė vjellurat banale paraelektorale
Kur i shikoj nė ekran fytyrat
E vrasjes sonė tė djeshme
Barrikadė e jonė e sotme
E sėmundje ngjitėse e sė ardhmes...
Ekranin nga larg e pshurri...
28.09.2004
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt