Close
Faqja 33 prej 76 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 754
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    E nderuar Z. Pranvera Bica, konstatim i saktė - zemra copė-copė e flokt e bardha, zakonisht nukduhet gėnjyer...
    Ju falenderohem se mė lexoni!

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Tė nderuar lexues, nė vijim, po e postoj Recensionin e poetit, shkrimtarit, kritikut letrar... z. Miftar KRYEZIU, analizė tė poezisė sime "DIKU NĖ MES", duke shpresuar se ia vlenė tė lexohet nga ana e Juaj...





    Recension nga Miftar Kryeziu
    Rahovec, gusht 2009



    Pėrpjekje pėr analizė (zbėrthimin) e njė teksti poetik tė poetit rahovecas Agim Metbala

    Me opusin e tij letrar, poeti ynė Agim Metbala identifikohet (njihet) tek lexuesit e shumtė, si krijues i veprave poetike pėr fėmijė, - vepra kėto, gjithmonė tė mangėta nė fondin e letėrsisė shqipe.
    I jap tė drejtė vetes tė them kėshtu, duke pasur parasysh vetėm njėrin nga parimet referenciale (krahasuese) - atė tė proporcionit tė;
    - grup-moshave tė fėmijėve, ndaj numrit tė veprave tė botuara pėr ta
    - tė rriturve, poashtu ndaj numrit tė veprave qė u dedikohen atyre.
    Megjithatė, esenca e kėtij shkrimi kėsaj radhe, nuk do tė fokusohet nė kėtė piksynim. Madje, si i tillė, pėrqasja e tij, as nuk t’i afrohet qė ta pėrkėdhelė sado pak, “kopshtin e bleruar” tė opusit artistiko-letrar pėr fėmijė, tė poetit Agim Metbala.
    Njė thyerje jo e zakonshme, pėr lexuesin e zakonshėm e tė pasionuar tė veprės sė tij, tė shtrirė sė gjati e gjėri, nė afėr katėr dekada.
    Ē’hamendėsi! Ē’konfuzitet, ndoshta nė shikim tė parė, mbase, jo edhe nė njė shikim tė dytė e mė tė kujdesshėm.
    Pėrse?
    E tani do t’ua them troē, ose, siē thuhet - “pa rrotulla”; sepse poetin Agim Metbala, herė pas herė, kur e molisin “zhurmthat” e zėrave nė “kopshtin e bleruar tė fėmijėve”, Ata pasi i zė gjumi nė netėt pa hėnė, Ai “vjedhė” ngadalė veten, ndėrron “petkun” dhe ulet kėmbėkryq nė mesin e tė rriturve. I vėshtron njėherė, pastaj zė e kujton, mendon, mediton..., kėshtu, deri nė njė masė tė caktuar, deri sa vjen njė ēast. kur edhe bymehet. I njeh mirė. Di pėr ta shumė. Ua di, dėshirat dhe mundėsitė, gėzimet dhe hidhėrimet, ngallėzimet dhe dėshprimet e tyre. Pastaj nxjerrė lapsin dhe shkruan nė taborrin e dytė tani, - pėr tė rritur.
    Pra, kėsaj radhe siē e ceka edhe mė parė, do tė pėrbirohemi sė bashku deri nė thellėsitė e mundshme tė njėrės nga poezitė e tija pėr tė rritur, - poezinė; Diku nė mes.



    Kjo poezi e autorit Agim Metbala, ėshtė botuar nė numrin 2 tė revistės “Jehonė Anadrinie”, tė seksiomit letrar “LABIRINTI” nga Rahoveci. Paraprakisht e konsideroj tė arsyeshme ta paraqesė tekstin e plotė tė poezisė, qė mė pas t’i referohemi mė lehtė gjurmimit tė saj:
    Fillojmė me njė leximi tė kujdesshėm, madje tė disa hershėm tė vargjėve dhe futemi nėpėr shtigjet e thella tė zonave dhe i pėrqasemi pikave neurologjike tė tyre.

    DIKU NĖ MES

    “Rri nė tavolinėn e dytė
    Zbraz kupėn me gjithė dhembjen
    E ditės sė sotme
    E kamarieri me buzėqeshje tė ftohtė
    Si njė diell dimri
    Nė mėnyrė gjeometrike
    Nė mua shton indisponimin...

    Tavolina e parė
    Njė piktor e njė shkrimtar
    Njėri me ylber nėn sqetull
    E tjetri me diell n’qepallė
    Pėshpėrisin me kėngėn e zogut
    Trasojnė ardhmėrinė
    Lakmia mė pėrqafon...

    Tavolina e tretė
    Pesėmbėdhjetė a njėzetė veta
    Zgėrdhihen e lidhin kontrata
    Mbi shpinėn e popullit
    E shkronjat qė moti
    U kanė ikur
    Pėrqafohen me gjuhėn plot therra
    Hanė e pinė si hijena...

    Unė n’tavolinėn e dytė
    Sė dyti herė zbraz kupėn
    Me gjithė dhembjen e ditės sė sotme
    Nė mes tė gjallėve e tė vdekurve...”



    Shpalosje dhe prekje e kujdesshme lirike e motiveve psikologjike tė poezisė

    Tablloja fillon nga tavolina e dytė, kur vrojtuesi (subjekti lirik) , i ulur nė tė, ėshtė i mėrzitur nga pėrditshmėria rutinore e ditėve tė shkapėrderdhura e tė molisura. Para tij ka gotėn e mbushur. Mbase, nėse pėrqėndrohemi kujdesshėm te nuancat psiqike tė parabindjes, logjika sikur tenton tė sjellė deri nė atė masė, sa tė thotė se as vet nuk e di pėrse e ka porositur pijen.
    Ai, ngase nuk mund t’i bėjė ballė, as t’i arsytojė gjurmėt e dhembjeve tė ditėve, madje, as kėsaj tė sotmes, andaj:
    Zbraz kupėn me gjithė dhembjen
    E ditės sė sotme
    Botėn e tij tė sulmuar (qė ėshtė vetė bota e poetit), mė tej do ta ngacmojė edhe njė buzėqeshje e bjerrur e kamarierit, qė:
    “Si njė diell dimri
    Nė mėnyrė gjeometrike
    Nė mua shton indisponimin...”
    Kėtė gjendje amorfe, do t’ia ndryshojė dukshėm, vetėm njė vėshtrim i tij drejt tavolinės sė parė, aty ku janė tė ulur piktori dhe shkrimtari, madje, jo vetėm qė do t’ia ndryshojė, por do t’ia ngrohė atė.
    Kjo ngrohje vjen duke e ngjitur shkallė-shkallė dhe sapo arrinė nė njė pikė kulmore tė saj, zė tė shpėrndahet valė-valė nėpėr tejzat shpirtėrore, qė ėshtė e sinkronizuar dhe e stimuluar nga pėshpėritjet e fjalėve tė tyre, - fjalė qė mė parė kanė marrė shkėlqimin e njė ylli nate, e dritėsinė nga harku parė i njė dielli mėngjesor.


    Oh, ē’ngrohtėsi! Njė frymarrje e lehtė por e thellė krahėrori, i dha njė shlirėsi profilit tė vrojtuesit nė tavolinėn e dytė. Pastaj edhe ritmi i skenės rreth tij mori kuptimin e ēdo gjėje tė ēiltėrt dhe kristalore, sepse fjalėt e tyre janė lakmuese dhe pėrqafuese. Ato, me fuqinė artistike tė tyre;
    “Trasojnė ardhmėrinė...”
    Kėshtu po tė vazhdonte, do tė ishte e mrekullueshme dhe do ta sillte Atė deri nė tė madhėridhmėn, sikur ca zhurma thashathemnaje e tė grrithura nga plot therra, qė zinin thua nėpėr tavolinėn e tretė, qė duke u zgėrdhier, tė mos i pėrplasėshin nė mesin e tavolinės sė dytė, e ashtu tė pėrmbysura, tė llahtarshme, gjuhė-nxjerrė, e shkronjė-ikur, tė mos ia shėmtonin ato kristale tė ēiltėrta, qė sapo kishin nisur ta hapnin spektrin e rrjetės sė tyre artistike, nėpėr mbretėrinė shpirtėrore tė vrojtuesit, tė cilin sė fundi e sollen nė njė situatė groteske. Tėrėsisht groteske...
    …, dhe ja populli para imazhit tė tij!
    Ai ėshtė ndalur rreth tij dhe vrojton pezull nėpėr skuta kohe. Pėr njė ēast i bėhet sikur turma e tij, ka shtrirė duart nėn ritmin e lutjeve para tavolinės sė tretė.
    E ata?!
    Ata mė tė tyren. Gjithnjė me tė tyren. Pa turp. Pa mėshirė. Bile edhe ”ngadhnjimtar”;
    “Zgėrdhihen e lidhin kontrata
    Mbi shpinėn e popullit...”
    E vrojtuesi?!
    Ai me tė tijen. Gjithnjė me tė tijen. Turpėrohet. Mėshirohet. Bile edhe ”humbės”;
    “Sė dyti herė zbraz kupėn
    Me gjithė dhembjen e ditės sė sotme...”
    Dhe ashtu nė zonėn AS-AS, nė mes tė sė madhėrishmės nga tavolina e parė dhe groteskės nga tavolina e tretė, Ai do tė shokohet i pezullt nė tavolinėn e dytė, duke e parė se, ishte njėkohėsisht nė dy taborre njerėzish, qė UNI tij (vrojtuesit) nė mėnyrė simbolike do tė stepet;
    “Nė mes tė gjallėve e tė vdekurve...”

    Refleksione pėrmbyllėse tė poezisė
    Poezia e poetit tonė rahovecas Agim Metbala, Diku nė mes - ka reflektuar dhe fatkeqėsisht reflekton, ende njė pėrditshmėri tė tillė, e cila nga disproporcionet e tejtheksuara tė ritmit jetėsor, e plagosė rėndė botėn shpirtėrore e individuale tė ēdo artisti nė njė anė, dhe qytetėrimin e shoqėrisė kosovare si kolektivitet, nė anėn tjetėr.

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    JETA

    Jeta lėviz, ec…
    Si treni mbi binarė
    Herė duke u ndalur nė stacion
    Herė vagonat e zbrazėt
    E herė tė plot
    Herė lokomotiva nė defekt…

    Jeta lėviz, ec…
    Herė me ngritje
    Herė me tatėpjeta
    Herė me reflektime
    E herė e zymtė
    Herė e veshur me kėmishė tė bardhė
    E herė e veshur e tėra me tė zezė

    Jeta lėviz, ec…
    Vazhdimisht nė afrim drejt vdekjes
    Kush i frkėsohet kėtij itinerari
    Do tė ec nė prapavajtje
    Duke thyer kafkėn nė ēdo hap
    E mbi varr epitafet e turpit


    28.08.2009
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 16-09-2009 mė 03:27

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    MOZAIK I PĖRKRYER
    (Shkrimtarit pėr fėmijė Mehmedali Hoxha)

    Sa herė dėshiroj tė tė parafytyroj
    Parafytyrimi im digjet nga bukuria jote
    Sa herė dėshiroj ta imitoj buzėqeshjen tėnde
    Fytyrės sime i humbet simbolika
    Sa herė nė bisedė tentoj t’i pėrdorė fjalėt tua
    Mendimet mė ngatėrrohen totalisht
    Sa herė mundohem tė bėhem xhentlėmen si Ti
    Vehtja mė duket palaēo
    Dhe variant pas variantit
    Mė nė fund kuptova
    Se Ti ishe njė mozaik i pėrkryer
    Me transferzale astronomike
    E me copėza nga gjithėsia...



    29.07.2007

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    FALENDERIM

    Kaluan plot dy vite, qė kur u regjistrova nė Forumin gjithėshqėptarė, dhe gjatė kėsaj kohe, kam zėnė shumė miq e mikesha nga tė gjitha trojet dhe diaspora shqiptare, miq dhe mikesha pa interes, pa kurėfarė kalkulime e pėrfundime, thjesht, miq e mikesha tė fjalės sė shkruar, tė artit nė pėrgjithėsi...

    Unė jam pėrpjekur tė jap kontributin tim modest, nė shumė tema, sa ia kam arijtur, mė sė miri do ta vlerėsoj lexuesi dhe koha...

    Ju falenderohem sė pari lexuesve qė mė kanė lexuar nė vazhdimėsi, Ju falenderohem poetėve tė afirmuar, qė shpesh i kanė vlerėsuar e komentuar poezitė, duke veēuar enkas kohėn e vlevshme pėr mua (Agim DOĒI, Ferit RAMADANI, Suzana ZISI, Alma PAPAMIHALI, Brari, Edmond SHALLVARI, Lediana PAJA, Riza ĒATO, Indritin, Leonard SETI, Xheladin HAMZA, Pėllumb SIKU...e shumė tė tjerė, u kėrkoj ndjesė se tė gjithė s'mund t'i pėrmend kėtė radhė), posaēėrisht i falenderohem mikut Edmond SHALLVARI, i cili nė librin e fundit, krejt nė hyrje, ka futur komentim tim pėr poezitė e tija...

    Falenderoj tė gjithė anėtarėt e forumit, tė cilėt qė nga fillimi e deri nė kėtė moment, me mua kanė qenė jashtėzakonisht korrekt e miqėsor...

    Edhe njė herė, Ju falenderohem tė gjithėve!

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Nė pėrkujtim tė tragjedisė sė Gėrdecit, po e ripostoj poezinė tė shkruar me dhembje tė madhe...


    MĖ SHUMĖ SE DHEMBJE

    Gėrdec, mbėshtjellur nė flakė,
    Gėrdec, i larė nė gjak,
    Gėrdec, nga britmat i shurlluar -
    Gėrdec, me dhembje mbuluar...
    .................................................. ..

    Nga nėntoka, lėvizėn monstrumėt e kuq
    Tė ngjizur me grushtin e shtrėnguar
    Tė rritur nga pakujdesia e skajshme
    U lėshuan nė ritualin e lugetėrve
    Me fuqi tė dinozaurėve
    Duke vjellur tym e flakė nė mėnyrė serike
    U binin copat si pjesė tė kometės
    Horizontalisht, vertikalisht
    Majtas, djathtas, pjertas...
    E gėrdecasit mburrojė e gjallė...
    .................................................. .................

    Mė dhemb secila qelizė
    Mė dhemb secili ind
    Sytė mė kanė humbur drejtėpeshimin
    Nga pamjet e tmerrshme tė Gėrdecit
    Ritmi i zemrės mė ndėrrohet orė e ēast
    E ballin ma pėrshkon djersa e ftohtė
    Nga skenat e llahtarshme tė Gėrdecit...

    Gėrdec, mbėshtjellur me flakė,
    Gėrdec, i larė nė gjak,
    Gėrdec, me britmat i shurlluar -
    Gėrdec, me dhembje mbuluar...

    16.03.2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 22-03-2010 mė 18:35

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    GJERDAN DĖSHIRASH

    Kur shikoj nė retrospektivė
    Ajo ēdo herė mė del nė plan tė parė
    Pėrpiloj asociacionet
    Vrullshėm ikin lumenj dėshirash
    Derdhen nė det
    E mbeten pa emėr e identitet
    Ajo nga veta e parė
    U lakua nė veten e dytė
    Unė krijoj gjerdan dėshirash
    Nga ėndrrat rinore

  8. #328
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    NĖNĖS SIME

    Nė ēdo palė tė dimive tua dymbėdhjetė metra
    Paluar ke nga njė dhembje
    E gėzim kishe ēdoherė pėr mua
    Nga fytyra jote fluturonin
    Pėllumbat e bardhė
    Pas tė cilėve vrapoja me ėndje
    Pėr mua, nata pėr ty ishte ditė
    Dita ishte shumė e shkurtėr
    T’i plotėsoje dėshirat e mia...

    Prandaj sot i thinjur
    E ndiej veten shumė tė vogėl
    Para dashurisė tėnde malė
    Qė nuk matet me asgjė
    Ajo ndjehet me shpirt
    E preket me zemėr...

    06.12.2003



    Duke lexuar kete poezi
    Mu kujtua nje gjyshe qe mbante dimij!
    Me kuriozitet e pyeta pse jane aq te gjera
    E ajo me tha ulu, bija ime qe te tregon halla.
    Jane rafsh dymbedhjet metra porosi e lashte
    Kur une do te vdes ne qefin dot prehen mua per t'me bart....

    Z.Agim sdi a eshte e verte kjo por me kete poezi kuptova qe edhe per qefin 12 metra duhen!!!!
    Ju falenderit i nderuar jeni furnizim ne cdo aspekt per trurin time te njome........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhenet.M.S. : 08-06-2010 mė 15:26
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Sueda Lexo Postimin
    Duke lexuar kete poezi
    Mu kujtua nje gjyshe qe mbante dimij!
    Me kuriozitet e pyeta pse jane aq te gjera
    E ajo me tha ulu, bija ime qe te tregon halla.
    Jane rafsh dymbedhjet metra porosi e lashte
    Kur une do te vdes ne qefin dot prehen mua per t'me bart....

    Z.Agim sdi a eshte e verte kjo por me kete poezi kuptova qe edhe per qefin 12 metra duhen!!!!
    Ju falenderit i nderuar jeni furnizim ne cdo aspekt per trurin time te njome........
    Pėrshėndetje e nderuar...
    Ju falenderohem pėr komplimente...
    Po, e vėrtetė ėshtė, qefini prehet nė 12 metra...

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    ĖNDRRAT S’MUND T’MI VJEDHISH

    Bora e bardhė
    Kaherė aterroi mbi flokun tim
    Pejzazh i bukur pleqėrie
    Mbi flokun tėnd
    Ngjyrė e kuqėrremt...
    Duke vrapuar pas tė kaluarės
    E kėrkoj atė qė tė iku
    Ngjyrė gėshtenje...
    .......................................
    E di, akuza nė qoftė edhe e rrejshme
    Kėrkon mbrojtje tė stėrmundimshme
    Netėt pa gjumė e kėrkim argumentesh
    Vullnetarisht marr fajėsinė
    Pėr vitet e ikur e vuajtjet e mbetur
    ........................................
    Ama ėndrrat s’mund t’mi vjedhėsh
    I sajoj sipas shijes e nė ē’vend i dua
    I ndėrroj vitet sipas dėshirės si fletėt e kalendarit
    T’marrė pėr dore e tė shėtiti
    Buzė Drinit tė Bardhė n’agim me vesė
    Ecim puthitur njėri tjetrit shtigjeve tė Gėrmisė
    Nėn hijesinė e lisave plot freski
    Tė lidhur duarsh ikim nė “Kino rinia”
    Ėndrrat i ndėrroj nė mėnyrė serike
    .................................................. ...
    E di, akuza nė qoftė edhe e rrejshme
    Kėrkon mbrojtje tė stėrmundimshme
    Netėt pa gjumė e kėrkim argumentesh
    Vullnetarisht marrė fajėsinė
    Pėr vitet e ikur e vuajtjet e mbetur
    Ama ėndrrat s’mund t’mi vjedhėsh
    Ato i ndėrroj pėr netė sipas dėshirės
    E vitet i ndėrroj mu si fletėt e kalendarit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 19-06-2010 mė 13:34

Faqja 33 prej 76 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •