N E V E R I A
Tė neveritshme janė kėto mote
Qė nė treg kanė hedhur
Krimbat pa vlerė
Qė zvarrė pastaj okupuan tė gjithat
Nga zyra e vendit
E deri nė parlament...
Neveria vjen dhe shtohet
Me robotė politikė
Tė krijuar nė punėtoritė
Dhe epruvetat evropiane
Duke marshuar me ndjenja tė operuara...
Neveria arrin pikėn e vlimit
Me biznesmenėt e lindur
Nga fara e dinarit tė Topēiderit
Duke lidhur kontrata ende me shkronjat cirilike
Qė ti verbojnė sytė...
Neveria pas pikės sė vlimit
Avullohet dhe shtrihet mjegulla e dendur
Duke krijuar apati, alivanosje...
URIME PĖR VITIN E RI 2009
Urime pėr vitin e ri 2009
Me rėnjen e blokut “B” tė KEK-ut
Pėrsheshė truri i vogėl i secilit
Tė rreshtuar me disciplinė
Agregatėt rrugėve paradojnė
Timpanėt biejnė nga veshėt
Si dardhat e buta
Durim na ka thėnė Ibrahim Rugova...
Urime pėr vitin e i ri 2009
Qė ua vodhėn vendet e punės
Mos bėni poterė, se me ta jeni mėsuar
Le tė kėrcasin sa tė dojnė revolet
Shqisat e tė ndėgjuarit
Janė topitur nga tanksat e mortajat...
Urime pėr vitin e ri 2009
Edhe juve mjekėve me ordinanca kėpurdha
Sa pėr sy e faqe, mos i lėshoni repartet e spitaleve
Edhe juve profesorėve
Lirisht ekspozoni notat nė treg
Kemi apo nuk kemi ne ekonomi tregu...
Urime pėr vitin e ri 2009
Politikanėve ju shtofshin premtimet
Besa edhe rrenat
Biznismenėve ju shtofshin fitimet
Besa edhe keqpėrdorimet
E ju tė tjerė, mos u besdisni fare
Nė qafė keni vjerė medaljonin e nderit
Edhe juve urime pėr vitin e ri 2009...
P.S: ėshtė shkruar 09.11.2004
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 27-12-2008 mė 04:47
ARSYEJA
Mis e keqja nė skenė
Na sillet si svilatė mode
Duke na i kthyer vithet
Her majtas e herė djathtas
Duke na e shkelur syrin e rospihės
Tė dehur nga mashtrimi
I duartrokasim vdekjes
Dhe flejmė mbi ėndrrat...
Nė gjysėm tė kėsaj maratone
Nė stadin e ēmendurisė
Na kthejnė mbaras fėmijėt
Duke na i thyer kafkat me maus
E mbydhur gojėn me mrekullit e internetit
Pėrfundimisht tė na ēlodh arsyeja...
27.09.2004
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 20-04-2009 mė 12:23
JETA
Nė kaosin urban tė shfrenuar
Jeta pėrpara mė mbanė shenjėn pikėēuditėse
Me porosi pozicionimin
Nė hedhjen e hapit tė mė tejmė...
Nė kėtė diletantizėm politik
Papėrvoja pret gjykimin
Jeta mė alarmon furishėm
Tė hedhi hapin nė drejtpeshim...
Nė kėtė rrėmujė tė gllabėrimit
E nė maratonėn e pėrtypjes
Nėn ritmikėn shtazarake
Jeta mė preferon tė rri gaditu si pishtar...
Jetėn e ndėgjoj pa kusht
Shtigjeve tė errėsuara
Kėrkoj pozicionimin e drejtė
Si fėmiu nė ecjen e parė
Kėrkoj hapin nė drejtėpeshim
E numroj pikat e djersės nga balli
Tu pastroj fytyrėn e fėmijėve tė mi...
Mė 18.10.2006
QAJ PĖR TĖ NESĖRMEN
Dje kam jetuar pėr sot, tė marrė frymė shlirshėm
CO2 ma ndal frymėmarrjen
Eci i rraskapitur me britmėn e dhembjes
Kėrkoj shpėtim nė dhjetėpėrqindėshin...
Pėr ditėn e sotme kam plagosur vehten
Me maltretime nė iks imazhe
Varrėt duke i lyer me shpresė
Ti shohė pėllumbat qiellit tė kaltėr
Si pėr inat korbat e laraskat
Mė krokasin sėrish mbi kokė...
Pėr sot, nesėr e pasnesėr
Mi vizatuan pentagramet shpinės
Trupit mi vulosėn vulat e mavita
Thonė se bėra humor
Unė qaj pėr tė nesėrmen...
Mė 08.06.2005
EPITAF KOHE
Kullėn koha e rėndon mbi qepalla
Oxhaku mė nuk i tymon
Llullėn ia mori gjyshi nė bregun e varreve
Kapia anuar nė njė anė
Mbi supe mban kronika kohe
Muri nga arasani do tė shkruaj romane
Pėr brezat qė do tė vijnė...
Pershendetje Agim!Kur lexoj krijimet tuaja diēka te veēante ndjej!Me terheq stili i te shkruajturit poezi.Eshte teper i veēante.Poezite jane te mbushura me figura letrare me nenkuptime qe duhet vrare mendja.Kjo eshte tamam poezi.Kete stil te shkruajturi e kam vrejtur tek te gjithe poetet e Rahovecit dhe me pelqen me thene te drejten.Nuk mund te le poezi pa lexuar nga krijimet tuaja te cilat me frymezojne.Ju uroj krijimtari te larmishme dhe shendet.Me respekt Rizai
I nderuari Agim, duke lexuar krijimet e nje miku qe bashkevepruam ne Revista te ndryshme te kohes qe nga 1977 , siē ishte Gezimi, dhe Pionieri, dhe Gazetat e kohes, dhe tani neper faqet e internetit, bera nje lexim te heshtur duke medituar per kohen e Qirinjve, qe u shnderruan Diej te krijojne driten ne Atdheun e zaptuar nga Roberia!
Ne spikatjet e tilla, mbeta gjithmon i kenaqur nga perdorimi i drejte i stilit qe rrezaton individualitet. Mbase, me poezine qe e shenjezoj per sfidim ne keto ēaste pas kesaj jetegjatesie ne lexim te vargjeve te juaja, ashtu si ka qene kontinuiteti i perhershem neper zgripet dhe katandite e jetes, bera nje veēim se JU:
E perkufizuat te djeshmen qe e patem ne transhene e goditjes dhe ajo: Eci i rraskapitur me britmėn e dhembjes. Ndersa e sotmja vertet, eshte e goditur nga krra krra e lalashe qe nuk do te na mposhtin. Se e ardhmja sado te :
Thonė se bėra humor
Unė qaj pėr tė nesėrmen... dote ngritet e Pavarur dhe e Bashkuar.
Sukses
KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ
Pėrshėndetje mik, poet i respektuar Riza Ēato,
Vėrtetė ndjehem i priviligjuar kur poezitė e mija modeste i vlerėsojnė poetėt dhe arij qė sado pak t'i nxis ndjenjat e lexueve...
Sa i pėrket frymėzimit tuaj, frymėzimi vazhdimisht ėshtė i ndėrsjelltė... e ky reflektim, shpesh edhe mund tė hetohet... unė disa herė kam thėnė se kur nė njė temė paraqiten disa poetė, tema merr njė kuptim tė lartėsuar, shtohet kualiteti, rriten vlerat artistike... e nė kėtė drejtim, pohimi im shumė herė ėshtė vėrtetuar - duke krijuar njė gjerdan tė bukur poezie...
Pėrshėndetje poet i respektuar Riza Ēato!
Krijoni Kontakt