Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Përvjetori heshtur i Gjergj Kastriot Skënderbeut

    Përvjetori heshtur i Gjergj Kastriot Skënderbeut


    Nesër bëhen plot 540 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Është më tepër një datë e kujtuar në kalendar se sa në aktivitete institucionale. Deri më tani nuk është lajmëruar asnjë aktivitet për të përkujtuar këtë përvjetor. Nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka asnjë aktivitet të programuar, po ashtu nga Akademia e Shkencave.

    Është një heshtje që u vu re edhe në 600-vjetorin e lindjes në vendin tonë. Drejtori i Muzeut të Krujës, Mehdi Hafizi shprehet se në këtë ditë muzeu do të qëndrojë i hapur gjatë ditës dhe do të ketë një koncert me grupin folklorik "Gjergj Kastriot Skënderbeu". Ata nuk janë njoftuar për aktivitete të tjera. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira, të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit , Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

    Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t'i bëhej ballë vetëm më sukses, vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve europiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Në fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës.

    Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV. Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe. Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptare të shek. XV është "Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve", shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një "margaritar". Por vlen për tu përmëndur ne këtë plejadë autorësh që kanë shkruar për Skëndërbeun dhe romantiku i njohur arbëresh Jeronin De Rada për hartimin e veprës së tij "Skënderbeu i pafan"(1873), rrugën e të cilit do ta ndjek më vonë edhe Naim Frashëri me veprën e tij "Istori e Skënderbeut"(1898) me vargjet karakteristike:


    Kruj' o qytet i bekuar! Prite, prite Skënderbenë /Po vjen si pëllumb i shkruar/ Të shpëtojë mëmëdhenë.
    Vargu i poetëve që iu kthyen epokës së Skënderbeut nuk përfundon këtu. Ai ka vazhduar me gjeneratat në vazhdim, duke u bërë burim i të gjithë krijuesve, e veçmas atyre që shkruajnë poezi. Për veprën e tij madhore shkruan edhe shumë shkrimtarë të huaj në mesin e të cilëve përmendet edhe një poemë e shkruar në gjuhën islandishte, duke e ngritur figurën dhe epokën e tij në piedestalin e një personaliteti në historinë e njerëzimit. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët dhe në këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore, duke i dhënë atij tiparet e një figure

    BalkanWeb.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    turp tju vije qeveritareve
    po skane faj se ne vend te mendojne per HEROIN mendojne per heroine
    JO SEKS PARA MARTESE

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •