nese nuk me do ne kohet e mia me te veshtira atehere pse duhet te te dua ne kohet me te mira ???
nese nuk me do ne kohet e mia me te veshtira atehere pse duhet te te dua ne kohet me te mira ???
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme… Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Dashuria eshte e shkurter, kur dashurohesh mbas te bukures
Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.
- Te dua, jo pse ti je dikushi, po per arsye se une jam dikushi kur jam afer teje !
- Asnje person nuk i meriton lotet tu, kurse ai qe i meriton nuk ju ben te qani !
- Vetem pse dikush nuk ju don siq kishit dashur, nuk do te thot qe nuk ju don me tere qenien e vet !
- Shoku i vertet eshte ai person i cili te mban per dore dhe ta prek zemren !
- Menyra me e keqe qe dikush te te mungoje, eshe kur ulesh afer saj dhe e din qe kurr nuk do ta kesh !
- Asnjehere mos e ndal buzeqeshjen, as kur jeni i merzitur, dikush mund te dashurohet mu ne buzeqeshjen tuaj !
- Mund te jesh vetem nje person ne kete bote, por per nje person ti mund te jesh bota !
- Mos e kaloni kohen me dike qe nuk ju qmon aspak !
- Ndoshta ZOTI deshiron qe te njftohesh me shume njerez te gabuar para se te njftohesh me te vertetin, dhe per kete do t'i falenderohesh nese kjo ndodh !
- Mos qaj qe ka perfunduar, qesh qe ka ndodhur !
- Gjithmone ka njerez qe te lendojne. Vazhdo te besosh, vetem kini me teper kujdes !
- Behuni person i mire dhe behuni i sigurte se e dini kush jeni para se ta takoni dike per here te par, dhe shpreso qe ai person e din kush jeni !
- Mos u shqetesoni shume... gjerat me te mira ndodhin kur nuk i prisni fare !
Ndryshuar për herë të fundit nga zogu dukagjinas : 02-08-2009 më 05:33
nuk e kuptoj pse duhet te quhen jetesore!
fjali jetesore duhet te ishin...te dua sepse e ke xhepin plot,apo...Dashuria jote mbush zorren time te thare...
1) Dhimbja e nxit njeriun të mendojë. Mendimi e bën njeriun të mençur. Mençuria e bën jetën të lehtë
2) Burrin nuk e sjell në shtëpi dashuria e fëmijëve, por mençuria e gruas.
3) Ji i lumtur me çfarë ke, do të shohësh se ke përse të jesh i lumtur.
4) Pastro zemrën nga lakmia, liron këmbët nga zinxhirët
5) Është e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes
6) Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, në qoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër
7) Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI
8) Mendimet më të thella janë aq të thjeshta sa secili lexues do të mendojë se këto janë mendimet e tij.
9) Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh.
10) Nuk ka asgjë në botë që të çarmatosë me shumë e me fort sesa mendimi që përmban mirësi.
11) Mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, mendimi negativ është mbret vetëm i budallenjve
12) Mos kini kurrë qëllim për të qenë diçka, në qoftë se nuk jeni më parë NJERI.
13) Njeriu që di të qeshet me gjithë zemër, di t’i shërojë sëmundjet
13) Ti je timonieri kryesor, i vetmi, që me kompetencë mund ta drejtosh jetën tënde andej nga dëshiron ti.
14) Jeta është shumë e bukur për të gjithë ata që duan dhe dinë ta jetojnë.
15) Më thuaj se jam i mirë, harroj se jam i keq, e ndiej veten mirë, punoj e veproj mirë dhe – bëhem i mirë
16) Dashuri do të thotë hapje e dyerve dhe dritareve të mendjës. Fjala është energji. Dashuri dhe energji në mendjen e njeriut do të thotë një transformim, një alkimi e brendshme që jep këtë rezultat: të ligen e bëjnë të mirë, të mirën e bëjnë edhe më të mirë
17) Nesër është NDOSHTA. Kush e di ajo “nesër” a do të vijë, qysh do të vijë dhe cilat do të jenë dëshirat tona për atë “nesër”? Prandaj, jeto në sot, në këtu e në TASH. Ky është i vetmi çast i jetës reale, i jetës së vërtetë
18) A ke ditur ndonjëherë të thuash: Të falëndeoj, o Zot, për dritën e syve, për mendjen, për zemrën…, për të gjitha këto të mira që m’i ke dhënë?
19) Ligji themelor i jetës së njeriut është ligji i BESIMIT.
20) Dyshimi është sëmundje e rëndë mentale dhe pengesë serioze që bllokon fuqitë krijuese
21) Dyshimet i duhen shkencës, pa dyshime nuk ka shkencë. Ngritja shpirtërore arrihet me besim.
22) Njeriu me dyshime e mendime negative gjithë ditën punon kundër vetvetes.
23) Nuk e thonë më kot librat e vjetër: mos ki frikë prej Zotit, frikoju vetes sate
24) Gabimet, që shkaktojnë dhembje, janë shkolla më e madhe e VUAJTJES.
25) Shkolla e vuajtjes është e vetmja shkollë me vlerë të vërtetë që të vetëdijëson.
26) Akuza është ferr. Falja është parajsë
27) Babai i mençurisë është vuajtja, nëna e mençurisë është dashuria.
28) Sëmundja e vetme në botë, së cilës kurrë nuk do t’i gjendet bar për shërim, është - marrëzia.
29) Bukuria e brendshme është e vetmja bukuri e përhershme dhe e përjetshme.
30) Njerëzit që vlerësojnë bukurinë e jashtme, pra mbështjellësin e quajtur lëkurë, janë njerëz që paguajnë shumë më shtrenjtë kartonin se mallin që gjendet në të.
31) Etja për të bukurën nuk shuhet kurrë: ajo është si ylberi, ti e ndjek në këtë kodër, ai del në tjetrën
32) Nuk është e bukur ajo që duket e bukur, por ajo që ne mendojmë se është e bukur.
33) Dashuria është rruga e parë e jetës njerëzore, që mbulohet me dritë; frika është rruga e dytë e jetës njerëzore që mbulohet me terr.
34) Mund të jetohet pa dashuri, aq sa mund të jetohet pa ujë.
35) Të gjitha dashuritë në botë janë ura të vogla që shpijnë drejt urës madhështore e dritës hyjnore.
36) Dashuria nuk banon në mendjen e ndotur nga shëmtitë e urrejtjes
37) Dashuria dhe urrejtja nuk mund të jetojnë në të njëjtën zemër..., zemra është e vogël, nuk i nxë të dyja.
38) Në botë mund të ketë tepër urrejtje, tepër vuajtje, tepër mjerim, por kurrë nuk do të ketë tepër dashuri
40) Mund të kesh pak miq, mund të kesh shumë miq, njësoj është. Por, në qoftë se nuk jeton në miqësi me veten tënde, nuk e ke asnjë mik.
41) Më thanë: budallenjtë i ruhen armikut, të mençurit i ruhen mikut. E nuk më thanë: ruaje vetëm VETËDIJËSIMIN tënd.
42) Zoti është miku më i shtrenjtë në botë, që na kujtohet rrallë, vetëm në rrezik.
43) Hulumtimet kanë treguar se fëmijët qeshin 400 herë në ditë, adoleshentët 14 herë në ditë, të rriturit asnjëherë.
44) Të rinjtë tregojnë se ç’janë duke bërë, këtu s’ka humor; pleqtë tregojnë se ç’kanë bërë, as këtu s’ka humor; budallenjtë tregojnë se ç’kanë ndërmend të bëjnë – eh, me këtë marrëzi qeshet edhe Zoti
45) Çdo njeri përpiqet ta gjejë një shok apo mik të mirë, por asnjëri nuk bën përpjekje që vetë të jetë i mirë
46) Të bëhemi, prandaj, SUNDIMTARË TË BOTËS, në lojën e bukur që quhet JETË.
Parajsa është të qenit i përkryer! E ti je në rrugë të mirë të arrish përsosmërinë!
Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.
Tragjedia e secilës dashuri është zemërgjerësia.
Të gjithë ne jemi rezultat i dashurisë dhe i dalldisë.
Zemra më e pasur është ajo që as nuk blihet as nuk shitet, por vetëm dhurohet.
Kishte qene njeher nje grua e bukur, por jo edhe e ditur, duke shetitur e sheh nje burre te ditur, por jo edhe te bukur, ai burri menjehere posa e sheh dashurohet ne te dhe e pyet a deshiron te martohemi, ajo pranon dhe pas nje kohe, ajo eshte gati te lind bebe, ky burri i afrohet dhe i thote : Ah, sa mire do te kishte pas me qene sikur femija yne te kete bukurine tende dhe diturine time, kurse ajo ia kthen : Po sikur te kete bukurine tende e diturine time, qdo te thuash atehere, ky burri ngele pa fjale !
Zgjedh o njeren o tjetren se jeta nuk ben te jetohet me dy pjese, o zgjedhe bukurine o diturine.
Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!
Ndoshta eshte budallallek te qash per dike, por eshte e mrekullueshme te mendosh qe lotet mund te thone ate qe fjalet s'e thone dot kurre
Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.
Krijoni Kontakt