PAVARSIA E KOSOVS DHE PENGU ME EMRIN “TREP”
Shkruajn:
FETAH BERISHA - Deputet i Paralmentit t Kosovs
RIZA LAHI - Shkrimtar
Ura e Ibrit eshte tanime e njohur ; fillpas perfundimit te lufts, mbi at ur “ndarse” vizitori I largt e kishte absolutish t parekomandueshme t kalonte prmbi.
Ai mund te vritej ne vend nga snajperet serbe qe , me mbeshtetjen e forcave te njohura, kishin zene pjesen veriore te qytetit te lashte shqiptar , nentoka e te cilit ndryn ne gjirin e saj, per vec krenarise se dikureshme arkeologjike, sidomos pasuri perrallore te mineraleve nentokesore.
Trepca, ne kohen e Jugosllavise titiste, ka qene krenaria e ekonomise se vendit, sidomos me prodhimet e plumbit, zingut, mineraleve te cmuara, etj; tjeter nga politika e poshter qe ndiqej ndaj shqiptareve, atehere ne menyre edhe te kamufluar e djallezore e , me vone, shume me brutale.
Dy popuj qe nuk jetojne dot se bashku dhe qe e dijne fare mire qe te dy
Mjaft analiste serioze dhe njohes te mencur te problemeve mes popullates kosovare dhe asaj serbe, kane konkuluduar duke e pare realitetin ne sy, se qe te dy keta popuj , aktualisht, urrehen keqas me njeritjetrin.
Kjo gje ka spiegimet e veta dhe nis qe nga backgroundi historik. Dyndjet sllave te lashtesise kane ardhur duke u perleshur me vendasit e ketyre territoreve aq pjellore dhe padiskutimisht te banuara.
Perzenia e dhuneshme e fundit dhe masive e popullates koosvare, ka ndodhur ne vitin 1878, vit qe na kujton Lidhjen ePrizrenit, Luften Ruso Turke, Kongresin e Berlinit dhe thenien e njohur te kancelarit te tmerrshem gjerman Bismark. Atehere 600 familje kosovare u shkulen nga zona e Toplices me kuc e me mac, sigurisht duke lene ne fushen e nderit kushedi sesa nga burreria kosovare e asaj kohe. Duke lene edhe ne kujtesen kombetare nje tjeter deshmi domethenese – ate te quajturen “Molla e Kuqe”…
Me pas, erdhen dy genocidet e fundit mbi shqiptaret – ai fill pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne te ashtuquajturen “Golgota shqiptare” dhe tjetri nen hanxharet e pergjakur te Slobodanit.
Iluzionit te “Bashkim Vellaznimit” nisi t’I dilte kallaji qe ende pa kryer krejt lufta e Dyte Boterore. Ishte krejt e pamundur te benin krushqi, te hanin sille se bashku apo edhe te pinin nje kafe Drazha Mihajllovici me Shaban Polluzhen.
Kaq gjak, kaq plackite, kaq djegie dhe dhune e perbindeshme, mjaftojne per te spieguar se perse serbet urrehen per vdekje qenga femijet, pleqte , burrat e grate ksovare, more, deri edhe nga lakejte qe kane ngrene para prej tyre duke degedisur burgjeve apo varrezave bashkeatdhetare te tyre.
Sigurisht qe edhe popullata serbe, patjeter nen influenca te fuqishme qenga “akademite”, poetet e tyre shoveniste e deri te kisha shovene orthdokse, asqe do t’ia shohe fytyren e nje kosovari. Edhe kur ka te beje me kosovare, popullata serbe zakonisht I do t’I shikoje ata te pervuajtur, te mjere, te pashkolluar, puthadore, servile, te percare mes njeritjetrit dhe skllever.
Edhe sikur te bejme nje robinsonate e te leme menjane gjithcka tjeter, mjafton vetem njeri prej deteve me te ndyre qe i ndan dhe I ka armiqesuar keq te dy keta popuj ballkanike – politika serbe e perdhunimeve qe eshte ndjekur ne kohen e luftes. Per nje kosovar, perdhunimi I nje femre te shtepise, eshte me e rende sesa vrasja e nje pjestari te familjes. Eshte nje vrasje genetike.
Le pastaj te vraret e te dyja paleve apo humbja e kushedi se sa kosovareve qe iu fshihen ne fakt varrezat.
Pra, analistet e dine fare mire se keta dy popuj urrehen per vdekje , se nuk mund te jetojne bashke assesi brenda nje kufiri dhe se hapi I pare qe , si Serbia edhe Kosova te marrin rrugen e rrjedhave normale evropiane , eshte , ja, ky - qe te jene perfundimisht te shkeputur nga njeritjetri.
Jeta eshte jete. Komshiu mbetet komshi, e don apo nuk e don ti. Do te vijne kohe qe te nisin te fashiten ndjenjat e fuqishme te urrejtjes mes ketyre dy popujve; do te nisin sigurisht qe nga vizitat e ndersjellta te grupeve artistike, nga garat sportive, takimet me poetet e shkrimtaret reciproke, nga tregetia, etj, por deri ate kohe, ka nje sere hapash. I pari – pavaresia e Kosoves.
Shetit serb nuk I duhet gje sot Kosova, edhe sikur t’ia falesh.
Nuk I duhet sepse, tok me kete Kosove aq te perfolur, duhet te kete ne qytetarine e vet edhe gati 3 milion kosovare qe tanime e kane provuar lirine; kane ndjere edhe se sa e shijeshme eshte ajo , per me teper duke bere aq sakrifica. Aq sakrifica qe kane bere kosovaret per te ardhur deri ne diten e sotme te janarit 2008, qofte me rezistencen gandiste , qofte edhe me flakjen e saj pastaj dhe rrembimin e armeve burrerisht, saqe eshte e pamundur futja e kryetit ne kularin e pare .
Serbise I duhet dicka tjeter.
I duhet Trepcia.
Miniera e saj.
Cilat jane perpjekjet e Beligradit per ta mbajtur me cdo kusht margaritarin e madh te Jugosllavise e cila nuk egziston me
Qe te gjith tregetaret e regjur e dine shume mire politiken e cmimeve. Kjo sidomos tregetaret e vendeve aziatike dhe te pasunduar ende nga monopolet e medha. Nje mentalitet i tille prej tregetari te kesaj natyre po perdoret per mbajtjen e Mitrovices. Pra, mbi bazen e devizes “kerko shume qe te marresh pak”.
Le te permendim disa fakte, qe I ngjajne manifestimeve te dhunes dhe te forces qe perdore nje pusht per te shtene ne dore nderin e nje vajze.
Sektore te organizuar te minoritetit serb ne Kososve kane krijuar struktura paralele per te sfiduar institucionet e Kosoves demokratike te pasluftes, si ne arsim, ne gjyqesi, ne organet e rendit, etj. Ne enklavat serbe si ne Gracanice, ne lagjen serbe te Rahovecit, ne veri te Mitrovices e gjetiu, tekstet e shkollave sillen nga Beligradi, punohet me programet e Ministrise serbe te arsimit, mesimdhenesit serbe nuk marrin pjese ne trajnimet normale qe organizohen nga organet kopetente te Kosoves Demokratike dhe marrin nga dy paga mujore, njeren nga buxheti I konsoliduar I Kosoves dhe tjetri nga buxheti I Republikes se Serbise. Pra, arsimi I minoritetit serb nuk eshte I integruar ne sisitemin arsimor te Kosoves.
Mesazhi – “O Trepcen, kur ta kerkojme e kur t’i vije radha per “cmim te fundit”, ose kemi per t’ia nxire jeten kesaj Republikes se Kosovesqe doni te beni ju nen mbrojtjen e BE dhe NATO s”.
Ne veri te Mitrovices funksionon normal vetem gjyqesia serbe per serbet, me gjykates serbe te ardhur nga Republika e Serbise. Zyra e Gjendjes Civile funskionon me nepunes serbe, te cilet nder veturat e tyre , nuk I pranojne target nderkombetare me siglen KS. Ata nuk paguajne as rrymen elektrike e as tatim…
As qe behet fjale qe gjykatat ne veri te Mitrovices te jene integruar ne sistemin e drejtesise se Kosoves.
Mesazhi – Le te pergatiten te gjithe - “Mitrovica nasha!”
Ne veri te Mitrovices veprojne forcat e MUP it (Ministria e Puneve te Brendeshme) dhe te rendit serb. Ata jane te armatosur dhe , te mbeshtetur nga formacionet namekeqe te paramilitareve, perdite bejne presion qe shqiptaret t’u shesin, nganjehere edhe badiava, pronat e tyre qytetareve joshqiptare.
Po ushtrohet nje variant I perafert me perzenien e shqiptareve ne kohen e luftes ...
Ne vitin 2007, deputeti I Mitrovices , ne njeren nga seancat e radhes , ka ngritur ceshtjen se, ne veri te Mitrovices, po ndertohen ilegaisht pallate ndertimi, pra, pa lejen perkatese te organeve komunale. Keto pallate ndertohen me fonde te Republikes se Serbise dhe jane te destinuar per strehimin e forcave te MUP it dhe te paramilitareve. Ne kete zone provokimi ka arritur deri atje, saqe , per territor rrethonjes te nje kishe, eshte grablluar edhe nje pjese e truallit te Boletineve, perkatesisht te Memorialit te Ise Boletinit, po ne Mitrovice.
Gjithshtu, tashme zyrtarisht nga vete MPB ( Minsitria e Puneve te Brendeshme ) te Kosoves eshte deklaruar ne Parlament se ne veri te Mitrovices veprojne struktura paralele, si MUP i serb, paramilitaret dhe banda te tjera.
Gjthcka pra eshte e qarte. Me forma te sterholluara, ne kete territor ku ndodhen pasurite tmeresisht te lakmuara, po ushtrohet, mu ne sy te fitimtareve evropiane dhe te ter opinionit perparimtar boteror, e njeta skeme qe eshte perdorur – vecse me forma me “te kohes” – sic u shperngulen shqiptaret e Toplices ne vitin 1878.
Cfar mund te beje tjeter Beligradi per mbajtjen e Trepces brenda kufijve te Republikes se Serbise?
Nuk eshte aspak e cuditeshme, madje, e priteshme, qe diplomacia e zgjuar e Beligradit, sidomos edhe e njohur si shume dinake ne teresine e pashpirtesise se saj, te loze – ne mos e ka nisur lodren prej kohesh ne menyre te nedheshme – edhe me nje karte tjeter.
Te beje per vete aleatin strategjik te popullit shqiptar, SHBA. E vetmja menyre e mundeshme per ta bere per vete aleatin tone te madh dhe qe ne shqiptaret I jemi per jete mirenjohes, eshte vezullimi I peshtafeve ekonomike dhe joshja me ‘to.
Pavaressht nga nostalgjirat apo romancat idhullike te “vellait rus”, Serbia, qe ne kohen e Jugosllavise, qe ne kohen e Titos, ka bashkepunuar ekonomikisht, le ta themi pa frike, me shume me SHBA sesa me Bashkimin Sovjetik apo Rusine. Borxhet prej mbi 25 miliard dollaresh, Titua nuk ia kishte aspak as Rusise e as KNERit.
Ka qene i pamundur aplikimi ndaj komunizmit shqiptar I skemave dhe mjeteve te perdorura ne kuadrin e skemave globale te antikomunizmit boteror , pa ndihmen teresore te sherbimeve sekrete apo zyrtare serbe.
Me siguri, qenga paisja e grupeve te rezistences antikomuniste dhe hedhja e tyre nga toka, deti apo ajri ne Shqiperine komuniste , nxitja e arratisjeve, sabotazhet ekonomike etj ndaj Shqiperise se asaj kohe, jane ter kohes edhe pasoje e kontributeve me mundesite qe ka pasur edhe nga sherbimet jugosllave; qenga territori ne dispozicione deri te rrjeti I dendur I spiunazhit mes salbanezeve, etj.
Me pas, dihet, qe , nqs Serbia ka qene ter kohes pasionante per mosegzistenen e mundeshme te shtetit shqiptar, apo qenien e tij sa me te brishte, sa me te pafuqishem e sa me te perfolur. Le te kujtojme slloganin e njohur dhe zyrtar te Beligradit “Sllaba Albania, Kosova nasha”. , gje e cila ka qene ne kundershtim te plote me miqte e saj te dikurshem .
Anglo amerikanet vertete drejtonin luften e ftohte ne anen e tyre, ama ata e kane dashur, respektuar dhe mbrojtur te drjetat kombetare te shqiptareve me ndershmerine dhe me ter fuqine e tyre. Kushedi se cfar perfundimesh te sketerreshme do te kishin jo vetem shqiptaret e Koosves por me tej, nqs miqte e dikurshem te ishjugosllavise nuk do te organizonin kunder saj embargo dhe nuk do ta derrmonin me sulmet nga ajri. Kjo, kur Beligradi mori plotesisht parametrat e nje shteti te exstremit fashist.
Beligradi ne menyre konstante ka qene me shume properendimit sesa lindjes, pavaresisht nga loja me dy porta qe luante, sidomos me nje mjeshter si Tito.
Ne kohen kur UCK qe bere nje force e konsiderueshme, u mbajt Kongresi I Trete i PS Serbe. Ne ate kongres u shperndane disa broshura anglisht. Ne njeren prej tyre, ne faqen e pare, botohej nje foto shume e bukur e presidentit amerikan te asaj kohe, mikut te shtrenjte te popullit shqiptar Klinton dhe nje citat I tij me germa te vecanta kunder terrorizmit . Si edhe nje propozim , qe UCK te ndiqej si oranizate terroriste.
Per te inatosur “ demin amerikan”, Beligradi tundete dy carcafe interesante. Ne krye te UCK ndodhen enveriste, marksiste – leniniste te vjeter te financuar dikur nga Enver Hoxha dhe fondamentaliste myslimane”.
Ja, pra, perse duhej konsideuar nga Amerika e Klintonit UCK ja terroriste.
Nesje , rodhen ngjarjet sic i dime te gjithe.
Disa muaj pas luftes , u pa ne Uashington nje general serb me nje mision konkret – me carta bianken ne xhep. Ai I ofronte armiqve qe i kishin bombarduar vendin e tij , tanime, plot 1000 muskuj nga me te zgjedhurit, per ne Afganistan, si forca paqeruajtese.
“The economist” pyeste nese do te bashkejetonin valle ne Afganistan dy grupe te armatosur perfaqesues forcash armike vetem te disa muajve me pare dhe tregonte se, sakrifica serbe behej duke hequr forca nga me te kualifkuara ne zonen ne kufi me Kosoven kryengritese.
Amerika nuk ra as ne kete gracke.
Po…Po sikur Serbia t’u kerkoje amerikaneve qe ta marre Trepcen dhe, ne shkembim te saj, “Leading economy” per ballkanin, sic eshte Serbia ne te vertete, te behet partner I ngushte ekonomik e politik me SHBA, sic jane , psh aktualsiht, Kosova, Shqiperia, Maqedonia…e si nuk eshte Greqia?
Tabloja e interesave strategjike amerikane do te ishin ende me interente se sa sot, sikur…sikur Serbia, ne shkembim te marrjes prej saj ne dorezim te Mitrovices, pra, Trepces, te kthehej e te behej, edhe ajo, nje partner sic eshte Shqiperia.
Sigurisht, ndarja e Kosoves, pra, heqja qofte edhe nje cope te “paperfilleshme” sic mundet te jete nentoka e Trepces , bie ne kundershtim me pakon Ahtisari, te cilen aleatet tane strategjike dhe qe ne I jemi mirenjohes ter jeten, amerikanet, e kane pershendetur dhe duartrokitur.
Per me teper, SHBA e njeh mire politiken e pabese te diplomacise serbe dhe mundesite e padiskutueshme te flirteve te saja me ruset.
15.01.2008
Mitrovica:
Krijoni Kontakt