Nazmi Beqiri
TĖ ECIM PĖRPARA !
Tė ta zgjedhin tė tjerėt pėrfaqėsuesin, do tė thotė tė mos kesh unin tėnd; tė mos kesh unin tėnd, do tė thotė tė mos jesh i lirė pėr tė zgjedhur; tė mos jesh i lirė pėr tė zgjedhur, do tė thotė papjekuri; tė jesh i papjekur do tė thotė tė mos kesh vetėdije; tė mos kesh vetėdije do tė thotė... vallė duhet tė heshtim para kėtyre dukurive, e veēmas kur kėrkohet nga mendimtarėt...?
Ēdo kush ka brenga e halle tė natyrave tė ndryshme vetanake e shoqėrore. Brengat vetanake po u heshtėn edhe mund tė mos qortohesh nga i afėrmi, nga i dėmtuari moralisht apo edhe nga koha, por kur heshtet pran problemeve tėrėsore nuk mund tė mos bėhet qortimi, por ndonjėherė nuk bėhet vetėm ai (qortim)...
Metodat e izolimit tė fjalės dhe mendimit tė lirė janė tė njohura nga herė, siē njihen edhe metodat e zhbllokimit tė tyre. Njė nga metodat e shfaqjes sė mendimit ėshtė edhe metoda e shkrimit dhe ėshtė mjaftė efikase, pavarėsisht se kur arrin tek lexuesi. E pėrmendi kėtė metodė, ngase thonė se nė ngjyrėn e lapsit ėshtė betuar Zoti, pėrmes sė cilės ngjyrė barten mendimet, dėshmitė, porositė, pavarėsisht tė cilės natyrė qofshin ata. Cilėsimin, vlerėsimin e tyre e bėjnė vet lexuesit, tė cilėt gjendėn qė nga burgjet e deri nė presidenca. Pėr dallim nga vepruesit tjerė, lexuesit nuk reagojnė menjėhershėm (kushtimisht), por atė vlerė qė e marrin gjatė leximit e rikthejnė (shndėrrojnė) nė energji, qė vazhdimisht akumulohet me pėrmasa tė pa llogaritura e tė paparashikuara...
Tė heshtėsh thonė se, heshtja nėnkupton pajtim, pamundėsi pėr tė folur, apo “s’ja ha palla” atij qė duhet tė flasė.
Por edhe tė bėrtasėsh (reagosh) aty pėr aty thonė, e bėri pa u dukur mirė puna, e bėri pėr inat, mezi priti pėr t’u ndie, u “pėrzie” nė gatimin e tjetrit, madje njė veprim i tillė quhet veprim papjekurie.
Nė rast se kjo bėhet me vonesė thonė, si tė vjelat pas kofinit, tek i paska dal gjumi, hej-hej e paska marrė vesh, e anėve tona thonė edhe “selam Gjakovės”.
As koha e as hapėsira, as sistemi, as situata, nuk ėshtė mė si i mėparshmi, kur pėr njė mendim tė lirė apo tė kundėrt nga tjetri, ndėshkohej me vite burg apo edhe zhdukje fizike, edhe pse as kėto... nuk kanė arritur ta zhdukin atė (mendimin, fjalėn e lirė). Tani e vetmja pengesė ėshtė pavarėsia apo varėsia e mjeteve tė informimit qofshin radiovizuele apo gazeta e revista.
Pavarėsisht kėsaj mendoj se njerėzit e japin mendimin e vet, shfaqin idetė e veta qoftė pėr mes mediave, qoftė pėrmes tubimeve tė organizuara ku ata gravitojnė, apo tubimeve tė vogla spontane. Brenga ėshtė degradimi i statusit tė shqiptarėve pėr tė cilėn gjė bartin faj tė gjithė, apo ndryshe as kush nuk mund tė shfajėsohet, qoftė si lider, qoftė si parti, apo individ (si intelektual).
Si popull, kemi pėrjetuar ēfarė do tė keqe. Por s’ka ndodhur qė mos t’i kundėrshtojmė “kėto” deri nė rėnie dėshmorėsh. Mirėpo, edhe ata qė na i zgjidhte tjetri pėr tė na pėrfaqėsuar, para publikut paraqiteshin si “nėr faj”-thotė populli). Por, tė paraqitesh e tė krekosesh nė media pėr tė drejta etnie, kur tė mohohet elementi bazė i statusit tė njė kombi, kur nuk ke verdiktin e popullit, qoftė edhe pėr njė votė, e cila gjė do tė thotė tė mos jesh i dėrguar nga pėrfaqėsia e etnisė tėnde, por tė jesh marrė nga tjetri. Pse kjo nuk donė tė thotė, se ai qė tė ka marrė nuk ka shkelur mbi popullin tėnd, mbi tė drejtėn e popullit tėnd, por edhe vet mbi teje. A s’do tė thotė kjo tė mos jesh me popullin tėnd? A thua vėrtetė ka njerėz qė nuk e dinė se kush e dallon popullin e lirė nga ai i robėruar?!
Epo respekt pėr tė gjithė e dhimbje pėr tė marrėt kanė thėnė. Kur shkelet individi pėr interes personal thonė se “e kish hangėr bukėn me turp”, e kjo nuk mund tė krahasohet kurrsesi me gjėrat qė kanė tė bėjnė me statusin e njė kombi, ngase po bėre kėso krahasimesh bėnė mėkat, shfaqė jo seriozitet, bėn zhvleftėsim.
Ėshtė e qartė se kjo nuk mund tė vinte pa gabime paraprake (tė cilat gjėra nuk do tė mbeten pa i analizuar). Ėshtė e qartė se edhe para kėtyre dukurive ekzistonin mundėsi tė ruajtjes sė statusit (sė paku nga vetvetja dhe qendrat ndėrkombėtare, tė cilėve u ka “mbetur” vetėm tė bėjnė eksperimente tė vetėdijes sė etnive nė kėtė vend).
Kur mė herėt na i merrnin “pėrfaqėsuesit”, ata qė na i merrnin ishin mė tė shumtė se ne: edhe me fuqi, edhe me propagandė, edhe me pėrfaqėsime nė arenėn ndėrkombėtare, dhe prapė prishej “ngritja e dollive”. E pėr fat tė “keq” tani kjo nuk ėshtė, por ėshtė mosmarrėveshje e mesit tonė. Ėshtė mos respekt i vetes sonė, ėshtė shkelje e vetes sonė nga vetvetja, thjeshtė ėshtė vetėdija jonė, dhe prapė ne e hedhim fajin mbi tė tjerėt.
Ėshtė e vėrtetė se edhe mė herėt kur ka ndodhur “kjo”, dhe ka pasur servil, por edhe revoltė, dhuna ėshtė pėrdorur ndaj atyre qė kanė mbrojtur tė drejtėn e pėrfaqėsimit, e jo ndaj atyre qė e kanė shkelur kėtė tė drejtė, nga se kanė mundur tė mos shkojnė, por kanė lakmuar dhe “lakmia e prish burrin” thotė populli.
A ėshtė ēdo gjė zi, mund tė pyes ndokush?! Jo more jo, por veprimin e tė pazgjedhurve e mbulon “e lanė” vetėm arritja e asaj qė mungon, apo siē thuhet nė teori “ndryshimi radikal”. Dhe as kush mos tė dėshpėrohet se luftėrat pėr liri, pėr tė mirėn, pėr mirėqenien, pėr avancimin, pėr tė drejtėn, do tė ndalen, dhe se rrugėt pėr tė arritur kėto do tė jenė tė mbyllura. Pasi qė kjo ėshtė e ditur nga tė gjithė qė dinė tė ushqehen vet. Unė mendoj se lideri i PDSH-sė do ta bėjė “kohė albulene”, pėr ndryshe “vaj halli” pėr ne, se nuk do tė ndihmojė as surla e tupani, e do tė na mbulojė “koria”. Pastaj po si nė pėrralla punėn duhet ta kryej “vėllau i vogėl”...
Andaj jo vajtim e as fajėsim pėr tė kaluarėn, por ecje pėrpara. Ta arrijmė atė qė se kemi, ngase secili mund ta ndalė “mjetin e veprimit” pėr momentin, por jo edhe “kohėn”, andaj ta marrim “veten me tė mirė”, se gjėrat do tė bėhen.
Nė rast se jam vonuar ne shprehjen e opinionit tim, kėtė e kam bėrė nga se kam besim tek populli im, dhe se ka energji nė te dhe tek udhėheqėsit e tij, qė t’i mbrojnė tė arriturat e pėrgjithshme, ta pengojnė kthimin e historisė prapa, ngase ka energji pėr tė shkuar pėrpara.
Krijoni Kontakt