Bija rilindasish: Lika Zografi
SHQIPTARJA MĖ E DASHUR E BUKURESHTIT
26 nėntor 2003 / TN
Baki YMERI, Bukuresht
I ati i saj, qė kish pregaditur flamurin sėbashku me Asdrenin, ishte veprimtar i shquar i kėsaj kolonie kreshnike. Ishte njėri nga ata qė pregadiste protesta, kundėr shkeljes sė trojeve shqiptare nga ana e fuqive ballkanike.
Pa liri, shqiptari ėshtė si lulja pa erė.
Pėrgjatė vitit 1898, arbėreshi Kosmo Serembe, boton nė Bukuresht vėllimin poetik Kėnka lirie, me moton e Murat Beg Toptanit: Pa liri, shqiptari ėshtė si lule pa erė. Librin, qė e sheh dritėn e botimit nė shtypshkronjėn e Shoqėrisė Shqiptare Dituria (Rruga Turturelelor, 14), ia pėrkushton Pandeli Evangjelit, ish-prefekt i Korēės, ish-delegat i shqiptarėve tė Rumanisė nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ish-kryeministėr i Mbretėrisė Shqiptare nė kohėn e Zogut.
P. Vangjeli de facto, ishte ungji i zonjės Lika, njeri me njė vullnet tė ēeliktė, tregtar i pasur, i njohur pėr kontributin e dhėnė lidhur me shpalljen e pavarėsisė. Nė njė fotografi tė motshme qė na e tregon zonja Lika, pos anėtarėve tė familjes sė saj, figurojnė edhe Pandeli dhe Kristaq Evangjeli, ky i fundit, mik i ngushtė i Lasgush Poradecit. Deri vonė, para se tia dorėzojė Ambasadės Shqiptare, zonja Lika ka patur nė disponim njė letėr shumė tė bukur tė Lasgushit, tė cilėn ia kishte dėrguar Taqit nga Austria, nė kohėn kur Bukureshti ishte njė nga qendrat mė tė rėndėsishme, tė kolonive shqiptare tė mėrgimit. Lika Zografi ėshtė shqiptarja mė e dashur e Bukureshtit, zonja qė ruan nė shpirt, shqipen e kulluar tė Asdrenit dhe Lasgush Poradecit.
Nė kohėn kur njė zonjushe me prejardhje nga Shipkovica ka njohur Nėnė Terezėn nė Romė (Mirie Rushani), neve na ka buzėqeshur fati ta njohim zonjėn Lika Zografi nė veri tė Danubit. Nė tė vėrtetė, emri i saj i vėrtetė ėshtė Poliksenia. Kaherė sia kemi dėgjuar zėrin, por kjo nuk don tė thotė se e kemi harruar. Pėrkujtimi i saj pėrmes faqeve tė shtypit, mund tia pėrforcojė shėndetin e shpirtit. Dashamiret e shumta me prejardhje korēare qė ka kjo nėnė shqiptare kėtu, e ftojnė nė njė emėr pėrkėdhelės: Lika. Kanė kaluar vite e vite, nga ajo kohė.
E entuziazmuar pėr portretin e Dan Zografit, qė ia botoi shtypi shqiptar i ish-kryeqendrės shqiptare tė Vilajetit tė Kosovės (Shkupi), zonja Lika na fton nė telefon dhe na falėnderon pėr kėtė gjest fisnik. Ju lumtė pėr faktin se nuk i harroni prindėrit tanė, qė ishin rilindas tė mirėfilltė!, na thot, duke shtuar se shqipja ėshtė gjuh e shenjtė, dhe se pėrēdo ditė, llafos shqip me shoqen e saj tė pėrzemėrt: Elena Nikollaun, gruaja e ish-arkitektit tė shquar shqiptar tė Bukureshtit, Spiraq Nikollau, edhe kjo: pronare e njė emri pėrkėdhelės: Lenush.
Lika ėshtė e bija e Daniel Zografit dhe Viktoria Evangjelit. U lind nė Bukuresht para 77 vitesh, nė gjirin e njė familje me tradita tė motshme patriotike, pėr tu martuar pas mbarimit tė luftės sė dytė botėrore, me profesorin universitar, dr. Nikolla Xhamon, ambasador i parė i Rumanisė nė Shqipėri, koleksionar vlerash origjinale tė rilindasve tanė, njė nga boboshtarėt mė tė shquar, tė kėsaj metropole. Ajo rrėfen se si nga mbarimi i shek. XIX-tė, erdhėn nga Korēa nė Rumani katėr vėllezėr: Vasile, Dhimitri, Grigore dhe Danieli, ky i fundit duke qenė i ati i saj, rilindas i mirėfilltė, veprimtar i shquar i kėsaj kolonie kreshnike.
Ja se si e pėrshkruan Rexhep Qosja, kontributin e shenjtė, tė babait tė kėsaj zonje fisnike:Nė tetor tė vitit 1912 nė Bukuresht ia beh Luigj Gurakuqi i cili, si do tė marrin vesh menjėherė mėrgimtarėt e Bukureshtit, kishte ardhur qė tė bėnte pregatitjet e duhura pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė ato ēaste kritike pėr tė. Vetėm pak ditė mė vonė kishte ardhur edhe Ismail Qemali.
Gėzimi i kėtyre shqiptarėve ishte i pamasė; tė liruar prej atij dėshprimi qė ua kishin shkaktuar lajmet mbi pozitėn e Shqipėrisė, ata ia fillojnė menjėherė punės: formojnė njė komision, nė tė cilin kryetar zgjedhin Pandeli Evangjelin, kurse sekretar Asdrenin, qė do tė duhej tė organizonte protestat e shqiptarėve tė Rumanisė kundėr shkeljes sė viseve shqiptare nga ana e fuqive ballkanike. Asdreni harton njė thirrje, i fton tė gjithė tė mblidhen nė Bukuresht, tė mbajnė njė miting dhe tu dėrgojnė protestėn fuqive tė mėdha. Me rastin e kėtij tubimi shqiptarėt nxjerrin edhe flamurin, tė cilin e kishin pregatitur Asdreni dhe Daniel Zografi. Po kėto burime, shkencėrisht tė pėrpunuara, i konfirmon edhe revista Leka (nr.8-12/1937).
E mbesa e atdhetarit qė ngriti flamurin e shenjtė nė Vlorė
I ati dhe xhaxhallarėt e zonjės Lika, ishin bijt e Poliksenia dhe Erakli Zografit. Vėllau i tyre mė i madh, Vasili, kishte jetuar njė kohė, nė jug tė Francės. Ka gjasė qė atje tė jetė njohur me shkrimtarin e famshėm rumun, Panait Istrati, i cili e shfrytėzon mbiemrin e tij, nė njėrin nga romanet e veta (Jeta e Adrian Zografit). Adrian Zografi sipas kėsaj zonje, ka qenė shok i mirė me Fan Nolin, i cili ka kontaktuar shqiptarėt e Brailės dhe tė Bukureshtit, mė 1911.
Vėllezėrit Zografi pėrndryshe, kanė patur nė Bukuresht, nė fillim tė kėtij shekulli, dyqane, restorane dhe depo verėrash. Njėri ndėr to, pronė e babait (Danielit) dhe xhaxhait tė saj, reklamohet edhe pėrmes njė broshure nė kolor, e botuar nė Bukuresht mė 1911, njė vit para se kopronari i saj, Dhimitėr Zografi, tė niset pėr nė Vlorė, me delegacionin e Ismail Qemalit.Nga pikėshikimi i ngritjes arsimore dhe veprimtarisė kulturre e bibliotekare, zonjėn Lika e ka prezentuar edhe revista Miku i Shqiptarit.
Ne po ndalemi mė shumė te do tema qė ndėrlidhen me familjen e saj patriotike, familje qė ndizte nė zemrėn e shqiptarit, zjarrin e dashurisė ndaj atdheut, dhe atė, mu nė mes tė Bukureshtit, ku u hodhėn themelet e para tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ska Shqipėri pa Kosovė! Ska Kosovė pa Shqipėri! Ska Shqipėri pa Kosovė e Ēamėri!, thoshte Haxhi Zeka para shpalljes sė Pavarėsisė.
Nga Shqipėria e Re e Konstancės (28 Nėntor 1921), qė na e ofron kjo zonjė e respektuar, lexojmė moton: Shqipėtarė! Dita e sotme ėshtė dita e Lirisė. Sot Shqipėria ėshtė e lirė dhe e bashkuarė. Tani mbetet qė ne tė punojmė pėr ta zbukuruar dhe pėr ta madhėruar Atė. Dita e paharruar pėr kombin shqiptar, ėshtė titulli i artikullit-bazė, dedikuar ditės kur ungji i saj (Dhimitri), sėbashku me Ismail Qemalin, ngritėn flamurin e shenjtė nė Vlorė, kur Shqipėria fitoi prapė lirinė, pas njė robėrie 445 vjeēare. Dita e sotme e gjen Shqipėrinė mė tė organizuar dhe Shqipėtari kuptoi vleftėn e kėtij flamuri, kujton ditėt e stėrgjyshėrve tanė, tė cilėt rojnė tė lirė e kryelartėr.
Zonja Lika flet me admirim pėr shqiptarkat e shkolluara tė Bukureshtit, pothuajse tė gjitha bija rilindasish. Pas vdekjes sė xhaxhit Xhamo, zonja Zografi i dhuron Institutit tė Studimeve tė Evropės Jug-lindore nė Bukuresht, njė karrocė me libra mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė, ndėr tė cilat edhe ekzemplarėt e para tė Asdrenit dhe Lasgushit, qė panė dritėn e botimit nė Bukuresht dhe Konstancė. Njė vlerė specifike, ka edhe lista qė na ofron kjo zonjė, qysh nė kohėn kur punonte nė Kabinetin e stampave tė Bibliotekės sė Akademisė Rumune (1971).
Shpirti i Komunitetit Shqiptar tė Rumanisė
Zonja Lika Zografi ėshtė shpirti i komunitetit shqiptar tė Rumanisė. Takimet me te janė interesante, emocionuese dhe tė paharrueshme. Ajo na flet me admirim pėr Jani Evangjelin, qė ish e mbesa e Pandeli Evangjelit; pėr Dan Gjeēon, qė kish njė inteligjencė tė jashtėzakonshme; pėr Ollga Gjeēon, qė jeton nė Kanada, nė njė pleqėri tė admirueshme, 95 vjeēare. Ja kėtu, na thot ajo, figuron Vasile Gjeēo, avokat i shquar qė u lind nė Korēė, jetoi nė Rumani dhe vdiq nė Toronto, nė moshėn 103 vjeēare, emėr ky qė meriton njė portet tė veēantė.
Ajo na flet me admirim edhe pėr nėnėn e saj, Viktoria Zografin, qė nė pleqėri tė thellė, digjej nga malli pėr ta parė Shqipėrinė. Pėr Shqipėrinė digjej edhe Kristaq Evangjeli, ungji i saj, qė kish studjuar drejtėsinė dhe filozofinė. Ja kėtu edhe Xhorxhe Zografi, Klinton Eftimiui dhe Juliu Valaori, ky i fundit, profesor universitar, specialist i Arkeologjisė artistike, me prejardhje nga Voskopoja. Gjyshja ime, Evlavia Valaori, ishte poashtu nga Voskopoja, me prejardhje arumune. Ajo ishte autodidakte. E njihte frėngjishten, gjuhė tjera dhe ishte filogjermane pėrnga admirimi, ngase burri i saj pat studjuar tregtinė nė Vjenė.
Burri i zonjės Lika, prof. Nikolla Xhamo (1914-1997), mbiemri i tė cilit ndėrlidhet me Ēamėrinė, kishte prirje tė theksuara properėndimore, por tė rrallė ishin ata qė ia kuptonin shpirtin, inteligjencėn e njė koeficienti tė lartė, dashurinė e pakufishme ndaj Kosovės, pėr ēlirimin e sė cilės, edhe nė pleqėrinė e tij tė thellė, ishte i gatshėm tė sakrifikohet. U shua i ndjeri dy vjet para ērobėrimit tė Kosovės nga terrori policor, i kryeprotagosnistit tė tanishėm tė Tribunalit tė Hagės. Ishte mik i ngushtė me Asdrenin, i cili, edhe pėrmes dedikimeve qė ia dhuronte, e ēmonte pėr mėndjen e mprehur pėr ēdo gjė qė i pėrket diturisė sė gjėrė si edhe dashurisė pėr vėndin lindor. Nik. Xhamoja ishte ai qė qysh nė rini, e shpėrndante nėpėr shtėpitė shqiptare tė Konstancės, revistėn Kosova, qė e botonte asokohe (1932-33), njė bashkėvendas i tij i famshėm: Gjergj Bubani, pėrkthyes, publicist, editor, i ati i shkrimtarit tė mirėnjohur shqiptar, Dionis Bubanit.
Jeta ėshtė njė jehonė qė kalon nėpėr tunelin e kohės
Xhamoja kishte njė memorje tė kthellėt. Ēdokush qė e ka njohur, ka konstatuar se ai ėshtė njė enciklopedi e gjallė. Ishte profesor i gjeografisė, duke qenė njėzet vjet, shef i Katedrės sė Gjeografisė pranė Akademisė sė Shkenvace Ekonomike. Zotėronte njė kulturė tė lartė shkencore, letrare, artistike, linguistike. Kishte kujtesė tė mirė dhe aftėsi pėr sintetizimin e subjekteve qė i trajtonte. Nga albumet me fotografi tė epokės, qė na i prezenton zonja Lika, dallohen ato tė Klinton Eftimiut, qė mbet beqar i pėrjetshėm, dhe motrės sė tij: Sofika Stroesku. Defilojnė kėtu fotografi shqiptarėsh nė kostume kombėtare. Dallohen poashtu, fotografitė e shqiptarėve tė Bukureshtit nė ballo: Asdreni, Milkani, Bubulina, Kuteli, Olimpia, Dhimitėr Kristesku, Ollga, Nik Pema, Skėnder Eftimiu, Keti Zisu, Thanas Rėmbeci, Leni Shuka, etj.
Zonja Lika ėshtė nėnė e njė shkrimtari tė ri e tė menēur: Vlad Zografi, emėr i shquar nė botėn dramaturgjike tė kėtij vendi, redaktor dhe autor i njė numri tė konsideruar veprash letrare, veprimtar i dalluar i Shtėpisė Botuese Humanitas tė Bukureshtit. Sa herė qė vjen fjala pėr shqiptarėt, ai na e pėrkujton Panairin e Frankfurtit, ku ka prezentuar Humanitasin, duke njohur edhe botues nga Shqipėria. E shihni si ėshtė jeta! Na ka kapluar pleqėria. Herė na mundon njėra, e herė tjetra sėmurje, na thot zonja Lika, emėr pėrkėdhelės i emrit tė saj tė vėrtetė: Poliksenia, e mbesa e njė heroi qė ka shpallur Pavarėsinė nė Vlorė. Jeta ėshtė njė jehonė, qė kalon nėpėr tunelin e kohės, i themi.
E kanė thėnė tė tjerėt, dhe do ta themi edhe ne: Shqiptari ngado qė shkon, vendin e vet nuk e harron. Ajo qė vlen mbi tė gjitha nė jetė, ėshtė optimizmi dhe afrimi shpirtėror ndėrmjet njerėzve. Po ku mund tė ketė nė kėtė vend, shqiptarė mė tė afėrt, mė tė menēur dhe mė tė pėrzemėrt, se sa kėta tė familjeve korēare tė Bukureshtit, qė e braktisėn nga halli Shqipėrinė, dhe erdhėn kėtu pėr ta fisnikėruar emrin e saj, qė nga Konstanca e Detit tė Zi ku u vendosėn pėr herė tė parė disa, e deri nė Bukuresht, ku u vendosėn pėrgjithmonė.
Krijoni Kontakt