JEMI SHQIPE, JO HUT!!!
E premte 30 korrik 1999 “Flaka”
Shumė njerėz mendojnė se s’kanė tė drejtė kur thonė se politika ka shumė fytyra por nė realitet ajo ka vetėm fytyrė. Ajo ėshtė fytyra e fitores. Ēdo gjė i pėrngjet lojės sė shahut, kush ulet – ulet pėr fituar. Kjo lojė (kushtimisht e shahut) nuk ka gjashtėmbėdhjetė fytyra por dyzet e nėntė vetėm pėr njėrėn palė. Kėto figura mbesin tė kėtilla nė rast se loja zhvillohet pa shikues. Po i shtuam edhe kėto, atėher shtohen figurat lėvizėse, jostabile, ku ēdo shikues (pjesmarrės direkt nė shikim) shton edhe tri figura qė shpesh herė bėhen njė, e nė dobėsi tė lojtarit zhduken krejtėsisht, madje shpesh herė kalojnė edhe nė anėn e kundėrshtarit. Pėr t’u ulur nė lojė nuk ėshtė kusht qė tė kesh numrin e barabart tė figurave, ngase ata nuk pėrgaditen nga mjeshtėr prodhues, por nga vetė lojtarėt. Figurat mund t’i lozin edhe kalimtarėt e rastit tė cilėt s’kanė “haber” se nga e marrin atė figurė e as ku e lėshojnė, pos qė e luajnė rolin e njė hamalli i cili do tė shpėrblehet me ndonjė “koktej”. Lojėn dhe ēdo gjė rreth saj e mbajnė nėn kontroll ata qė e kanė shtruar qė me kohė.
Do tė fitojė ai qė ka pasur kushte tė stėrvitet mė shumė. Belasit nuk kanė vend, ngase ēdo gjė llogaritet para secilės lėvizje pėr dyzet e nėntė herė. Normal ēdo lojė ka edhe flijimin e figurave tė veta. Tė gjithė ata qė janė jashtė pjesmarrjes direkt, mund tė presin rezultatin... Shumica e lojtarėve kėto loja i bėjnė pa pėrgjegjėsi, disa tė tjerė nuk i njohin as figurat, e ca tė tjerė dinė shumė mirė ta lozin kėtė lojė, por kanė mbetur jashtė saj. Ka edhe njė gjė: nė mungesė tė krijimit tė tė gjitha kėtyre figurave, (rrallė herė) ca “koka” e shtrijnė lojėn me figura tė tjera dhe luajnė me dorėn e pronarit tė figurave. Qiraja mund tė jetė e madhe, katastrofale e madhe, e vogėl, falas, madje mund tė kėrkohet edhe shpėrblimi pėr idenė qė e futė tjetrin nė lojė. E gjithė kjo mvaret nga ai i cili e bėn kėtė punė. Kėta njerėz mund tė lavdėrohen, tė dėnohen, tė largohen pėrgjithnjė nga skena e lojės, por njė gjė ėshtė e sigurt: shikuesit do t’i mbajnė mend brez pas brezi... U luajt me hile apo pa te, me njohuri apo pa njohuri tė bollshme, pa kushte apo me ēdo kusht qė ai (vetėm ai) lojtarė tė luaj, sjell fitore apo fitore tė Pirros; dėshiruan apo s’dėshiruan, do t’i nėnshtrohet vdekjes. Lumė ai qė ka ndėrgjegje tė pastėr.
Bota sot ėshtė e rėnduar nga paranoja (frika nga vetvetja). Hofmani luajti mendtė me “autobusin” e vet (qė sipas meje nuk ka tė drejtė ngase fėmijėt kurr nuk bėjnė vetėvrasje e as qė vrasin.. Ata duan jetė pa dhunė, dhe tė ēajnė veshėt deri sa ta marrin tė vetėn, me pėrjashtim tė atyre; tė epruvetave tė cilėt u pėrgjigjen progamimeve). Mu pėr kėtė ajo (me mė tė avansuarit) ėshtė kthyer nė Gord dhe lidhė nyje, por njėkohėsisht edhe nė Lekė qė zgjidhė nyjet, se pėr ndryshe nuk do tė kishte “lojė shahu”. Kjo do tė ishte e suksesshme sikur profiti i lojės tė investohej sipas rregullave tė Krijuesit. Megjithėse ēdo gjė ėshtė pro Evpropės, ajo hamendet. Herė mbahet me dorėn e majtė e her me tė djathtėn. Ėshtė shumė keq kur njė zojė e kamur (nė tė gjitha mėnyrat) hamendet si fėmijė. Asaj i duhet njė “LEKĖ” pėr ta kėputur nyjen e GORDIT. Pa e bėrė kėtė, ajo s’mund tė jetė e qetė.
Herėt ėshtė shkruar e biseduar pėr “KANCERIN” e Ballkanit, vetėm se ishin ndėrruar emrat e objektivave. Kanceri kishte marrė emrin e trupit e trupit i thoshin kancer. Ky “kancer” Ballkani donte tė kthehet nė Kancer Evrope dhe ajo kėtė nuk e shihte, madje edhe sot ėshtė e mjegulluar. Kjo nuk u arrit kurr nga “Kanceri”, pamvarsishtė se ndihmohej nga “mjekė” tė Evropės e Botės, sepse kishte punė me “balle” e jo me “b.....”!!! Evropa ėshtė spėrkatur me virus tė kancerit tė Ballkanit e shpėtimin e ka para syve tė vetė. Pėr imunitet Ballkani dhe shqiptaria duhet tė lihet e qetė ashtu siē e ka lėnė Zoti, (sė paku njė paqe zvicėrrane). Po nuk u bė kjo, “virus” tjetėr do tė depėrtoj nė Evropė. Ajo ndoshta do tė pendohet por do tė jetė vonė. Ēdo gjė mund tė ndodhė, brenda kohės dhe hapėsirės, dhe Republika e Maqedonisė lindi pa kurorėzim, pa martesė, madje edhe pa mamitė shtėpiake. Kurora do tė lidhet mė vonė. Edhe dasma do tė bėhet e do tė vazhdojė jeta nga thėnia e ministrit maqedonas, se (pa thonjėza, por kishin kėtė kuptim) – shqiptarėt tė lirė mund tė shkojnė dhe tė luftojnė nė aradhat e UĒK – sė dhe nuk do tė keqtrajtohen, derisa nuk marrin gjė kundėr integritetit dhe sovranitetit tė Republikės sė Maqedonisė. – Dhe, nėse kjo bėhet realitet atėherė shqiptarėt do tė ndihen tė lirė nė kėtė Republikė, atėherė gur themel i parė i egzistimit tė saj janė kėto fjalė. Tė gjithė e dimė se me njė gurė nuk ngrihet kalaja, por shpresojmė qė ata (gurėt) do tė shtohen... Ata nuk mungojnė, pos qė janė tė pa kurorė si psh: UT – ja etj.
Jo rrallė herė shkrimtarėt janė parashikues, po mos thėnė (plotėsishtė) paraprijės tė sė ardhmes. Pėr mbushjen e kėtij kapitulli me respekt do tė marrim njė shkrimtar qė na paraqet personazhin me emėr Driton, i cili operohet pėr “eksperiment” tė shikimit tė mundėsisė tė jetės sė trupit pa gjymtyrė, qė si rregull medicinal ishte negativja e vetė jetės. Por ky eksperiment me Dritonin, dėshmoi tė kundėrtėn ngase gjymtyrėt lėviznin edhe tė prera, kėshtu qė kjo lėvizje e qetė e vuri nė alivani edhe vetė eksperimentuesin, i cili pėr rehabilitim tė Dritonit detyrohet t’ia japė vajzėn e tij. Citojmė: “ Shikonte gjymtyrėt e shpėrndara nė tėrė relievin dhe s’mund tė besonte....
- Eu Driton, Driton ... Besoj qė indi shpirtėror ėshtė i pa lėnduar dhe sė shpejti ... hoooop, lėvizni duar dhe ju kėmbė... Fshehtėsia e fenomenit lėvizte gjymtyrėt e prera.
Ti Shqipe m’i sjell kėtu nė sallė, e urdhėroi Dritoni”.
Ky shkrimtar tek tregimi i tij “Dashuria nė katin Pėrdhes” kėto gjėra i ka shkruar tri – katėr vite mė parė, dhe thėrret pėrmes artit (pavarėsisht nga ndarja e trojve shqiptare) lėvizjen e shqiptarisė si njė trup i vetėm drejt ēėshtjes sė saj tė pazgjidhur, kur shqiptaria s’shikonte gjė tjetėr pos greminės. “Ti shqipe m’i sjell kėtu nė sallė” dhe pakė mė vonė si me magji lėvizi e tėrė qenia shqiptare. Ai (shkrimtari) e sheh se liria ėshtė afėr, ngase kėrkohej, po sheh se ajo do tė vonohet pak madje s’do tė vijė pa luftė... Kėto gjėra ai i paraqet nė tė njėjtėn vepėr te tregimi “Letėrnjoftimi i pagjumėsisė”. Citojmė:
“Do tė sjellim nė kėshtjellė motėr! Kostandini ėshtė nisur. Ndoshta vonohet pak se rrugės gjithsesi do tė ndeshet me gjakun e prishur...” Njė poet tjetėr thot se ata (shqiptarėt) ishin tė gatshėm tė ndeshen edhe me ēmimin e mohimit kolektiv kur thot:
“do tė kėrkoj
deri nė fund
edhe nėse format e kėpurdhave
bėhen realitet”
Dhe, nėse kėto janė tė qėlluara edhe thėnia e urtė “moskovi, peshkatar ka qenė dhe peshkatar do tė mbesė” ėshtė qėlluar, por si Abdyl Frashėri i cili ia (qėlloi) nė Kongresin e Berlinit, kur tha: “ju ndat trojet shqiptare, por ne ua bėjmė me dije se qė sot do tė fillojmė tė punojmė kundėr vendimeve tuaja” dhe kėto “tė qėlluara” kanė ditur ta vlerėsojnė edhe vetėn po me fjalė tė urtė: “njė okė mend bota, katėrqind dėrhem Shkodra”, tė cilat tė qėlluara dėshmojnė se shqiptaria nuk ėshtė popull Hut (sipas mitulogjishutit ia ēon Zoti nga njė zog nė gojė, pėr ēdo ditė), pos shqipes.
Krijoni Kontakt