Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27

Tema: Nazmi Beqiri

  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Nazmi Beqiri

    I sjellim shkrimet publicistike tė Nazmi Beqirit, njėrit ndėr udhėheqėsit kryesor tė Shtabit tė pėrgjithshėm tė UĒK, ish deputet nė Parlamentin e Maqedonisė, dhe i pėrndjekur politik !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ferit RAMADANI :

    HESHTJA KRIJUESE


    Pėr krijues qė e ndėrpresin krijimtarinė, pėr ēaste, ose pėr dekada, thonė se nė brendinė e frymėzimeve tė tyre merr hov Heshtja krijuese!

    Pėr kohėt kur fillojnė rrufeshėm tė oshtijnė armėt , flejnė muzat e krijimit!

    Kėto thėnie tė kėtij kapitulli portretojnė ēastet e njė bote tė ndėrlidhur tė krijuesit Nazmi Beqiri i cili pranon tė heshtė sė krijuari dhe rrufeshėm del nė majmale pėr luftė !

    Tė orientosh Kushtrimin pėr liri, e pastaj, tė kthehesh nga kushtrimi , nė jehonė kushtrimi pėr paqė e barazi, pėr tė shpėrthyer bullarin e frymėzimeve tė luftės, me pendė, qė tė arrihet niveli i duhur i synimit, ma mirė i ngjan, kjo periudhė e thėnies, krijuesit Nazmi Beqiri , i cili jehon me veprat poetike nga Bjeshkėt e Karadakut !

    Opinioni e ka tė njohur kėtė emėr ushtaraku qė udhėhoqi piramidėn e Shtabit tė Ushtrisė Kombėtare tė vitit 2001.

    Megjithatė, ata qė e njohin, e dijnė se shestimet e tij krijuese i bėri qysh herėt dhe pėr to pati pasoja.

    E kidnapuan, e kėrcėnuan , ta heshtin !

    Dhe ai edhe nė luftė, edhe nė politikė, si deputet i njė mandati katėrvjeēar, e gjithmon si kėrkimtar i njė fati tjetėr nga ky faktiku, u pėrballė nė mėnyra tė ndryshme !

    Por, persiatjet jetėsore nė kėsofarė rrethanash tė kėsaj klasike pushtuese, herė - herė e ndrydhėn, dhe e shqetėsuan, dhe kurrė se gėzuan ! Se gėzuan se, tė gjitha patėn apo se patėn nivelin e duhur pėr tė plotėsuar dėshirėn e idesė sė tij, ndaj, ai, sėrish ka dalė nė log me pendė, pėr tė bėrė luftėn e idesė qė dita - ditės bėhet ēėshtje...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ferit RAMADANI:


    I pata nė lexim , dhe nė shqyrtim, krijimet qė ke publikuar nė libra.
    Tė pėrgėzoj !
    Ke arritur tė krijosh njė identitet tė pikėpamjeve duke u dhėnė dimensionin e shqyrtimit !

    Herė- herė pa dėshirėn e krijuesit, krijimi merr udhė tjetėr!

    Megjithat, pėrmes dozės sfiduese kam parė, se rruga qė hapet nė zhvillimin shqiptar,nuk ėshtė ajo qė e stėrkeq atė, por janė shtypėsit shekullor qė e kėrkojnė atė, dhe me kėmbėngulje synojnė ndryshe, se ata dhe vetėm ata, nuk ia duan tė mbarėn dhe mirėqenien kombit shqiptar!

    Nė male mbaje pushkė dhe pancira !
    Nė ulėset dhe foltoret e parlamentit ligjet e dredhisė qė t'i servonin ata qė duan tė na okupojnė dhe pėrpiqen nė damin tonė tė bėjnė shtet !
    Tani po merr lapsin qė bėhet Top, dhe pėr goditjen e re prej krijimeve qė i keni publikuar Ju patjetėr tė ketė vlera dhe jetėgjatėsi !

    Kam mendimin dhe bindjen , se ato tema, pėr njė arsye tė zhvillimit tė ndryshėm tė rrethanave, patjetėr duhet hapur edhe mė shumė, dhe me goditje edhe ma tė madhe tė vendosen nė objektivin krijues!

    I kuptoj rrethanat dhe ngarkesėn qė u pėrcjell...!
    Megjithat, jam edhe i vetėdishėm se Ju keni shumė arsye tė veproni edhe ma tepėr! Sepse nė skenėn e pėrditshmėrisė sonė hedhin vallen laviret qė shpallen virgjėresha, dhe kopukėt - martirė me brirė ...!

    Edhe punimet qė mi keni dėrguar nė postėn time i lexova.
    Tė dėshiroj shėndet dhe punė tė frytshme. Vazhdo!

    Nėse kemi rast do t'i publikoj, e pastaj do tė flasim pėr ca procedura qė besoj se do tė eliminohen nė strukturimin e mėtutjeshėm tė formimit tė tė njė tėrėsie.

    Realiteti ynė, kėrkon krijues tė vėrtetė!

    Deri tashti, kam pėrshtypjen se krijuesėt nė varėshmėri prej rrethanave krijojnė temat qė dalin nga ambalazhi i limituar i Kornizave qė nė gjuhėn e politikės dalin si Marrėveshje!

    Nė realitet, pėr cilat marrėveshje duhet tė bijnė nė mendime dhe tė krijojnė shqiptarėt ? Pėr ato qė janė imponime dhe lakojnė gjithė qenėsinė tonė?!

    Sinqerisht u drejtohem , se unė jamė shumė i shqetėsuar nga kjo ordi e krijuar nė mesin tonė! Por, mė mban shpresa se, ka akoma vėllezėr qė nuk krijojnė amalgame , dhe pėrpiqen tė dalin me tė vėrtetėn qė mbahet peng dhe nė shėnjestėr...

    Sukses dhe shėndet!

    Mirupafshim

    15.08.2007
    Kėrēovė Ferit RAMADANI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ferit RAMADANI :

    BLIC - PORTRET PĖR NAZMI BEQIRIN - KRIJUES !


    Rruga jetėsore e Nazmi Beqirit nis mė 06 gusht 1960 nė Izvor ( Kroni ) tė Kumanovės. Aty janė kujtimet e tij tė fėmijėrisė ku kreu edhe shkollėn fillore. Pastaj vazhdoj nė Sllupēan dhe nė Kumanovė. Nuk ishin kėto vetėm ditė tė mėsimit !
    Si ēdo i ri ai i pa dhe u ballafaqua me padrejtėsitė qė i bėheshin popullit shqiptar. Aq ma tepėr prekej kur nė odat e burrave kėndoheshin kėngė kaēakėsh !

    Pse kaē shumė kaēakė ky vend ?, bluante mendimet nė kokė. Pa e ditur se ma vonė edhe vetė do tė dalė nė ballė tė udhėheqjes sė UĒK.

    Nazmi Beqiri pėrveē rrethanave tė jetės, paralelisht merrej me krijimtari. Por ajo u bė pėrditėshmėri e tij pasi ai kreu Fakultetin e Filologjisė nė Prishtinė, kurse studimet Pasuniversitare nė Fushėn e letėrsisė i vijoj nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės.

    Publicistikė , poezi dhe tregime botoi qė nga viti 1980 , nė kohėn kur censura ēdo gjė survejonte.Pėr kėto, edhe e kidnapuan ...!

    Gjatė periudhės luftarake tė vitit 2001 ishte anėtar i Shtabit tė pėrgjithshėm tė UĒK, e pastaj, u zgjodh deputet i Kuvendit .

    Opinionit ia dhuroi veprat :

    1. Popullit tim , poezi, Kumanovė 2002,
    2. Krisma e heshtur, publicistikė, Kumanovė 2005 ,dhe
    3. Kėngėt e kaēakėve, studime dhe kėngė tė popullit, Kumanovė 2006.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-01-2008 mė 16:48
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nė vend tė parathėnies


    Nė vend tė parathėnies


    Nazmi Beqiri lexuesit shqiptar i paraqitet shumė herėt me shkrime publicistike nėpėr gazeta dhe revista, qysh nga koha kur rrethanat shoqėro-politike ishin tepėr tė rėnduara dhe diskriminimi kishte kaluar kufirin, kėshtu qė jeta e shqiptarėve kėndej kufirit tė Shqipėrisė i ngjante rrugėtimit nėpėr tunel tė errėt. Ky rrugėtim i vėshtirė sikur nuk vėrehej sa duhet nga njerėzit e penės dhe gjithēka mbetej nė mėshirė tė zotit, sepse cenzura e kohės e bėnte tė veten, mirėpo filloi disi tė hapet njė dritare edhe pėr shkrimet e guximshme qė i qaseshin problemeve aktuale, sė pari duke i demaskuar e pastaj duke i kritikuar si fenomene tė dėmshme pėr shoqėrinė. Kėshtu filloi edhe Nazmi Beqiri nė heshtje tė paraqitet me shkrimet publicistike, por gjithmonė duke i vėnė theksin problemit qė kėrkonte zgjidhje me qėllim qė zgjidhja tė arrihet me forma demokratike, por ama tuneli i errėt i pėrshtatej pushtetit tė atėhershėm aktual, dhe kėshtu rrezikohej ekzistenca e krijuesve qė e luftonin tė shėmtuarėn nė teatrin e errėt tė quajtur shtet me kundėrthėnie tė mėdha: sociale, ekonomike dhe politike. Pėr t’i eliminuar kėto kundėrthėnie i alarmohej pushtetit tė atėhershėm nga krijuesit qė kishin vizione tė qarta, qė me ēdo kusht tė ndryshojė gjendja kaotike nė vend, kėshtu edhe autori nė fjalė ishte aktiv nė kėtė drejtim, saqė nė njėrin nga shkrimet e para pyet:”A e doni Maqedoninė” dhe shkrimi si informacion i drejtohet pushtetit, pikėrisht nė kohėn kur u ngrit tempulli i diturisė Universiteti i Tetovės, dhe si informacion me porosi tė qartė i dedikohej pushtetit dhe politikės sė egėr qė tė shprehet vetėdija racionale, toleranca dhe mirėkuptimi, qė mos tė pengohet arsimimi i lartė nė gjuhėn shqipe dhe vullneti i shenjtė i studentėve shqiptarė. Pastaj me shkrime tė tjera po ashtu reflektonte pėr mirėsi dhe dalje nga tuneli i errėt pa dėme, por politika aktuale e asaj kohe nuk i merrte parasysh shkrimet konstruktive qė artikulonin vetėm zėrin e popullit... E keqja mė e madhe ishte se atėbotė e injoronin zėrin e popullit politikanėt e zgjedhur nga populli, andaj edhe ndodhnin pėrplasje tė rėnda me pėrmasa tragjike midis pushtetit dhe qytetarėve qė nuk mund tė duronin mė diskriminimin dhe fushatat pėrmbytėse, kėshtu qė lind edhe njė shkrim i guximshėm i autorit me titull:”Maqedonia nuk kishte fuqi tė intervenojė nė Reēicė!” Me kėtė publikim kritikon ashpėr kolltukomanėt qė i ngjanin aktorėve statik dhe nuk i mbronin vlerat dhe dinjitetin shqiptar. Ky shkrim karakterizohet me elementin e vlerėsimit objektiv tė gjendjes, me komentim analitik dhe me vizion tė qartė qė jo vetėm se thumbon politikėn e shėmtuar por edhe jep formula tė zgjidhjes qė meritonin shumė herėt tė merren si produkt qė ka pėr qėllim tė ndėrtojė siguri dhe barazi, ngjashėm si nė vendet me demokraci tė zhvilluar... Nazmi Beqiri me shkrimet e botuara nėpėr gazeta paraqitej sikur krismė, por ajo krismė perceptohej nė heshtje nga pushtetarėt qė luteshin tė zgjasė e mira nė pushtetllėkun e tyre dhe fare nuk mendonin se e keqja kishte lėshuar rrėnjė mu te kėmbėt e tyre, por ata nuk e shihnin kėshtu gjendjen, andaj edhe diskriminimi kishte marr pėrmasa tė mėdha nė dėm tė shqiptarėve qė kėrkonin tė integrohen plotėsisht nė kėtė shtet, sepse e konsideronin veten si qytetarė tė kėtij shteti qė t’i gėzojnė tė drejtat e barabarta. Gjithashtu shkrimet publicistike tė Nazmi Beqirit qė lexuesi do t’i lexoj nė kėtė libėr si tėrėsi paraqesin idetė dhe vizionet e autorit qė gjithmonė ishte nė mbrojtje tė vėrtetės dhe tė mirės, nė mbrojte tė vlerave kombėtare dhe dinjitetit shqiptar, ishte nė kėrkim tė rrugėve qė eliminonin diskriminimin, injorancėn dhe kundėrthėniet e mėdha qė kishin pėr qėllim tė tmerrojnė tė vėrtetėn reale tė shqiptarėve. Kėshtu zėri autentik i autorit shkrepte si vetėtimė mbi terrin e tunelit pėr tė dalė nė dritė, sepse vetėm drita e vėrtetė dhe barazia e vėrtetė krijojnė kushte pėr liri tė vėrtetė dhe jetė tė vėrtetė. Vetėm me sinqeritet dhe seriozitet mund tė eliminohen dilemat dhe kundėrthėniet, qė vėshtirė tė eliminohen pėrfundimisht, por kur shprehet vullneti dhe sakrifica pėr tė mirėn reale tė gjithėsisė atėherė pamundėsohen veprimet djallėzore qė kishin krijuar tunele tė errėta, kėshtu qė akoma frymojnė nė heshtje duke pritur se ndoshta do t’u kthehet koha e tyre, andaj edhe mundohen tė pengojnė ēdo iniciativė qė ēon kah progresi, por e kanė vėshtirė sepse e vėrteta reale doli mbi sipėrfaqe dhe zėri i arsyes triumfon mbarė pėr t’i eliminuar mbrapshtitė e kohės.
    Pėr fund lirisht mund tė them se lexuesi do tė shijoj me kėnaqėsi estetike shkrimet e kėtij libri qė rrezatojnė me frymėn e guximit, tolerancės, mirėkuptimit dhe vizionit tė mbarė, qė krijojnė ndjenjėn e admirimit dhe krenarisė tek lexuesi qė e ka pėrballuar mė lehtė kohėn e trishtė kur ka lexuar shkrimet me karakter konstruktiv qė mbronin dinjitetin dhe vlerat kombėtare dhe ndėrtonin rrugėn e ardhmėrisė...


    Burhanedin XHEMAILI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    A E DONI MAQEDONINĖ

    (Letėr e hapur Qeverisė sė Maqedonisė)

    E martė 30 maj 1995
    “Flaka e vėllazėrimit

    Maqedonia u bė shtet sovran si rezultat i shprehjes sė vullnetit tė popujve qė jetojnė nė tė dhe ndihmės sė faktorit ndėrkombėtar. Kjo ndihmė vjen si rezultat i ndėrrimit tė zonės sė influencės, e cila nuk mund tė jetė e pėrhershme nė dobi tė njėrės apo tjetrės palė. Ajo (influenca ) ndryshon herė pas here, ngase ėshtė garė e tė fuqishmėve, e cila gjė u sjell interes nė lėmi tė ndryshme... Kjo garė e tyre, do tė jetė e pėrhershme nė vende tė ndryshme tė botės, si ky i yni, i cili me strukturėn e vet nacionale, ua siguron “pėrhershmė-rinė” garuesve. Nga shigjetat e influencės, mė dominantja ishte ajo e Pėrėndimit, e cila kohė ... jen e vet e drejtoi nga lindja, ku, pėr tė qenė edhe mė e fuqishme, mė e suksesshme dhe mė dominante, i ndihmoi atij populli qė banonte nė kufi me shtetet e lindjes, tė ngritė shtet njėnacional (ishte fati i juaj), tė cilėn gjė mund ta ndalonte vetėm lufta. Njė luftė e till, mund tė nxitej vetėm nga shqiptarėt pėr shumė arsye; ndėr tė cilat, ajo mė e vogla do tė ishte kjo: tė gjithė fituan nė kėto ndryshime, e ata humbėn!
    Lufta do tė ishte ballkanike, ngase elementi joshqiptarė i kėsaj republike nuk ishte i gatshėm ta udhėheqė (zhvillojė) njė luftė vetėm pėr vetėm me shqiptarėt, ngase nė pjesėn e saj ka ndasi tripalėshe: t’i shpallin si tė vetat pjesėt e viseve ku jetojnė popujt “e tyre”. Ato (shtete) ishin tė gatshme tė intervenojnė ushtarakisht (si “tė thirrur” qė do tė ishin), tė cilėn gjė nuk do tė mund ta bėnte vetėm Serbia, pėr ta marrė atė pjesė pėr tė cilėn trumbeton se ėshtė e saj, pėr shkak se duhej tė fillonte luftėn me shqiptarėt, tė cilėn luftė nuk do tė mund ta lokalizonte.
    Nga ana tjetėr Kroacia bėnte harta tė cilat nė brendinė e vet mbanin edhe Zemunin. Pėr tė mos ardhur deri te kjo luftė, Serbia duke i matur forcat e veta dhe e shtyrė nga faktori ndėrkombėtar, detyrohet qė tė tėrheqė ushtrinė e Jugosllavisė nga Republika e Maqedonisė, por pa e pranuar ate si shtet sovran... Kėtė gjė (mospranimin) ajo e bėn, qė me rastin e ndryshimit eventual tė kahjes sė shigjetave tė ndikimit tė cilat i pėrmendėm mė lartė; ajo dėshiron ta ruaj si letėr rezervė.
    Njė krah i fortė; ndihmė e madhe, apo shkop-terapi (e mirėseardhur) politike ishte edhe afera e Iliridės, qė pėr shqiptarėt ishte ecje prapa (ato do tė mund tė ishin pėr kėtė republikė edhe duke ruajtur statusin e mėparshėm kushtetues), kurse te pala jo shqiptare kjo ngjalli emocionet nacionaliste si reaksion. Aktivitetet e ardhshme tė organeve shtetėrore, ishin drejtuar kundėr “rrezikut” nga shqiptarėt, ndonjėherė madje edhe nė mėnyrė tė pakontrolluar. Mė vonė lindi rasti i dhjetėshit tė akuzuar pėr organizimin e njėsive siushtarake shqiptare nė Maqedoni. Ky rast shkaktoi panik tė paarsyeshme nė palėn tjetėr (joshqiptare). Pas kėsaj, fillohet tė mendohet mė me arsye pėr kėtė republikė. Shqiptarėt nuk kėrkojnė mė autonomi (me tė cilėn nuk do tė dinin ē’tė bėnin), nuk kėrkojnė ndryshimin e strukturės punonjėse (kudo), ku pėr tė punėsuarit do tė ishte njė lloj pushtimi (largo maqedonasin dhe merr shqiptarin). Ata nuk kėrkojnė asgjė qė do tė mund tė shfrytėzohej pėr tė keq nga ultra nacionalistė dhe faktorė tė tjerė (tė brendshėm dhe tė jashtėm), tė cilėt do tė mund t’i sjellnin telashe tė mėdha Maqedonisė... Por, ata realisht kėrkojnė avancim tė domosdoshėm, tė nevojshėm; si kusht elementar pėr jetė normale...
    Aktualisht ata kėrkojnė Universi-tetin nė gjuhėn e tyre ( jo tė tyre), e cila gjė ėshtė gur themel pėr stabilitetin e Maqedonisė. Me kėtė do tė zhdukej njė mollė sherri e cila mund tė pėrdorej; tė shfrytėzohej: si nga aspekti i pastėr nacional (kusht pėr bashkėjetesė nuk ėshtė vetėm nėnshtrimi i njė pale); si dhe nga faktorė tė ndryshėm, tė cilėt nuk ia duan tė mirėn kėsaj Republike. Zotėrinj qeveritarė, unė nuk ju shkrova letėr pėr t’ju treguar kėto gjėra (qė ju i dini shumė mirė), por pėr t’u bėrė njė pyetje, ju dhe popullit qė pėrfaqėsoni: a e doni ju kėtė Republikė (RM) me tė vėrtetė..?! Nėse e doni, atėher ju duhet, jo vetėm tė plotėsoni ēdo kėrkesė pėr barazi.., nė rastin konkret (Universitetin nė gjuhėn shqipe) duhet ta pėrkrahni moralisht dhe materialisht, sepse ai pikėrisht ėshtė nė funksion tė stabilitetit tė Maqedonisė..!!
    Jo pa shkas po e mbylli kėtė letėr me pėrsėritjen e kėsaj pyetje: - zotėri, - a e doni ju kėtė Republikė tė Maqedonisė?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-01-2008 mė 16:46
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    MAQEDONIA NUK KISHTE FUQI TĖ INTERVENOJĖ

    NĖ REĒICĖ

    26 shtator 1995 –“Flaka e vėllazėrimit


    Tė gjithė shqiptarėt derdhėm energji pėr ndryshime, pėr demokraci, liri tė plotė... Kishim energji tė tepėrt dhe kjo duhej tė harxhohej. Njė pjesė tė saj e harxhuam nė shprehjen e mospajtimit me tė kaluarėn pesėdhjetėvjeēare nė Republikėn Socialiste tė Maqedonisė dhe njėkohėsisht flakėm edhe Kushtetutėn e vitit .74, ngase nuk e dėshiruam; ishim pėr mė shumė, apo sė paku dėshiruam qė ajo tė mos ishte komuniste. Tubuesit e kėsaj energjie, e shrytėzuan atė, jo pėr tė shkuar pėrpara; por prapa, dhe dolėn me njė emėr nocion “Iliridė”.

    Ata e krijuan atė qė t’na i mbyllin sytė para elementit shtetformues dhe t’na kthejnė nė pakicė... Kjo pakicė, e cila banonte gjysmėn e Republikės qė nga Manastiri e deri nė Kumanovė, atėherė pa dyshim se ky popull dilte komb. Pėr tė mos ardhur deri te kjo, ky territor duhej tė ndahej nga politikanėt tanė tė “famshėm”, edhe pėrkundėr referendumit i cili u mbajtė qė nga Kumanova e deri nė Manastir. E gjithė ajo Iliridė u bė Trililidė dhe me kėtė plotėsisht u arrit ajo qė dėshironte pala tjetėr, kėshtu qė mbetėm pakicė... Shumica nuk u pajtua me kėtė (Trililidė), dhe qė tė mos vijė deri te njė autonomi, me vend dhe popullėsi sa e gjithė pjesa tjetėr e Republikės, gjėrat kaluan nė sekret, fshehtėsi tė “madhe”, ndėrsa politikanėt (“trima shqiptarė”), filluan pėrgatitjen e “ushtrisė” (tė ashtuquajtura shtabe). Kush fliste me arsye pėr kėto gjėra i vihej nofka: spiun, i kuqė, dhe nė kėtė mėnyrė e vėrteta izolohej... Pyetjeve tė shumta u thuhej se ato “janė sekret pėr masėn”. E mira e popullit sekret pėr popullin –“estakfurilla”. Por, sidoqoftė ky sekret arriti efektin e vet dhe Republika e Maqedonisė u pranua kushtimisht nga OKB-ja si shtet i sllavėve tė Maqedonisė dhe i pakicave kombėtare, si: shqiptarė, turq, romė etj.

    Populli i quajtur pakicė, kishte energjinė e popullit komb dhe realisht energjia qė mbyllet natyrisht se pėlcet... Qė tė mos zhvillohen gjėrat si nė Kosovė (inspektori federativ tė mos guxojė publikisht tė shprehet se ėshtė Serbi), qė tė mos kalojnė politikanėt tanė “trima shaiptarė” nė sekret, “kuzhina” i bėn njė kanal tė energjisė (vullnetit). Ky kanal solli pėrēarjen e partisė dhe luftėn pėr trashigėminė e saj.

    Populli i pa kėto kurthe dhe pėr kapėrcimin e tyre “fatkeqėsisht” ka pėrvojė... Pėr tė kaluar nė kundėrveprim, (Maqedonia tani ishte pranuar, buxheti popullor ishte grabitur, ishte vėnė “statuskuoja” etj), shumė faktorė nuk ishin nė favor tė tij. Ai, iu kthye punės (kusht kryesor pėr jetė dhe mosasimilim), me tė cilėn gjė mė lehtė kalohen krizat dhe “mbyllen plagėt”.

    Partitė gati mbetėn pa anėtarėsi, dhomave u zhduk konflikti, ra shitja e shtypit, thjesht, populli dukej i pa interesuar pėr ardhmėrinė e vet. Nė anėn tjetėr, filloi tė lulėzojė ekonomia e vogėl, tregtia (qoftė ajo e zezė apo ligjore), arsimimi me interes tė arsyes (jo sa pėr tė qenė).

    Me zhdukjen e euforisė iu hap rruga arsyes popullore. Nė tė vėrtetė nuk lexohej shtypi i pėrditshėm kuzhinar por (lexohej) literaturė, dhe tė gjitha kėto, (pavarėsisht nga etiketimet e ndryshme, populli filloi tė bėjė kėmishė pėr vete), shpien nė lindjen e iniciativės pėr Universitetin e Tetovės. Kjo iniciativė nuk zhvillohej nė sekret ndaj popullit dhe u pėrkrah nga populli. Energjia e tij filloi tė derdhet pėr ngritjen e kėtij –madhėshtori, dhe politikanėt tanė “trima shqiptarė”, si: partistė, trililistė, asociacionistė, nė mundėsi pėr ta penguar, dhe pėr tė mos kaluar nė sekret (tė gjithė kėto qė radhitėm), iu bashkangjitėn publikisht ngritjes sė tij, u caktua edhe dita e shpalljes sė Universitetit.

    Politikės sė perėndimit kjo iniciativė i shkoi huq, meqė donte qė kjo (iniciativė) tė jet vetėm zhurmuese, domethėnė kėtė zhurmė donte ta pėrdorė me qėllim qė ta frikėsojė Serbinė, ngase po i hapej fronti i jugut e cila gjė atė (Serbinė) do ta shpiente nė kapitullim (Rusia e zėnė me problemet e veta, rėnia ekonomike dhe finansiare e tėrė bllokut sllavist), dhe njėkohėsisht tė dalė si shpėtimtare, eliminuese e njė problemi tė madh tė Serbisė.
    Shpallja e Universitetit pa kurfar pengese do tė shpiente nė elektrizimin e opozitės (kushtimisht) nė tėrė shqiptarinė e cila gjė do tė sillte ndryshimin e kursit politik, ndryshimin e “status quos”. Kėtė nuk e lejonin lehtė kreatorėt e politikės ballkanike.

    Qeveria e Maqedonisė ra nė hall tė madh: ta lejojė apo ta miratojė kėtė inici-ativė... Pėr ta penguar, nuk kishte fuqi.

    Kjo gjė e bėri tė dyshojė nė “status quon” e premtuar (derisa tė forcohej) nga arena ndėrkombėtare, e veēanėrisht nga Amerika. Ky dyshim e detyroi t’i kėrkojė kėshilla Lindjes (sllavisė). Ky hap i Qeverisė sė Maqedonisė e tmerroi Amerikėn, ngase i kthehej shigjeta e influencės prapa. Qė tė mos ndodh kjo, ajo (Amerika) zbuloi kartėn e vet tė fshehur dhe u dha krah, siguri sllavėve (tė Maqedonisė). E bėri viktimė popullin shqiptarė tė kėtij vendi. Politikanėt tanė zyrtarė, tė cilitdo krah a parti qofshin, nuk i vėrejtėn kėto gjėra..!! Nga padituria, verbėsia, nga mosinteresimi i tyre, ndodhi rasti i Reēicės sė Vogėl... Edhe kėtė herė i pafuqishmi u hodh mbi ne, dhe derdhi gjakun tanė me fajin tanė (lavdi Avdiselamit).

    Strohet pyetja – ēka bėnin politikanėt tanė (pa dallim partie e asociacioni)..?? Kėtė e thot shumė bukur Gjergj Fishta:

    “Hajnė fiqė e kastaraveca
    E qesin petulla nė ujė”

    -Ēka ndodhi mė andej?

    Populli ishte nė ankth. Tė ngrihej a tė mos ngrihej?

    Marionetat donin zhurmė, ngase tani ishin tė sigurt nė pikėmbėshtetjen e vet, por s’dinin si ta arrinin kėtė punė qė pėrnjėherė tė mėnjanonin kapitalin politik kundėrshtar... Tė tjerėt, (me sa mė duket) i vėrejtėn kėto gjėra dhe heshtėn. Menēuria popullore zgjodhi mė tė mirėn: prijsėve mos t’u pėrzihet nė punė. Mirėpo zhurma e fashitur ngjallet... Disa paraqiten fitimtarė e disa tė padorėzuar. Edhe parlamentarėt ndahen...

    Ata qė mbetėn nė parlament nuk mund tė sillnin ndonjė gjė tė mirė (edhe sikur tė donin), kurse ata qė dolėn, nuk dinin pėrse? Kjo ishte protestė kundėr asaj qė ndodhi, por dalja nga parlamenti ishte mė shumė se protestė... Ky veprim donte vazhdim ose kthim prapa. Vazhdimi pėr moskthim nuk ishte elaboruar mirė, andaj edhe nuk u bė njė deklarim i prerė, por u shkrua “nocioni” i cili pėr tė bėrė diēka tė mundur, duhej qė subjekti politik shqiptarė tė ishte i bashkuar me tė, kurse kjo mirėfilli dihej se nuk ishte... Kjo u bė sa pėr tė thyer heshtjen e situatės dhe pėr tė vėzhguar edhe njė herė se mos po ndryshon ajo? Mirėpo, deklarimi me “firmė” tė bėn: o tė zhdukesh nė pluhur o tė kthen atje nga je larguar, por tani me vulėn e tė mundurit nė ballė... Pjesa e partisė qė s’e kishte shumicėn fitoi trashėgiminė e saj, kurse tjetra u regjistrua si e shqiptarėve; ky emėrtim edhe mė shumė thellonte ndasinė e masave.
    Me njė fjalė ndodhin po tė njejtat gjėra, si mė parė, qė zhurma dhe ndasia tė shkojnė nė favor tė sllavėve, tė cilėt edhe mė tej do t’i thellojnė kėto gjėra, do tė bėjnė ekcese me komplot. Dhe, pikėrisht kur kėto do ta arrijnė kulmin, ajo (qeveria) do tė tolerojė diēka dhe pėrsėri do tė djegė ndonjė nga “kartat e saja”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-01-2008 mė 16:47
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KUSH E TRADHĖTOI RUFI OSMANIN

    Revista “E VĖRTETA”
    Nr.1/1997, f.16-17, Shkup


    Kjo qė ndodhi nė Gostivar pritej, madje edhe nga vet Rufi Osmani. Pėr intervenimin, Rufiu pat folur qysh mė parė nė mediume. Intervenimi u bė. Ranė dėshmorėt pėr flamur. LAVDI u qoftė!

    Kjo gjė ėshtė ditur. Intervenimet policore-ushtarake nuk bėhen me lule e ēokollata. Thashė qė Rufiu e ka pritur intervenimin dhe pėr kėtė pritje duhej pėrgatitje... Dėshmitarė tė kėsaj jemi tė gjithė, ngase i pamė “defiluesit gardistė” nė Kongresin e Parė tė PDSH-sė. Se deri ku ishte i shtrirė ky organizim, sigurisht e dinė vetėm nėnkryetari ose sekretari.

    “Gjėrat qė shihen nuk duan kallauz” thot populli, dhe se ēfarė pėrgatitje qenka pas bėrė u pa nga suksesi: Rufiu shkoi nė vendin e punės dhe aty u arrestua...

    Populli u tubua spontanisht pasi qė nuk e pa flamurin nė shtizė. Masės sė tubuar nuk doli kush t’ia thoshte njė fjalė (pos deputeti Naxhi Purde, qė nuk ndikoi te masa) s’i tha as tė rrijė aty as tė largohej... Nuk u shpjegoi kurrkush masės, se: protestat, demonstratat, duhet paralajmėruar nė kohė tė caktuar qė mė parė, mandej qėndrimi i tyre bėhet sa mė i shkurtė qė ato tė jenė sa mė tė suksesshme. Masa priste... Kur u plogėshtua sė prituri policia inicoi pėrleshjen dhe filloi terrorin mbi masėn: pa prijės, pa parti, pa lider, qė pastaj terrori tė vazhdojė edhe nėpėr shtėpi...

    Tetova rrinte e qetė. Prijėsit e saj japin deklarata, komente, qetėsojnė situatėn dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se e mbrojnė stabilitetin e vendit (Republikės) mbi shpinėn e gostivarasve, mbi kurrizin e Rufi Osmanit.

    Nga deklarata mėsuam, se: partitė shqiptare ishin kundėr protestave, ishin pėr stabilitet qė punėt tė shtrohen (vazhdohen) pėrmes dialogut. Me njė fjalė s’ishin tė mendimit qė tė nxirret populli nė rrugė, siē veproi Rufi Osmani, edhe pse Rufiut nuk iu dha njė mundėsi e tillė. Derisa opozita shqiptare deklarohet pėr stabilitet tė shtetit, qetėson masėn dhe njėherit informon se dy autobusa me policė erdhėn nga Serbia: (prej tė cilėve asnjėrin nuk e ndali Tetova..!!) andaj problemi duhej zgjidhur nė mėnyrė ligjore, zyrtare...

    Zyrave tė partisė, kafeneve e ēajtoreve, krerėt e partive hedhin gurė e dru mbi Rufiun, para anėtarėve dhe simpatizuesve tė vet: Rufiu na ėshtė dukur romantik! Punoi dhe veproi kokė mė vete! Kėtė veprim e ka bėrė pa vendimin e kryesisė, prandaj edhe llogaritė duhet t’i jep vet para familjeve tė dėshmorėve! E gjithė ēfarė dėgjohej, pėrpos se edhe nė Tetovė ai e ngriti flamurin, me njė fjalė e gjithė kjo qė flitej ishte kundėr njė njeriu.

    Pėr tė bėrė njė sqarim do tė kthehem edhe njė herė nga fillimi.

    Sllavėt e Maqedonisė u pėrgatitėn pėr ta mbrojtur pushtetin edhe nė kohėn e pluralizmit politik, qė tė mos ketė pasoja pėr ta, heqja e deliktit verbal. Fillimisht, ata u pėrkujdesėn qė shqiptarėt tė kenė njė lider tė plogėsht... Mė pastaj e pėrēanė partinė (PPD-nė), dhe pėr koka shqiptare vunė njerėz, disa tė gatuar nė kuzhinat sllave... Ajo organizatė politike qė nuk kishte tė kėtillė nuk regjistrohej, si psh: Bashkimi i Rinisė Demokratike, Bashkėsia Kulturore Shqiptare, etj.

    Me pėrēarjen e partisė nė fjalė humbi dhe u tret lideri “formal” i shqiptarėve tė Maqedonisė dhe pamėdyshje qė dikush njė ditė do ta zėvendėsonte... Gjasa pėr lider kishte krahu i ri i partisė. Qeveria nuk mundi ta lejojė kėtė, prandaj sekretistėt e saj inicuan import tė liderėve. Me refrene populiste radhėt e partisė sė re u strukėn nė pritje, dhe derisa shqiptarėt prisnin, qeveria e kėtij shteti stabilizohej. Mirėpo stabilitetin dhe zhvillimin e saj nuk e vuri nė binarė tė drejtė e tė shėndoshė, tė pėrforcuar nė bazat gjithėvisore. Dhe si e tillė, ajo zhytej nė kriza tė gjithanshme. Qeveria e Maqedonisė pėr tė shpėtuar nga kollapset e gjithanshme vendosi tė veprojė si mė parė. Edhe kėsaj radhe zgjodhi goditjen mbi shqiptarėt, me tė cilėn zgjidhte shumė probleme.

    Kursimtarėt me librezat e TAT-it filluan rrebelimin pėr kthimin e djersės sė tyre, por nga ky rrebelim mund t’i qetėsonte vetėm njė “pėrbindėsh” si Xhemė Hasa. Policia e pakėnaqur nga kushtet nė tė cilat jetonte paralajmėroi dhe organizoi grevė tė pėrgjithshme. Partitė opozitare tė sllavo-maqedonasve, nė mungesė tė projekteve pėr zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit propagandėn pėr fitore nė zgjedhjet e ardhshme e mbėshtetėn nė akuzė tė qeverisė si neglizhente, e paaftė, e qė mbyllte sytė para “ndarjes” sė Maqedonisė nga ana e shqiptarėve. Nė kėtė mėnyrė, ata kėrkonin zgjedhje tė lira pėr ta marrė pushtetin. Mbulesa pėr shpalljen e devalvimit tė denarit u trajtua si detyrim nga bankat ndėrkombėtare, jo si e metė e zhvillimit ekonomik.

    Pėr kalimin e situatės sė kėtillė nuk mjaftonin disa stėrshitės nė tregun e Bitpazarit, si shkak pėr largimin e njė lideri formal apo fundosjen e njė subjekti politik, por ndonjė viktimė e mundshme ose atentat politik. Ata qė e pėrgatitin goditjen pėr tejkalimin e situatės nuk harruan qė me kėtė rast t’i lajnė disa llogari tė tjera. Ai qė shėndriste mes errėsirės dhe me atė shkėlqim i verbonte sytė e qeveritarėve dhe sipartiakėve ishte Rufi Osmani. Ai nuk guxonte tė lihej nė rrugė tė votės sė lirė dhe kredibilitetit nė popull, sepse “rrezikonte” vendin e kryetarit tė republikės qė nė raundin e parė, (Nė Maqedoni jetojnė njė milion e treqindėmijė musliman), derisa partitė e bllokut tjetėr do t’i votonin kandidatėt e tyre qė edhe ėshtė e kuptueshme.

    Pse? Kush ėshtė Rufi Osmani?

    Me ndarjen e partisė (PPD-sė), ai e pėrkrahu krahun e ri. Kuadėr i ri, nė moshė tė re, me ide pėrparimtare, profesionist i dalluar, familjar i mirė sipas zakonit shqiptarė... Me kėto cilėsi dhe vyrtyte e siguronte votėn e popullit. Ai, nuk u lajthit si tė tjerėt nė pritjen qė cekėm mė lartė. Nė tė gjitha rastet e thoshte tė vėrtetėn nė kohėn e duhur, me tė cilėn gjė e fitoi simpatinė edhe jashtė Gostivarit. Pėr stabilizimin e shtetit dhe zhdukjen e njė personaliteti tė kėtillė, qeveria e pėrgatiti goditjen pėrmes MPB-sė, me pajtimin e pozitės dhe opozitės sllavo-maqedonase (pėrfshirė edhe partitė e serbėve), pozitėn dhe opozitėn shqiptare (nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė ose tėrthorazi). Ajo qė i mbron kėto fakte ėshtė si vijon:

    Flamuri u hoq nga shtiza. Rufiu, si kryetar i Komunės sė Gostivarit, u prangua nė zyrėn e punės qė tė mos i drejtohej masės sė tubuar spontanisht, pėr largim apo qėndrim (kushtimisht po e pėrmendi edhe qėndrimin) megjithatė popullata u terrorizua. E njejta gjė ndodhi edhe nė Tetovė por nuk pati terror dhe burgosje gjatė trazirave as prefekti i Tetovės as ndonjė udhėheqės i lartė i partisė. Pėr tė mos u lakuriqėsuar politikisht organizohen protesta “tė shulit tė derės sė hallės!” , ca injorime tė masės dhe anėtarėve tė partisė kinse nuk janė sa duhet tė sakrificės, disa lavdata si shpėtimtarė tė tyre, disa reagime tė “ashpra” pėr mbylljen e Rufi Osmanit nga krerėt e partive shqiptare dhe defiluesve gardistė. Kryesorja, plani u realizua me pėrpikmėri. Edhe kėtė herė, pėrkrah gjithė kėtij organizimi politik tė shqiptarėve, Republika e Maqedonisė u stabilizua me gjakun tonė. Lideri i shqiptarėve u fut nė burg... Nėse Kiro Gligorovi e uron MPB-nė pėr kryerjen e suksesshme tė detyrės; nėse Greqia zyrtare thotė se trazirat nė Gostivar i bėri Dr. Sali Berisha; nėse thuhet se njėsitė speciale tė Serbisė e terrorizuan Gostivarin, unė pyes: kush e tradhėtoi Rufi Osmanin?

    Po tė mos kishte tradhėti, kjo republikė do tė stabilizohej pa gjakun e shqiptarėve. Stabilizimi i kėtij shteti si i kėtillė nuk ėshtė jetėgjatė, prandaj ju krerė kujdes kokat tuaja tė “sigurta” pėr njė stabilizim tė ardhshėm tė Maqedonisė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-01-2008 mė 16:47
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Nazmi BEQIRI : K R I S M A E H E S H T U R



    V I K T I M Ė E F J A L Ė S S Ė L I R Ė


    “Flaka e vėllazėrimit” -18 nėntor 1997


    Nė vėshtrimin tim pėr ngjarjet e Gostivarit me titull “Kush e tradhtoi Rufi Osmanin”, dėrguar revistės mujore “ E vėrteta”, kam thėnė: “Republika e Maqedonisė u stabilizua pėr njė kohė...”

    Mirėpo, kėtu po i thokan Evropė dhe ky “emėr” pėr stabilizimin e vendeve paska caktuar edhe mėnyrėn se si duhet tė bėhet ai. Pėr tė bėrė kėtė stabilizim (intervenimin policor), tė pranueshėm nga ajo (Evropa) qė dashkemi tė jemi duhej qė njė gjė tė tillė ta firmoste parlamenti pėrmes pėrfaqėsuesve shqiptarė. Prandaj kjo edhe u bė nga njė zotėri i cili tha: (pa citim) se tė gjithė ata qė nuk i pėrkasin partive politike, le tė merren nė hetime (biseda informative), ose mė mirė nėnkuptohet: tė gjithė ata qė thojnė fjalėn e lirė tė pengohen!

    Nėse jo pėr kėtė, atėherė pėrse e tha kėtė fjalė zotėriu kur dihet mirėfilli se kėtu nuk ka lider apartiak, (si Rexhep Qosja nė Kosovė)?! Ku po qėndroka ajo fuqi politike qė pa deklarata, pa plasim tė qėllimeve tė veta, dhe qė nuk po pengojka nėpėr fushata elektorale (nė zgjedhjet e lira), thėnė shkurt: nuk po pengojka askėnd (pasi asnjėherė deri mė sot nuk ėshtė pėrmendur njė gjė e tillė, pos nė parlament, aty ku zhvillohet lufta e ēdo gjėje nė sistem tė pluralizmit politik?!

    Kėtė mėsė miri e din zotėriu dhe parlamentarėt tjerė. Dhe pėrmes kėti tentimi pėr zhdukjen e fjalės sė lirė arsyetohet edhe:

    -dhuna e paramenduar nė Gostivar

    -dhuna e paramenduar mbi etninė shqiptare

    -hapė mundėsinė e montimit tė ndonjė procesi politik (i llojit tė ndryshėm)

    -dhe shfėjėson mosrealizimin e programeve tė veta (partitė politike).

    Nuk do t’i kisha shkruar kėto, po tė mos mė kishte pyetur pėrfaqėsuesja e OSBE-s se: a i kam dikujtė borxh nė tė holla?!

    E them tė drejtėn; se as unė nuk kisha thėnė se jam viktimė e fjalės sė lirė, brenda dhe jasht kėsaj republike, pėr tė cilėn kam letėrnjoftim dhe pasaport, tė drejtėn kushtetutare (edhe me kėtė aktuale).

    Kėsaj radhe nuk kam nevojė tė jap ndonjė sinjalizim siē e kam zakon, por s’bėn tė mos i baj me dije, zotėriun dhe parlamentarėt (pasi pas fjalėve tė tyre unė u kidnapova), se po tė ishin pėrfaqėsues tė mirėfilltė tė popullatės, do tė kishin gjetur rrugė pėr realizimin e kėrkesave tė shqiptarėve, apo s’paku, nuk do tė kishin lejuar qė tė dėmtohen pa u dėmtuar vet. Dhe do tė interesoheshin mė tepėr pėr ndikimin e politikės ndėrkombėtare nė kėtė rajon.

    Do tė kishin parė se kush janė mė tė favorizuar (shih vendosjen gjeografike tė paqėruajtėsėve) dhe atje tė kishin vepruar. Pėr mėnyrėn e kėsaj vendosje gjeografike, paqėruajtėsit janė bindur nga dikush se kėtu ka “shtriga” qė tentojnė ta destabilizojnė Ballkanin, e sė bashku me kėtė edhe Republikėn e Maqedonisė. Kėtė e dijnė edhe fėmijtė e juaj (po qe se i keni), se “shtrigat” kėtu nuk ekzistojnė. Ka vetėm tė drejta qytetare e nacionale, ndėrsa “shtrigat” mund tė jenė ndėr bythėt e juaja.

    Nė mos qoftė kjo, atėherė ēone punėn sė mbari, se po mbaroi kjo punė me njė Nazmi (me mua), qoft falė, por ....
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #10
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin

    I sjellim shkrimet publicistike tė Nazmi Beqirit, njėrit ndėr udhėheqėsit kryesor tė Shtabit tė pėrgjithshėm tė UĒK, ish deputet nė Parlamentin e Maqedonisė, dhe i pėrndjekur politik !

    E D H E TĖ V D E K U R K Ė T U D O T Ė J E M I


    “Flaka” e enjte 24 qėrshor 1999
    (i dėrguar nė shtyp nė fund tė prillit)



    Problemet nė Ballkan nuk u zgjidhėn me largimin e Perandorisė Turke. Si shkak i kėsaj, patėm dy luftra ballkanike dhe njė luftė botėrore. Bilanci i forcave e deshti njė shtet tė tipit jugosllav, kurse idenė pėr te dhanė anglezėt. Kjo ide u mirėprit edhe nga Rusia dhe, lindi shteti i quajtur Jugosllavi, me kurorėn mbretėrore, nė dorė tė serbėve ortodoksė. Shqiptarėt pėr nga numri ishin popull i tretė nė kėtė shtet, kurse si bartės tė tij (siē dihet) ishin serbo-kroato-sllovenėt.

    Edhe Luftės sė Dytė Botėrore gjendja e shqiptarėve nuk u pėrmirėsua, as nė Ballkan as nė Jugosllavijė, pėrkundrazi u ripėrgatitėn elaborate pėr shpėrnguljėn dhe asimilimin e tyre. Pėr kundėr kėsaj, trojet shqiptare, tė cilat i patė pėrfshirė Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ruanin epėrsinė numerike tė strukturės sė popullėsisė. Tė gjithė popujtė e tjerė brenda kėtij shteti, nė arenėn ndėrkombėtare ishin mė tė favorizuar se ne edhe, si rezultat i kėsaj dhe ricoptimit tė trojeve shqiptare, lindėn edhe tre popujė tė tjerė si bartės tė pushtetit nė Jugosllavijė. Po u shprehėm popullorēe, tė gjithė kishin nga njė “bablok” pos neve, dhe “bablokiada”, prap vendosi “status quon” pa pjesėmarrjen tonė.

    Ne, si tė kėtillė qė ishim (me luftra tė pandėrprera), arritėm qė tė mbijetojmė nė Jugosllavijė, ta ruajmė pjesėn e lirė (Shqipėrinė), tė pėrcaktohemi pėr mik (faktor ndėrkombėtar), sipas porosisė sė Sami Frashėrit dhe nuk e morėm flamurin e prishėsit tė status quos nė Ballkan. Si pikėnisje e prishjes sė kėsaj status quoje, u bė pabarazia e popujve dhe kjo filloi nga mė tė favorizuarit nė Jugosllavijė –serbet. Serbet nuk deshten shtet tė sllavėve tė jugut, por shtet tė vetin, njė Serbi tė madhe me tė cilėn gjė nuk u pajtuan tė tjerėt...

    Tė parėt, sllovenėt e flakėn epėrsinė e serbėve. Shpallėn pavarėsinė! Serbet nuk u pajtuan me humbjen e prestigjit, andaj deshtėn qė me dhunė ta kthejnė atė. Plasi lufta! Sllovenėt e mbrojtėn lirinė e tyre (e gėzofshin pėr jetė).

    Te kroatėt, kjo ndodhi njė ēikė mė vonė, ngase, Serbia i mbante me premtime boshe. Kėto premtime nga ana e Serbisė, i bėnin kroatėt qė tė dukeshin tė barabart, por edhe nė kėtė marrveshje partneriteti, serbėt e mbanin shkopin diktues nė dorė tė vet.Kėtė epėrsi kroatėt nuk mundėn ta durojnė dhe hodhėn poshtė diktatin e tyre. Filloi lufta. As njėra palė nuk i prnanonte hubmjet. Tė dyja thonin se janė fitimtare! Andaj filluan luftėn nė Bosnjė. Me njė fjalė, shtruan njė lojė tjetėr shahu, pa e mbaruar tė parėn dhe kėshtu luanin nė tė dyja pėrnjėherė.

    Tragjike ėshtė se boshnjakėt me kohė e kishin pranuar epėrsinė e tyre (tė serbėve dhe kroatėve). Ata (serbo-kroatėt), me propagandėn antimuslimane ndrydhnin edhe vullnetin kombėtarė tė boshnjakėve dhe kinse, po tė mos ishte e para (besimi islam), s’do tė kishte problem pėr tė dytėn (kombėtarėn), pasi qė po thuaj flitnin njė gjuhė, nė fakt, kjo ishte metoda mė e mirė e asimilimit tė tyre (qė si rezultat edhe i kėsaj, Serbia dhe Kroacia, sot kanė gjithė atė teritor tė Bosnjės), por pjesa e arsyeshme e boshnjakėve (muslimanėve), filloi luftėn pėr mbrojtje dhe liri duke shpėtuar ate qė mundej.

    Nė kėtė luftė, shumė boshnjakė i ishin nėnshtruar ekzodit. Njė numėr prej tyre gjeti strhim edhe nėpėr shtėpi tona. Shumica e joshqipėtarėve, madje edhe ca shqipėfolės, kėtė mirėpritje tė boshnjakėve nga ana e shqiptarėve tė maqedonisė, e cilėsojnė si pėrkrahje e njerėzve tė shtypur nga tė shtypurit. Disa tė tjerė, kėtė e lidhin me anė tė besimit, gjė qė ėshtė edhe e logjikshme, por kėtė nuk e bėri kush pos nesh, kur dihet qė boshnjakėt kanė lidhje fetare edhe me muslimanėt maqedonas. Lidhje me “popujt e shtypur” kishin edhe sllavėt e Maqedonisė... Ata kėtė mund tė mos e pranojnė , por qartė duket se ende janė nėn thundrrėn psikike tė serbėve (me pėrjashtime).

    Shqiptarėt kėtė e bėnė, ngase nė gen janė bujar dhe i kanė ndihmuar kujdo qė ka pasur nevojė, pa dallim feje e lidhjesh tjera. Ata me menēurinė e tyre kurdoherė, kanė treguar se dijnė tė krijojnė dhe tė mbajnė shtet! Qė nga dita e shpalljės sė Republikės sė Kosovės e deri mė sot, kohė nė tė cilėn Serbia angazhoi tėrė potencialin e vet ushtarako-policor-politik pėr nėnshtrim nuk mundi ta konsolidojė njė qeveri tė tipit “cvetkoviq-maēek”!

    Plasi lufta edhe nė Kosovė. Shqiptarėt edhe krahas embargos sė armėve, tė prirė nga UĒK-ja, po qėndrojnė pėr mrekulli. Edhe krahas terrorit tė paparė dhe mungesės sė gjėrave elementare pėr jetė, popullata nuk e braktisi vendin e vet (nuk besojė se ka kurajo mė tė madhe nė botė, se sa tė presish “xhelatin” duarthatė nė prag tė derės, pa ta bėrė syri rrap). Dėbohen nga shtėpitė e veta, dhe drejtohen nga kufijtė e Malit tė Zi, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, ngase vetėm djegia e shtėpive dhe vrasja e ndonjėrit prej anėtarėve tė familjes (madje edhe zhdukja e plotė e disa famijleve), s’i detyruan qė ta lėshojnė vendin e tė parėve. Ata do ta vazhdonin jetėn edhe nė gėrmadha deri nė ēlirimin pėrfundimtar. Dėshmi e kėsaj, ėshtė se edhe kėndej kufirit, ata ruajnė energjinė e vet, aftėsitė e veta intelektuale, gjė qė dėshmon se ata nuk ia kanė frikėn as pak Serbisė, as vdekjes, dhe mirėfilli dihet se kush ballafaqohet me kėta dy faktor (vdekjen dhe pushtuesin) nė kėtė mėnyrė, ardhmėria ėshtė e tij.

    Malazezėt, edhe pse nėn Jugosllavi, e treguan humanintetin dhe njerėzinė e tyre, ndėrkaq maqedonasit nuk e bėnė kėtė dhe erdhi deri te katastrofa humanitare. Ata mbroheshin nė emėr tė njė katastrofe ekonomike, nė emėr tė njė ndryshimi demografik dhe destabilizim tė shtetit maqedonas. Gjėra tė cilat asesi nuk qėndrojnė, ngase anėn ekonomike e siguron bota, destabilizimin e pengojnė shqiptarėt, NATO-ja, Bashkėsia Evropiane, e nė kėtė valle mbrojtės tė stabilitetit janė edhe popujt tjerė qė jetojnė nė kėtė republikė. Ngulnin kėmbė pėr ndryshimin demografik, ndėrsa e dijnė fortė mirė se as njė shqiptar i dėbuar me dhunė, nuk do tė mbetėt kėtu edhe sikur tė doni, ngase, garancė e kėsaj janė organizmat ndėrkombėtarė. Pastaj kapėn pėr numrin e shqiptarėve qė kanė ardhur nė kohė tė Titos, por kėtė ose s’duhet ta marrin pėr shembull, ose duhet t’i kėrkojnė shkaqet nė gabimet e veta, kur i pėrcillnin me shumė dėshirė shqiptarėt pėr nė turqi, duke ua ndrruar pėrkatėsin kombėtare.

    Edhe pse tė ikurit rėndom nuk kthehen, por tė dėbuarit gjithnjė janė kthyer. Kėtė do ta bėjnė edhe shqiptarėt e Kosovės dhe do tė qėndrojnė nė vendin e tė parėve tė tyre.

    Maqedonasit, nė vend qė t’i mirėpresin fqinjėt e vet (vėllėzėrit tanė), e tė fitojnė edhe pėrkrahjen nga opinioni ndėrkombėtarė (shansė pėr ta nė fatkeqėsinė kosovare) bėnė keqėtrajtime dhe inskenime tė pakripura, me kinėse shtabėt tė UĒK-sė, e cila gjė dėshmon se ata ende gjenden nėn thundrrėn psikike tė Serbisė, e cila me decenie ka mbjellur urrejtje ndaj nesh gjatė kohės sė robėrimit tė tyre (u dopinguan kundėr shqiptarėve, ngase vetėm kėshtu siguronin edhe mė mirė qetėsinė e vet), duke u paraqitur si shpėtimtarė nga “pėrbindėshat shqiptarė”. Nė kėtė mėnyrė edhe asimiluan njė numėr jo tė vogėl. Se serbet bėnė asimilimin e tyre, e dėshmon edhe njė pyetje si kjo: -pse serbėt nuk e pranojnė kishėn ortodokse tė Maqedonisė? Nuk ka shpjegim tjetėr pėr kėto tė kėqia qė po i bėjnė ndaj fqinjėve tė vet, pos frikės sė madhe qė u ėshtė mbjellur gjatė kohės sė robėrisė. Se ata nuk kanė qenė tė kėtill dėshmojnė ngjarjet e parapushtimit tė Maqedonisė nga ana e Serbisė, si nė kryengritjen e Dervish Carės dhe nė Republikėn e Krushevės (e cila u themelua edhe me topin e qershisė tė punuar nga vet dora e shqiptarit –Teodor Borjanit- dhe trimave luftėtarė shqiptarė).

    Andaj, larg “marifetllėqeve” e mos pėrkrahėni njė diktator, i cili po e ēon popullin e vet nė luftė qytetare, ngase nė Ballkan mbaroi epėrsia e njė populli mbi popullin tjetėr. Zgjidhja e vetme ėshtė harmonia e ballkanasve dhe kush e prish kėtė do tė “shpėrblehet” pėr meritat.

    Por, tani, si duket arsyeja ka filluar tė lind, tė vijė, ngase rrugė tjetėr s’ka pos shfrytėzimi tė pėrbashkėt tė kėtij nėnqielli, me tė mirė, ta jetojmė jetėn aqė sa na e ka dhėnė zoti, ngase edhe tė vdekur kėtu do tė jemi.

    Vend tjetėr s’kemi!...
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Baba Rexheb Beqiri (1901-1995)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 03:55
  4. Beqiri: Postet e shumėfisha e dėmtojnė LDK-nė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 19:12
  5. AKSH hedh ne ere Gjykaten e Qytetit te Struges
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •