Luksi ka shume fytyra. Psh, ai mund te paraqitet si nje "understatement", si ne rastin e apartamenteve ekskluzive te ndertuara afer Zurichut nga firma zvicerane e arkitektures Sara Spiro. Por, ai mund te kete edhe fytyren e futuristes, si ne rastin e shtepive ekskluzive te dezinjuara nga e famshmja Zaha Hadid, qe mund te kene fatin e te ndertohen perballe apartamenteve luksoze te Sara Spiros. Por, mund te kete edhe fytyren mondane te Grand Hotel Dolder, ne Zurich, te saporindertuar nga nje tjeter yll i arkitektures boterore, Norman Foster. Ajo qe i bashkon keto tre projekte nuk eshte vetem fama e projektuesve te tyre, por edhe fakti qe luksi sot perfaqesohet nga format perfekte dhe materialet e rralla te dezajnit modern.
Schooren
Keshtu quhet ndertesa brenda se ciles ndodhen apartamentet me te shtrenjta te Zvicres. Ndertesa eshte ndertuar mu ne buze te liqenit te Zurich-ut, ne anen e tij qe ne gjuhen lokale quhet "Bregu i teshtimave". E pare nga jashte, te behet e veshtire te besosh se ketu jane akomoduar disa nga njerezit me te pasur te Evropes. Godina rrezaton modesti suverene. Ndoshta, vetem perlarja e saj me partikula ari, qe luajne me driten e diellit, tradheton dicka nga ekskluziviteti. Ne te vertete, nuk eshte nje godine, por jane dy godina. Ato lidhen me nje tunel te nendheshem direkt me portin privat dhe kane te perbashket nje qender private spa.
Koncepti i understatementit, eshte ne perputhje me mentalitetin e banoreve te ketyre apartamenteve. Edhe pse nder me te pasurit, ata preferojne anonimitetin dhe indiferencen e publikut. Askush prej tyre nuk ja hap dyert e apartamentit te tij revistave te stilit e modes, dhe askush prej tyre nuk deshiron qe interiori i apartamenteve te tyre te fotografohet e behet publik. Ekskluzivja eshte ketu ekskluzive
Krijoni Kontakt