Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44

Tema: Fund

  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Fund

    Mėkate qė mėkohen nga gjinj tė paemėr
    e meken teksa jashtė bie
    shi bishtash cigaresh

    Dyshime qė tkurren mitrės
    e ndahen mė dysh
    pa mundur tė kthehen nė mite

    S' mjaftojnė kyēet e duarve
    pėr t'u vetėburgosur

    Kriskull' i kohės thyhet
    dhe unė kėrkoj ditė-brinjėn
    e lindjes sime

  2. #2
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Lindja ime perėndoi
    nė pėrmjerrjen e fėmijės
    qė me gishta kreh erėn
    e tokes i jep ngjyrė kėmbėsh
    pa u rrezuar mbi lėkurėt
    qė bota ndėrron ēdo mėngjės
    nė pėrpjekje pėr t'u shndėrruar
    nė rruzull tė pėrsosur.
    Ende nuk dihet pėr sa pasqyra,
    i shiti ditėt bota, ndėrsa fėmija
    kėrkon mė tė kolmėn pėr t'u lindur.

  3. #3
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Fytyra tė vėna nė rradhė
    Syri- e vetmja monedhė
    pėr tė blerė njė prej tyre
    me ulje ēmimi
    a falas, nėse i fal tė dy

    Nė mungesė tė urave, kufijve
    vetet shumohen, shumėfishohen
    aq sa mbetem vetėm.

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Pas ēdo rrėzimi shikojmė hartėn
    qė toka vizaton nė gjunjėt tanė,
    gishtat harruar qiejve, duart
    duke u kalbur nė tregun e lire
    tė perimeve, trandemi brigjeve
    tė syrit, ngecim nė rrethin e zi,
    gjurmė e shputave tona,
    nuk blejmė dot njė lot.

  5. #5
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    JETA IME

    Shishe me qumesht nė grushtin e foshnjes
    qe ngutshem therret 'Me-ko'
    Ish lutje a urdher?

    Kepuce e shkare prej kembes se te rese
    ballkonit tek varet me shikimin drejt qiellit
    Historia e Hirushes kthyer kokeposhte

    Vule e zeze nė parakrahun e bashkeshortes
    Tre shpulla per cdo te thithur ne gushe merr
    Sistem i vjeter bankar

    Karfice qe bie mbi lavaman
    me mė te dobten tringellime
    Te ralla floket e gjyshes, s'i mban dot me
    e duart e saj mė nuk mbajne

    JET'IMJA
    ... endacake amfiteatresh...

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ajo ka fytyre porcelani
    ēdo njezet e tete dite
    riluan lindjen e saj
    E premte sot, acari te pret buzet
    Ajo eshte veshur vetem me nje pallto
    fundin e se ciles e ngre pakez mbi gjunje
    perkulet, gulēon, e derdh
    vese te kuqe mbi deboren e pare
    Gjaku i vet i duket i larget
    i ati dicka me pak se burre
    e ema me qime burrezuar
    ndersa e motra tul e tyl
    mbledhur ne vasken me uje te vaket
    duart e kremta rreshqet mbi bark
    e lutet t'i vijne ...

    Pulsi i pulitet
    kerkon te jete prane sobes
    duke ngjyer gishtat ne gjakun
    tashme vishnje, blu, a te nxire
    por me te holle se kajmaku i loteve
    qe i rendon mbi buze.

  7. #7
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Fole yjesh ngre mbi timen shpine
    Ti, nje emer e gjys pas meje
    Kurrsesi i vogel, thjesht i ardhur heret
    Do te me pushtosh me rripa peshtyme

    Puthlypesi im!
    Armiku ka dy gjuhe,
    nje per secilen faqe.

    ***


    Oret permbys i kthej
    S'ka ē'me duhen akrepat
    kur trupin qindra kandrra ma shijojne.

    Te pres ne kohe gersheresh.

    ***

    Kemb'fije merimange
    Unazash stolisur
    Unazash prangosur
    Sfilitese eshte sfilata

    ***

    Vdekjen s'e pashe ne sy
    Ish me e gjate se une.
    ............

    Mos valle eci me kembet e genjeshtres?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 29-12-2007 mė 14:26

  8. #8
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    “Nėnat janė tė bukura.
    Bukuria tė bėn tė pacipė,
    ndaj nuk ka mbarsje tė shenjta”

    Tha njė Madonė bashkėkohore
    teksa futi fetusin e fundit nė sirtar
    dhe mėkoi etjen me gjirin e saj.
    Rradha e qumėshtit nuk vjen,
    as kryqėzime nuk ka, veē gurė
    qė lėvrijne damarėve, gjakut
    tė atij qė prish rradhėn e ngjizjes
    duke kėrkuar Fatin nė vijat e shėndetit
    tė sė ėmės, pa mundur t'ia shkulė shkulmin.

  9. #9
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Digjmi flokėt, pishtarė pėr ty,
    drejt shpellės sime – varr i moralit
    me kurora orgazmash hijeshuar,
    shto edhe njė, pastaj flijohu
    nė harkun e gjirit, trill kicor,
    pendim qumėshti i rrėnjėve
    tė shelgut qė foshnjen e rradhės
    ngadalė pikon, pėr ēdo kafshatė
    burrė njė gllėnjkė grua.

  10. #10
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Permbys nje ore hiri
    qe mat gogesimat e lehones
    se shfaqur ne mugetire mungese
    me tradheti te pakrehura ne floknaje.
    Nje gjerdan foshnjesh ia rrethon qafen, ne dore
    mban tespije emrash qe i rreshqasin gishtave
    teksa kujton renien prej renkimit,
    (humbjen e peshes apo peshen e humbjes),
    pergjakjen per t'a debuar vdekjen, sa
    vjet' jete prane?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •