Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Në kujtim të aktorit Toni Kërtis

    Në kujtim të aktorit Toni Kërtis
    Aktori amerikan Toni Kërtis, i njohur për lojën e tij në një numër filmash klasikë si Some Like It Hot, apo Spartaku, vdiq sot në moshën 85-vjeçare. Sipas njoftimeve, aktori vdiq në Nevada, pas probleme shëndetësore prej disa vitesh. Toni Kërtis fitoi Çmimin Oskar në vitin 1958 për lojën e tij në filmin The Defiant Ones. Ai hyri në kulturën pop si për talentin e tij si aktor, ashtu edhe për reputacionin si pleiboj:
    Toni Kërtis mori fillimisht emër si djalë bukurosh, ende pa bërë karrierë si aktor. Por në rrjedhën e viteve, ai do të njihej edhe për talentin e tij për lojën në filma si “The Sweet Smell of Success” apo “Some Like It Hot”.

    Ai ishte një ndër aktorët më të suksesshëm të Hollivudit në vitet ’50 dhe kishte marrë nam si “playboy” për lidhjet e panumërta me aktore të njohura.
    Toni Kërtis lindi më 3 qershor 1925 në Nju Jork, në një familje imigrantësh hebrenj nga Hungaria. Ai la shkollën dhe u fut në radhët e Marinës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas lirimit, iu dedikua artit skenik.
    Suksesi në karrierë nuk i buzëqeshi menjëherë Toni Kurtisit. Në vitin 1951 u duk sikur reagimi i ashpër i kritikës dhe zhgënjimi i publikut nga filmi “The Prince Who Was a Thief” do ta nxirrte jashtë loje aktorin e ri. Por makineria hollivudiane ishte vënë në lëvizje për ta bërë Toni Kërtis, yll kinemaje duke u mbështetur fillimisht në pamjen e tij prej bukuroshi brun me një buzëqeshje çapkëne.
    Brenda pak vitesh ai e tregoi veten si talent me lojën e tij të paharrueshme në filmin “Spartaku” dhe fitoi një çmim Oskar për lojën në filmin “The Defiant Ones” në vitin 1958, ku interpreton rolin e një racisti të dënuar me burgim, i cili arratiset nga burgu së bashku me një të burgosur zezak luajtur nga Sidni Potie. Revista Saturday Review e cilësoi Toni Kërtis si një fenomen të rallë, një personalitet origjinal në skenë, i cili me punë të madhe e kishte shndërruar veten në një aktor me diapazon të gjerë”.
    Ai kujtohet më së shumti për rolet e tij komike, sidomos për lojën në komedinë “Some Like It Hot” përkrah aktorëve Marilin Monro dhe Xhek Lemon.
    Gjatë karrierës së tij ai realizoi 140 filma, komedi e drama, por talenti i tij u errësua shpesh nga zgjedhja e gabuar e filmave të dobët, abuzimi me alkoolin dhe kokainën. Në jetën private, ai kishte marrë emër si feminist, që kishte pasur lidhje të panumërta me aktore të njohura si Merilin Monro apo Natali Ud. Ai u martua 6 herë. Siç e pohonte edhe vetë aktori, ai kishte dështuar në detyrën si prind. Për vite me radhë, ai nuk kishte kontakte me vajzën e tij, aktoren Jamie Lee Curtis.
    Kur karriera e tij si aktor kishte perënduar, Toni Kërtis u përqëndrua tek piktura dhe në vitin 1989 shiti punime të tij me vlerë 1 milion dollarë. Ai i kaloi vitet e fundit të jetës në Las Vegas para se të ndahej nga jeta në moshën 85-vjeçare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ne nji kronike qe po jepte para 2 oresh tekStudio Aperto te Italia1, mbi Toni Kurtis,

    thane qe vjet Toni Kurtis kishte treguar qe ksihte pasur nji Mardhenie sekrete me Marlyn Monrone, te lindutr gjate “Some Like It Hot” përkrah aktorëve Marilin Monro dhe Xhek Lemon.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Lajm shume i hidhur.
    T'i prehet shpirti ne parajse Tony Curtis. Nje prej aktoreve me te medhenj dhe me te bukur ne historine e kinemase.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •