Meshkujt më elegantë të vitit 2009
Sipas një sondazhi të revistës GQ, është Robert Pattinson që është renditur në vend të parë në klasifikimin e meshkujve më elegantë të vitit 2009. 23 vjeçari vampiri, “hajduti i zemrave” të sagës kinematografike “Twilight”, i cili është bërë ikona apo idhulli i milionave adhuruesve nëpër botë, rezulton të jetë, të paktën sipas ekspertëve të tendencave të modës të edicionit të Mbretërisë së Bashkuar të GQ, personazhi i famshëm më elegant i vitit.
Pas bukuroshit Robert, ne gjejmë, përsëri në podium, djalin e ribashkuar të grupit "Take That", yllin e James Bond, Daniel Craig, Alex Turner. Mashkulli i famshëm me veshjen më të keqe për këtë vit është në fakt kryeministri britanik Gordon Brown i cili, sipas revistës, me stilin e tij të përcaktuara nga kjo medium, " tipik i zakonshëm dhe kostume banale angleze” i karakterizuar gjithmonë me një kostum të errët, shpesh i zi dhe pak shkëlqim, së bashku me një këmishë të bardhë dhe kravatë të ngjyrave të ndryshme.
I ndjekur nga aktori Russell Brand, i cili fitoi vendin e dytë midis klasifikimit për veshjet më të këqija të vitit 2009, ndërsa në vend të tretë Presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili nuk e dimë sesi e ka pritur këtë goditje më poshtë se të afërmit e tij anglezë! Çfarë mendoni? A jeni dakord me klasifikim e revistës GQ apo do të donit të ndryshonit në ndonjë pozitë apo në renditjen?
Robert Pattinson
Daniel Craig
[IMG][/IMG]
Krijoni Kontakt