Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Mithat Frashëri për autoqefalinë

    Alarmi i Mithat Frashërit: Grekët nuk duan autoqefalinë e kishës


    Autori i Lajmit: Red.
    Nga Athina, në datë 7 nëntor 1925 Mithat Frashëri jep një informacion të detajuar lidhur rreth bisedimeve të tij me autoritete të larta të shtetit grek, pikëpamjet e tyre të gabuara për ortodhoksët shqiptarë, numrin dhe karakterin etnik, çështjen e shtimit të shkollave greke për minoritetin, kundërshtitë për autoqefalinë e kishës shqiptare.

    “Z.Ministër! Si vazhdim ne telegrafi im i 4 Ct, relatif me konvensionin për nënshtetësinë dhe tendenca që çfaqetë në Ministri Helenike për të bashkuarë këtë çështje me atë të shkollavet greke:
    Më 3 Ct, vajçë ne Drejtori Gjeneral të kuvendonj se amiral Haxhi Qiriakoja si axhami dhe provizor nukë mirretë me punët e zyravet. Kisha një tok sende për t i thënë, midis të tjerave ajo e Maxhar Dinos, e pesë fëmijëvet shqiptarë në Konicë që (veç shtëpivet) u kanë marrë dhe drithët e arësë. Për Maxharin më dha fjalë se të nesërmen do ta thëresë vetë ta pyesë dhe të kupëtojë punën. Edhe me të vërtet kështu bëri. Që me 4 Ct, Maxhar Dinoja u la i lirë në Athinë duke u detyruarë që të paraqitetë çdo ditë në polici. Për Koniciotët më dha fjalë se do të shkrojë në Konicë. Për punën e konvensionit më tha se do jipetë një afat i ri, po shtoj, edhe Shqipërija nukë mban zotimet e saj, dhe duke thirurë Z.Kolokotroni çeli çështjen e shkollavet greke. I thashë se po bisedonj jo zyrtarisht, me qenë se nuk kam no një autorizim, as që Qeverija ime më ka bërë no një komunikim gjer më sot.
    Kupëtova se:
    1. Greqija beson që në Shqipëri ka dyqind e tridhjetë mijë ortodoksë-grekër, prej të cilëve vetëm 300 janë shqipëtarë, që duanë Shqipënë; të tjerët janë grekër dhe duanë greqishtenë;
    2. Se kisha Shqipëtare duhet të jetë autonome dhe jo autokefale;
    3. Se ortodoksët shqipëtarë duanë mprojturë prej Greqisë;
    4. Se Z.Ahmet Zogu ka bërë zotime për këtë punë kur ishte në Beligrad;
    5. Se tani duhetë që edhe Shqipërija të bëjë një marrëveshje, një konvension për këta sende me Greqinë.
    Me një fjalë Zoti Ministrë, Greqija kërkon të lozë përkundrejt Shqipërisë atë rol që ka lojturë Rusi e Carëvet përkundrejt Tyrqisë së Sulltanëvet. Refutova pretendimet e Ministrisë Greke, po, me qenë se ishte bërë vonë, prëmë vajta dhe pashë Kolokotronin, në zyrë të ti. Biseduamë afëro një orë e 15 minuta. I dhashë të kupëtojë se çështja e Minoritetevet, me qenë se kemi 20.000 grekofonë, në Shqipëri nukë duhet të përdoretë si veglë politike, se kështu ka qenë edhe teori e Greqisë (me anë të delegatit të saj Politis) në Shoqëri të Kombevet, më 1924;
    Se, me ingjerencën që po bën Greqija në Shqipëri, po çel udhën për ingjerencën sllave në Maqedoni;
    Se, as në Poloni s ka më shkolla ruse, as në Maqedoni shkolla bullgare, as në Rumeli Orientale shkolla greke, as në Rumani shkolla greke, as në Çekosllovaki shkolla gjermane për sllavët;
    Se, Shqipërija po mban me të hollat e saja shkolla greqishte për grekofonët, jo për hatërin e Greqisë, po për hatërin e Shoqërisë së Kombevet, me qenë se çështja e Minoritetevet ka të bëjë me S.d.N dhe jo me Greqinë;
    Se, Greqija duke u përzjerë me punët e brendëshme të Shqipërisë, do të bëhetë shkak që të ftohenë të dy Shtetet dhe mbase Shqipërija të kërkojë një mik tjatrë;
    Se, Shqipërija nukë do të permetojë që një Shtet i huaj të përzihetë në punët e saj të brendshme;
    Se, Z.Ahmed Zogu, edhe në ka bërë no një premtim si njeri privat në Beligrad, ky premtim s ka të bëjë me qeverinë Shqipëtare.
    Sa për kishën, për të cilën Z.Kolokotroni thoshte që është gati të verë në shërbim tënë ndërhyrjen e tij, i thashë se Shqipëria është gati të çojë një komision në Patrikanë, ku Patriku të vendosnjë se do ta njohë autokefale, gjë e cila duhet t i vijë mirë edhe Greqisë që është shtet ortodoks, dhe jo të jemi të varurë nga patrikana e cila sot është nënë influencën tyrke me qenë se Patriku vetë dhe gjithë parësi e Fanarit janë nënështetas tyrq. Si mbarova këto kuvendova, si pa dashurë, e suallmë fjalën mbi situatën e Shqipëtarëvet në Greqi; mbi shtrëngimet që vuajnë; mbi mënyrën me të cilën qeverija greke i ndalon që të rrojnë, ose i shtrëngon që të ikënë; mbi programin sistematik që ndiqetë nga ana e qeverisë qendrore greke për këto sjellje, me gjithë deklaratat e bëra në Lausanne dhe në Genevë; mbi të përzënët e 35.000 Shqipëtarëvet të Kostur dhe Fllërinës; qysh tani ata të mjerë vijnë në Shqipëri. Edhe konkludova: Padyshim gjëja më e mirë për Shqipërinë do të jetë të përzërë ata të 20.000 grekofonë që janë në Delvinë; po prapë Greqija do të na ketë hua edhe nja 40.000 frymë të tjera, me qenë se gjer më tani, janë përzërë me pahir, me dru dhe të rahurë, më teprë se 60.000 Shqipëtarë.
    Argumentet e mija e impresionuanë Z-in Kolokotroni. Po këto fjalë dua që t ja them sot ose nesrë, edhe Z-it Pangalos, edhe Z-it Kaftanxhogllu, edhe Ministrit të ri që u emërua die. Sot ose nesrë do të kem një bisedim të gjatë me zheneral Kondulin, mbi të cilin do të bënj një raport të veçan. Ju lutem, passi të studiohetë ky raporti im, të më rrëfehetë kthielltazi pikëpamja e Qeverisë sënë. Ju lutem prapë të mbahem në kurent të demarshevet, kërkesavet dhe pretendimevet që bën Ministri grek, do verbalisht do me nota. Do të qe fort nevojë që të më komunikohenë mua kopiet e notavet ose teksti i bisedimevet.
    Pranoni, ju lutem, Zoti Ministrë, të falat e mia me nderime

  2. #2
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ja ketu duket sa i qelbur ishte Zogu. Ketu duken dhe pretendimet e sotme te grekeve per ortodokset.
    Ezekiel 25-17.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Alarmi i Mithat Frashërit: Grekët nuk duan autoqefalinë e kishës
    s'ka thene ndonje gje te re i ndjeri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Julius
    Ja ketu duket sa i qelbur ishte Zogu. Ketu duken dhe pretendimet e sotme te grekeve per ortodokset.
    Ketu duket se sa pak e njeh ti historine apo figuren e mbretit Zog. Mbreti Zog, ishte arsyeja perse Kisha Orthodhokse fitoi Autoqefaline ne Shqiperi. Ishte merita e mbretit Zog qe ngriti ne kembe shtetin e pare te vertete shqiptar qe shtrinte kontrollin e vet ne mbare territorin e vendit. Pa kete shtet shqiptar, dhe pa ate njohjen nderkombetare qe shteti i pare i pavarur shqiptar fitoi ne bote, as qe te behej fjale per "Autoqefali" te Kishes.

    Nuk mund te kesh nje Kishe autoqefale pa patur nje shtet demokratik e te pavarur.


    Alarmi i Mithat Frashërit: Grekët nuk duan autoqefalinë e kishës
    Autoqefaline e Kishes nuk kane perse ta duan as greket dhe as kushdo popull tjeter, ajo ishte nje deshire e besimtareve orthodhokse shqiptare qe erdhi si rrjedhoje e levizjes kombetare ne vend, fitimin e pavaresise dhe ngritjen e shtetit te pare demokratik ne vend.

    Cili komunitet tjeter fetar eshte autoqefal edhe i pavarur ne Shqiperi?!

    Asnje, pasi asnje komunitet tjeter nuk ka patur dhe nuk ka bagazhin kulturor dhe intelektual te komunitetit orthodhoks.

    Albo


    P.S Midhat Frasheri ishte xhonturk dhe kreu i Klubit te Selanikut, qe rilindasi Cajupi e satirizon ne vepren e tij me te njejten emer. Dhe vetem kur Porta e Larte mori fund, Midhat Frasheri iu dedikua ceshtjes shqiptare, pasi deri atehere ishte nje prej krereve kryesore te levizjes xhonturke per te mbajtur ne kembe e shtuar jeten Portes se Larte.

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ketu duket se sa pak e njeh ti historine apo figuren e mbretit Zog. Mbreti Zog, ishte arsyeja perse Kisha Orthodhokse fitoi Autoqefaline ne Shqiperi. Ishte merita e mbretit Zog qe ngriti ne kembe shtetin e pare te vertete shqiptar qe shtrinte kontrollin e vet ne mbare territorin e vendit. Pa kete shtet shqiptar, dhe pa ate njohjen nderkombetare qe shteti i pare i pavarur shqiptar fitoi ne bote, as qe te behej fjale per "Autoqefali" te Kishes.

    Nuk mund te kesh nje Kishe autoqefale pa patur nje shtet demokratik e te pavarur.
    Noli, Noli ishte arsyeja pse kemi kishe ortodokse autoqefale. Po emrin e ketij nuk e ze shume ne goje ti se mban kreshme duket.

    Menyra e organizimit te kishes ortodokse nuk ka te beje me besimet e tjera.

    Pse i fillon postimet gjithnje shabllon me: "Ti nuk e di si eshte puna.....", "Po ta dije nuk do flisje..." "Ti e njeh pak historine..."? Gjate kohes qe kam qene anetar tashme miti se Albo di me shume se te gjithe bashkebiseduesit e vet eshte legjende. Dua te them, nese dicka e thua shume here pas nje fare kohe nuk ke pse e perserit se merret me mend.

    Une di shume me teper gjera se ty per kishen se kam jetuar brenda ne ortodoksi. Kam bere mesime dogmatike e fetare per nje kohe te gjate. Gjithashtu muzike bizantine, ikonografi etj. Malin e Shenjte qe ti e quan djep te ortodoksise une e kam shetitur pellembe per pellembe. E kam pare dhe anen e mire dhe anen e keqe te kishes. Nuk flas si korrenspondent i "Zerit te Amerikes". Brenda ketij konteksi, ti do te besosh se gjerat jane ndryshe, une dua te besoj se jane ndryshe. Nuk eshte ceshtje dijesh, po kendveshtrimi.

    Keshtu edhe per Zogun, per mua eshte nje anadollak me petka evropiane, njeri qe ka pare interesin e vet dhe ne momentin me te veshtire te Atdheut i ka bere naften dhe e ka lene ne balte. Per ty eshte dicka tjeter...
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Noli, Noli ishte arsyeja pse kemi kishe ortodokse autoqefale. Po emrin e ketij nuk e ze shume ne goje ti se mban kreshme duket.
    Meqe zure ne goje dhe je kaq i ditur mbi besimin dhe historine e KOASH, a nuk me ndricon edhe mua se cfare kontributi dha Noli per Autoqefaline e KOASH?! Mos mori gje valle pjese ne Kongresin e Beratit apo te Korces?

    Keshtu edhe per Zogun, per mua eshte nje anadollak me petka evropiane, njeri qe ka pare interesin e vet dhe ne momentin me te veshtire te Atdheut i ka bere naften dhe e ka lene ne balte. Per ty eshte dicka tjeter...
    Sa libra ke lexuar mbi Zogun qe te jesh kaq i sigurt ne vleresimin tend?!

    Albo

  7. #7
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Citim



    Alarmi i Mithat Frashërit: Grekët nuk duan autoqefalinë e kishës


    Autoqefaline e Kishes nuk kane perse ta duan as greket dhe as kushdo popull tjeter, ajo ishte nje deshire e besimtareve orthodhokse shqiptare qe erdhi si rrjedhoje e levizjes kombetare ne vend, fitimin e pavaresise dhe ngritjen e shtetit te pare demokratik ne vend.

    Cili komunitet tjeter fetar eshte autoqefal edhe i pavarur ne Shqiperi?!

    Asnje, pasi asnje komunitet tjeter nuk ka patur dhe nuk ka bagazhin kulturor dhe intelektual te komunitetit orthodhoks.
    Duke u munduar te na bindesh qe ke te drejt ben nja ca gabime tragjike.Grekerit ishin nga te paret qe u ndan nga Patriarqi .Ate u ndan te paret dhe krijuan kish me vete...lexo historin greke ne do.Kokemeveten (keshtu e quaj une autoqefalin) e duan te gjith popujt qe duan te jen te pavarur pasi kisha me sakt feja perdoret per
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  8. #8
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga Albo


    Autoqefaline e Kishes nuk kane perse ta duan as greket dhe as kushdo popull tjeter, ajo ishte nje deshire e besimtareve orthodhokse shqiptare qe erdhi si rrjedhoje e levizjes kombetare ne vend, fitimin e pavaresise dhe ngritjen e shtetit te pare demokratik ne vend.

    Cili komunitet tjeter fetar eshte autoqefal edhe i pavarur ne Shqiperi?!

    Asnje, pasi asnje komunitet tjeter nuk ka patur dhe nuk ka bagazhin kulturor dhe intelektual te komunitetit orthodhoks.

    Albo

    Duke u munduar te na bindesh qe ke te drejt ne ato qe thua ben disa gabime tragjike.Grekerit ishin na te paret qe u ndan nga Patriarqi.Lexo historin greke ne do.Pervec grekeve te gjitha kishat e tjere u ndan gjithashtu si ajo e serbis e bullgaris dhe e rusis.Grekerit e kan perdorur kishen ortodokse ( edhe jo orthodhokse eshte fjal greke ...po skemi pse ta perdorim krejtesisht si grekerit e kemi shqiptarizuar disi pra ortodoksi keshtu e kemi mesuar gjith keto vite ...mos e nderroni tani.) gjithnje per qellime politike .Kisha greke gjithnje ka pasur fuqi ne skenen politike te shtetit grek.Fanatizmi i besimtarve grek e shpuri ketu ku ehste ortodoksin.Pra ben gabim kur thua qe nuk e duan as grekerit as tjeter popull...te genjen vet historia.
    Asnje komunitet fetar seshte kokemevete (autoqefal) dhe i pavarus sepse shume thjesht komunitet e tjera nuk u munduan te shfrytezojen politikisht besimin ne fe te shqiptarve pervec kishesh ortodokse apo me sakte pervec ortodoksve grek.Ne te gjith fet e tjera qellimi ishte te njiheshim me mesazhin e zotit per permiresimin e qenies njerezore.Perkundrazi kisha ortodokse greke ka si qellim te ndikim sa me te madh ne te ardhmen e vendit ton,duke patur si shkak mbrojtjen e te drejtave te njeriut te minoritetit grek...bla bla bla me pak fjal...sepse sot kisha grek eshte nje "kompani" fetare qe shfrytezon besimin e njerezve asgje me teper.Kisha ortodokse ska ndonje bagazh intelektua ose kulturor .Ben gabim.Ka vetem qellime
    dhe interesa.Biles dhe vet percarja e ortodoksis e tregon vet kete gje .Ortodoksi u nda ne kisha shteterore si munges e kultures te perbashket ( e cila nuk ishte aq e forte sa ti mbante besimtaret bashk.) Perkundrazi fet e tjera duke patur nje lidhje ,nje bashkim nje kultur te perbashket nuk u percan perkundrazi jan akoma dhe sot bashk PERVEC ORTODOKSVE.Pra percarja e tyre nuk tregon as kulture as ndonje gje tjeter qe mundohesh te na thuash.Nuk kemi pse te bazohemi tek ndjenjat tona duhet thjesht te bazohemi ne fakte dhe ne histori .Mos u bazo tek ndjenjat bazohu tek llogjika.
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  9. #9
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    nga nje interviste me At Foti Cicin

    Duke folur për Fan Nolin, dëgjohen sot opionine shumë të forta në mbrojtje të tij, por edhe të tjerë thonë se ai është i tejkaluar. Cili është mendimi juaj?

    Pa dyshim, ekzistojnë klane që kanë shprehur qëndrime antinoliane. Një palë e lufton peshkopin tonë për distancimin e shqiptarëve ortodoksë nga hegjemonia greke që ai mundësoi, e nënvizoj, nëpërmjet këtyre librave që ne po ju paraqesim. Të tjerë e urrejnë Nolin për bindjet e tij politike të ndryshme me të tyret. Klane të tjera nuk pajtohen me Fan Nolin, por gjejnë tek ai disa fragmente që duket se iu shërojnë atyre plagët e mendjes. Siç duket nga përshkrimi, shumica e këtyre palëve janë midis tyre ndërluftuese, dhe e vetmja pikë dakordimi është çnolizimi i realitetit shqiptar. Nuk mund të fshehim se të gjitha klanet antinoliane përbëhen nga shqiptarë, por ato dy më të dëgjuarat nxiten nga faktorë joshqiptarë, ortodoksë dhe islamikë përkatësisht



    Citim Postuar më parë nga Albo
    Meqe zure ne goje dhe je kaq i ditur mbi besimin dhe historine e KOASH, a nuk me ndricon edhe mua se cfare kontributi dha Noli per Autoqefaline e KOASH?! Mos mori gje valle pjese ne Kongresin e Beratit apo te Korces?
    Albo
    F.Noli përktheu me radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Sherbesat e Javes së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”. Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin ne Shqipëri. Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte F.Nolin peshkop dhe të tri herët u terhoq. Në rrethana të tilla më 26 Korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F.Noli iu drejtue të pranishmëve: “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F.Noli. Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F.Nolin peshkop të saj. Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës, Njoftime kishte se Në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917. Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça. Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922. Më 21 Nëntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë. Kështu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arberia) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F.Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 16-10-2006 më 06:42

  10. #10
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Meqe zure ne goje dhe je kaq i ditur mbi besimin dhe historine e KOASH, a nuk me ndricon edhe mua se cfare kontributi dha Noli per Autoqefaline e KOASH?! Mos mori gje valle pjese ne Kongresin e Beratit apo te Korces?

    Ato librat qe ka permendur Thorgal i ke lexuar ndonjehere? Nje here e nje kohe i dija permendesh apolitiket e kondaket e shume shenjtoreve nga libra te tille z. Albo. Im gjysh ka patur nje liber te atyre koheve (vitet 20). Ishin lutjet, apolitiket, jetet e disa shenjtoreve e shume gjera te tjera. Ne te shkruhej parathenia nga vete Noli. Nder te tjera shkruante: "U kerkoj ndjese prinderve te mi qe me pane prift" A e di ca do te thote kjo? Ne vitin 1924 kishe nje kryepeshkop ortodoks, kryeminister te gjithe shqiptareve. Arsyeja me e madhe dhe me e larta per te cilen cdo ortodoks shqiptar eshte dhe duhet te jete krenar.

    Pervec ketyre, ne librin e Nolit (te cilin fatkeqesisht nuk e kam me vete se do i beja nje skanim) shkruheshin dhe emrat e gjithe shqiptareve qe kontribuan ne botimin e tij. Aty Noli shkruante ku i ishte dashur te shkonte per te mbledhur para per librin. Shkruante emrat dhe shumen e parave te gjithe atdhetareve qe kishin kontribuar. Kjo eshte deshmi e paster dhe reale per kontributin e tij.

    Ndryshe nga te gjithe personazhet e tjere historike, adhurimi im per Nolin ka ardhur pa u ndikuar nga asnje ideologji apo propagande. Nga ardhur nepermjet njohjes me te ne fusha te ndryshme: Perkthim artistik, vepra letrare, ide demokratike dhe evropiane, erudicion, madheshtia e njeriut qe i kishte bere e i kishte kaluar te gjitha ne kurrizin e vet.

    Sa libra ke lexuar mbi Zogun qe te jesh kaq i sigurt ne vleresimin tend?!
    Vleresimi per Zogun...Ti qe ta ngresh lart Zogun hedh poshte Avni Rustemin, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Faik Konicen e shume te tjere te cilet i vrau, i internoi, ose beri kompromis. Keta me lart ishin ajka e intelektualeve shqiptare me kontribut te pamohueshem. Ishin zeri i Volterit, Rusoit ne Shqiperi. Ishin fryma e se ardhmes.

    Zogu eshte personazh kompleks. Kishte te mirat e te keqijat e veta. Po nese ve ne nje peshore veprimet e tij dhe gjykimin e historise per te, te keqijat jane me te medhaja se te mirat qe na ofroi si komb. Shqiperia e Zogut ishte si ajo fabula e zogut dhe e lopes. Nuk e di nese e ke degjuar...nje zog i vogel ra nga pema e nuk mund te fluturonte, kaloi nje lope aty afer e pa, i erdhi keq ngriti bishtin e i leshoi nje....qe te rrinte ngrohte. Pastaj kalon nje ujk e sheh zogun e vogel pis e fillon qe ta pastroje...pas pastrimit e kullufit!!!

    Moralin e fabules e kupton besoj...po beji dhe perkatesine.
    zogu = Shqiperia
    Lopa = Evropa
    ujku = Italia.

    Une mund te te argumentoj ty se rregjimi i Zogut ishte shkak per ardhjen e komunizmit ne Shqiperi, nese e shohim koston historike. Pse? Sepse ne deri ne vitin 46 kur na ardhi xhaxhi nuk kishim klase borgjeze te mirefillte. Kjo per shkak se Zogu jot mbeshteste bejleret e agallaret. Nuk kishte lene hapesire per iniciativen e lire tregetare, nuk kishte ofruar mundesi per tu pasuruar ndonje nga kasta e ulet. Ideale te cilat ne Evrope ekzistojne qe prej vitit 1789, ne Shqiperi u realizuan plotesisht vetem ne vitin 1990!! Qe ta marrin vesh disa te tjere cilat jane te keqijat e pushtimit otoman, se kete aspekt nuk po e zene shume ne goje. Po Zogu mbeshteste kete kaste, ate status quo te krijuar prej turqve. Vetem mustaqet e benin ndopak evropian, se per te tjerat ishte anadollak. Kshu pra madheri keto di une, keto te them.
    Ezekiel 25-17.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mit'hat Frasheri dhe pavaresia
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2012, 15:21
  2. Mid'hat Frashëri, themeluesi i Balli Kombëtar
    Nga shendelli në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Mithat Frasheri dhe "veteranet"
    Nga karaburuni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 09:21
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •