Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Serbia kundër vëzhguesve amerikanë dhe britanikë

    Serbia kundër vëzhguesve në zgjedhje



    Serbët votojnë më 20 janar për presidentin e vendit dhe një javë përpara se ata të hedhin votën e tyre Komisioni elektoral vendosi që të ndalojë britanikët dhe amerikanët që të jenë në mesin e vëzhguesve të zgjedhjeve.

    Disa anëtarë të komisionit thanë se vëzhguesit e këtyre dy vendeve nuk janë të mirëpritur për shkak se janë duke mbështetur qëllimin e Kosovës për t'u pavarësuar prej Serbisë.

    Kosova pritet që të shpallë pavarësinë në muajt e ardhshëm

    Ndërkaq Serbia ka miratuar praninë e vëzhguesve nga OSBE-ja dje Rusia.

    Zgjedhje të rëndësishme

    Angjecia e lajmeve Reuters, citon disa zyrtarë që thonë se komisioni nuk arriti të marrë shumicën e kërkuar për miratimin e vëzhguesve britanikë dhe amerikanë, gjatë një votimi në Beograd.

    Kjo ndodhi sipas tyre nga kundërshtimet nga ana e përfaqësuesve të partisë Demokratike të kryeministrit, Vojisllav Koshtunica.

    Zoti Koshtunica e ka kritikuar vazhdimisht Londrën dhe Uashingtonin për mbështetjen ndaj planeve për pavarësinë e Kosovës.

    Partia ultra-nacionaliste ajo Radikale, - anëtarët e së cilës abstenuan gjatë votimit, - e akuzojnë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në se është duke u përpjekur "të na shkatërrojnë duke marrë territorin tonë".

    SHBA-ja dhe shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian mbështesin pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rusia dhe Serbia e kudërshtojnë atë me forcë.

    Çështja e statusit të Kosovës pritet të jetë një çështje e rëndësishme në fushatën elektorale.

    Presidenti aktual, Boris Tadiç pritet të përballet me një sfidë të fortë nga kandidati i partisë Radikale, Tomislav Nikoliç.

    BBC

  2. #2
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Vezhguesit Amerikane jane kudo...s'kane nevoje per lejen e Serbise.
    As qe du me dit!

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sigurisht qe te cosh "vezhgues" ne nje vend do te duhet leja e qeverise perkatese!
    Nese ne do te conim p.sh. vezhgues te paftuar per zgjedhjet e ardheshme presidenciale ne USA, vezhguesit tanne do perfundonin per 2 ore ne Guantanamo!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #4
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar më parë nga antares Lexo Postimin
    Sigurisht qe te cosh "vezhgues" ne nje vend do te duhet leja e qeverise perkatese!
    Nese ne do te conim p.sh. vezhgues te paftuar per zgjedhjet e ardheshme presidenciale ne USA, vezhguesit tanne do perfundonin per 2 ore ne Guantanamo!
    Eee...se Amerika e ka zakon ne fakt qe pret per ftesat e qeverive kur do te vezhgoje dicka.
    As qe du me dit!

Tema të Ngjashme

  1. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  2. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •