Ky ėshtė Biri im i dashur, tė cilin e kam pėr zemėr!
Mag. Don Kolė Gjergji,
Kisha shenjte na fton sot ne tė gjithė, qė ta kremtojmė kėtė ditė tė madhe, ditėn e Zotit dhe «Pagėzimin e Zotit tonė Jezu Krishtit». Me tė dielėn e sotme mbaron edhe koha liturgjike e Kėrshėndellave. Pagėzimi i Jezusit ėshtė njė ngjarje epifanike. Kjo festė do tė kremtohet nė tė dielėn pas 6 Janarit.
Me pagėzim Jesusi e fillon veprimtarinė e vet publike. Fjalėt e Pagėzuesit dėshmojnė Jezusin si Mesi, Birin e Zotit, i cili si fjalė e amshuar e Zotit ėshtė bėrė njeri, qė ta flijon vetvetėn, qė t“mund njerėzimi tė pajtohet serish me Zotin. Gjoni e pagėzon Shėlbuesin: ushtari mbretin e vet, shėrbėtori zotėrinė e vet. Ujėrat e Jordanit dridhen, pėllumbi jep dėshmi, zėri i Atit buēet prej qiellit: Ky ėshtė Biri im.
Nė atė kohė erdhi Jezusi prej Galilesė nė Jordan qė tė pagėzohet prej atij. Kur Gjon Pagėzuesi e pa Mesinė, i foli popullit: Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mėkatin botės (Gjn 1,29.36). Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė: Pas meje vjen njė njeri, i cili ėshtė mė i madh se unė, sepse ishte pėrpara meje! Nuk e kam njohur as vet, por arsyeja pse erdha e jam duke pagėzuar me ujė ėshtė qė ky ti zbulohet Izraelit. Gjoni dėshmoi edhe: E pashė Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit porsi pėllumb dhe zuri vend mbi tė. Unė nuk e njihja atė, porse Ai qė mė dėrgoi tė pagėzoj me ujė, Ai edhe mė tha: Nė atė qė tė shohėsh se zbret Shpirti Shenjt dhe zė vend nė tė, ai ėshtė qė pagėzon me Shpirtin Shenjt. Unė e pashė dhe dėshmoj: Ky ėshtė Biri i Hyjit (Gjn 1,30-34).
Me kėto fjalė Gjon Pagėzuesi dėshmoi, qė Jezusi ėshtė Mesia dhe ai qė ishte dhe qė do tė vjen. Fragmentet e trashėguara tė predikimeve tė Pagėzuesit janė profetiko-mesianike. Pėrfundimisht pėrshtatet edhe pagėzimi si njė fotografi e njė profeti. Zoti vet e vėrtetoi Jezusin nė pagėzim nė Jordan si Birin e vet, ku Shpirti i Zotit zbriti mbi tė dhe ja, njė zė qė vinte nga qielli, tha: Ky ėshtė Biri im i dashur, tė cilin e kam pėr zemėr! (Mt 3,17). Nėpėr mrekullinė, qė Krishti bėri, u shfaq ai gjithmonė si Biri i Zotit. Gjoni si Pararėndes foli vet pėr atė qė do tė vjenė ose pas tij qė do tė vjenė, qė ėshtė mė i fortė gjegjėsisht mė parė se ai (krhs. Mt 3,11; Mk 1,7; Lk 3,16; Gjn 1,15). Parendėsi nė kuptim kohorė (6 muaj sipas Lk 1,26.36) bėhet mė njė tendencė tė rritur nė skllavin me tė ulur, qė nuk ėshtė i denjė pėr tia zgjidhur rripin e sandaleve mė tė fortit ose pas tij qė do tė vjenė ( Mk 1,7; Lk 3,16; Joh 1,27).
Kjo temė tingėllon me fjalėt sipas Mateut edhe njė herė tek paraqitja e pagėzimit tė Jezusit nė refuzimin e lutjes pėr pagėzim tė Jezusit: Mua mė duhet tė pagėzohem prej teje, e ti po vjen tek unė? (Mt 3,14). Tė gjitha simptomet e Besėlidhjes sė Vjetėr pėrkryerjen e vet e gjejnė nė Jezu Krishtin. Ky e fillon jetėn e vet publike pas pagėzimit prej Gjonit nė Jordan (Mt 3,13). Jezusi nuk ishte mėkatar qė erdhi nė pagėzim. Ai erdhi vetėm qė tė kryej ēdo gjė qė pėrkon me vullnetin e Hyjit. (krhs. Mt 3,15). Pėr kėtė arsye Zoti ynė, Jezu Krishti iu nėnshtrua vullnetarisht pagėzimit tė Gjoni, qė ishte i pėrcaktuar vetėm pėr mėkatar. Nė kėtė veprim tregohet vetmohimi i Jezusit (krhs. Fil 2,7). Dhe kur doli nga uji, e pa ai qiellin duke u hapur dhe duke zbritur mbi tė Shpirti nė formėn e pėllumbit. Dhe Shpirti i Hyjit qė nė krijimin e parė endej pėrmbi ujėra (krhs. Zan 1,2) zbret kėtu nė Krishtin, qė ta tregon krijimin e ri dhe qė vet Ati e dėshmoi: Dhe, ja, njė zė qė vinte nga qielli, tha: Ky ėshtė Biri im i dashur, tė cilin e kam pėr zemėr! (Mt 3,17; 12,18; 17,5; Is 42,1). Gjoni e qonė kėtė deri nė Epifani tė Shėlbuesit nė Jordan, deri nė dasmėn e Zotėrisė.
Kėtu zbulohet Trinia Shenjte, qė tė dėshmon se vepra shėlbimprurėse pėr mbarė njerėzimin ėshtė nė mėnyrė tė trinitetit. Ai qėndron nė rend me mėkatarėt, jo se ishte mėkatar, por qė mėkatet e njerėzimit, tė botės t'i marr nė vetvete. Uji nė kėtė kontekst simbolizon pastrimin prej mėkateve, jetėn e re dhe dhėnės i jetės, nė kėtė momėnt jetėn e re me Zotin.
Ai nuk e tregon fėmiun biblik tė Betlehemit, por Qengjin e Hyjit, qė me gjakun e vet do t“ia falė mėkatet botės. Ai e pagėzon nė ujė Jezusin e rritur dhe me kėtė ia tregon pagėzimin me gjak nė kryq. Jezusi iu paraqet apostujve pasionin dhe vdekjen e vet nė Jerusalem si njė formė tė pagėzimit: E po, mė duhet tė pagėzohem me pagėzim, e sa ngushtė jam derisa tė kryhet! (Lk 12,50; 9,22; Mk 10,38). Gjaku dhe uji qė rrjedhin prej zemrės sė shporuar tė Jezusit tė kryqėzuar ne kryq, simbolizojnė pa dyshim sakramentet e kishės, posaqėrisht pagėzimin dhe euharistinė, sakramentet e jetės sė re.
Me kėtė ėshtė e mundshme, tė jesh i lindur prej ujit dhe Shpirtit qė tė arrish nė Mbretėrinė e Zotit (Gjn 3,5): «Shiko, ku je pagėzuar, nga tė rrjedh ty pagėzimi, nėse jo nga kryqi dhe vdekja e Krishtit. Kėtu qėndron gjithė misteri: ai u mundua pėr ty. Nė tė je shėlbuar, nė tė je shpėtuar» (Ambrosius, sacr. 2,6). Gjoni nė Besėlidhjen e Re, nė antikėn Hebraike tė Flavius Josephus dhe nė tradicionin krishterė e mbanė nofkėn Ai qė pagėzon ose Pagėzues.
Emri i dyfisht pėrkatėsisht i dyti emėr nė antikė dhe nė rrethinėn judaike tė Jezusit ishin tė rėndomtė, si pėr shembull tregonė shembulli i Simon Pjetrit dhe i tė tjerėve. Tek Gjoni nuk bėhet fjala pėr njė qvalitet personal apo detyror, por nė funkcion apo veprimtari, qė ka tė bėjė mė njė detyrė ma tė lartė dhe me dėrgimin e ti profetik.
Dashur vėllezėr e motra, kjo ditė ėshtė zbulesa e dėrgimit mesianik tė Krishtit, qė tu kumton tė gjithėve Lajmin e gėzueshėm. Tė ndalemi edhe ne sot e tė mendojmė disa momente mbi pagėzimin tonė, mbi fillimin e jetės sonė me Krishtin. Qė tė jesh vetėm i pagėzuar nuk vlen mjaft, por qė tė jetosh me Zotin dhe me bashkėsinė e tė besuarve si i pagėzuar, nė Krishtin.
Me pagėzim quhemi dhe jemi bėrė fėmijėt e Zotit: Nėpėrmes kėsaj hyrjeje me pagėzim tek shėlbimi quhet, Zoti dėshiron qė t“i pėrqafon tė gjithė fėmijėt e vet dhe t“i pranon nė dashurinė e vet shėlbimprurėse, nė njė dashuri qė ėshtė mė e madhe se ēdo mėkat, thoshte Papa Gjon Pali II. Amen.
Krijoni Kontakt