Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Qëndrimi i qeverisë Thaçi ndaj planit ABC të KEK

    Shkruan Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë*

    A do ta heq Qeveria Thaçi planin ABC të KEK-ut ?


    "Unë këtu në Çabër ju gjeta në terr ashtu siç e gjeta edhe Kosovën dhe do të bëjmë çmos që ta stabilizojmë situatën energjetike në Kosovë që për ne është e papranueshme kështu siç është” ishin këto fjalët e para të Kryeministrit të ri Hashim Thaçi, i cili takimin e parë me qytetarë të Kosovës në cilësinë e Kryeministrit e zhvilloi në një fshat të vogël të banuar me shqiptar në veri të Kosovës.
    Justina Pula-Shiroka, ministre e re e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) ka pohuar se do të marrë masa ndaj KEK-ut dhe ndaj atyre që e vjedhin dhe nuk e paguajnë energjinë elektrike me qëllim që të përmirësohet situata energjetike në vend.
    Por, me gjithë milionat marramendës dhe donacionet e shumta, të dhëna nga BE-ja dhe vende të ndryshme nga e mbarë bota, prapëseprapë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) mbetet e dështuar pasi ajo më shumë prodhon terr sesa dritë.
    Një gjë është e qartë për shumicën e kosovarëve, se KEK-u apo siç quhet në popull ''Kanceri Energjetik i Kosovës'', me reduktimet dhe rëniet e shumta nga sistemi të termocentraleve të tij, ka treguar se menaxhimi i tij deri më tani ka qenë tepër i dobët. Ky keq menaxhim i KEK-ut, ka treguar se kjo Korporatë Energjetike është e padenjë dhe absolutisht e paaftë të sigurojë klientët e saj dhe ta bëjë furnizimin e mjaftueshëm të tyre me këtë lëndë, që pa të vështirë se mund paramendohet zhvillimi, në çfarëdo aspekti qoftë.
    Megjithëse nuk ka rrymë në pjesën më të madhe të kohës, tymtarët dhe largpërçuesit e Kosovës, rregullisht punojnë. Rëniet nga sistemi dhe lërja e gati tërë Kosovës në terr për këtë korporatë janë bërë përditshmëri, por shtrohet pyetja se po të ndodhnin këto rënie në kohën e Serbisë çka do të ndodhte?
    Reduktimet e energjisë elektrike nëpër rajonet e Kosovës janë marramendëse. Slogani ''24=0'', edhe pse i vënë për kategorinë A, ai nuk aplikohet as për ta, pasi një pjesë e vogël e Kosovës ndodhet në këtë kategori, ndërsa shumë vendbanime tjera të Kosovës siç bie fjala, në Skenderaj, Drenas, Podujevë, Malishevë, Klinë, Vushtrri, Gjilan, Mitrovicë, Kaçanik, Pejë, Lypjan, Viti, Shtime, Therandë e qendra tjera reduktimet e energjisë janë duke filluar nga 3-5-10 e deri në 15 orë terr. Edhe pak ato orë kur ka rrymë qytetarët ankohen pasi ndaljet e shumta të rrymës u kanë shkatërruar gati të gjitha mjetet që varen nga rryma.
    Vitin e kaluar ka qenë Komuniteti i Biznesit ai i cili i është kërcënuar Qeverisë së Kosovës se nëse nuk stabilizohet situata energjetike, ata do të detyrohen që bizneset e tyre t'i bartin nëpër vendet fqinje të rajonit. Çka është më e keqja në gjithë këtë odisejadë të tmerrshme, KEK-u për shumë kë është bërë fatalitet pasi nuk janë të paktë ata që kanë humbur jetën nga kjo korporatë famëkeqe.
    Vitin që lamë pas Ministria e Energjisë dhe Minierave(MEM), kanë hapur ofertat e kompanive që kanë shprehur interesin për ta ndërtuar termocentralin Kosova C, i paraparë për shumë kë si Kanceri "C" i Kosovës.
    Ka disa javë që kemi hyrë në vitin e ri 2008 dhe siç duket Korporata Energjetike e Kosovës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga plani famëkeq i saj ABC. Madje reduktime të energjisë elektrike tri orë me terr dhe tri me drita ka pasur edhe gjatë festës së vitit të ri.
    Ditë më parë disa qindra qytetarë të Vushtrrisë të revoltuar me mungesën e energjisë elektrike kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë për disa orë në shenj proteste kundër planit diskriminues që po bënë kjo korporatë. Banorët vushtrrias u shprehën se një numër i konsiderueshëm i tyre i paguajnë faturat e energjisë elektrike por prapëseprapë ata kanë reduktime të gjata të rrymës. Të gjithë protestuesit e revoltuar me KEK-un dënuan ashpër politikën që po ndjek kjo korporatë pasi ajo nuk është e aftë që t’i dënojë ata që nuk e paguajnë rrymën por bënë ndëshkime kolektive.
    Rajoni i Vushtrrisë që nga paslufta e këndej po përballet me krizën energjetike, reduktimet e energjisë elektrike në Komunën e Vushtrrisë janë marramendëse dhe fatale për ekonominë e këtushme, i tërë qyteti i Vushtrrisë ndodhet në kategorinë C, në përjashtim të disa institucioneve të rëndësishme si: ndërtesat e TMK-së, gjigantit ekonomikë i Vushtrrisë Fabrika “LLAMKOS”, Akademia Policore, dhe pak institucione të tjera.

    *E përgatiti: Hajdin ISLAMI
    (Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova ).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per kete ceshtje duhet te debatojne ekspertet e energjitikes.. sepse populli ne kete ceshtje nuk ka cka flet ..
    eshte sikur me diskutue muratori per astronomine..
    le ta marrin kek-un eksperte te huaj europiane e ta modernizojne e kosova te shpetoj nga erresira.. se vet shqiptaret nuk kan as deshir as dituri per ti ndrequr kto gjera..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    se a do ta hjek planin ABC eshte veshtir te thuhet por se ka filluar ta tregoj doren e fort kjo po shihet sepse i ka ofruar kek-ut policin ne mbrojtje nga populli gjat shhyqjes se rrumes ditve te fundit.kur isheh njeriu i duket se eshte kthyer policia e shkaut.ndersa i nderuar brari sa i perket eksperteve mendoj qe kosova ka mjaft vetem duhet te ken vullnet per te punuar ne te mire te kosoves ejo te mendojn se si te vjedhin sa ma shum per veti.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk quhet ekspert ai qe vjedh or gjilans..

    e derisa kek-istet po vjedhin.. e spo modernizojne domethan ska ekspert..


    policia e kosoves ..kjo ekzistusja.. nuk mundet ta ndale vjedhjen e rrymes sepse kjo polici nuk ndal dot vjedhjen e jetes.. se atdhetareve..

    a i kapi kjo polici vrasesit e polices sabahet?

    jooo..

    athere ska si kap vjedhsit e elektroneve neper telat e bakrit ..qe jan te padukshem dhe me mikroskop elektronik .. kur nuk kap dot ningjat e daut veselave e selim lim kupave.. qe vrasin me kerra e kan ka 7 kerra e komba e villa e motell bordella ne pronesi..



    nuk eshte i lehte enverizmi..
    e ka vjedhjen abc te veten.. e def ka krimin e vrasjes.. e kusuri ma von..

    kot skena fol or taj..

    feja mundet me e ndal deri diku vjedhjen..
    sepse fetari thot.. polici nuk me sheh po allahu e jezusi shohin cdo gja..
    mirpo hoxhallaret e kosoves bajn hallv per enverin..

    pun mafm.uti or ti shoq..

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kosova dhe Shqiperia qe te dyja kane mungesa te theksuara ekspertesh ne pothuajse te gjitha fushat, qe eshte nje nga arsyet kryesore pse ballafaqohemi me gjithe keto probleme te natyrave te ndryshme, duke filluar nga lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsioni e deri te qeverisja e mire , e ndershme, dhe profesionale.

    Kosova ka tani Zyren e Auditorit Gjeneral, qe te pakten po i ve ne dukje shume nga parregullsite ne institucionet shteterore, kurse Shqiperia (sipas informacioneve qe kam) akoma me vetem nje Kontroll te Larte te Shtetit qe ben nje pune shume me te kufizuar.

    KEK-u ka eksperte te energjise me bollek por problemi kryesor eshte menaxhimi i mire, dmth. ka mungese menaxheresh te mire. Po te shikojme pasqyrat financiare te ketij gjiganti ekonomik (pasqyrat financiare te KESH-it ne Shqiperi, edhe nese ka te tilla, nuk mund ti gjesh askund, dmth. nuk mund te shikohen e lexohen nga publiku), vihet re se auditoret e pavarur nuk kane arritur te japin opinion per shkak se nuk kane as sistem te kontabilitetit qe regjistron te gjitha transaksionet konform standardeve nderkombetare te kontabilitetit. E kur nuk ke kontabilitet, nuk ke as kontroll mbi kompanine dhe i gjithe menaxhimi i kompanise eshte ne mjegull. Menaxheret e kompanise marrin rroga te majme per standardin kosovar te jeteses, shfrytezojne makinat e kompanise qe jane te reja fare nga fabrika, shpenzojne 1 mije euro telefon ne muaj (qe paguhen nga kompania), shpenzojne 1 mije euro benzin ne muaj (qe paguhen nga kompania), dhe me gjithe problemet financiare te kompanise, KEK-u eshte nje nga donatoret me te medhenj ne Kosove!!! Kurse po ti shikosh rezultatet e punes se ketyre menaxhereve, nuk jane as zero, por negative. Menaxheret duhet te paguhen ne rezultate, psh. rritja e inkasimit, rritja e profitit, ulja e kostove, ulja e humbjeve ne rrjet, etj.

    Para disa ditesh, kompania me urdher te ish-ministrit Ceku bleu 10 makina te reja, dy nga te cilat po shfrytezohen nga ish-ministri, qe ne shtetet perendimore perben shkelje te ligjit Gift of Public Monies (dhurate e parase publike), per te cilen gje, automatikisht shkarkohet nga detyra dhe arrestohet.

    Kosova dhe Shqiperia kane nevoje per investime te medha ne pothuajse te gjitha fushat e jetes shoqerore, por vecanerisht ne arsim, ne menyre qe univerzitetet tona te jene ne gjendje te krijojne eksperte te profileve te ndryshme qe jane te nivelit boteror. Ekspertet tane qe kane mbaruar para viteve 90-ta, sidomos ata te ekonomise dhe biznesit, edukimi i tyre le shume per te deshiruar sepse sistemi ekonomik i asaj kohe ka qene i ndryshem prej sistemit te ekonomise se tregut. Qeverite tona duhet te shpenzojne me shume ne rrogat e profesoreve te univerziteteve tona shteterore, ne menyre qe te jene ne gjendje te sjellin profesore shqiptare qe kane mbaruar jashte studimet, qe keto univerzitete pastaj te pergadisin studentat tane qe te jene ne gjendje te konkurrojne ne qeverisje, udheheqje, etj. me homologet e tyre ne shtetet e tjera. Ky duhet te jete nje nder prioritetet kryesore te qeverive tona.

    Nese nuk kemi Know-How, te gjitha tjerat jane kot dhe te pavlefshme. Per kete mund te marrim shembull Gjermanine e pas luftes se dyte boterore, qe edhe pse e shkaterruar nga lufta dhe demshperblimet e luftes, shume shpejt i morri kembet dhe u ringjall sepse kishte Know-How-in, kishte eksperte nga me te miret ne bote per te gjitha fushat e jetes shoqerore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 13-01-2008 më 17:00
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •