Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Berisha u ndal edhe në strategjinë për nxitjen e punësimit.
Gjatë diskutimit të vendimit për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë, të propozuar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kryeministri u shpreh se kjo strategji duhet të përmbajë edhe ngritjen e qendrave të posaçme për trajnimin e kujdestareve të fëmijëve. Kryeministri vuri theksin në fjalën e tij në rolin që duhet të luajnë këto qendra për kujdesin ndaj fëmijëve. "Këto qendra do të ndihmojnë në përmirësimin dhe profesionalizimin e kujdesit ndaj fëmijëve", u shpreh kreu i qeverisë. Vendimi, i cili u miratua në mbledhjen e djeshme, u hartua në përputhje me nevojat e shumicës së punë-kërkuesve të papunë, për t'u aftësuar në proceset e punës dhe më pas për t'u punësuar apo vetëpunësuar.
Gazeta Panorama
Krijoni Kontakt