Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm

    LIGJET E JETËS PROFESIONALE DHE SUKSESIT TË PËRGJITHSHËM


    Armiku i pare i suksesit është përtacia

    Pertacia nuk është armik i cili i del përpara njeriut dhe përleshet me te si burrat. Përkundrazi, përtacia është një frikacake që merr forma te ndryshme si trimat e tregimeve te vjetra dhe duke përdorë me mijëra dredhi mundohet që ta mposhtë njeriun. Madhesia e rreziku fshihet pikerisht ketu.
    Pertacia nuk shfaqet para çdo kujt në te njëjten formë. Herë merr formën e mikut te sinqertë dhe miredashës, here formen e arsytimit, si sëmundje, lodhje, dhembje e herë duket se bën punë por në te vërtetë nuk punon asgjë, ndërsa herën tjetër flet ëmbël dhe të mashtron...
    -puna eshte lodhje. -jeta është një shans .-nese ke shans ke qdo gje. -lere njeher shtriu se nesër ne menjges e ben. -E kam shprehi, nuk mundem që tërë vitin të endem nëpër bibloteka me libër nen sqetull, çfarë bej..! –Njezet dite para provimeve do te ulem, do ta lodh kokën dhe do t’i jap provimet. Nuk e di pse mendja vetem në provime me zgjohet.

    Armiku tjetër i suksesit është edhe shoku i keq

    Ai është fatkeqsia më e madhe që mund ta godasë te riun. Përtacia është në brendinë tënde dhe të flet me gjuhën tënde, kurse shoku i keq flet me gjuhën e vet dhe më shpejtë të tërheq kah vetja. Shoku i keq shqetësohet prej punëtorve dhe fshehurazi ua ka zilinë, fillon te tallet me ta dhe t’i nënqmojë e në këtë mënyrë hakmerret ndaj tyre. Mundohet te gjeje menyre qe me cdo kusht të të tërheqë në greminën në te cilën ka rrëshqitur vetë. Me fjalët dhe sjelljet e veta ta shkatërron energjinë shpirtrore dhe të lë përballe me nje lodhje shpirtrore. Po qe se bashkohen përtacia dhe shoku i keq, atëherë shumë vështirë mund të shpëtphet nga kthetrat e këtyre dy armiqve keqbërës.
    Kushtet te cilat do t’i kërkosh te shoku yt duhet të jenë; puna, sinqeriteti dhe mirësia. Njeriu i cili i ka këto cilësi është edhe me të gjitha cilësite tjera të mira. Këtë mos e harro dhe me njerzit të cilët nuk i plotësojnë këto kushte mos u shoqëro kurrë.
    Armiku i tjeter i suksesit është shembulli i keq

    KUSHTET E SUKSESIT

    TI ke dy armë të fort a me te cilat mund t’i luftosh këta armiq: PUNEN dhe VULLNETIN
    Kushti i parë i suksesit është vullneti.Arma e parë pra se cilës gjunjëzohen përtacia e mosbindja,këto sëmundje djallëzore,është vullneti. Po qe se vullnetin e përdorë në rrugën e së mirës,atëherë mos ki frikë...” E njerëzit duke harruar se lumturia është në brendinë e tyre,e kërkojnë atë në kafe-bare të natës, kafene dhe ne argëtime te ndryshme”. Ti mos rrëshqit në këtë greminë dhe beso se edhe fshehtësia e suksesit edhe zogu i lumturisë janë në brendinë tonë, në kafazin e artë të vullnetit tonë

    -Mos prit kohë dhe ditë të qëlluara për punë. Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qelluar për punë.

    -Mos kërko vend të përshtatshëm për punë. Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshem i punës.

    -Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështërsitë dhe punët e veta.

    -Ne nje kohë të caktuar bëre vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia. Nëse thua se do të bëshë më shumë punë për një kohë, atëherë asnjërën prej tyre nuk do ta mund ta bësh si duhet.

    -Pa e kryer një punë, mësim, libër apo obligim që e ke filluar mos kalo në tjetrën. Puna e mbetur përgjysmë është sikur të mos jetë nisur fare.

    -Pasi ta kryesh punën e ditës së sotme, vendos se çka do të bësh nesër. Ose, së paku para se ta fillosh punën, vendos se cilën punë do ta bësh.

    -Para se te fillosh punën, mësimin ose librin pranë vetes merri të gjitha gjërat të cilat do të nevojiten gjatë kryerjes së tyre, ashtu që mos të të humbë kujdesi duke u ngritur pandërprerë për të marrë letër, laps, etj.

    -Ne momentin kur nuk ke mundësi të përballosh një problem rreth çeshtjes të cilen e punon , assesi mos bën hap prapa. Dije që leshimi pe është përtaci e maskuar. Duhet ta dishë se dashuria ndaj punës lindet dhe forcohet përmes përballimit të problemeve. Kënaqësia shpirtrore që paraqitet pas kapërcimit te problemve është e padiskutushme. Te jeshë i sigurt se ngadhnjimi në luftë dhe suksesi në punë janë me atë që nuk kthehet prapa. Përpara këmbënguljes problemet shkrihen dhe të pamundurta bëhen të mundshme.

    -Pikësëpari ndaje problemin me të cilin do të ballafaqohesh,pastaj përpiqu që një nga një t’i zberthesh pjesët e tij. Pikërisht në këtë mënyrë edhe mësimin dhe librin që e lexon ndaji në pjesë më të thjeshta dhe më të shkurtra. Para se ta kuptosh mirë një pjesë mos kalo në tjetrën. Kalo si i verbëri me shkop mbi te gjithë kapitujt, respektivisht mos e hedh hapine e ardheshëm pa qenë i sigurt për të parin.

    -Puno vazhdimisht dhe me kujdes, si dhe çdo ditë puno në të njëjtën kohë. Mos e ndërpre punën në të njëjën kohë. Mos e ndërpre punën me ndërprerje të gjata. Nëse nuk je i sëmurë dhe i lodhur puno ngapak edhe gjatë pushimeve, ashtu që të mos e humbësh shprehine e punës dhe ta kesh vështirë t’i kthesh përsëri.

    -Nëse lodhesh me një punë atëherë ndërroje atë ose ngadalësoje ritmin, por assesi mos gjej arsye për pushim. Organizimi i atij që rri kot është sikur hekuri që nuk punohet dhe ndryshket.
    -Mendo mirë dhe dije se punë nuk do të thotë vetëm të lëvizësh, të lexosh ose te shkruash. Njeri që mendon, punon edhe më tepër se xehtari në minierë.

    -Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e punës me orë dhe mos thuaj mjaft. Shihe rezultatin e punës dhe atë që e ke mësuar.

    -Ne momentin kur mendon ta fillosh mësimin ose leximin e librit mos u bën i padurushëm. Bëhu i qetë dhe i fortë. Ec por mos nxito. Puno dhe mëso duke kuptuar.

    -Asnjëherë në punën tënde mos e nençmo asnjë mendim. Mos harro se nga moskujdesi dhe nënçmimi shpeshherë paraqiten pasoja të rënda.

    -Kur te shtrihesh në shtrat për të pushuar bëre llogarinë e asja që ke bërë atë ditë dhe planifiko çka do të bësh të nesërmen.

    -Çdo dite lexo me zë nga dhjetë faqe të një vepre të mirë. Në këtë mënyrë do të zhvillohet aftësia yte e të folurit.
    Mësoi përmendsh pjesët e bukura që do t’i hasish në ndonjë libër filozofik ose letrare. Në këtë mënyrë do te pasurohen fjalori dhe shprehjet tua si dhe do të përforcohet mbamendja.

    -Pas përfundimit të leximit të pjesëve të një libri, përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr shënime. Menyra më e mirë e përvetsimit të njësie është pikërisht kjo.

    -Pjesët dhe gjërat që i ke mësuar prej ndonje libri më vonë diskutoi me shokët. Në këtë mënyrë zhvillohet intelekti yt dhe do ta përfitosh shkathtësinë e të shprehurit të qartë të mendimeve dhe ideve.

    -Ki kujdes: fjalët dhe shkrimet tua le të jenë të shkurtra, të qarta dhe të kuptushme.

    -Koha e punës mendore dhe produktiviteti i saj varen nga natyra e individit. Për dikë kjo kohë është në orët e hershme të mëngjesit, për dikë tjetër në orët e vonshme të natës. Provo veten se cila kohë të pershtatet më tepër për punë dhe mos e harxho kot atë.

    -Para se gjithash mëso të flasish dhe të shkruash mirë në gjuhën amtare. Gjëja më e rëndësishme për njeriun është gjuha e tij amtare.

    -Vlera e individit ështe e fshehur nën gjuhën dhe në majën e lapsit dhe shkrimit.

    -Në momentin kur do të hamendesh të fillosh ose të mos fillosh ndonjë punë, mendo për pasojat e të dy vendimeve. Zgjedhe atë nga i cili ke më shumë dobi e më pak dëm.

    - Mos gënje. Gënjeshtai është si vjedhësi i cili jeton me frikë se në çdo moment do të kapet.

    - Para se të premtosh diçka mendo mirë, por kurrë mos e shkel fjalën e dhënë. Shkelja e premtimit është gënjeshtra më e keqe.

    - Gjithnjë paraqitu si je dhe bëhu ashtu siç parqitesh. Ai i cili mundohet të paraqitet ashtu si nuk është, vërtet është tejet mendjelehtë.

    - Mos urrej dhe mos ndjej zili ndaj suksesit dhe lumturisë së askujt, por përpiqu që edhe ti ta arrish këtë sukses dhe lumturi. Përpjekja është kushtu i përparimit. Urrjetja dhe zilia janë dy armiqtë kryesorë të shëndetit, qetësisë shpirtërore dhe lumturisë.

    - Bëhu bujar që të keshë shumë shokë. Dije se koprraci nuk ka shokë të sinqertë.

    - Shokët fitoi në rini, mëqë shokët e pleqërisë nuk janë të sinqertë.

    - Edhe fuqia e verbër, “shansi” , është i dashuruar në bukurinë rinore. Mos e harxho kot rininë, por vlerësoje ashtu siç duhet.

    -Bukuria e vërtetë e pëlqyer nga çdokush ështe bukuria e moralit, pasi njeriu me moral të bukur është i bukur në çdo moshë.

    -Gjithmonë përpiqu ta zbukurosh moralin. Bukuria morale është pasuria më me vlerë e njeriut.

    -Shakatë që do t’i bësh edhe me shokët më të afërm, le të jenë tërheqëse. Nga shakatë e vrazhda as kafshët nuk argëtohen.

    - Bëhu shok që të keshë shokë.

    -Miqësinë vërtetoje në ditë të vështira, që të keshë miq në ditë të veshtira.

    -Bëhu besnik ndaj miqve, zemërgjerë ndaj armiqve dhe armikun i cili ka ra në tokë mos e shqelmo, bëhu shpirtmirë. Shpirtmirësia dhe besnikëria janë shtyllat kryesore tëmoralit të lartë.

    - Ki respekt ndaj femrave. Përkujtohu se femra ështe nëna e njerëzimit.

    -Mos i dëshpëro prindërit, pasi ai që i dëshpëron ata nuk shpëton dot.

    -Shfrytëzoi përvojat e të moshuarve dhe asesi mos tento që t’i sprovosh njerëzit me përvojë sepse pendohesh shumë.

    - Ne fillim mendo mirë për punën për të cilën ndoshta do të pendohesh në mbarim të saj.Pendimi i tillë është naivitet.

    - Sillu mirë ndaj më të vegjëlve, ashtu që të keshë të drejtë që kur të rriten të presish prej tyre mirësi.

    - Mos poho dhe mos këmbëngul në gjëra të kota. Kërko të vërtën dhe adhuroje atë. Dashuria ndaj së vertetës eshtë dashuria më e lartë për njeriun.

    -Vetë vëreji mangesitë, ashtu që të kesh mundësi përmisimi.

    -Mos u bën mendjemadh për shkak të suksesit tënd. Dije që mendjemadhësia është armiku më i madh i suksesit në te ardhmen.

    -Behu guximtar në jetë, por ki kujdes, guximi nuk është hedhje në rrezik me sy te mbyllur.

    -Shpreh respekt ndaj mendimit dhe besimt të të tjerëve, që edhe të tjerët ta respektojnë mendimin dhe besimin tënd.

    -Mos i bën tjetërkujt asgjë që nuk dëshiron të të bëhet ty, ashtu që edhe të tjerët të mos veprojnë ashtu ndaj teje.

    -Nese dëshiron të të bëjnë mirë, atëherë edhe vetë bën mirë.

    -E mira e bërë përballë një të mirë është drejtësi. E keqja përballë një të mire është krim. E mira përballë të keqes është virtyt e bukuri dhe është shkalla më e lartë e humanitetit.

    -Ndihmoje njeriun e shtypur, që të ndihmohesh nëse edhe vetë shtypesh.
    -Fjalët tua le të jenë te ëmbla ndërsa sjelljet tërheqeëse. Njeriu i vrazhdësi qen i hutuar të cilin e gjuan me gurë çdokush.

    -Veprat e këqija të bëra ndaj teje nga ana e dikujt, assesi mos të të largojnë nga veprat e mira. Mirësia e është dhunti, kurse veprat e këqija janë dëm për njeriun.

    -Mos u bën kryelartë. Kryelarti i ngjason gojës që i vjen era e hudhrës. Secili largohet prej tij.

    -Bëhu modest. Modestia i ngajson degës plot fryte. Lëshimi i degës me fryte deri në tokë bëhet për shkak të fryteve të shumta.

    -Bëhu me vlerë si margaritari të cilin çdokush e lakmon. Mos u friko, nuk mbetesh përtoke.

    -Shikoi njerëzit që janë më poshtë se ti e jo ata që janë më lart se ti, do të jeshë i qetë.

    -Assesi mos u largo nga drejtësia në punët dhe fjalët tua. All-llahu ështe ndihmës i të vërtetave.

    -Puno, gjithnjë puno, por qëndro larg pangopësisë, për arsye se pangopësia është armik i punës frytdhënëse, shëndetit dhe lumturisë.

    -Zgjedhe në menyrë të vetëdijshme njeriun me të cilin do të konsultohesh për çështjet problematike në jetën tënde. Mendo mirë, për shkak të një vendimi te gabuar të cilin do ta zbatosh në një moment, mund të vuash gjatë tërë jetës. Por, drita të cilën do ta fitosh prej një ideje me vend, do të të bëjë dritë gjatë tërë jetës.

    - Shoku im i ri, këto këshilla që t’i dhash më sipër, nuk t’i dhash që t’i harrosh. T’i theksova që t’i keshë si vathë ne vesh dhe të me përkujtosh në ardhmëri. Prej teje pres që të me përkujtosh për të mirë !


    Pjesë të shkëputura nga libri:
    Kokë me kokë me të rinjtë”- Ali Fuad Bashgil
    Redaktorë gjuhësor Ajdini-Hoxha
    Krahasoi me origjinalin Mr. Ali Pajaziti
    Ndryshuar për herë të fundit nga burbuqe1 : 13-01-2008 më 05:04

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.Citoj disa hadithe nga libri:"40 hadithet mbi moralin ". 1.Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë. 2.Bamirësi është morali i lartë,kurse mëkat është ajo që të bren në zemër dhe urren që të shohin njerëzit. 3.Është pyetur Ajsha r.a.,për moralin e Pejgamberit s.a.v.s.,Ajo tha:A nuk e lexon Ku'ranin?Ai tha po.Ajo shtoiorali i Pejgamberit të Allahut ihte Ku'rani. 4.Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe çdonjëri shpërblehet në sajë të nijetit të tij... 5.Kush posedon tre gjëra,e ka shijuar ëmbëlsinë e imanita don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd,ta don vëllaun e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër(mosbesim)pasi që Allahu e ka shpëtuar,ashtu siç urren hyrjen në zjarr. 6.Asnjë nuk ka besuar,përderisa të mos jem më i dashurtek ai se babai i itj,fëmija, vetvetja dhe njerëzit në përgjithësi. 7.Nuk do të hyn në Xhenet përderisa të besoni,e nuk keni besuar përderisa të doni njëri --tjetrin:"A doni t'ju udhëzoj kah ajo të cilën po e vepruat do ta doni njëri-tjetrin?Përhapeni selamin mes jush". 8.Është i mërishëm,është i mërishëm,është i mërishëm!Thanëush o i Dërguari i Allahut? Tha:"Ai çë arrin prindërit e tij,duke qenë ata të vjetër,njërin apo që të dy dhe nuk hyn në Xhennet". 9.Kush dëshiron t'i shtohet risku(furnizimi)dhe t'i zgjatet jeta,le të mbajë lidhjet farefisnore. 10.Xhibrili vazhdimisht më porosiste për fqiun,derisa mendova se do ta bën trashëgimtar timin. 11.Nuk ka besuar askush prej jush,përderisa të dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete. 12.Jeto në këtë botë sikur të jesh i huaj,ose si një kalimtar rruge.Huazo nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta yte për vdekjen tënde. Të ma bëni hallall se ka arrdhur koha e drekës dhe jam i detyruar ta la me kaq dhe tjetrën po e vazhdoj ma mbrapa.Selam alejkum.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    [QUOTE=ramazan_it;1798532]Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.Citoj disa hadithe nga libri:"40 hadithet mbi moralin ". 1.Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë. 2.Bamirësi është morali i lartë,kurse mëkat është ajo që të bren në zemër dhe urren që të shohin njerëzit. 3.Është pyetur Ajsha r.a.,për moralin e Pejgamberit s.a.v.s.,Ajo tha:A nuk e lexon Ku'ranin?Ai tha po.Ajo shtoiorali i Pejgamberit të Allahut ihte Ku'rani. 4.Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe çdonjëri shpërblehet në sajë të nijetit të tij... 5.Kush posedon tre gjëra,e ka shijuar ëmbëlsinë e imanita don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd,ta don vëllaun e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër(mosbesim)pasi që Allahu e ka shpëtuar,ashtu siç urren hyrjen në zjarr. 6.Asnjë nuk ka besuar,përderisa të mos jem më i dashurtek ai se babai i itj,fëmija, vetvetja dhe njerëzit në përgjithësi. 7.Nuk do të hyn në Xhenet përderisa të besoni,e nuk keni besuar përderisa të doni njëri --tjetrin:"A doni t'ju udhëzoj kah ajo të cilën po e vepruat do ta doni njëri-tjetrin?Përhapeni selamin mes jush". 8.Është i mërishëm,është i mërishëm,është i mërishëm!Thanëush o i Dërguari i Allahut? Tha:"Ai çë arrin prindërit e tij,duke qenë ata të vjetër,njërin apo që të dy dhe nuk hyn në Xhennet". 9.Kush dëshiron t'i shtohet risku(furnizimi)dhe t'i zgjatet jeta,le të mbajë lidhjet farefisnore. 10.Xhibrili vazhdimisht më porosiste për fqiun,derisa mendova se do ta bën trashëgimtar timin. 11.Nuk ka besuar askush prej jush,përderisa të dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete. 12.Jeto në këtë botë sikur të jesh i huaj,ose si një kalimtar rruge.Huazo nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta yte për vdekjen tënde. Të ma bëni hallall se ka arrdhur koha e drekës dhe jam i detyruar ta la me kaq dhe tjetrën po e vazhdoj ma mbrapa.Selam alejkum.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Katër mekanizma psikologjike efektive

    Katër mekanizma psikologjike efektive


    Konstruktimi individual është një shëtitje joshëse, për çdo ditë shtojmë njohurit dhe fitojmë mundësi për të kontrolluar atë. Atëherë kur të dish të konstruktosh vetveten ndjen një energji më të madhe për t’i tejkaluar pengesat e jetës dhe për të përfituar nga ato.
    Ditën e Gjykimit do të pyetesh për vetveten, ajo është gjëja me e çmuar dhe më e afërt që posedon andaj është më primare për t’u përkujdesur dhe ruajtur.


    Kemi kaluar shumë kohë duke i klasifikuar njerëzit, gjykuar dhe censuruar, ka ardhur koha që të ndalemi dhe të jemi sa më human për vetët tona dhe t’i censurojmë ata, që në këtë mënyrë të kemi mundësi më shumë t’i kontrollojmë ata. Sot pra do t’i ushtrojmë katër mekanizma psikologjike që kanë ratifikuar efikasitetin e tyre.


    Një: Komunikimi me vetveten

    Më lejoni që tu rikujtoj se ne në çdo çast bisedojmë me vetveten, nëse nuk komunikoni me ndonjë individ tjetër atëherë komunikon me vetveten. Me keqardhje pjesa dërmuese e komunikimit tonë me vetveten është komunikim negativ: (Shiko ku ka arritur filani... Ku je ti tani, Sa i marr që jam... po të thosha kështu... po të veproja kështu, po të posedoja këtë...)
    Kështu një seri bisedash me vetveten që kultivojnë energji negative e cila e shkatërron çdo shpresë, synim, aspiratë dhe ambicie.
    Mekanizmin që dëshiroj nga ju ta ushtroni është që për çdo ditë të komunikosh me vetveten, mirëpo në mënyre tjetër. Nesër kur të zgjohesh nga gjumi dhe pasi që ti pastrosh sytë qëndro para pasqyrës dhe dërgoi vetvetes (shpirtit) shprehje bindëse, dërgoi SMS optimiste dhe pozitive sikur shprehjet ( Unë sot jam mire, ndjejë gjallëri dhe jam shumë energjik) ( Jam një individ i dashur tek familja ime dhe shoqëria, dhe jam i suksesshëm në lidhjet shoqërore), ( Falënderimi i takon Allahut i cili më begatoi me shumë begati). Rikujtoi begatit e Allahut të harruara, bëhu krenar me arritjet e tua që i ke harruar. Mos mendo se këto fjalë tretën në ajër por kthehen në brendësin tënde për t’i forcuar ndjenjat dhe bindjen dhe besueshmërinë në vetvete.


    Dy: Magjia e fjalëve

    Fjalët posedojnë një forcë mahnitëse në programimin e vetvetes, nëse të pyet një njeri një pyetje rutine: (Si jeni) pa dyshim se do t’i përgjigjeshe përgjigje rutine: (Mirë), (Qashtu). Nëse je prej atyre që i përgjigjën në këtë mënyrë atëherë çfarë mendon që në shprehjet tuja të bësh një ndryshim ca të vogël. Në radhët tjera thuaj: (Jam në gjendjen më të mirë), (Jam shkëlqyeshëm), (Më mirë se kështu nuk ka).
    Kur i këshilloja disa miq me këtë element, shumica prej tyre më thoshin: “A dëshiron që të gënjej, unë nuk jam në gjendje më të mirë”. Realiteti është se nga ata mungon koncepti kryesor. Gjykimi mbi ndjenjat tona është proporcional, çfarë thua t’i bësh një vizitë spitalit më të afër, bëjë një xhiro reparteve kardiologjie, reparteve abdominale, shikoi njerëzit me sëmundje psikike dhe... dhe..., takoi disa prej tyre gjatë afrimit të ushqimit të cilën nuk e dëshirojnë, e nëse e ngrënë nuk arrin ta tretë lukthi i tyre, e kur të futet nata nuk arrin të flenë vetëm e vetëm pasi që të konsumojnë barëra qetësuese, që shumë shpejtë zhduket ndikimi i tyre që dhimbjet prapë ta zgjojnë nga gjumi. Pas gjithë kësaj gjyko për vetveten tënde se me të vërtet a je në begati, a nuk je në gjendjen më të mirë?!
    Gjithashtu kjo ide apo mekanizëm aplikohet edhe gjatë përshkrimit të dhembjeve, nëse një ditë ti ke dhimbje koke, shiko dallimin mes dy termeve në përshkrimin e dhimbjes: “Ankohem nga dhimbje koke vdekjeprurëse, dhe migrena trishtuese” dhe mes shprehjes “Ndjej ca dhimbje në kokë. Me ka penguar pak kjo dhimbje”.
    Transmeton Buhariu se i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e vizitoi një të sëmura nga temperatura dhe ethet e shumta, dhe i tha në mënyrë lehtësimi, “Pastrim qoftë”! Nomadi tha: “Assesi, por është temperatura dhe ethet e mëdha, e kanë kapluar një plak të moshuar, për ta dërguar në varrë”. “Ajo është atëherë” - u përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
    Rikujto se fjalët kanë ndikim magjik në ndryshimin e ndjenjave tona, qoftë në kultivimin e energjisë pozitive apo asaj negative. Vëlla i dashur, tani e posedon edhe një mekanizëm në duart e tuaja përfito nga kjo.


    Tre: Magjia e pyetjeve

    Të urtit dhe dijetarët kanë zbuluar forcën e madhe që posedojnë pyetjet që ja parashtrojmë vetvetes. Pyetjet janë mjeti me efektiv, i cili vepron në orientimin e synimit tonë drejt qëllimit dhe lirimin e forcës tonë shpirtërore. Për ta bërë çështjen sa më të kuptueshme medito rreth këtyre pyetjeve:
    - Cili është objektivi me kryesor tek unë?
    - Përse ky objektiv është i rëndësishëm tek unë?
    - Çfarë duhet vepruar për të filluar një revolucion përmirësues?
    - Cila është pengesa kryesorë, e cila do ta pengon realizimin e asaj çfarë dëshiroj?
    - Cili person është më adekuat për të më ndihmuar në realizimin e qëllimit?
    Sikurse po e vëren edhe vetë se këto pyetje janë mekanizmi kryesor për një revolucion përmirësues, ky mekanizëm të nxjerrë për lajthitjes në të cilën gjenden shumica e njerëzve: “Dëshiroj të përmirësoj por nuk di prej nga të filloj”. Me të vërtetë magjia e pyetjeve është gjenerator përmirësimi i suksesshëm dhe orientues i njeriun drejt një revolucioni të mirëfilltë.
    Kush pyet pyetje të vërtet, përgjigjën do ta gjen të vërtet.
    Analisti i njohur Antonio Robert fletë për magjinë dhe efikasitetin e pyetjeve në librin e tij të shkëlqyeshëm: “Zgjoje forcën tënde të fshehtë” i cili thotë: “ Dallimi kryesor mes personave të cilët arritën suksese në një sferë të jetës nga ata që dështuan apo ngecën në mes të rrugës është se këta të suksesshmit parashtruan pyetje më efikase dhe më joshëse andaj edhe arritën përgjigje me efikase dhe me joshëse dhe këta pyetje i dhuruan forcë për të kuptuar se çfarë duhet vepruar dhe se cili është vendi i tyre në shoqëri”.
    Prej dobive dhe mësimeve që i cekë analisti në librin e tij, tregon se si babi i tij e mbjelli në zemrën e tij shkathtësinë e parashtrimit të pyetjeve. Babi i tij për çdo ditë pyeste në sofrën e darkës: “Çfarë ke mësuar sot biri im?” ndaj është detyruar t’i përgjigjet pyetjes së babait dhe me përgjigje të hijshme. Nëse atë ditë nuk ka mësuar diç që nxit kujdes nxitonte në ndonjë enciklopedi për të mësuar diç të rëndësishme për t’i treguar babit. Prej asaj dite e deri në vdekje ky shkrimtar dhe analist nuk ka shkuar ne shtratin e gjumit pa mësuar diçka të re dhe të rëndësishme.
    Çfarë thua ta provosh edhe ti me familjen tënde, fëmijët e tu, me vetveten tende, pa dyshim do të befasojnë rezultatet.


    Plan program veprues:

    Këto pyetje vendosi në një vend të dukshëm në dhomën tënde, dhe fillo ti lexosh në mëngjes pasi që ta kishe falur namazin e sabahut dhe kryer Dhikrin e mëngjesi:
    - Si të ec një hap para në lidhjet me All-llahun [subhanehu ve teala]?
    - Cili është objektivi kryesor që duhet realizuar sot?
    - Cila është vepra kryesore që duhet vepruar për të arritur objektivin?
    - Çfarë duhet vepruar për ta shtuar besimin personal?
    - Cili është planifikimi më i mirë i kohës për sot?
    - Cila vepër sot do të më bëjë të ndjehem i kënaqur?
    - Cilin virtyt më të mirë sot duhet ta prezantoj?
    - Cili është personi që sot duhet lidhur miqësi, apo shtuar miqësinë?


    Katër: Magjia e të imagjinuarit (konceptit)

    Prej mekanizmave efektiv që ju ndihmuan të suksesshmëve është mundësia për të pasur një vizion të qartë, ndaj çdonjëri duhet imagjinuar një vizion me objektiva të qarta që duhet realizuar.
    Ky mekanizëm do të ndihmon në dy çështje:
    1. Projektimin e objektivave, të imagjinuarit e qartë se çfarë duhet realizuar. Objektivat fillimisht projektohen në mendjet tona duke imagjinuar çdo detal ashtu siç vepron arkitekti duke imagjinuar çdo pjesë dhe detal të shtëpisë që dëshiron ta ndërtojë. Aristoteli thotë: “Nuk mediton shpirti pa imagjinata.”
    2. Definimin e ndjenjave që do t’i përfiton me realizimin e këtij objektivi, pozita që do të jetë pas realizimit, dobitë që shpresohet të ndodhin. Ja një shembull sa për ilustrim: Nëse objektiv i joti është që të bëhesh redaktor i një reviste shkencore, do të imagjinosh formën e revistës, mënyrën e reduktimit, mënyrën e veprimit, etj. Në anën tjetër do t’i përjetosh në mendje tënde ndenjët e gëzimit dhe haresë duke e shikuar numrin e parë të revistës dhe interesimi i madh i njerëzve dhe rolin e madh efektiv që e luajti në përmirësimin e shoqërisë do ti përjetosh në mendjen tënde edhe lavdëratat për mundim që ke shpenzuar.
    Kur ta përdorësh këtë mekanizëm atëherë do të kesh plan të qartë në mendjen tënde për veprën që do ta realizosh në mënyrë sa më profesionale duke përdorur elementet e duhura në kohën e duhur dhe duke vepruar çdo detal të imagjinuar në kokë.
    Antoni Robert e përshkruan imagjinatën sikurse një regjisor, i cili dëshiron të realizoj një film profesional. Për t’i kontrolluar ndenjët e shikueseve përdorë të gjitha efektet dhe hilet kinematografike.
    Më të bukur që kam lexuar mbi imagjinatën është imagjinata e Hatim El-Esam –All-llahu e mëshiroftë, një nga dijetarët dhe tabinët e mëdhenj, për ta ndihmuar që të jetë sa më i devotshëm në namaz. Kur u mahnitën njerëzit për frikrespektin e tij në namaz u tha: “Kur fali namaz e imagjinoj Qaben para syve, urën e Siratit nën këmbët e mija, xhenetin nga e djathta, xhehenemin nga e majta, melekun e vdekjen mbi kokë dhe mendoj se ky është namazi i fundit që jam duke e falur.”
    Këto janë katër mekanizma me praktikimin e tyre ke për ta ndërtuar një personalitet madhështor.
    Më ka ngelur për të cekur një çështje të rëndësishme, se këta mekanizma janë teknika dhe mjeshtëri, e nuk janë informata. Kjo do të thotë se ti ke nevojë për kohë dhe ushtrime për t’i mbizotëruar dhe përforcuar. Njëlloj sikurse mësimi i vozitjes së veturës, një ditë ishte ëndërr dhe send i paarritur por me kohë dhe ushtrime tani e veprojmë pa mund dhe orvatje.


    Dr. Jasir Bek-***
    Përktheu: Abdyl Fuga
    28 Tetor 2007

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Kreativiteti dhe inteligjenca emocionale

    Prim. med. dr. sc. Ali F. ILJAZI

    Kreativiteti dhe inteligjenca emocionale


    Hulumtimet kanë treguar që vetëm koeficienti i inteligjencës (QI) nuk është garanci për sukses në jetë. Andaj, sot për të siguruar zhvillim të "personit komplet" nevojiten QI e lartë dhe koeficient i lartë emocional (EQ). Këto dyja janë në lidhje të ngushtë.

    Dobia e zhvillimit paralel të inteligjencës suaj emocionale përderisa zhvilloni edhe inteligjencës tuaj kognitive nënkupton jetën e suksesshme në punë, ngritjen e shëndetit fizik dhe mental, si dhe arritje e kualitet më të madh në marrëdhëniet me tjerët.

    Psikologët kanë zbuluar dhe ndarë inteligjencën në tre grupe kryesore:
    1. inteligjenca abstrakte (aftësia e të kuptuarit dhe udhëheqja me shfrytëzimin e simboleve verbale dhe matematikore) .
    2. inteligjenca konkrete (aftësia e kuptimit dhe udhëheqja me objektet)
    3. inteligjenca sociale (aftësia e kuptimit të njerëzve dhe lidhshmëria me ata). (1)
    Inteligjenca emocionale (EI) i ka rrënjët në konceptin e "inteligjencës sociale", të cilën për herë të parë e ka identifikuar E.L. Torndike në vitin 1920. Ndikimi i këtij koncepti në kulturën e gjerë dhe në shoqërinë akademike prej atëherë ka qenë i shpejtë dhe i gjerë.
    Sikur që dimë të gjithë, emocionet janë pjesë themelore e asaj që vërtetë jemi dhe luajnë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me tjerët. Ato nuk mund të tejkalohen. Por, shumica prej nesh janë të orientuar tradicionalisht në 'emocionet t'i lërë te shtëpia' në bindjen se duhet të jemi më efektiv, të gjitha planet tona dhe vendosjet t'i bazojmë vetëm në inteligjencën e "ftohtë" dhe logjike. (2)

    Ç'është EI?
    Kur Satovey dhe Mayer në vitin 1930 e kanë definuar termin "inteligjencë emocionale" (3), kanë qenë të vetëdijshëm për hulumtimet e mëparshme të aspektit kognitiv të inteligjencës. Inteligjencën emocionale e kanë definuar si 'formë të inteligjencës sociale e cila përfshin aftësinë e njohjes së emocioneve vetanake dhe të tjerëve, dallimin e të njëjtave dhe shfrytëzimin e informacioneve të dhëna gjatë mendimit dhe veprimit'. (4)
    Esther Orioli dhe Robert Cooper, në përpjekjen që të shpjegojnë EI, kanë theksuar: "EI është shumë më tepër se sjellja e "bukur" ndaj tjerëve. Kjo është aftësi që të ndiejmë, kuptojmë dhe me sukses të praktikojmë fuqinë dhe mundësinë e emocioneve si burim i energjisë, informatave, kreativitetit, besueshmërisë dhe afërsisë".
    Mundësia e dytë e definimit të EI është aftësia që të ndiejmë dhe shfrytëzojmë emocionet për "vetëudhëheqje" të suksesshme dhe veprim në kahet pozitive në ndërmarrëdhëniet tona.

    Përse na nevojitet EI?
    Reaksionet emocionale paraekzistuese të EI sonë janë qelës kah shëndeti më i mirë, në përjetimin më të madh të lumturisë dhe afërsisë, në arritjen e udhëheqjes më të fuqishme, vizionit më të qartë, suksesit më të madh, qëllimeve më të larta, përhapjes së fuqisë dhe energjisë sonë, përparimin më të madh të gjërave, sigurimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe perceptimit të hollësishëm, si dhe, në fund, në arritjen e kënaqësisë më të madhe.
    Këto reflekse emocionale, rrallë të vetëdijshëm, por të fuqishëm, motivojnë vendosmërinë tonë.
    EI nevojitet që të realizojmë fuqinë e emocioneve tona.

    Cilat janë përparësitë e EI?
    Në modulin e Golemanovit (5) të EI ekzistojnë pesë hapa kyç (aftësi): vetëdija, vetëkontrolli, vetëmotivimi, empatia dhe ndërmarrëdhëniet e suksesshme. Secili prej tyre nënkupton përmbledhje të aftësive të ndryshme. Nuk është e domosdoshme që të gjitha aftësitë të jenë të suksesshme, por dy janë aftësi kyçe (vetëdija emocionale dhe vetëvlerësimi preciz) dhe të domosdoshme. Këto janë dy aftësi themelore në të cilat fillojnë të gjitha të tjerat.

    Vetëdija
    Guri themelor ose themeli i EI është vetëdija. Kjo i lëvizë aftësitë e tjera të EI. Vetëdija duhet të jetë në radhë të parë, sepse nëse nuk e njohim veten dhe nëse nuk dimë çfarë ndiejmë, si do të dimë cilat janë nevojat e tjerëve ose t'i kuptojmë tjerët dhe të paramendojmë atë që ata ndiejnë?
    Sa më tepër dimë për veten, aq më tepër kemi mundësi të kontrollojmë dhe zgjedhim mënyrën si do të sillemi në situatën konkrete.
    Tek vetëdija kemi të bëjmë me njohurinë për atë ku jemi momentalisht dhe ku dëshirojmë të jemi, kështu që të kemi dëshirë që të ndryshojmë që të arrijmë aty. Pa vetëdije emocionet mund të na verbojnë dhe të na lëvizin që ne të veprojmë atë që nuk dëshirojmë ose të bëhemi njerëz çfarë nuk dëshirojmë të jemi.
    Për të qenë të vetëdijshëm duhet pasuar hapat vijues:
    - Për të mësuar dallimin në mes mendimeve dhe ndjenjave. Nëse dëshirojmë të njohim veten, është shumë me rëndësi të dimë dallimin në mes "Unë mendoj" dhe "Unë ndiej".
    - Gjatë ditës pyeteni veten si ndiheni dhe mu në këtë çast bëhuni të sinqertë ndaj vetes. Nëse zemra u rrahë shpejtë, jeni të skuqur në fytyrë dhe ju mungon ajri - këto rëndom janë shenjë për diçka. Pyeteni vetën: "Çfarë ndjenje fshihet prapa kësaj?" Emërtoni këtë ndjenjë - frikë, anksiozitet, dashuri, pasiguri.
    - Bëhuni të hapur ndaj këshillave të tjerëve. Miqtë dhe bashkëpunëtorët shpesh mund të na ndihmojnë të kuptojmë sjelljen personale.

    Vetëkontrolli
    Përderisa si hap kah vetëdija dëgjojmë ndjenjat tona dhe mësojmë nga ato, vetëkontrolli është kontrolli dhe udhëheqja e këtyre ndjenjave, në mënyrë që nga ato të ketë më shumë të mira se sa dëm. Vetëkontrolli krijon anën racionale dhe kohën që të qetësojmë ndjenjat kur është nevoja. Gjithashtu, na ndihmon të veprojmë me qëllim, e jo në mënyrë impulsive.
    Nëse veprojmë me qëllim, më parë do të mendojmë atë që themi. Ana tjetër e medaljes do të ishte - reagimi pa mendim, e pastaj ndjenja e keqardhjes për këtë. Ja disa këshilla që do t'ju ndihmojnë te vetërregullimi:
    - Kontrolloni atë që i flisni vetit. Bëhuni të vetëdijshëm për këtë (kur i drejtohemi vetit në mendime).
    - Ndërmerrni përgjegjësinë për reaksionet tuaja emocionale në jetë. Kur ndieni se jeni të pa parashikuar, pranoni fuqinë personale.
    - Parashihni ndërprerësit "emocional" dhe përgatituni në udhëheqjen me reaksionet në këto.
    - Secilën situatë irrituese formësoni në "ushtrim të zgjedhjes së problemit". Kur ballafaqoheni me situatën e cila shkakton reaksion të padëshiruar emocional, zvogëloni zemërimin tuaj ashtu që do të forcoheni në sjellje. Këtë formësone ashtu që sjellja të bëhet problem, e jo personi në fjalë.
    - Shërbehuni me humor!
    - Asnjëherë mos nënvlerësoni fuqinë e frymëmarrjes së thellë. Rritja e rrjedhës së ajrit kah truri zvogëlon tendosjen, qartëson mendimet dhe vepron në mënyrë relaksuese në psikikë dhe trup. Gjithashtu ju ofron moment që të rivendosni mendimet para se të thuani diç apo të veproni.
    - Largoni veten nga situata dhe vazhdoni më tutje. Ekziston dobi e madhe nga vetëdistancimi i ndonjë situate të pakëndshme. Orientoni energjinë tuaj në ndonjë aktivitet të ri. Kjo do t'u ndihmojë që të ktheni perspektivën, të rrisni koncentrimin dhe të riorganizoheni.

    Vetëmotivimi
    Vetëmotivimi është orientim i fuqisë së emocioneve tona kah qëllimi i cili do të na motivojë dhe inspirojë. Ky edhe është paramendim si e realizojmë një qëllim dhe ndërmarrje e gjithë hapave të nevojshëm për të arritur tek ai.
    Disa mënyra të cilat do ta përmirësojnë motivimin tuaj:
    - Bëhuni të vetëdijshëm për mënyrën me të cilën i shpjegoni vetes lëshimet tuaja në jetë... qëndroni real. Kuptoni që mund të kontrolloni dhe zgjidhni çfarë do të mendoni dhe ndieni. Rriteni këmbënguljen tuaj, ashtu që gjithnjë do të jeni të vetëdijshëm për qëllimin në jetë. Të keni parasysh qëllimin dhe bëhuni këmbëngulës, ashtu që të mund të jeni të kënaqur me arritjen e fundit dhe të suksesshme të çdo gjëje që keni filluar.
    - Anoni kah ajo që të arrini gjendje "fluturuese" derisa punoni në projekte.
    - Meditoni!
    - Në mënyrë konstante (permanente) mësoni! Kërkimi i diturisë do të ndërtojë fuqinë tuaj. Do të jeni të vlefshëm dhe të gjithanshëm.

    Empatia
    Kur jemi bërë të sinqertë dhe kur emocionet tona kanë qëllim, erdhi koha që të të lëvizim kah jashtë. EI është lëvizje kah ndjenjat tona dhe lëvizje kah ndjenjat e atyre që janë rreth nesh. Kjo d.m.th t'ju përgjigjemi realisht ndjenjave të të tjerëve, me kujdes dhe me mëshirë.
    Empatia d.m.th me qenë në mundësi të shikojmë problemin nga perspektiva e personit tjetër.
    Mirësia është me qenë i vetëdijshëm ndaj ndjenjave të njerëzve tjerë, përderisa nuk dimë se ato janë ndjenjat e tyre e jo tonat. Empatia fillon me dëgjim. Kjo d.m.th vendosje e marrëdhënieve me njerëzit. Empatia është ngjitës i cili do të lidhë një grup që të bashkëpunojë me sukses. Disa prej teknikave për përparimin e empatisë janë:
    - Kujdes në treguesit joverbal si dhe në ata verbal. Hulumtimet tregojnë që fjalët përbëjnë vetëm 7% të komunikimit. Toni dhe shpejtësia e të folurit përmbajnë 38% të mesazhit, ndërsa 55% mbetet e pa folur dhe zbulohet nëpërmjet të folurit të trupit, siç janë qëndrimi, kontakti me sy, shprehjet e fytyrës etj.
    - Ndani ndjenjat tuaja me tjerët dhe bëhuni të sinqertë. Komunikimi i mirë udhëheqë kah besimi.
    - Mesazhet tuaja të folura dhe të pafolura duhet me qenë të njëjta. Mendoni atë që flisni, për të mbajtur atë që bëni. Kjo tregon se jeni të sinqertë apo autentik, për çfarë ndërtoni besim.
    - Kurdo që kemi mundësinë, shkoni rrugës së lehtë. Ekzistojnë shumë mënyra që të tregohet mundimi ose kritika. Mund të jeni të sinqertë dhe të kritikoni, por në mënyrë të bukur, që gjithashtu rritë besimin. Kritika konstruktive rritë aftësinë.
    - Mundohuni të vëreni situatën nga perspektiva e personit tjetër. Empatia është të paramendoni si do t'ishte me qenë në lëkurën e tjetrit. Ne duhet besuar që secili bën atë që është më e mira, duke pasur parasysh atë që momentalisht ka në dispozicion.
    Mardheniet e sukseshme nderpersonale
    Mbizotërimi i aftësive të vetëdijes, vetëkontrollit, vetëmotivimit dhe empatisë udhëheqë kah mjeshtëria e mbajtjes së ndërmarrëdhënieve të suksesshme me njerëzit dhe të qenurit në mundësi që të mbahemi dhe të udhëheqim me emocionet e tjerëve. Me mjeshtri të larta sociale udhëheqësit janë komunikues dhe kolaborist më të mirë.
    Disa teknika me të cilat do të kemi marrëdhënie më të mira në punë
    - Ndani epshin dhe entuziazmin tuaj ndaj punës suaj dhe vizionit të organizatës suaj - kjo është infektuese! Të keni vizionin në atë formë që hovin tuaj do ta përcillni ndaj një projekti ose qëllimi.
    - Krijoni atmosferë inspirative të punës. Nëse tregoni sinqeritet, besim dhe nëse çmoni ekipin tuaj, ata mund të japin kontribut maksimal.
    - Hyni në "brainstormiua" kreativ (kur njerëzit prezent hynë në projekt, paraqesin të gjitha idetë të cilat u vinë ndërmend, pa marrë parasysh se a janë ato të realizueshme apo jo. Çdo gjë merret për bazë). Kjo jo vetëm që është e mirë për gjetjen e ideve tërësisht të reja, por edhe vet procesi rritë miqësinë dhe besimin në mes anëtarëve të ekipit. Kjo mund të lehtësojë punën kah bashkëpunimi i ardhshëm për shkak të lidhjes kreative e cila realizohet
    - Bëhuni të përgatitur që të udhëhiqni dhe ndihmoni të tjerët, por gjithashtu që të tjerët t'u ndihmojnë dhe të udhëheqin me ju. Kjo është njëra prej aftësive më të rëndësishme në vendin e punës. Ashtu si ndani dhe transmetoni diturinë tuaj dhe aftësitë me anëtarët tjerë të ekipit, ju ushqeni edhe gjeneratën e ardhshme. Por, nëse lejoni që dikush t'u mësojë, tregoni se merrni parasysh edhe idetë tjera dhe që "nuk dini çdo gjë".

    Perfundim
    Aftësitë e EI, ato të kthyera kah ne dhe ato ndërnjerëzore, kanë rëndësi enorme për jetën tuaj dhe paraqesin një inteligjencë tjetër. Këto janë mjet që të formësojnë kuptimin e termeve kryesore siç janë dashuria, suksesi dhe lumturia. Është argumentuar që EI është më e rëndësishme se QI (aftësitë teknike) gjatë përcaktimit të suksesit në jetë. Ai u ndihmon njerëzve që ta përmirësojnë vetëdijen për veten dhe të tjerët, të krijojnë bashkëpunim dhe harmoni. Në praktikë, gjithashtu, u ndihmon njerëzve të bëhen të vetëdijshëm për mundësit e tyre, burimet e tyre të fuqisë dhe kreativitetit dhe që me vetëdije të zgjedhin reaksionin më efektiv në situatën e dhënë, e jo të reagojnë vetëm në mënyrën impulsive. (6)
    -----------------------------
    Referenca:
    1 Ruisel, I. Social Intelligence: conception and Methodological Problems, 35 (-5) 281-296
    2 Emotional Intelligenve Workbook, CRM Learning Carlsbad, 2001
    3 Salovey, P, Mayer, J. Emotional Intelligence, Imagionation Cognition, and Personality , 1990
    4 Salovey, P, Mayer, J. The Intelligenve of Emotional Intelligence, 1993, 17, 433-442
    5 Goleman, D. Emotional Intilligence, Bontom Books, Neë York, 1995
    6 Dr. Steve Sablack: www.fountainmagazin e.com

    www.pastres.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga burbuqe1 : 05-02-2008 më 17:08

Tema të Ngjashme

  1. Gabim Qeveria, Obama Do Te Modifikoje Ligjet Mbi Staminalet Dhe Abortin…
    Nga arbereshi_niko në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 14:12
  2. Objektivat e ligjit islam
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 14:02
  3. Presidenti Bush propozon ndryshime ne ligjet e emigracionit
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 16:53
  4. Ligjet e Marfit (dhe te tjerëve)
    Nga Lisi në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •