Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 01-03-2011 më 04:01
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
per memlin kam pas vetem fjal te mira , por , me ka habit fakti se si e hoqi foton e nenes terez edhe te rogoves ,kjo me ka habit jo pak , athua me qfar te drejte e beri ket gjest aspak te mir aspak te ndershem
Dhe jo vetëm kaq, por sa hipokrit dhe i pafytyrë është njeriu i rrugës tregon deklerata e tij pas rivendosjes se fotove, ku sipas ti ai nuk i paska rivendosur fotot për arsye te presionit të gjithanshëm që i është bërë, po për shkak të respektit qe ka per vepren madhore te ketyre dy figurave.
Qeveria Thaqi është vendi ideal për rrugaçët si Memli me shokë.
Mund ti gjeni në yotube disa video me kënget e tij, ku tekstet janë shumë banele , edhe aty shifet se sa kulturë ka rrugaçi i parë i ministrisë së kulturës.
Ministri Krasniqi i ofron përkrahje Majlinda Kelmendit
Me angazhimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, xhudistja e mirënjohur kosovare, Majlinda Kelmendi, do të vazhdojë ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në çdo garë ndërkombëtare në sportin e xhudos. Ministri Krasniqi takoi sot xhudisten kosovare bashkë me trajnerin e saj Driton Kuka. Nga ky takim u konfirmua edhe zyrtarisht se Majlinda nuk e ka pranuar ofertën nga shteti i Azerbejxhanit, për të garuar nën flamurin e tij, por falë angazhimit të ministrit Krasniqi, institucioneve shtetërore, dhe sektorit privat është arritur që të sigurohen të gjitha kushtet që Majlinda të garojë me flamurin e Kosovës në të gjitha garat ndërkombëtare.
“Ju e dini që është folur shumë për kohë të caktuar për qëndrimin ose shkuarjen e Majlindës. Unë edhe në takimet që kemi pasur më herët, ju kam thënë që Majlinda qëndron në Kosovë sepse ky ka qenë edhe vullnet i imi edhe vullnet i Majlindës, vullneti i të gjithëve dhe personalisht jam angazhuar që nga dita ime e parë si ministër, për të gjetur mirëkuptim, jo vetëm nga institucionet shtetërore por edhe nga sektori privat për të krijuar mundësi më të mira edhe për kompensim financiar të Majlindës, trajnerit të saj, një kompensim meritor, për të krijuar mundësi më të mira për gara dhe suksese”, tha ministri gjatë një prononcimi dhënë para medieve pas takimit. Ai shprehi bindjen e tij se sukseset e mëdha të Majlindës nuk do të mungojnë as në të ardhmen. Ministri shtoi se mbështetje edhe më të madhe do të ketë edhe në përgjithësi për Federatën e Xhudos. Ai shtoi se po bëhen përpjekje të vazhdueshme që të ketë kushte shumë më të mira për çdo sportist.
Majlinda Kelmendi tha se ndjehet mjaftë e lumtur që ka gjetur përkrahjen maksimale, që të arrijë ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.
“Faleminderit shumë jo vetëm për këto fjalë të mira, por në përgjithësi edhe për punën, sepse deri tash kam pasur shumë premtime nga ministrat dhe nga shumë politikanë tjerë që do të bëjnë, jo vetëm për Majlindën, por në përgjithësi për sportin, mirëpo këto kanë mbetur vetëm fjalë. Dhe ju jeni personi i parë që atë çka e keni thënë edhe e keni bërë në praktikë. Të falënderoj shumë sepse mund të them se ju jeni faktori kryesor që më ka bërë të mendoj që në fund ta refuzoj ofertën e Azerbejxhanit, e cila ka qenë ofertë e mirë mund të themi”, u shpreh Majlinda duke shtuar se do të angazhohet që të sjellë edhe medalje të tjera në Kosovë. Edhe trajneri i Majlindës, Driton Kuka, shprehi falënderimet e tij për krejt angazhimin që është bërë dhe tha se do të punohet mjaftë që të ketë rezultate pozitive.
Xhudistja Mjalinda Kelmendi pritet që këto ditë ta përfaqësojë Kosovën në Grand Slam-in ndërkombëtar në Moskë.
KOHA Ditore
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
pasluftes ne kosovev ministria e kultures ka qen me njerz te degjenerun me qellim veq shiqone ku esht kultura sot sporti arti teatri kjo esht pashqyr e ministris se kulture kta bejn zhurm per ta pruar nje zezak ne kosove dhe manipulojn rinin shqiptare me kengetar shizofrena dhe pedofil nga amerika dhe disa shtete te tjera
SHBA-të mbështet mbrojtjen e trashëgimisë në Kosovë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi dhe ambasadori i SHBA-ve, Christopher Dell, nënshkruan memorandum mirëkuptimi në vlerë 1.5 milionë dollarë, në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Ata e vlerësuan lartë marrëveshjen nga e cila do të përfitojnë gjashtë objekte me vlerë të veçantë.
Ministri Krasniqi deklaroi se ky donacion është shumë i rëndësishëm duke ditur se mbrojtja e trashëgimisë është ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës.
Ambasadori Christopher Dell, tha se ndihet i privilegjuar që është prezent në nënshkrimin e një marrëveshjeje e cila nuk ka të bëjë me politikën, por që i ndihmon Kosovës dhe trashëgimisë së saj kulturore.
”Është kënaqësi të jemi këtu, në një ngjarje e cila nuk ka të bëjë me politik, por e cila i ndihmon Kosovës, kulturës dhe trashëgimisë së saj. Kosova është e pasur dhe me llojllojshmëri të shumta të kulturave të ndryshme. Manastire, kisha, shtëpi të vjetra, këto prezantojnë shumëllojshmërinë e kulturës dhe religjionit në Kosovë e çka e bëjnë atë të jetë vend i veçantë në rajon”, tha ai.
Me memorandumin e nënshkruar do të përfitojnë 6 objekte të rëndësisë së veçantë, ndër të cilat janë Kalaja e Vushtrrisë, Hidrocentrali i vjetër në Prizren, manastiri i Graçanicës etj.
KOHA Ditore
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
LDK: Memli ka ofenduar Aziz Salihun
Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të përcjell çdo veprim të Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi.
Në një reagim dërguar medieve të enjten, partia më e madhe opozitare në vend, LDK, thotë se Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, “do të kujtohet gjithmonë si njeriu që urdhëroi heqjen e fotografive të nobelistes Nëna Terezë dhe të Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova nga mjediset e Ministrisë”, duke kritikuar edhe formën se si e ka pritur ministri Krasniqi boksierin e njohur, Aziz Salihun.
“Në vazhdën e veprimeve të tij të papranueshme, Ministri Krasniqi e ka fyer publikisht legjendën e boksit kosovar e më gjerë Aziz Salihu, i cili është shpallur Sportist i shekullit XX në Kosovë. Nëse Ministria nuk ka mundësi t’u ndihmojë sportistëve si Aziz Salihu, po edhe të gjithë të tjerëve që kanë dhënë kaq shumë për sportin tonë, të paktën është njerëzore që Ministri dhe vartësit e tij të tregojnë sadopak mirësjellje e kulturë në komunikimin me ta, të tregojnë respekt për arritjet e tyre dhe mirëkuptim për gjendjen tërësësisht të pavolitshme sociale, në të cilën ata ndodhen”, thuhet në reagimin e LDK-së, duke shtuar se ministri Krasniqi dhe Qeveria e PDK-së “deri më tani nuk kanë treguar as minimumin e përgjegjësisë në raport me ligjin dhe njerëzit e kulturës e të sportit”.
ZËRI
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Krijoni Kontakt