Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    dhe me taleban poashtu...
    O Cimo a ka Tetova komunista ?? po cpate me talebanet tani, po Memli vertet eshte nje njeri shume i mire dhe rrjedh nga nje familje e njohur ,po ti cfar je ,cfar familej ke, a mos valle je THAQIST -KOMUNIST .Kam pasur respekt per Tetovaret ,por jam zhgenjyer shume , dhe ti ma vertetove zhgenjimin tim

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Dar_di,Memli nuk e ka postin e papagallit qeverise nga meritat dhe kontributet e tij per Kosoven,sepse ska bere gje,dhe ska as tru per diqka te tille,por e ka nga i ati,i cili ne emer te "paanshmerise"se tij dhe "analizave"te tij u shperblye me kete vend pune per te birin.
    Pushtetaret per te bere vota dhe blere simpati nga populli,edhe Medën e bejne zedhenes.
    Ky është mendimi dhe qëndrimi yt që si të tillë unë e respektoj dhe s`do provoj të ta ndryshoj atë.

    Mendon se nuk kishte Kosova zedhenes me te menqur,me serioz,dhe me nje backround me te paster sesa Memli Krasniqi?
    Më lejo të të përgjigjem!

    Memli Krasniqi që sipas shkrimit që ka sjellur Davius, i cili qëndron si fakt,
    ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Universitetit të Londrës (LSE). Ka marrë mjaftueshëm njohuri edhe në fushën e komunikimit, pasi në vitet 1999 - 2000 ka punuar si gazetar/korrespodent nga Kosova për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie Publike në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës. Ishte viti 2004 kur ai është kyçur aktivisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike (QSP), që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të Kryetarit të partisë, z.Hashim Thaçi. Që nga krijimi i Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Memli është udhëheqës i Departamentit për Rini. Po ashtu, bën pjesë në bordin e drejtorëve të Institutit Kosovar për Demokraci, që është krijuar si pasardhës i QSP-së. Në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës - subjektit rinor të PDK-së që përfaqëson të gjithë anëtarët e saj ndërmjet moshave 16 - 30 vjeç. Nga ky pozicion, Memli është edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së.
    Prandaj, duke reflektuar në një fjalor me gjuhë e përmbajtje të karakterit politik, i cili në punën e tij, siç e ka thkesuar Memli, do t`i qëndroj gatishmërisë për të kontribuar aty ku kërkohet nevoja e tij, si i ri me ide të reja dhe elan të punës, deri të tani aq sa kam rastisur ta shoh në punën që bën si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka reflektuar të jetë njeri i përshtatshëm në përgatitje përkatëse në informimin për zhvillimet nëpër të cilat kalon Qeveria.

    Unë nuk them që është më adekuati për këtë detyrë, por njëkohësisht as nuk e nënvlerësoj përgatitjen që ka dhe punën që bën në këtë drejtim.

    Derisa është pjesë e subjektit politik që drejton Qeverinë e Kosovës, protagonistët e partisë së tij, kanë reflektuar në aftësitë që Memli posedon dhe e kan zgjedhur për zëdhënës të Qeverisë së Kosovës.

    Aderimet në parti politike nga personalitete që në jetën e përditshme njihen për aktivitetet të tjera, nuk mendoj se duhet të tingëllojnë befasi dhe paradokse. Është e drejtë e secilit të ushtroj veprimtari politike partiake e shtetërore.

    Memeli Krasniqi deri më tani nuk ka dëshmuar se është njeri jo i mençur, jo serioz dhe me “background” jo të pastër. Të paktën, akoma nuk kam rastisur të hasë në argumente të tilla.

    Përderisa potencon pohime të tilla, si e argumenton mendimin tënd në mënyrë që debati të mos ngelet steril dhe i tipit deklarativ dhe dekorativ?

    Respekte
    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Prandaj, reflektuar në një fjalor me gjuhë e përmbajtje të karakterit politik, i cili në punën e tij, siç e ka thkesuar Memli, do t`i qëndroj gatishmërisë për të kontribuar aty ku kërkohet nevoja e tij, si i ri me ide të reja dhe elan të punës, deri të tani aq sa kam rastisur ta shoh në punën që bën si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka reflektuar të jetë njeri i përshtatshëm në përgatitje përkatëse në informimin për zhvillimet nëpër të cilat kalon Qeveria.
    Se pari te kerkoj falje qe u vonova te te kthej pergjigje.Jetoj ne Kosove dhe furnizohem me rryme nga KEK-u.
    Tekefundit te jesh zedhenes i nje qeverie nuk eshte edhe aq pune,sepse meson fjalet si papagall dhe del para gazetareve,e kur gazetaret te zejne ngushte me pyetje, prape perseriti fjalet e njejta,e prape kur te pyesin prape pergjigjet e njejta.Ky eshte zedhenslleku qe shohim ne Kosove sot.

    Nje ta kesh te qarte,eshte e sigurte se ky Memli postin qe mban nuk e mban pse ka kryer shkolle ose edhe ka kontribuar gje.Njerez te rinje si ky qe kane kryer shkolle edhe me shume si ky jane me mijera,te cilet ne pamundesi per te punesuar(sepse nuk e kane babe Milazimin dhe Milazimat tjere) bredhin rrugeve pa pune.Disa nga keta edhe kane te kryer shkollimin ne universitete te famshme te botes.
    Se politikberjen dhe menyren e kesaj politike e bejne klanet ne Kosove kjo nuk ka dyshim.

    Prandaj, duke reflektuar në një fjalor me gjuhë e përmbajtje të karakterit politik, i cili në punën e tij, siç e ka thkesuar Memli, do t`i qëndroj gatishmërisë për të kontribuar aty ku kërkohet nevoja e tij, si i ri me ide të reja dhe elan të punës
    Si ky me kete elan dhe ide jane me mijera,mirepo bredhin rrugeve te papune edhe pse kane shkollim.

    ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Universitetit të Londrës (LSE)
    Mos eshte i vetmi ky?Dihet se ne Kosoven e pasluftes njerezit kane marre shkollim edhe pa shkelur deren e fakultetit,kane marre tituj doktor te lemive te ndryshme pa bere asnje pune te vetme per te merituar ate titull.

    Ka marrë mjaftueshëm njohuri edhe në fushën e komunikimit, pasi në vitet 1999 - 2000 ka punuar si gazetar/korrespodent nga Kosova për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press,
    Nuk eshte asgje kjo,kurfare eksperience nuk eshte kjo,Jeta Xharra ka qene korrospodente e BBC-se edhe ne zona te luftes ne vitin 98-99,plus kesaj kur ti shtohen edhe shume e shume tjere me me pervoje.
    E verteta ne Kosoven e pasluftes eshte se jo gjithkush ka mundur te behet doktor,jo gjikush ka mundur te behet zedhenes,jo gjithkush ka mundur te ze nje vend pune dhe te kete mireqenje.Per te gjitha keto nuk eshte lypsur kualifikim,as shkollim,vetem eshte dashur qe te jesh besnik dhe servil i "bosseve" dhe qdo gje ke mundur te behesh.E nder keta servil eshte edhe Milazimi me te birin.Tipa qe edhe nese nderrohet sistem tjeter,edhe po te kthehej sistemi i Jugosllavise se vjeter keta prape do ishin ne pozita te njejta.Jane kameleon per perfitime karrieriste.E Kosova ka plot si keta.

    Memeli Krasniqi deri më tani nuk ka dëshmuar se është njeri jo i mençur, jo serioz dhe me “background” jo të pastër. Të paktën, akoma nuk kam rastisur të hasë në argumente të tilla.

    Përderisa potencon pohime të tilla, si e argumenton mendimin tënd në mënyrë që debati të mos ngelet steril dhe i tipit deklarativ dhe dekorativ?
    Ta thashe edhe me larte,backroundi i tij i "paster"eshte se jane kameleon te tipit karrierist,gje e cila i bene jo te denje per ineresat e popullit.
    Nese deshirojme debat per nje Memli Krasniq atehere eshte dashur te hapen edhe nja nje milion tema tjera per qdo banore te Kosoves,sepse nuk e di pse ky Memli eshte i veqante ndaj tjereve saqe edhe te hapet teme per te.
    Ma spjego ti pse ky eshte me i veqante sesa 100.000 te shkolluar dhe te diplomuar tjere nga Kosova.
    Ah po,ske nevoje te me spjegosh,ky eshte me i veqante sepse eshte zedhenes i qeverise Thaqi,dhe djali i Milazim defatores.
    Dhe kur i ke keto te dyja ne Kosove,ke gjithqka.

    Me respekte,gjithe te mirat.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fattlumi!

    Fillimisht ke mirëkuptimin tim për problemin me të cilin përballesh nga Korporata Energjetike e Kosovës.

    Puna e zëdhënësit është mjaft delikate dhe natyrisht se nuk mund të kalohet përtej limiteve që ke nga stafi udhëheqës, në këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kur përballesh me pyetje nga më të ndryshmet të cilat i bëjnë gazetarët, e që janë jashtë kontekstit të temës në konferencë për media, atëherë natyrisht se kërkohet zhdërvjelltësi labirinti që të japësh një përgjigje formale, e që në raste të tilla e arsyeshme do të ishte të mos jepej ndonjë përgjigje, që të hasësh në pozitë të palakueshme.

    Jam plotësisht i vetëdijshëm se në Republikën e Kosovës ka edhe shumë të rinj të cilët, si pasojë e moszhvillimeve të përgjithshme, e kanë të bllokuar mundësinë dhe të drejtën e tyre që ta ushtrojnë profesionin aty ku nevojitet.

    Sigurisht, klanet, nepotizmi e familjarizmi, por edhe efektet partiake që reflektojnë në institucione e biznese të ndryshme, po ndikojnë në punësimin e shtetasve të Republikës së Kosovës. Pra, në konkurse që shpallen për punë të ndryshme, në raste të shumta, nuk bëhet seleksionimi i vlerave, por i antivlerave, sidomos në institucione arsimore. Kjo është fatkeqësi.

    Është kohë e cila kërkon angazhim dhe këmbëngulje për kërkimin dhe realizimin e të drejtave të individit. Nëse nuk i kërkon dhe nuk lufton për to, atëherë, të tjerët nuk e çajnë kokën për inideferencën që të shkolluarit e bëjnë. Prandaj, formula e punësimit është kjo: Parti-Shtet-Punësim, që nënkupton, nëse nuk je i angazhuar dhe anëtarësuar në ndonjë parti politike në vend, e cila e ka pushtetin në dorë, atëherë gjasat për punësim janë më të zbehta, edhe pse në raste të veçanta kjo përjashtohet.

    Përderisa ushtron veprimtari politike, sensi i karrierës për këtë fushë ndonëse nuk mungon, gjë e cila ndërlidhet edhe në personalizimin me politikanë të tjerë kombëtarë apo ndërkombëtarë. Nëse Memli Krasniqi ka pasion për ndërtimin e një karriere politike, atëherë, s`do mend se kjo është e arsyeshme për të, përderisa edhe ka bërë e bën studime në këtë lëmi dhe si i ri, kjo i shërben si inkurajim në kuptimin psikologjik, profesional, shtetndërtues e zhvillimi të përgjithshëm.

    Në vitin 2007 zgjedhjet e përgjithshme i fitoi PDK dhe ajo ishte e para që e gëzoi të drejtën që përmes koalicionit me subjekte të tjera, të formojë edhe Qeverinë e Kosovës. Në këtë rast, ajo shfrytëzoi edhe prerogativën e saj, që një anëtarë nga partia e vet ta bëj zëdhënës të qeverisë. Pse është caktuar Memli Krasniqi, përgjigjen time e potencova më herët.

    Po e ritheksoj, aq sa kam rastisur ta ndjek në debate televizive, konferenca e prononcime për media, Memli Krasniqi, si zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk ka shfaqur impotencë, vobektësi, çalime, apo demagogji, shumë thjesht, ai ka kryer detyrën e tij konform udhëzimeve dhe zhvillimeve që kërkohen nga pozicioni që ushtron.

    Përshëndetje!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    "Njeriu i Ministrisë së Transporteve do të jetë Memli Krasniqi, zëdhënësi aktual i Qeverisë së Kosovës."

    Kështu shkruante dje, portali "KOHA Ditore". Megjithëkëtë, akti zyrtar i nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin qeveritar dhe formimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili pritet të finalizohet ditët në vazhdim, do të nxjerr në pah të gjitha të vërtetat dhe pavërtetat e deklarimeve nëpër medie, në rastin konkret edhe për Memli Krasniqin.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gazeta ditore "Kosova Sot", duke iu referuar burimeve të televizionit “Klan Kosova”, thotë: "ministër për Kulturë, Rini dhe Sport - Memli Krasniqi."

    Mirëpo, aktet zyrtare dhe vendimet në vazhdim do të saktësojnë vërtetësinë supozimeve të tilla.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Politikani reper, lol. Ne kohet moderne, edhe politika ka arritur te diversifikohet shume, duke mbledhur rreth vetes njerez te profileve te ndryshme.

    Memli eshte nje djal shume i ndershem dhe shume i zgjuar, djali i Milazim Krasniqit, nje prej intelektualeve me te zote, me profesional, me atdhetar, dhe me te ndershem qe ka shqiptaria sot.
    atëherë këngëtar rebel - tash politikan rebel
    atëherë njeri i ndershëm - tash politikan i ndershëm

    Unë them njerëzit e mëdhenj nuk duhet të merren me politikë, sidomos artistët. Arti dhe politika nuk shkojnë bashkë, sepse artisti është i gjithë popullit, ndërsa si politikan të shumtën e herës je vetëm i një klani partiak.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #28
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Edhe Amerika kishte nje artist per kryetar,ju qe mbani mend e dini kush ishte Ai,dhe askush nuk ja mohoj kryetarllekun!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #29
    Përshëndetje e panjohura
    ka dallim këtu. ai artisti për të cilin e ke fjalën ka qenë kryetar i të gjithëve ( në SHBA), ndërkaq ky vetëm një militant partiak ( nuk po them profiter... ).
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-02-2011 më 11:14
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Sikur e ka parandier se ky ritmi me rrugë do të jetë i mirë për Memlin.
    Nga Ritmi i rrugës në Ministrinë e "rrugës" ( të posttelekomunikacionit) dhe në rrugë të mbarë për të ardhur më lehtë deri te rruga që e shpie në rrugën e rrugës së parasë...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Nikë Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •