Memli eshte super djal.I meqem , i bukur me te gjitha te mirat. Sa ka kendu grupi i tij ka qene nr 1 tash qe mirret me politike parija e tij eshte nr 1 dmth ai din ku shkon e qka ben,te lumt o Memli
Memli eshte super djal.I meqem , i bukur me te gjitha te mirat. Sa ka kendu grupi i tij ka qene nr 1 tash qe mirret me politike parija e tij eshte nr 1 dmth ai din ku shkon e qka ben,te lumt o Memli
I uroj suksese Memlit ne karrieren e re qe ka nisur dhe uroj qe te ece sa me mire. Kam shume besim se Memli do te jete i afte ne pozicionin e deputetit dhe se do beje te pamunduren per te zgjedhurit e tij. Une e kam pelqyer shume edhe si kengetar. Gjithashtu ai eshte nje njeri i arsimuar mire dhe teper i kulturuar. Kam besim te madh se ai do ece mire dhe do jape ndihmen e tij per te ngritur shtetin e e drejtes ne Kosove tani qe u shpall dhe Pavaresia.
Urime Memlit
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
milazim krasniqi nuk eshte as vehabist as talebanist as kurkushist..thjesht si shum intelektuale ne kosove duke ndjere se kallashi pojatoist te con tek varrezat ju bashkuan shtabit polpotist.. pra milazim krasniqi eshte servil e sahanlepires.. i mafies me nick pdk.. dhe qendis herpashere artikuj te porositur per mafien.. e pikerisht ketu eshte dhe arsyeja qe te birin e ka shti ne kte mafi..sepse ka shum an te mira.. pra ka komoditet..para.. pushtet...
Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 22-10-2010 më 16:24
Memli Krasniqi: Repisti që u bë deputet rrëfen dashurinë për Borën
Mund të duket si kthim pas ai nga politika, në muzikë sërish. Për vetë Memli Krasniqin jo. Tani që ka veshur kostumin serioz, si krahu i djathtë i Hashim Thaçit, shumë do mendonin se pantallonat e gjera të reperit dhe flokët e gjata të lidhura pas, nuk janë më për të. Se në cilin stil do të rishfaqet pak rëndësi ka, por një gjë është e sigurt që do t’i kthehet muzikës, sepse po punon për albumin e tij të katërt. Sapo ka mbushur 29 vjeç dhe është bërë babai i Borës 9- javëshe.
Për herë parë publikon për “Panorama Plus” fotot me të bijën, ndërsa tregon se çfarë ka ndryshuar realisht në jetën e tij. Nga ‘Ritmi i rrugës” si këngëtar, në ritmin e punës si deputet i PDK-së dhe zëdhënës i Kryeministrisë së Kosovës, i vetmi zakon që i ka mbetur është dëshira për të gdhirë netët.
Para pak ditësh kishit ditëlindjen, u bëtë 29 vjeç. Si e festuat?
Ishim një grup prej rreth njëzet shokësh me të cilët festuam, dhe që e kemi bërë traditë prej vitesh të festojmë ditëlindjet e njëri-tjetrit.
E reja e fundit është ardhja në jetë e vajzës Bora. Si ka ndryshuar jeta juaj dhe e bashkëshortes Meliza?
Padyshim që është ndryshimi më i madh në jetë dhe sidomos në aspektin emocional. Tani mbi gjithçka është Bora.
Ndërkohë katër muaj punë si zëdhënës i qeverisë, si i keni kaluar?
Po janë katër muaj dhe 24 orë punë në ditë me shumë stres dhe përgjegjësi, por nuk mund ta fsheh që është një punë që më jep kënaqësi, dhe që më jep privilegjin që të jem në brendësi të të gjitha ngjarjeve politike.
Dhe kur mendon se keni qenë një këngëtar, që rrinit zgjuar natën dhe flinit ditën. Si ka ndryshuar ky regjim dhe ritëm pune?
Nuk ka ndryshuar aq shumë për faktin se ende fle vonë, nga ora 02:00 – 03:00 por që më duhet të zgjohem më herët, në ora 08:00. Shumë pak orë gjumë, por që arrij ta përballoj.
Dhe kur mendon se keni qenë një këngëtar, që rrinit zgjuar natën dhe flinit ditën. Si ka ndryshuar ky regjim dhe ritëm pune?
Nuk ka ndryshuar aq shumë për faktin se ende fle vonë, nga ora 02:00 – 03:00 por që më duhet të zgjohem më herët, në ora 08:00. Shumë pak orë gjumë, por që arrij ta përballoj.
Ju u bëtë i njohur si këngëtar. Me hyrjen në politikë a kanë ndryshuar shijet tuaja për muzikën?
Jo, unë vazhdoj të dëgjoj zhanret që kam dëgjuar më herët, veçanërisht muzikë soul klasike.
Meqë jemi tek muzika, ç’bëhet me grupin “Ritmi i rrugës”, do vazhdoni?
Në fakt grupi “Ritmi i rrugës” vazhdon të ekzistojë, përkundër angazhimeve të mia dhe të Arbrit. Jemi duke punuar për nxjerrjen në treg të albumit tonë të ri, përfundimin e rreth 15 këngëve që përmban ky album, dhe për së paku realizimin e një videoklipi të ri.
Ju personalisht jeni marrë me muzikë që nga viti 1995, ndërsa me “Ritmin e Rrugës” keni publikuar tri albume; “Bota është e jona”, “Obsesion”, dhe “Përjetësisht”. Si do shfaqeni këtë herë në klip?
Atë s’e di as unë tani. Varet nga përzgjedhja e këngës që do vendosim ta bëjmë klip, si dhe nga idetë e regjisorit.
Me kë do bashkëpunoni, dhe çfarë rryme do të jetë muzika?
Ne po punojmë si gjithmonë me Enis Preshevën dhe disa producentë amerikanë. Albumi do të jetë vazhdimësi e stilit të grupit “Ritmi i rrugës”, me të cilin janë mësuar të na njohin fansat. Tekstet vazhdoj t’i shkruaj vetë, frymëzuar nga realiteti dhe problemet që ndeshemi përditë.
Sa e mundur është për imazhin e një politikani të ridalë në treg si këngëtar?
Jo, nuk kam hequr dorë nga muzika, pasi ajo është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Ndryshimi qëndron se krijimtaria ynë ka intensistet më të ulët, dhe po mungojmë në skenat e koncerteve.
Jeni dhe Këshilltar Politik i Kryeministrit Hashim Thaçi. Për çfarë e këshilloni më tepër?
Punoj me Kryeminstrin Thaçi që gati pesë vitesh dhe jam shumë i kënaqur me këtë pozicion. Ai është i palodhshëm, shumë dinamik dhe shumë përkrahës.Natyra e punës sime është e tillë që më duhet të komunikoj me të pothuaj për çdo zhvillim, dhe në këto raste i jap edhe mendimet e mia.
Çfarë do të dominojë në të ardhmen e Memlit, politika apo muzika?
Me kalimin e kohës ndryshojnë edhe prioritet. Jam shumë i kënaqur me krijimtarinë muzikore deri tani, por që mund të them prioriteti im është politika.
Tashmë e vizitoni shpesh Shqipërinë si një politikan. Si iu duket politika shqiptare?
Mund të them se krahasuar me Kosovën, politika në Shqipëri ka tension dhe diskordancë. Mendoj se duhet të ketë më shumë konsesus.
PanoramaPlus
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Me duket qe ky Brari po e tepron me ato fjale te cilat po e pershkruan Milazim Krasniqin sepse krasniqi nuk i ka ato epitete .Eshte turp te etiketohet nje person i cili nuk te pelqen apo ke meni ndaj tij apo diq tjeter.Ato qe ke ndaj tij ia thu por me ngjite gjera te pa verteta eshte turp dhe marri.Kurse luftetaret qe te sollen lirin dhe prun pavaresin ti quajsh cuba e hajna eshte magari e madhe.Pse sepse kur ata luftojshin kunder bandave e yshtrise serbe ju qe etiketoni keshtu o ishit azil ,o fshiheshi neper kampe,Tani ne liri merrni guximin dhe u ngjitni fjale fyese dhe epitetete pa verteta.Duhet te keni turp.
memlin nuk e njoh sepse prej atij skemi lexuar ndoj shkrim a diskutim a debatim.. vec kur thot ndoj fjal si pun zedhensi.. qe nuk con asnji peshe me ato cka thote..
mirpo njohim te jatin..pra milazim krasniqin.. shkrimtar dikur e me von me sa di ldk-ist..
i ka te gjitha tiparet e atij grupacioni politiqaresh te kosoves..qe nuhaten shpejt se.. po te rrish besnik i rugoves.. te iken kryet prej ningjave te pojataxhijve.. e o burra me kthy traken.. e me mbrojt guzicat..
pra sdel gja prej memlave..
sigurisht nji rrog-marres i majm del.. por e kemi fjalen per burra shteti..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 23-10-2010 më 11:58
Memli Krasniqi,momentalisht nje papagall i Thaqit,i biri i defatores Milazim.
Joserioziteti,rrugaqeria dhe perfitimi karrierist me se miri pershkruan Milazimin me te birin.Milazimi nje pseudoanalist ne sherbim te politikes ditore,dhe i biri nje papagall i cili sdi te thote gje perveq vjershave qe ja mesojne eproret e tij.Realiteti ne Kosove eshte i hidhur,te paditurit jane bere te ditur,rrugaqet behen zedhenes,bile ironia shkon ne pakufi duke perbuzur edhe vet popullin.Njerezit e ditur kane fshehur koken dhe nuk duken gjekundi.
Ky eshte shembulli me i mire per te kuptuar se ne Kosove bejne politiken edhe rrugaqet,bejne politiken te gjithe perveq njerezve te politikes,perveq njerezve te menqur.
Vërejtje: Tema në fjalë ka një përmbajtje në fokus të së cilës është Memli Krasniqi dhe jo i ati i tij, Milazim Krasniqi. Si e tillë, duhet të respektohet natyra e saj dhe rrjedha e diskutimit, në të kundërtën deformimet në replika, të cilat në pjesën më të konsiderueshme kanë për bazë ndonjë personalitet tjetër, vlerësohen si diskutime jashtë konturave gjegjëse. Njëkohësisht, replikat që përmbajnë mendime të natyrës emocionale dhe përcillen me fjalor të pahijshëm, e dëmtojnë imazhin e temës dhe vetë normave të një diskutimi të logjikshëm. Kjo, sinjalizon shkelje të rregullave për kulturë debati dhe detyrimisht urdhëron ndërhyrje për ndryshim të postimeve, ose edhe fshirjen e tyre pa dëshirën tonë. Prandaj, qëndrojmë me shpresën se argumentimi i arsyeshëm është mjeti më i mirë që të justifikohet një opinion për një personalitet të caktuar.
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Dar_di,Memli nuk e ka postin e papagallit te qeverise nga meritat dhe kontributet e tij per Kosoven,sepse ska bere gje,dhe ska as tru per diqka te tille,por e ka nga i ati,i cili ne emer te "paanshmerise"se tij dhe "analizave"te tij u shperblye me kete vend pune per te birin.
Pushtetaret per te bere vota dhe blere simpati nga populli,edhe Medën e bejne zedhenes.
Mendon se nuk kishte Kosova zedhenes me te menqur,me serioz,dhe me nje backround me te paster sesa Memli Krasniqi?
Gjithe te mirat.
Krijoni Kontakt