Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 8 prej 48 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 475
  1. #71
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po meqe e duam aq shume historine, pse nuk vene aty nje mozaik qe flet per arberit,iliret, pellazget, se do na bente krenar me te vertete.
    Figurat ne krahe te majte te mozaikut kujt i referohen?

  2. #72
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Angry

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    ne fakt po ta shohesh ate mozaik, thjesht vetem ate, pa e ditur qe eshte ne tirane, te kujton kinen, nje i huaj besoj se do mendonte ne kete menyre.
    Po meqe e duam aq shume historine, pse nuk vene aty nje mozaik qe flet per arberit,iliret, pellazget, se do na bente krenar me te vertete.
    Po nuk e di, sa nga keta qe e mbrojne ate simbol kane vuajtur ne kurriz te vet vuajtjet e komunizmit, qe per fat te keq nuk duken ne ate mozaik, aty duket vetem hipokrizia e virtualizmit komunist, se realiteti ka qene ndryshe.
    Pra ky mozaik , hakshe hakshe as cope historie nuk eshte, ē'histori tregon?

    Sa per vullnetaret, vullnetare kane patur emrin.
    Kjo eshte e vertete xfiles!

    Historia ne kete mozaik eshte ofenduar pasi anet me te mira te saj jane perzjere ne nje menyre te padrejte dhe propagandistike me llumin diktatorial!

    Historia qe vertete te ben krenar te jesh Shqiptar eshte shperdorur nga nje regjim i paskrupullt per te mashtruar popullin me nje iluzion makaber. Fakti qe komunistat, te perlyer me gjak Shqiptari...ndodhen ne te njejten figure me paraardhesit tane qe kane luftuar per te mbrojtur gjak Shqiptari, eshte nje skandal i vertete!

    Nje mesazh i cili perdhunon cilteresine naive te Shqiptareve, nje mesazh i cili paturpesisht na dhuron nje shuplake te hidhur se mes nesh ka edhe vrases enderrash dhe vrases te se ardhmes! Keshtu duam t'i mirepresim brezat e rinj ne kete bote?

    Jam e sigurte qe te gjithe votuesit ne kete teme kane votuar per motive nostalgjike dhe pishmanlliku, pa e menduar deri ne detaj ofendimin brutal qe ai i ben kombit Shqiptar duke qendruar ne ate vend!

    Ky mozaik duhet denuar dhe duhet te vendoset ne vendin me te erret te nje muzeu dhe jo ne qender te Tiranes!

    Poshte mashtrimi, poshte tradhetaret!
    As qe du me dit!

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Figurat ne krahe te majte te mozaikut kujt i referohen?
    nuk e kam pare me aq imtesi mozaikun, nuk pretendoj ta njoh mire,
    por ato figurat ne krah te majte meqe i paskan vene , zene shume pak vend ne krahasim me ideologjine e paster qe mbreteron ate veper "arti".

    Tani e pashe qe e kish postuar Zeri i Mirdites,
    i pashe dhe ata dy ushtare te vegjel qe duken si te huaj ne cep, dhe pjesen tjeter punetore me grushtin lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 15-01-2008 mė 18:24

  4. #74
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per ata qe kane qene ne moshe qe mbajne mend ne kohen, kur eshte ndertuar Muzeu, a mund te na tregoni, se cfare objektesh arkitektonike kane ekzistuar me pare pikerisht ne kete zone te Tiranes, perfshi zonen ku u vu busti i Qoftelargut?

    Muzeu i bie qe eshte ndertuar ne vitin 1981. Interesante eshte sesi artisti e ka pasur aq te shperfytyruar historine ne mendje sa 40 vjet histori (nga themelimi i Partise Komuniste e deri kur u ndertua Muzeu) i kane zene me shume se 50% te mozaikut dhe mijera vjet histori para tyre diku me nje qoshe te mbledhur me njeri-tjetrin duke iu marre fryma.

  5. #75
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Arti, i cfare do lloj epoke te jete shprehur, eshte art dhe nuk ka se si ta prishesh nen preteksin e ideve 'komuniste'

    Eshte budallallek me brire thjesht ta mendosh

    Le te bejne ata nje mozaik me te bukur, e pastaj le ta heqin e ta vene ne muze kete qe eshte, pasi eshte vlere e artit kombetar, e historise shqiptare dhe jo oburra shkaterrojme cdo gje se eshte e komunisteve. Eshte injoranci ne rradhe te pare thjesht ta mendosh nje gje te tille.

    Diku, lexova prononcimet eskluzive te disa nga artistet me te medhenj te artit shqiptar. U ndieva keq, sepse ata ndihen te mohuar ende dhe sot e ksaj dite per vlerat qe ata mbartin.

  6. #76
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot Lexo Postimin
    Po arti nuk ka pse te hidhet poshte, ai mund te vendoset ne nje vend me te pershtatshem. Tani jetojme ne nje realitet ndryshe nga ai qe pasqyrohet ne kete mozaik, keshtuqe do ishte me e llogjikshme sikur ky mozaik te vendosej ne nje muze...dhe brezat e ri te informohen mbi ekzistencen e tij, por jo te ndeshkohen me nje pejsazh te tille ne qendren e kryeqytetit te tyre.

    E ardhmja duhet te kete prioritet.
    c'a prioriteti duhet te kete e ardhmja atje ? Ta bojatisim me ngjyra si te ylberit me mire thua ti ?

    Injoranca atje ska brire , nuk merren me problemet pa mbarim te atij vendi po merren me mozaike. Aty le te rrije , eshte pjese e historise dhe ajo , komuniste apo jo .. eshte histori , dhe mbi te gjitha art .

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2007
    Postime
    128
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Mozaiku ne fjale:
    ESHTE BUDALLIK DHE INJORANCE ME PRISH VEPRAT E ARTIT

  8. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet nė Bllog
    22
    Dy familje shqiptare erdhen ne Amerike si emigrante ne kerkim te nje jete me te mire. Me te mberritur ne Amerike, babai i familjes se pare u thote femijeve te tij: Amerika eshte atdheu juaj i ri, Shqiperia eshte atdheu i juaj i vjeter. Nuk kemi per tu kthyer me ne Shqiperi e do te ndertojme jeten tone nga e para ne Amerike.

    Babai emigrant i familjes tjeter, u thote femijeve te tij: do te punojme e fitojme ne Amerike ne menyre qe te kthehemi e te jetojme ne Shqiperi pas disa vitesh. Atdheu yne eshte Shqiperia e jo Amerika, mos e harroni kete gje!

    Kaluan vite dhe femijet e familjes se pare u integruan mire ne shoqerine amerikane, mesuan anglisht, shkonin ne shkolle, filluan te punojne e fitojne leke. Mireqenia nga viti ne vit filloi te permiresohet per gjithe familjen dhe te gjithe ishin ne nje mendje qe Amerika ishte Atdheu i tyre. Kurse familja e dyte, duke fluturuar shpesh ne Shqiperi dhe duke debatuar gjithmone idene se ku duhet ta benin jeten mes Shqiperise e Amerikes nuk pa ate rritje ne mireqenie qe ka familja e pare: kursimet e tyre nuk shkuan per te blere nje shtepi apo per te paguar per shkollen e larte te femijeve por per bileta avionesh e pushimesh ne Shqiperi.

    Morali i kesaj historie: Kush nuk ben divorcin e plote me shkuaren, nuk e perqafon dot me te dyja duart te ardhmen. Kush ecen perpara duke mbajtur koken mbrapa, heret apo vone do te pengohet e do te bier pertoke. Por kushdo qe kerkon te eci perpara e te arrije shoket e vete ne garen e nisur, duhet te vrapoje sa me shpejt per te rifituar kohen e humbur pa e kthyer ne asnje moment koken mbrapa.

    Une nuk e shoh ceshtjen aq ngushte sic e kanalizojne disa ne kanale "politike". Ne fakt, duke qene se shqiptaret ne Shqiperi kane shume kohe te lire neper duar kane per borxh te politizojne edhe ngjyren e kravates se nje politikani apo ngjyren e brekeve te bukurosheve qe u dalin me minifund ne ekrane televizori. Ai simbol duhet hequr nje ore e me pare nga ajo godine jo per artin qe ai percjell por per simbolin qe perfaqeson: diktatin e komunizmit ne cdo qelize te jetes artistike dhe shkencore shqiptare. Dhe per ata qe e kane harruar rregjimin komunist, behet fjale per nje rregjim ku njeri i vetem rishkruajti me guximin e budallait historine 5000 vjecare te popullit shqiptar ne ato Veprat qe duhet ti lexonte e mesonte jo vetem i madh e i vogel, por edhe foshnja ne bark te nenes. Behet fjale per nje rregjim komunist qe duhet te ndertonte 100 000 bunkere ne cdo cep te vendit per gjoja "mbrojtjen e Atdheut nga armiqte" kur ne fakt qellimi i vertete i tyre ishte bunkerizimi i mendjes dhe shpirtit te shqiptareve.

    Per aq kohe sa ai muze mban ate damke ne sheshin kryesor te Shqiperise, ai nuk meriton te mbaje titullin Muzeu Kombetar i Shqiperise por Muzeu Kombetar i Partise dhe Shokut Enver! Ishte ai shoku Enver qe e rishkruajti historine shqiptare sic i deshi qejfi, ishte ai shoku Enver qe zgjodhi se cila epoke e Shqiperise duhej pasqyruar e cila jo ne muze, cilat vepra duheshin ruajtur e cilat vepra duheshin djegur, vjedhur e shkaterruar, ashtu sic ishte po ai shoku Enver qe dha urdhrin per ngritjen e asaj godine dhe beri edhe aprovimin e vepres se artit ne balle te muzeut e sheshit.

    Pastrimi i asaj relike komuniste nga institucioni i vetem kombetar qe kemi, eshte nje nder qe i behet historise 5000 vjecare shqiptare, eshte nje konfirmim i lirise edhe per vete institucionit dhe te gjithe ata historiane e intelektuale qe punojne e kane kontribuar ne te. Institucioni i vetem kombetar meriton nje embleme te identitetit kombetar qe ka per ti rezistuar ideologjive politike, shekujve e vete kohes. Prandaj sfida e vertete per shqiptaret nuk eshte heqja e emblemes, sfida e vertete eshte se me cfare mund ta zevenedesojne ne menyre qe te shkrijne ne art identitetin tone kombetar.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-01-2008 mė 03:13

  9. #79
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Per ata qe kane qene ne moshe qe mbajne mend ne kohen, kur eshte ndertuar Muzeu, a mund te na tregoni, se cfare objektesh arkitektonike kane ekzistuar me pare pikerisht ne kete zone te Tiranes, perfshi zonen ku u vu busti i Qoftelargut?
    A nuk ishe nje godine e ngjashme me ministrine e puneve publike dhe bashkine e Tiranes? Dhe diku perballe, nga a na e pallatit te kultures, pazari i vjeter?

    Per temen, mire u hoq mozaiku, por me ēfare do zevendesohet? Se ai vend bosh nuk mund te ngelet. Nje mozaik me nje kartmonedhe dollari?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #80
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    doni apo sdoni ju komunizmi ka ekzistuar dhe historia esht ajo qe esht.disa jetojn ne amerik dhe se kan iden se cfar duhet ber per shqiperin .lexojn internetin dhe na bejn si te zgjuar.jo te flasin per mungesen e ujit,dritave dhe papunesin,per cmimet ne stratosfer po merren me fasaden e muzeut.nje veper artistike e kohes se komunizmit por qe mbetet prap veper arti.doni apo sdoni ju ajo veper arti tregon historin e dhimbshme te shqiptareve.ajo duhet te jet dhe te qendroj aty per tu kujtuar njerezve te kaluaren.ne vend qe te bejn dicka qe ta permisojn rrini dhe flisni per te prishur sikur skemi vuajtur shum ngaqe i prishem te gjitha sepse dilnin ca mendje ndritur si puna juaj dhe thoshin ta prishim se esht veper e komunistave.

Faqja 8 prej 48 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •