Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 4 prej 48 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 475
  1. #31
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Sepse mbase nuk e njeh dhe aq mire si ndertese. Ana vizuale e shekullit te 21 dhe sidomos mania shkaterruese e shqiptareve per hir te 'modernizmit' e ka bere punen e saj dhe cdo gje qe i perket realizmit eshte ose nje kopje e sovjetikeve ose e kinezeve dhe si e tille duhet eleminuar ose rikompozuar dhe ne rastin me te mire thjesht bojatisur dhe ngjyrosur si papagall (si ne rastin e ministrive).
    Ate ndertese e njoh mire sepse kam qene 5 vite student.
    Kam qene anetar i bibliotekes dhe frekuentues i TOB, bashke me lokalet e sherbimit lart.
    Kam ndjekur sa e sa ekspozita ne hollin poshte dhe kam bere sh... ne bodrum.

    Ajo ndertese nuk shkon me arkitekturen e Bashkise, xhamise dhe sahatit, hotelit, bankes. Ajo nuk shkon as me muzeun.
    Muzeu ka nje arkitekture qe ngjan me ndertimet karakteristike shqiptare, por mozaiku i ideologjizuar e ka vene nen te.

    Me i bukur ka qene komiteti qe u prish per ti lene vendi muzeut (nese e ke pare).

    Pervec sheshit Nene Tereza, asnje shesh tjeter nuk meriton nje emertim te tille ne Tirane.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    ky mozaik esht pjes e tiranes megjithse ka nje ideologji te vjeteruar prap ai duhet te qendroj sa per ti dhe nje nuanc te kendshme qendres. qendra nuk esht ne gjendje te mir nga ana estetike dhe ky mozaik mbulon paksa kete dobsi. kjo veper nuk duhet par me hollesi per idologjin e saj por thjesht si dicka qe gjalleron paksa qendren e kryeqytetit.

  3. #33
    Citim Postuar mė parė nga cizmja Lexo Postimin
    meqe thu ti do prishim ene metalurgjukun se e kan ndertu kinezet,pallatet agimi dhe shallvaret se i ka ndertu rusi.ore se ste pyta si thua te prishim edhe piramiden bashk me pallatin e kongreseve se i ka ndertuar enver hoxha?
    Nje objekt kanceroz si metalurgjiku, RFGJ ne ish-DDR e ka dhene falas per ta shkaterruar dhe per te ngritur ne vend te tij industri moderne.
    Nuk behet fjale se i ka ndertuar rusi, kinezi apo Enveri, por koha ben te sajen.
    Shqiperia nuk ka aq shume toke si Rusia apo Kina per te mbajtur ne kembe karrakatina.
    Tjeter gje eshte se nuk ka ende investitore qe ti transformojne ato nga antivlera dhe kancere ne vlera dhe shendet.

    Vlerat e verteta u prishen kur nisi kazma dhe pushka per "ndertimin e Shqiperise se re", duke ndertuar me pune vullnetare, dhoma 2x2 dhe parafabrikate!
    Tirana me e bukur ishte e atyre shtepive tipike tiranase dhe me oborret me lule e hurma!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 13-01-2008 mė 16:46

  4. #34
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Nje (ndoshta dy) pyetje meqe u permend terthorazi kjo ide:

    Me cfare realiteti, apo me cfare mozaiku duhet te zevendesohet ai mozaik? (Nje nga kundershtimet eshte shkaterrimi pa zevendesim.) Nqs behet nje mozaik bashkekohor, cfare mendon se mund te vihet ne te?

    Dhe pyetja tjeter ne pergjithesi per pjesemarresit ne teme:

    Kur shohim mozaikun (pa ndertesen apo sheshin Skenderbe) cfare vrojtojme ne te? Dmth, si veper arti, (propagandistik apo jo) cfare pershtypjesh le?
    1. Nje mozaik ne qender te Tiranes me pushke e me kazma nuk me duket shume i kendshem apo aspirues ne pergjithesi. Mendoj se mozaiku duhet vendosur ne nje muze, dhe ajo pjese e murit qe do ngeli bosh te rikonstruktohet ne nje menyre bashkekohore qe te duket si pjese e nderteses...mbase me dritare apo dicka te tille.

    2. Mozaiku le pershtypje luftarake. Me shikim te pare, sikur te jesh dikush qe s'e ka idene se cfare eshte, si per shembull nje femije i vogel ose nje turist...gjeja e pare qe sheh ne qender te kryeqytetit eshte nje grup njerezish me pushke ne dore. Dhe pozicioni se ku ndodhet e shumefishon kete mbrese negative.

    Arti duhet te mire-koordinohet, sepse ndryshe del pa shije. Dhe vendi i ketij mozaiku nuk eshte me aty. Nuk duhet te kishte qene kurre aty. Eshte si puna e emrit te Kosoves. A duhet te mbahet emri Kosove edhe pas pavaresise, vetem sepse historia ishte e padrejte dhe e detyroi perdorimin e ketij emri?
    As qe du me dit!

  5. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nje objekt kanceroz si metalurgjiku, RFGJ ne ish-DDR e ka dhene falas per ta shkaterruar dhe per te ngritur ne vend te tij industri moderne.
    Nuk behet fjale se i ka ndertuar rusi, kinezi apo Enveri, por koha ben te sajen.
    Shqiperia nuk ka aq shume toke si Rusia apo Kina per te mbajtur ne kembe karrakatina.
    Tjeter gje eshte se nuk ka ende investitore qe ti transformojne ato nga antivlera dhe kancere ne vlera dhe shendet.
    me ate objekt kanceroz mahet 1 elbasan me buk por sesht ketu muhabeti.nqs e ke pa fasaden tregon historin shqiptare nga iliret,rilindasit lufta antifashiste nacional clirimtare dhe epoken e mbas luftes(komunizmin)a esht kjo historia shqiptare?un them po.nese do po shtojm edhe salen dhe nanon atje per keto 17 vjetet e funit.ajo fasad ka vlera historike dhe tregon historin e shqiperis kaq

  6. #36
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Meqe e duan kaq shume historine keta zoterinjte, pse nuk i kepusin ndonje burgim shembullor atyre qe po shkaterrojne shtresat arkeologjike ne Durres? Apo pallatet jane vlere me vete.
    Krahasuar me keto qe permende mozaiku eshte pese lekesh i vjeter por problemi eshte senzibilizimi. Ta zeme Lioness ne vend te kesaj, ka mundur te postoje dicka te ngjashme senzibilizuese per opinionin ndaj monumenteve tona antike qe jane me vlere te pallogaritshme historike e artistike dhe absolutisht te pakrahasueshme me nivelin artistik komunist dhe vleren historike te komunizmit ne pergjithesi.

    E megjithate ky mozaik eshte si puna e retrovizorit anesor ne veture, po ta hoq dikush pasqyren a te ra dikund udhes, sa here te shikosh ne de te duket se t'i mbylli dikush syte. Keshtu edhe mozaiku i hequr ne syte e qytetareve do ta kete nje pasoje te tille te papelqyeshem dhe te kundershtueshme pavaresisht kush eshte qofte edhe nip ballisti ai qytetar.

    Pra kjo veper eshte shnderruar ne pjese organike te fytyres se qytetit dhe tani eshte shume veshtire ta amputosh; eshte teper e ekspozuar dhe do te perjetohet si gjymtim fizik madje edhe emocional nga ana e shumices se qytetareve.

    Por serish sic kane thene "larg sysh larg menc". Kjo nga tjetra ane edhe deshmon edhe nivelin e interesimit tone personal. Ne parim pergjegja ime ishte shume ne rregull, mirepo tani, krahasuar me verejtjen tende dhe etalonin qe fute ne loje -ajo eshte plotesisht e pavlere.

    Duhet formuluar prioritetet simbas rendesise qe kane ato, ndonese ketu po flitej per mozaikun i cili me asgje nuk e kushtezon mbrojtjen e pasurive tona arkeologjike me ekzistimin ose mosekzistimin e vet.

    Sidoqofte, nje qeshtje e ketille duhet te zgjidhet me ane te nje votimi qytetar transparent. Le te veprohet pastaj ne pajtim me vullnetin e shumices. Tjeter menyre te drejte dhe demokratike nuk ka...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #37
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Krahasuar me keto qe permende mozaiku eshte pese lekesh i vjeter por problemi eshte senzibilizimi. Ta zeme Lioness ne vend te kesaj, ka mundur te postoje dicka te ngjashme senzibilizuese per opinionin ndaj monumenteve tona antike qe jane me vlere te pallogaritshme historike e artistike dhe absolutisht te pakrahasueshme me nivelin artistik komunist dhe vleren historike te komunizmit ne pergjithesi.
    "Mos e zer" fare se Lioness ka sjelle dhe tema per kete pune. S'kam faj une pse pjesemarrja ka qene e vogel.

    Kliko: Barbari ne qyteterim

    PS: Bile s'pashe ndonje postim tendin ne ate teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 13-01-2008 mė 17:51

  8. #38
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    "Mos e zer" fare se Lioness ka sjelle dhe tema per kete pune. S'kam faj une pse pjesemarrja ka qene e vogel.

    Kliko: Barbarizem ne qyteterim

    PS: Bile s'pashe ndonje postim tendin ne ate teme.
    Ha,ha, kete qe po thua po e thoja edhe une afersisht kur e permenda retrovizorin anesor.
    Mungon interesimi.

    Pastaj shtova edhe ate te famshmen:"larg sysh larg menc" duke thene se "nga tjetra ane deshmon edhe nivelin e interesimit tone personal." Por me kryesorja mbetet ajo, pra - epersia qe ka ky mozaik "me te lindur" kunder mozaiqeve tona antike miliona here me te vlefshme si historikisht si artistikisht, por te cilat ne nuk i shohim kurre.

    Ato qe gjinden rastessiht thjeshte mund te shiten per pak para nga ndonje pirat,pa u ndjere fare, madje edhe ato qe jane te katalogjizuarat, mund te shiten diku ne Serbi apo Greqi per qellimin me vandal, per tu asgjesuar, kurse Ne te mos dijme asgje; sepse nuk i kemi pare dhe nuk mund t'i shohim.

    Prandaj shtova "larg sysh - larg mendesh". Sepse as ti as une nuk punojme ne entin per mbrojtjen e monumenteve historike e arkeologjike qe te mund ti dijme keto gjera atehere kur ndodhin e si ndodhin. As ti as une nuk mund te alarmojme opinionin per gjera qe as i kemi pare as i kemi degjuar.

    Por ai mozaik eshte e pamundur qe ta ses dikush jasht vendit e te mos diktohet a te bjere ne sy, lal
    Me paske keqkuptuar 'gabimisht' shpirto .
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #39
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Me paske keqkuptuar 'gabimisht' shpirto .
    S'te kam keqkuptuar, te kam korrigjuar .

    Meqe supozove. Duhej te kishe pare verdalle e te thoje qe ne tema te ngjashme (psh ajo me siper) s'ka interes, e jo te thuash "ta zeme se". (Pse cfare kujton, vetem ti i ke qejf detajet lol)

    Per me teper, meqe shkruajte goxha per mosinteresim, duhet te kishe filluar me autokritike nga vetja, para se te gjykosh te tjeret, se sic thashe, s'pashe mendim tendin ne ate teme.

    Gjithesesi, gjithmone miqesisht, shpirto

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Eshte fatkeqesi qe ne vend te ndertojme dikca po mundohemi ta prishim sikur te ishin pushtues te Shqiperise. Hata e modhe me kta njerez ne vend ta rriparojne ose pastrojne mozaikun deri sa jane te gjalle ata qe e kan punuar kta bejne te kunderten.

    Le te ndertojne nje qender te re ne Paskuqan dhe le ta dizanojne si te duan dhe po te duan dhe me figura si te tatoo-s.

    Une nuk kam degjuar per rikompozim veprash ne asnje vend te botes se i shkrep ne mendje nje te shkalluari. Sikur veprat shekullore neper bote te rikompozoheshin sot do dukeshin si lodra paidentitet dhe pavlere.

Faqja 4 prej 48 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •