Kuptimi i mevludit
Falėnderimi dhe adhurimi i takojnė vetėm All-llahut xh.sh., Krijuesit tė gjithėsisė, i Cili i dėrgoi njerėzimit nė periudha tė ndryshme pejgamberė qė treguan rrugėn e shpėtimit pėr kėtė dhe pėr jetėn tjetėr.
Muhammedi a.s. ishte, ėshtė dhe do tė jetė shembulli mė i bukur, modeli mė i pėrsosur, i dėrguari i fundit i Thirrjes Hyjnore pėr mbarė njerėzimin.
Muslimanėt qė e pranuan fenė Islame, nga dashuria pėr Pejgamberin a.s. filluan tė shfaqnin ndjenjat e tyre nderuese, lartėsonin emrin e tij, i luteshin Zotit pėr tė. Ditėlindja e Muhammedit a.s. ėshtė njė ngjarje e shėnuar qė festohet me gėzim e kėnaqėsi tė veēantė nga tė gjithė besimtarėt muslimanė. Pėrkujtimi i kėtij pėvjetori gjatė shekujve ka qenė burim frymėzimi pėr studime, krijimtari e botime tė ndryshme fetare, letrare, historike, shkencore, kulturore e pedagogjike qė kanė shėrbyer e shėrbejnė pėr edukim tė gjithanshėm shpirtėror e njerėzor. Pėr kėtė arsye lindėn veprat e para pėr jetėn dhe veprėn, pėr njohjen e personalitetit dhe pėr realizimin e misionit tė tij.
Ndėr gjinitė mė kryesore tė shkrimeve e botimeve qė kishin tė bėnin me kėtė, mund tė pėrmenden Siret (veprat qė tregojnė pėr historinė e Pejgamberit a.s.), Historitė Islame, Kisasul-enbija (rrėfimet kuranore pėr historinė e tė gjithė pejgamberėve a.s.) dhe mevludet.
Veprat, tė cilat e lavdėrojnė dhe i theksojnė cilėsitė e Muhammedit a.s. filluan tė shkruhen qė kur ai ishte akoma gjallė. Nė letėrsinė islame-arabe si autorė tė parė tė veprave tė kėtilla mund tė pėrmendim: Hasan bin Thabitin (vdiq mė 647), Kab bin Zubejrin (v. 645) dhe Abdullah bin Revahan.
Siret (historitė), Shemaili-sherifet (veprat qė pėrshkruajnė dukjen dhe formėn e jashtme tė trupit tė Muhammedit a.s.) dhe Megazet (veprat tė cilat pėrshkruajnė betejat dhe trimėritė e luftėrave qė i ka zhvilluar Muhammedi a.s.) tė shkruara nė formė tė poezisė e tė prozės, nė tė njėjtėn kohė kanė qenė edhe si burim pėr Mevludet.
Doc. Dr. Hasan Aksoy, studiues dhe ligjėrues nė Fakultetin Ilahijat nė Stamboll, nė njė studim pėrmbledhės tė tij pėr mevludet ka nxjerrė kėtė definicion pėr kuptimin e fjalės mevlud: Fjala mevlud nė fillim pėrdorej si emėr vendi dhe kohe pėr lindjen, por me kalimin e kohės ajo mori kuptim terminologjik, nė tė cilin nėnkuptohet vendi dhe koha e lindjes sė Muhammedit a.s. Mbasi ardhja e Muhammedit a.s. nė kėtė botė ishte gėzim, shpėtim dhe sihariq pėr njerėzimin, lindja e tij u konsiderua si festė dhe me kalimin e kohės kjo fjalė filloi tė pėrdoret nė kėtė kuptim. Nė letėrsi termi Mevlud pėrdoret pėr pėrshkrimin e lindjes, jetės, mrekullive dhe vdekjes sė Muhammedit a.s. Nė pėrgjithėsi ato janė lėvdata tė shkruara nė vargje.1[1] Nė shtypin islam shqiptar janė botuar mjaft shkrime pėr mevludet qė plotėsojnė edhe mė tepėr kuptimin leksikor tė kėsaj fjale. Nė njė artikull tė Rifat Copės me temė Nga historia e mevludit ėshtė shėnuar ky pėrdėftim i kėtij termi: Mevludi ėshtė ode∗∗ me elemente tė poemės qė i kushtohet jetės sė Pejgamberit a.s., duke filluar qė nga lindja e deri nė vdekje. Ėshtė bėrė traditė tė quhet mevlud ose mevlid, qė nė letėrsinė islame do tė thotė ditėlindja e Muhammedit a.s., ode ose poemė pėr personalitetin e Pejgamberit a.s. Mevludi, pra, ėshtė njė krijim poetik.[2]2
Trajtimi i plotė domethėnės i fjalės mevlud na lejon tė orientohemi drejt nė kuptimin e pėrmbajtjes e tė vlerave tė shumta qė i ka mevludi e qė janė si nė vijim:
- pėr tė nderuar personalitetin e Muhammedit a.s.,
- pėr tė ngritur horizontin tonė fetar e kulturor islam,
- pėr tė mėsuar vlerat fetare, letrare, gjuhėsore, historike, kulturore, gjuhėsore, etnografike dhe atdhetare tė pėrmbajtjes, tė formės e tė ceremonialit tė tyre,
- pėr tė forcuar frymėn e bashkimit, tė mirėkuptimit, tė bashkėpunimit e tė tolerancės mes njerėzve nė pėrgjithėsi si krijesa tė Zotit.3[3]
Sabri Selmani
Krijoni Kontakt