Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Pallati shkatėrron tempullin antik

    • Artur Korriku

    DURRES -Ka shfrytėzuar ditėt nė vigjilje tė Vitit tė Ri pėr tė hapur themelet e njė pallati dhe pėr t’ju shmangur institutit arkeologjik. Ky i fundit konstatoi se firma dėmtoi njė objekt antik tė periudhės helenistike dhe asaj romake. Pėr kėto arsye, propozoi pezullimin e punimeve. Por kur propozimi mbėrriti nė bashki ishte vonė, pasi kishte nisur hedhja e betonit nė themelet e pallatit.
    Dje nė Durrės ishte drejtori i Institutit tė Monumenteve, Lorenc Bejko. Qėllimi i vizitės sė tij ishte realizimi i ekspertizės sė mbeturinave inerte tė themeleve tė njė pallati nė qytetin e Durrėsit, tė cilat janė depozituar nė zonėn e Porto Romanos. Ekspertiza, e cila po kryhet nga njė grup arkeologėsh, ka pėr qėllim qė tė vėrtetojė dėmin e firmės sė ndėrtimit e cila po ndėrton pallatin, pasi pretendohet se ekskavatorėt kanė rrėnuar njė tempull antik.
    Sipas Bejkos, “firma e ndėrtimit ‘Fama’ ka shkelur ligjin, sipas tė cilit, themelet e pallatit duhej tė hapeshin nė prani tė njė arkeologu. Pėr kėtė qėllim, ne do ta kallėzojmė penalisht firmėn nė organin e Prokurorisė”.
    Arkeologėt, tė cilėt po analizojnė copat e objekteve tė hedhura nė Porto Romano, sqarojnė se ato janė fragmente kolonash, pjesė mozaikėsh, copėra objektesh tė pėrdorimit tė pėrditshėm tė asaj kohe e tė tjera, tė cilat po grumbullohen prej tyre nėpėr arka.
    Sipas arkeologėve, kjo firmė e ka ēelur themelin e pallatit me datėn 29 dhjetor tė vitit qė shkoi dhe me datėn 30 dhjetor ėshtė konstatuar nga ana Sektorit tė Arkeologjisė nė Durrės. Ky sektor ka mbajtur njė procesverbal dhe mė pas i ka dėrguar njė shkresė pėrcjellėse bashkisė sė Durrėsit, ku i kėrkohet qė tė urdhėrojė bllokimin e punimeve. Por nė bashkinė e Durrėsit, nėnkryetari Ardian Ēela thotė se, “kjo shkresė te neve ka mbėrritur me datėn 4 janar, atėherė kur firma kishte nisur betonimin e gropės sė themeleve. Ndėrkohė, dua t’ju bėj me dije se pallati bėn pjesė nė zonėn B tė qytetit dhe se firma dispononte lejen e ndėrtimit qė nė vitin 2005. Sipas ligjit, ajo qė ne mund tė bėjmė ėshtė vendosja e njė gjobe kundrejt saj dhe asgjė mė tepėr”.
    Shpeshherė, nėpėr gropat e themeleve tė pallateve nė Durrės janė gjetur objekte tė rėndėsishme arkeologjike. Por nė disa raste tė tjera janė konstatuar rrėnime tė objekteve tė tjera dhe kėto janė marrė vesh nga grumbujt e mbeturinave tė themeleve, tė cilat janė bėrė pre e grumbulluesve amatorė tė antikave, tė cilėt kanė gjetur edhe objekte me vlerė.


    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=28293
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    ka pas dhe raste te tjera te tilla ne vlore e fier qe kam degjuar une. firmat kur shifnin gjera natike fillonin punen me shpejt akomatu punu pa pushim qe te mbaronin themelet para se te merrej vesh

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kur Ligji mbyll sytė pėrpara kriminelėve tė lashtėsisė



    Nga Fatbardha Demi



    Si njė ngjarje e zakonshme u be njoftimi ne kanalet televizive, se natėn e ndėrrimit te viteve, njė firme ndėrtimi ne qytetin e Durrėsit, kishte rrėnuar pa mėshirė njė objekt arkeologjik te shekullit te 3 para Krishtit. Me gjithė vėmendjen tone, nuk dėgjuam asnjė reagim te intelektualeve, historianeve, arkeologeve, shkrimtareve qe kane pėrfaqėsues te tyre si ne partitė politike ashtu edhe ne pushtet.

    Nuk lexuam as pėr ndonjė kallėzim penal nga ana e Prokurorisė se qytetit ndaj firmės ne fjale.

    Te zhytur ne planet e tyre studimore pėr lashtėsinė, ne njė bote qe s'ka shume lidhje me atė qe pėrjeton njeriu i thjeshte, nuk u ndje as zėri i akademikeve me tituj dhe emėr.

    Po aq qetėsisht, nga media u njoftua se firma vazhdon punimet "ne vendin e krimit " ndėrkohė qe specialistet e arkeologjisė, rremonin ne hedhurinat se mos kishte shpėtuar ndenje gjė nga masakra e firmės ndėrtuese. Pamja e kėtij kėrkimi, nuk dallonte shume nga ajo e fėmijėve dhe familjeve qe nga halli, luftojnė te pėrfitojnė ndonjė send ne malin e mbeturinave urbane.

    Ne fakt ėshtė kthyer ne normalitet, qe pa u hyre gjembi ne kėmbė, njė fshat apo njė prift te ngrejė varreza ne mes te njė parku arkeologjik si ai i Apolonisė, qe te rrėnohen dhe te digjen shtėpitė qindravjeēare, monument kulture ne Gjirokastėr apo gjetke, nga moszbatimi i detyrimeve qe kane organet pėrkatėse administrative dhe ligjore pėr ruajtjen e tyre. Nuk u trondit as Ministri i Kulturės Rinise dhe Sporteve pėr demin e pallogaritshėm financiar dhe historik, siē ishte ai i vjedhjes se ikonave me vlera te mėdha ne Kishėn e Libofshės, pasoje e burokracisė institucionale qe i kish lenė ne mėshirė te fatit.

    Vlerat historike te mbitokės dhe nėntokės shqiptare janė nėnvizuar jo pake here qe ne shekujt e kaluar dhe gjithmonė e me shpesh po bėhen zbulime te tjera. Po cili do te jete fati i kėsaj pasurie qe ka pėr pronar njė popull te tere?

    Qe nga shekulli i 18 shume mbretėri dhe shtete evropiane e kuptuan vlerėn politike, kulturore dhe ekonomike qe ka trashėgimia historike pėr vendet e tyre. Skocia, Anglia, Gjermania te ndjekura nga Franca, Italia dhe vendet nordike e me vone ato sllave, krijuan shoqata qe te ndihmuara edhe nga shteti apo intelektuale te shquar mblodhėn, vlerėsuan e i paraqiten neper muzeume, ekspozita kombėtare dhe ndėrkombėtare trashėgiminė e tyre kulturore .Krijuan zona te mbrojtura arkeologjike si dhe legjislacionin pėrkatės pėr t'i mbrojtur ato. Shume kėshtjella te rrėnuara apo te dėmtuara u ringriten apo u rindėrtuan pothuajse nga e para ne shk.19-20, pėr te shėrbyer si dėshmi te krenarisė kombėtare dhe edukimit pėr brezat e ardhshėm. Shume qytete si Varshava, Praga, Berlini apo Moska rindėrtuan me besnikėri ndėrtimet historike te shkatėrruara nga bombardimet e Luftės se Dyte Botėrore.

    Amerika ēmontoi njė teatėr komplet te Italisė se shk.18 dhe e montoi ne Boten e Re si njė pasqyre e trashėgimisė se larte kulturore qe banoret e rinj te Kontinentit e morėn nga atdheu i tyre.

    Sot, me shume se urre, ky kujdes pėr trashėgiminė kulturore, ėshtė bere pothuajse i shenjte dhe ruhet me ligje nga me te fortat. Trashėgimia arkeologjike, ndėrtimore ashtu sikurse dhe ajo natyrore, pėrbejnė bazėn e veprimtarisė ekonomike te turizmit. A nuk janė qesharake thirrjet dhe propaganda pėr " Shqipėrinė turistike " brenda dhe jashtė vendit, kur pėrjetojmė njė braktisje dhe shkatėrrim te tille ?

    Janė te rralle vendet evropiane qe mund te mburren me njė vijueshmėri arkeologjike, historike dhe kulturore mijėravjeēarė, si ajo e kombit tone. Trashėgimia kombėtare "ėshtė e pėrjetshme, por ajo do te dėrmohet nen dhunėn e vandalėve industrialistė, ndėrtues, arkitekt moderniste apo hoteliereve te pangopur" shprehet historiania Anne Marie Thiesse (f.314 "Lindja e identiteteve kombėtare") Legjislacioni ynė, pėr dėmtimin e pasurisė kombėtare duhet te parashikoje dėnime me te renda, se ato pėr krimin ndaj personave apo pasurisė se individit, sepse i dėmtuari ėshtė njė popull i tere dhe pasojat janė te pa riparueshme.

    Media jo rralle ka njoftuar pėr kėto krime ndaj trashėgimisė historike, por Prokuroria nuk ka bere veprimet e duhura ligjore , si ne rastin e firmės ndėrtuese ne Durrės. Si Prokuroria, ashtu edhe Bashkia e qytetit , duhet ta kishin ndaluar aktivitetin e metejshem te kėsaj firme. Mosdenimi i kėtyre krimeve, pėrbėn njė shfaqje te qarte te korrupsionit si te organeve te ligjit ashtu edhe atyre te pushtetit. Kujt do t'i dhimbet kjo pasuri e braktisur dhe kush do ta ngre me force zėrin pėr mbrojtjen e saj, pėrveēse ne shqiptaret?

    Firmave qe shkatėrrojnė kulturėn historike te njė kombi, duhet t'iu hiqet liēensa . Ndėrtimi ne njė shtet, nėnkupton harmonizimin e kėrkesave te popullsisė pėr strehim dhe nevoja sociale, me kujtesėn historike dhe jo shkatėrrimin e saj.

    Ruajtja e trashėgimisė historike, ne shtetet e sotme evropiane ėshtė njė nga parimet themelore te politikave ekonomike dhe kombėtare te qeverive dhe politikaneve. Suksesi i kėtyre politikave mbėshtetet ne radhe te pare, ne zbatimin e rrepte te ligjit pėr krimet ndaj kėsaj pasurie te te gjithėve, si dhe gėrshetimin me njė pune te gjere sqaruese, edukuese dhe propagandistike mbi vlerat dhe pėrfitimin ekonomik, kulturor dhe edukativ te tyre. Ne kėto vende evropiane, jo vetėm me ndihmėn e financimeve te shtetit, por edhe bashkitė e qyteteve apo komunave luftojnė te sigurojnė fonde, pėr mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve historike te zonės se tyre.

    Shembull shėrben qyteti me i vjetėr i Francės, Marseja, i cili ėshtė kthyer ne njė kantier restaurimi jo vetėm te objekteve por te lagjeve te tera. Fale kėsaj strategjie, te ardhurat nga turizmi ne Marseje janė gjithmonė ne rritje. Ajo qe i jep zemėr dhe force drejtuesve te Bashkisė pėr kėto nisma, ėshtė edhe ndihma e shoqatave, intelektualeve si dhe puna edukuese e popullsisė mbi vlerat ekonomike e kulturore te qytetit te tyre si dhe edukimit te mendėsisė se vėnies se interesit te qytetareve mbi atė te ngushte personal.

    Sa shtėpi shekullore shkatėrrohen ne Shqipėri nga interesi i ngushte i trashėgimtarėve dhe mos vėnia dore e pushtetit lokal apo institutit te monumenteve pėr te gjetur njė zgjidhje te mundshme ?

    Sa rrėnojave u pėrvetėsohen materialet pėr ndėrtime shtėpiash nga banore te pandėrgjegjėsuar, kur pikėrisht ato rrėnoja do te bėhen burim i te ardhurave pėr ta ne te ardhmen? Roli i shkollave, qe nėpėrmjet procesit mėsimor dhe aktiviteteve jashtėshkollore , te realizojnė njohjen e kėsaj pasurie dhe edukimin pėr vlerėsimin dhe ruajtjen e saj, ėshtė shume i madh. Vetėm njė popull i ndėrgjegjėsuar pėr vlerat e trashėgimisė historike, njė administrate largpamėse pėr mundėsitė ekonomike te zonės se vete dhe njė Institucion ligjor i forte, do te garantoje fatin e mėtejshėm te kėsaj trashėgimie mijėravjeēare te kombit tone. "Ti pėrkasėsh kombit, do te thotė te jesh njė nga trashėgimtaret e kėsaj pasurie te pėrbashkėt dhe te pandashme, ta njohėsh dhe ta nderosh." shprehet historiania franceze Anne Marie Thiesse.

    gazeta ndryshe-E Shtune, 19 Janar 2008

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 04:27
  3. Pallati 176
    Nga a1* nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2006, 03:28
  4. Kryeministri dhunoi tempullin e katolikėve
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 23:04
  5. Vajza vret veten, 52-vjecari hidhet nga pallati
    Nga KoTeLja_VL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •