Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Dmth. Hamza,

    nese pranojme te njejten dendesi popullsie si Hollanda (ku ka vend sa te duash, jo vetem per njerez, por edhe per qen e mace) Shqiperi - Dardani duhet te ishte rreth 17000000 banore, lere pastaj me te tjera. Kur t'ja arrime asaj dite .... hehehe .... atehere do flasim ndryshe.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Po krahason vendet e Beneluksit qe jane fushe me vende si Shqiperia e Kosova qe 2/3 e relievit i kane reliev malor e te pabanueshem? Apo po krahason savenet e Afrikes me fushen e Myzeqese e Fushe-Kosoves? Apo po krahason nje ishull si Malta qe i ngjan nje koshere bletesh nga dendesia e popullsise?

    Qe ta vendosesh pak ne kontekst: Dendesia e Kosoves eshte e perafert me dendesine e Italise edhe pse Kosova per nga numri i popullsise eshte 1/20 e popullsise se Italise dhe per nga siperfaqja tokesore eshte vetem sa gjysma e nje ishulli te Italise si Sicilia.

    Albo

  3. #13
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Belgjika:

    Land use:
    arable land: 27.42%
    permanent crops: 0.69%

    Pra 28 % e rreth 30 000 km2 = 8 400 km2 = 840 mije Ha toke e punueshme...

    Hollanda:

    arable land: 21.96%
    permanent crops: 0.77%

    Pra rreth 23 % e rreth 41 mije km2 = 9 500 km2 = 950 mije Ha

    Shqiperia me sa mbaj mend nga Gjeografia ka 700 mije Ha nga te cilat 17% jane ullishte,vreshta e peme frutore,pra permanent crops dhe sigurisht qe jane shume me te leverdishme ekonomikisht sesa toka qe mbillet me grure apo patate....

    Persa i perket kullotave dhe pyjeve as belgjika e as hollanda nuk kane me shume se ne....

    Te dhenat siper ishin nga Cia World Factbook si me e besueshme se Wikipedia nga te cilat jane te dhenat e poshtme sepse Cia aq jepte :

    Belgjika:
    permanent pastures: 17% (2000)
    forests and woodland: 20% (2000)


    Pra 17 % e 30 mije km2 = 5 100 km2 = 510 mije Ha jane Kullota

    20 % e 30 mije km2 = 6 000 km2 = 600 mije Ha jane Pyje

    Me sa mbaj mend nga Gjeografia e Shqiperise me pyje llogaritej 36 % e territorit pra

    36% e 28 mije km2 = 10 000 km2 = 1 milion Ha Pyje

    Kurse per kullotat nuk ka te dhena te qarta,por dihet nga te gjithe qe ne shqiperi Kullotat s'kane te mbaruar sidomos neper kodra e male,pra nuk eshte ndonje cudi qe 40 % qe ngelet ngaqe 60% eshte ara dhe pyje 30% te jene kullota pra

    30 % e 28 mije km2 = 8 400 km2 Kullota ,kjo sigurisht duke i nisur edhe nga te dhenat e greqise e cila ka 40% kullota dhe ne nuk kemi terren me te shkrete se i greqise....

    HOLLANDA

    permanent pastures: 25%
    forests and woodland: 8%


    Pra 10 mije km2= 1 milion Ha Kullota dhe 3,200 km2= 320 mije Ha Pyje


    Sic shihet qarte nga keto te dhena Terreni i shqiperise ofron me shume kullota dhe pyje (1,8 milion Ha Pyje e Kullota te shqiperise kunder 1,1 milion Ha te Belgjikes) se i belgjikes dhe 20% me pak toka te punueshme ,pra mund ta mbaje pa ndonje cudi te madhe nje popullsi sa e belgjikes,por sigurisht importet bujqesore do jene sa te sajat.... Mos te harrojme qe toka jone ndodhet ne nje zone klimatike shume me te favorshme per bujqesine (dhe blegtorine) sesa tokat e belgjikes....

    Po ashtu me Hollanden nuk jemi shume larg 1,8 milion Ha tonat me 1,3 milion hektar pyje e kullota te hollandes...


    Persa i perket Kosoves me mungojne te dhenat por me te degjuar 40 - 50 % e kosoves mbahet si toke e punueshme,pra rreth 500 mije Ha (45% e territorit) ,vetem 200 mije Ha me pak se Shqiperia...Ftoj njohes te mire te ceshtjes te me korrigjojne....

    Sigurisht qe pyjet e kullotat i ka shume me te pakta se shqiperia,por 1,2 milion Ha toke te punueshme(700 mije Shqiperi + 500 mije Kosove) do te thote 20% me shume toke te punueshme se Hollanda e duke qene se per pyje e kullota mjafton e vetme shqiperia per te kaluar hollanden,fare mire mund te shkojme tek 20 milion banoreshi,pra 20 % me shume banore se Hollanda....


    Keto jane te dhenat qe hedhin poshte pretendimet e Albos dhe atyre qe e mendojne si ai....

    Po kjo sdo te thote qe shqiperia e kosova mund te mbajne realisht 20 milione,sepse importet bujqesore do ishin te llahtarshme ,por nese praktikojme llogjiken bujqesore te Japonise,pra shfrytezimin e cdo Hektari te mundshem nje 10 milionesh e mbajme pa friken e importeve bujqesore,pra tek nje balancim i importit te bananeve e produkteve tropikale dhe eksportit te ullinjve apo veres,pra produkteve subtropikale ....

    Japonia me 130 milione banore ka 4,5 milione Ha toke te punueshme e ploteson gjysmen e nevojave te brendshme .... Ne kemi 1,2 milione Ha ,bejini vete llogarite....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 16-01-2008 mė 11:16
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #14
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shtimi i madh i shqiptarėve ėshtė e vetmje gjė qė kemi nė dorė, duhet vetėdijėsim.
    Shikoni Kinėn si ka arritur tė bėhet fuqi botėrore vetėm duke fut nė pėrdorim organet seksuale.

  5. #15
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ka dy ane kjo teme, e para eshte se sa do te jete popullsia shqiptare ne 2050 (meqe ky vit merret si kufi per parashikim), dhe dyta sa duam ne qe te jete.

    E pra, nuk perputhen me njera tjetren. Sipas prirjeve demografike (trendeve), ne 2050, kombi shqiptar do te jete diku te 8.5-9 milion banore (AL, KS, MK). Mund te jete edhe me pak, por me shume nuk besoj. Ore, edhe ne do behemi (po behemi ne fakt) si vendet e tjera te Europes me nga 1-2 femije, dhe pikerisht keshtu jane prirjet. Sic habitem une sot me gjyshin tim, qe ka patur 9 femije, ashtu do habiten edhe nipat tane me nje familje me 4-5 femije.

    Kete punen e tokes se punueshme etj..e keni kapur mire me lart, me rastin e Holandes apo te Japonise, qe jane super te zhvilluar mgjth e kane dendesine te madhe. Po shtoj edhe rastin e Singaporit, qe e ka dendesine 4500 banore per km katror, dhe prap eshte shtet shume i zhvilluar ekonomikisht. Bile, ata ndjekin edhe politiken e rritjes se lindjeve me ane te stimujve materiale (per femijen e pare japin 2500 dollare (+shkollim), per femijen e dyte 9 000 dollare, dhe per femijen e trete 18 000 dollare - per kureshtje kjo).

    Pastaj, se sa duam qe te jete ne popullsia shqiptare, kjo eshte pune tifozlliku, dhe nuk ka pike vlera. Edhe une desha ne fakt qe te ishim nja 50 milion, qe te tallshim allatet mire me kta fqinjet tane.

    Edhe nje gje tjeter, qe nje popullsi te ngeli vitale dhe me popullsia te qendrueshme duhet qe: ne ēdo 10 familje, 9 te jene me nga dy femije, dhe njera me 3 femije.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 16-01-2008 mė 11:58
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #16
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sa mė shumė fėmijė dhe rini, aq mė lehtė e kanė pėr tė mbajtur popullėsinė e moshuar.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Hyj-Njeriu, e di dallimin midis "toke e punueshme" dhe "toke e banueshme"?

    Shtimi i madh i shqiptarėve ėshtė e vetmje gjė qė kemi nė dorė, duhet vetėdijėsim.
    Shikoni Kinėn si ka arritur tė bėhet fuqi botėrore vetėm duke fut nė pėrdorim organet seksuale.
    E ke marre mundimin ndonjehere te mesosh per efektet negative qe ka sjelle mbipopullimi ne Kine e Indi? A e di qe Kina ka nje nga ligjet me cnjerezore qe kufizon numrin e lindjeve dhe diskriminon midis meshkujve dhe femrave? A e di se zhvillimi i shpejte ekonomik i Kines ne keto 2 dekadat e fundit ka cuar ne ndotjen me te larte te ambientit ku ajri eshte me i ndotur se kudo ne vendet e tjera te zhvilluara dhe ujrat e liqeneve dhe lumenjve jane kthyer ne acide? A e di qe sipas planeve te qeverise komuniste kineze popullsia e Kines ne 40 vitet e ardhshme pritet qe te bier ndjeshem me 400 milion banore me pak, 1/3 e gjithe popullsise aktuale te Kines sot, dhe kjo shihet si nje arritje pozitive dhe jo negative nga shteti dhe biznesi vendas? Sigurisht qe nuk e di por do te ishte mire te mesoje qe te mos shpalosesh injorancen tende ne kete teme.

    Ore, edhe ne do behemi (po behemi ne fakt) si vendet e tjera te Europes me nga 1-2 femije, dhe pikerisht keshtu jane prirjet. Sic habitem une sot me gjyshin tim, qe ka patur 9 femije, ashtu do habiten edhe nipat tane me nje familje me 4-5 femije.
    Nuk ka asgje te keqe te kesh 2 apo 9 femije. Theksi nuk vihet tek numri, theksi vihet se nese ata femijet qe ti do ti sjellesh ne jete do te jesh ne gjendje ti ushqesh, edukosh, shkollosh ne menyre qe te kontribuojne bindshem ne ekonomine dhe shoqerine shqiptare e te mos kthehen ne barre per shoqerine.

    Albo

  8. #18
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Hyj-Njeriu, e di dallimin midis "toke e punueshme" dhe "toke e banueshme"?

    Albo
    Po ti e di raportin midis perqindjes se tokes qe ze nje qytet dhe pjeses tjeter te llojit te tokes ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #19
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    E ke marre mundimin ndonjehere te mesosh per efektet negative qe ka sjelle mbipopullimi ne Kine e Indi? A e di qe Kina ka nje nga ligjet me cnjerezore qe kufizon numrin e lindjeve dhe diskriminon midis meshkujve dhe femrave?
    Kjo ndodh pėr shkak tė mbipopullimit nė njė zonė, prandaj kinezėt po kėrkojnė hapėsira tė reja jetese duke ardhur kėtu nė Europė. Pikėrisht pėr kėto arsye ne na duhet njė shtim sa mė i lartė i popullėsisė, qė tė bėhemi mė shumė dhe tė pushtojmė hapėsira tė reja jetese, nė Ballkan, duke kthyer tokat ilire njė nga njė.
    Ne nuk duhet tė zbatojmė aso ligje pėr mos-shtim, pėrkundrazi duhet tė zbatojmė politikėn e shtimit.
    Nėse duhet ulur numri i popullėsisė botėrore pėr shkak tė problemeve globale, atėherė le ta bartin peshėn e kėsaj nė kurriz popujt tjerė, le tė zvogėlohen, ne nuk duam, ne duam tė shtohemi. Mė duket ēėshtje e thjeshtė.

  10. #20
    n'burgun e hapur Maska e x_person9
    Anėtarėsuar
    08-10-2003
    Vendndodhja
    nvaret ku lypet
    Postime
    24
    Sot serbia po e ndjek nje politik shum te mir per veten e tyre dhe shum te demshme per shqiptaret ata per femijen e pare te lindur i japin 700 euro per de dytin 1 500 dhe per te tretin 3 000 euro.....

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  2. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Florim07 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:51
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  5. SHQIPERIA ....e ardhmja pesimiste!!!
    Nga tani_26 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 06:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •