Mbas tre vjetesh u ktheva serish ne Shqiperi, pa deshiren time. Me thene te drejten prita se gjerat do ishin me mire ngase radhen e kaluar u duk se po behej pune por kesaj radhe nuk me mbeti asnje dyshim, e meritojme nje medalje midis botes se trete ku pasuria dhe skamja rijne qafe per qafe.
Nejse qe mos zgjatem vajta te marr nje certifikate personale ne bashki dhe me thane se duhet te paguaj 23 mije lek tatim shtepie, i thash se nuk kam asnje shtepi dhe e kam shitur. Me shikoi punonjesi me buzeqeshje e me tha ke dy zgjidhje : 1) te shkosh tek hipoteka e te marresh vendimin qe s'ke shtepi dhe te vish te paguash 23mijelekshin ose 2) te plotesosh deklarate qe s'ke shtepi dhe te paguash prape 23mijelekshin (tatim shtepie per shtepi qe nuk kam). Qysh kendej cdo vit qe do shkoj ne Shqiperi do e paguaj ate tatim per cdo certfifikate qe do me duhet. Kete certifikate e duan edhe pensionistet cdo 6 muaj.
Domosdo shtetit i duhen leke dhe kur leket vidhen dikush do i paguaj.
Iku ky, vajta tek spitali sa futa kemben me rrembyen lypsat me kemisha te bardha, kerkoja nje kartele te vjeter qe nuk ma gjenin dhe keshtu pagova nja 20 mije lek te tjera per kartelen dmth. futen emrin tim mbi emrin e dikujt tjetri dhe me dhane kartelen (shpjegime sesi humbi kartela ime nuk kerkova me gjate se e kuptova vet).
Pagova edhe shume letra te tjera... varavingot e Tiranes nuk me lodhen vetem xhepin me lodhen mushkrite nga plehrat e kimikatet (ai tatimi shtepise qe pagova referonte fjalen "pastrim" brenda, nje pastrim qe nuk duket gjekundi) dhe me lodhen edhe syte femijet qe te lypin rrugeve dhe fshataret qe mundohen te shesin gjithcka (pash njerin qendronte me nje kavanoz ne dore ne mes te Tiranes... po shiste).
Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise... atje ku hajduti takohet me shtetin dhe i pasuri me te varferin ekziston modeli legjendar shqiptar qe 15 vjet na i reklamojne klanet e endrrallave dhe barcaletave.
Kam lexuar Hobbes, kam lexuar Makiavelin, lexova nje dite edhe Platonin por shembullin shqiptar nuk e gjeta gjekund. Thua valle mos ekzistoj asnje zgjidhje?
Ku eshte shteti kur populli e ka nevoje? Kush do i mbledhi keta lypsare nga rruget, kush do i siguroj shendetin nje populli qe vetem kancer mbledh rrugeve te Tiranes?
Ku eshte shteti?
Kur e ke nevoje shteti nuk eshte asgjekundi por kur t'a ka nevojen (per t'u gjetur leket qe humb kryeklanisti me keshillin e vet qeveritar) shteti eshte gjithandej.... paguaj!
Krijoni Kontakt