Qe Shtetet ballkanike jane pjese e Evropes apo jo, eshte nje nder debatet akademike dhe politike kryesore. Behet fjale per historine: 1) per pasaktesi te thjeshta te prodhuara nga mosnjohja e vertete gjeografike qe eshte trazmetuar gjenerate pas gjenerate; 2) per shtremberimin e mevonshem te termave gjeografike me te gjitha nenvizimet politike, culturale, sociale edhe ideologjike, dhe te fillimit te perdorimit ne menyre negative te termit Ballkan rreth luftes se pare boterore; 3) per ndarjen e plote ndermjet fjales dhe objektit, dhe si rrjedhoje dhenien e kuptimit te gabuar te fjales Ballkan, ideologjikisht e ndryshuar sidomos pas vitit 1989.
Sic ka deshmuar Larry Wolff, ndarja konvencionale e Evropes ne Perendim e Linde eshte nje shpikje e folozofeve te shekullit te XVIII, te cilene i dedikohet riorientimi konceptual i Evropes drejt apshises Linde-Perendim ne vend te ndarjes deri atehere dominuese Veri-Jug.
Kjo ndarje e re, qe ka te beje edhe me hapesiren, gradualisht filloi te kishte nenkuptime te ndryshme, qe leviznin dhe adaptoheshin me evolucionin e ne progresin e Iluminizmit.
Konsiderojme trashegimnite e ndryshme historike qe kane plazmuar gadishullin evropian jug-lindor, nder te cilat dy mund te merren si themelore. Nje eshte mijevjecari Bizantin, me impaktin e thelle politik, institucional, juridik, fetar e kultural te tij. Tetri eshte 500 vjet sundimi Osman, qe i ka dhene gadishullit emrin dhe periudhen me te gjate te bashkimit politik qe gadishulli ka pare ndonjehere.
Ballkan eshte emri i nje mali, qe ndan Bullgarine nga Rumania (term mesjetar mbi Traine e vjeter), eshte quajtur nga italianet Zinxhir i Botes, dhe nga turqit Dervent, emer i dhene te gjithe maleve te mbuluar me pyje, ashtu sikurse Ballkan perdoret edhe per shpatet e zhveshura, dhe eshte ai qe ne lashtesi njihej me emrin Haemus.
Sidoqofte, gjithandej eshte pranuar qe fjala edhe emri Ballkan hyri ne gadishull me ardhjen e turqve osmane. Nder etimologjite e ndryshme, Inalcik ka preferuar ate persiko-turke te Eren, ne te vilen thuhet se fjala vjen nga balta (balk) me prapashtesen turke an.
Koncepti me i rendesishem si rrjedhoje e fjales Ballkan eshte Ballkanizim. Ne fund te shekullit te XIX, Ballkani filloi te perdorej gjithmone e me shume me nenkuptim politik, se sa ne kuptimin e thjeshte gjeografik, per te treguar shtetet qe kishin dale nga Perandoria Osmane. Sipas Norman J.G Pounds termi ballkanizim perdorej duke iu riferuar dizintegrimit te nje zone gjeografike ne nenzona te vogla e shpesh here te egra.
Ballkani si zone gjeografike, sociale dhe kulturore ne vetvete, eshte zbuluar nga udhetaret evropiane ne fund te shekullit te XVIII e mbrapa, kur filloi te kuptohej qe tokat e Perandorise Osmane ne Evrope kishin nje fizionomi te caktuar, e kjo meritante nje sy tjeter nga ai i provincave te thjeshta ose si site arkeologjike tout court.
Nuk eshte e ekzagjeruar te thuash qe imazhi popullor mbi Ballkanin eshte shkruar nga nje interpretim tjeter popullor e shpesh vulgar, i nje numri te madh te familjeve te ideve qe rrotullohen rreth termale rrace, progres, evolucion, culture dhe civilizim.
Ne pergjithesi, flitet per Ballkanin ne pjesen tjeter te botes vetem ne periudha terrori dhe shkaterrimi: per gjera te tjera as qe i shikon njeri me sy, e madje injorohen fare. Imaghi i Ballkanit eshte me teper se nje stereotip. Psikologjia duhet ti bindi te gjithe politikanet e gazetaret, qe te mbeshtesesh shtytjen e shenjes nuk ka qene kurre nje kolos i mire. Studime mbi politica sociale kane treguar qe zgjidhja me e sakte eshte integrimi, me teper se izolimi.
Ne diskutimet perndimore mbi Ballkanin, percmimi ndaj ketyre popujve nuk lind nga natura e tyre mesjetare, e nen-zhvilluar dhe primitive. Keto arsye madje kishin nje thirrje para-romantike ne ate cfare ushtronin.
Termi ballkanizim sipas nje autori te nje gazete ne Sarajevo, ka hyre ne fjalorin politik si sinonim i libanizimit, ose me sakte te ndarjeve qe shoqerohen nga konflikte vdekjeprurese. I mbushur me ide demokratike dhe liberale, tema e trajtuar nga ky autor akuzonte te gjithe liderat e politikes jugoslave te epokes Miloević, Tudjman, Izetbegović, Rascović, e te tjere qe po e conin shtetin jo drejte lirise demokratike, por ne erresiren e thirrjes ballkanike per token e gjakut.
Edhe se kane qene objekte pasive ne formimin e imazhit te tyre, popujt e Ballkanit nuk e kane mbajtur ne menyre pasive etiketen qe i eshte bere e sidomos shpifjet. Autoperceptimi kritik ishte, te pakten ne fillim, nje element relativisht i pamvarur i provokuar nga krahasimi dhe i frymezuar nga pritjet., nga vlerat, dhe nga idete e perbashketa te observatoreve si te jashtem ashtu edhe te brendshem, nepermjet koncepteve kulturore e jo nepermjet nje shkembimi te drejte per drejte. Prandaj, shume nga auto-vleresimet jane bere shume kohe perpara diskutimit te autoreve perendimore mbi Ballkanin ne dhjetevjecarin e dyte te shekullit te XX.
Edhe se disa pranojne, megjithese me veshtiresi, nje ballkanicitet te tyre e te tjere mohojne cdo lidhje me Ballkanin, te gjitha shtetet ballkanike jane dakort mbi faktin qe Ballkani ekziston, e qe dicka quhet si ballkanik, edhe se mund te behet fjale per nje kategori apo per nje zone te padeshirueshme. Ajo qe te gjithe duan te deshmojne eshte qe secili prej tyre nuk i perket imazhit te keq qe eshte krijuar mbi Ballkanin.
James Carrier ka thene, qe ne te vertete ne jemi krahasuar me nje model jo-simetrik qe i cili privilegjon Perendimin si model ku te gjithe te Tjeret percaktohen, per shkak te fuqise historike, politike dhe ekonomike te Perendimit.
Do ishte shume me mire qe kriza jugoslave, jo ballkanike pra, te mos shpjegohej sikur po ndodh ne te gjithe Ballkanin, sikur ka te beje me armiqesi antike ballkanike, me modele primordiale te kultures balkanike, e te perballohej me te njejta kritere racionale qe Perendimi i rezervon vetes se tij: probleme mbi autodeterminimin e popujve, shtetesia e te drejtat e minorancave, probleme mbi autonomie etnie e fetare, ekuiliber ndermjet shteteve e nacioneve te vogla e te medhaja, e rolin e Institucioneve Nderkombetare.
Per me teper mund te lexoni librin: Torodova Maria, Imagining the Balkans, Oxsford University Press, 1997.
Me kete teme do te me pelqente qe cdo njeri prej nesh te jepte nga nje ide se si e imagjinon veten si pjesetar i Ballkanit e sidomos i Shqiperise, qe cilesohet edhe shteti me i varfer ne Ballkan, qe edhe se ben pjese ne perendim te ballkanit, nga Shtetet e tjera ballkanike cilesohet si lindja e Ballkanit.
E nqs keni lexuar edhe ju gjera te ngjashme mund ti sillni e ti diskutojme se bashku.
Krijoni Kontakt