Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Referendum për bashkim kombëtar?

    Ka shume kohe qe mendoj nje gje te tille dhe se kam bisedu me askend, e hapa kete teme me qellim qe te shohes mendimet e juaja ne lidhje me kete.
    Nje popull i lire, nje shoqeri qe identifikohet me kulture, gjuhe dhe shkrim te njejte ka te drejten e referendumit per ceshtje qe u perkasin te njejteve.
    Nese ne krejt boten njerezit dhe popujt e ndryshem bejne referendume te ndryshme per problemet e tyre kombetare, pse te njejten mos e bejm edhe ne si popull Shqiptar. Une kame bindjen se Shqiptaret jo se nuk kane mudesi te bejne kete, por kane frige dhe nuk mund te marrin pergjegjesi mbi vete . Kur Greket dhe Serbet kerkoj me ngulkembe te marin vende qe nuk u takojne atyre, a ne nuk mundemi dhe nuk kemi fuqi te kerkojm ate qe na takon. Une shume mire e kuptoj globalizmin dhe detyrat qe i kerkon globalizmi, por mendimi im eshte dhe do te mbetet cdohere se para se te kryesh detyra madheshtoe duhet detyrat e shtepise ti kryesh si duhet. Nuk mund te perfaqesohesh si komb ne tere globin nese nuk ke je ne nje shtet te perbashketme ata qe flasish nje gjuhe, shkruajsh nje shkrim dhe ke nje kulture.
    Nuk e di po nuk me duket e arsyeshme ajo qe kerkojne shqiptaret sot, njeriu e fiton ate qe e kerkon e shqiptare cdoher kerkojne pak. Ajo qe me pengon me shume eshte ajo se pse shqiptaret para se te arrine ne postet e medhaja si kryetare shteti, kryeminister etc e kerkon me cdokushte kete qe e ka cdo shqiptare ne zemer e pastaj ndryshon cdo gje , valle nuk kemi fuqi apo cka eshte puna, nuk kerkojme dicka qe nuk na takon, kerkojme ate qe na perket.
    Temen e hapa duke u bazuar ne shume tema te nxehta qe perfshihen sote per realitetin Shqiptare, pse ne nuk e shfrytezojme kete kohe ideale e ta kerkojme ate qe na takon neve. Nuk mbaje krahun e asnje partie, asnje ushtrie, asnje levizje, por thjesht jam i mllefosur me ate qe i ndodh kombit tim.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pershendetje,

    Nese vertet kerkon te jesh bindes ne referendum, te cilin e pershendes, atehere duhen shmangur argumenta te tipit "ia bej si ma beri", sepse nuk jane te forta. Citoj: "Kur Greket dhe Serbet kerkoj me ngulkembe te marin vende qe nuk u takojne atyre, a ne nuk mundemi dhe nuk kemi fuqi te kerkojm ate qe na takon." Ky lloj argumenti eshte falsiteti i justifikimit. Pra, nese Serbia kerkon te na marre toka, dhe ti thua te bejme te njejten gje, pavaresisht se kush ka te drejte, atehere ne syte e atyre globalisteve ti nuk je aspak ndryshe nga Serbia.

    Gjithashtu, nuk duhet keqkuptuar procesi i globalizimit, i cili nuk do te thote domosdoshmerisht qe koncepti i pavaresise te zhduket nga fjalori. Kjo e fundit eshte nje vecori e rendesishme e cdo vendi para globalizimit.

  3. #3
    Me duket se me keqkuptuar kur citon: "Kur Greket dhe Serbet kerkoj me ngulkembe te marin vende qe nuk u takojne atyre, a ne nuk mundemi dhe nuk kemi fuqi te kerkojm ate qe na takon."
    Nuk kam deshur te them e as qe them ndonjeher qe ne duhet te marrim toka qe nuk na takojne. Serbet me ngulkembe deshirojne te marin toka qe u takojne te tjereve, historine e dine e gjitha bota se kujt i takojne tokat dhe vete prezenca e shqiptareve ne keto vende tregojne qarte se kujt i takojne tokat. Une nuk them te kerkojme toka te huaja, por ato qe na takojne never, neve skan cka na duhen to ku jetojne te tjeret, neve na duhen tokat tona, te shmanget kufite midis Shqiperisie, Ilirides, Kosoves, Malit te zi dhe viseve te tjera, globalistet nuk jane te verber ata e shohin mire shtrirjen e shqiptareve dhe shohin mire se cilat toka na takojne. Kemi ngelur qe nje popull si FYR Macedonia qe nuk egziston askundi ne histori te na ndan me viza ndermejt veti, kjo eshte e pakuptueshme, kur syte globalisteve e arsyetojne nje gje te till pse mos ta arsyetojne edhe nje referndum te Shqiptareve qe kane token e vet dhe nuk guxon askush ti percane.
    Per tu arritur nje gje e tille mendim i im eshte, jo te krijohen ushtri te ndryshme, jo te kete bashkepunime midis partive te ndryshme shqiptare, por te krijohet parti e perbashket kombetare qe do te kishte shtririje ne te gjitha viset Shqiptare dhe synimi do te ishte referendumi mbar kombetar, Ideolohjia e perbashket, bashkepunimi i ndersjelle jane kushte e nje partie politike. Per mua kjo me duket menyra me e mire per te arritur nje referendum te till, por sa eshte e mundur qe te krijohet nje parti mbar kombetare me seli neper gjithe viset ku ka shqiptare nuk e di, por do te ishte zgjidhje per problematiken shekullore te shqiptareve.

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Pershendetje,
    Gjithashtu, nuk duhet keqkuptuar procesi i globalizimit, i cili nuk do te thote domosdoshmerisht qe koncepti i pavaresise te zhduket nga fjalori. Kjo e fundit eshte nje vecori e rendesishme e cdo vendi para globalizimit.
    Ou cfare teorie e re kjo... procesi i globalizmit i iniciuar prej komunitetit europian,ka pike themelore zhdukjen e nacionalizmave si shkaktaret e lufterave.... Pavaresia eshte koncept qe ne globalizim do cohet ne muze... Apo e kishe fjalen nuk do hiqet nga fjalori kur te shkohet ne 'muze' ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Njerez, njerez, njerez. Me me ngadalë pake, se shum shpejt e kini marre.
    Asnje shqiptar nuk eshte kundra nje referendumi te tille mendoj, por, gjerat e mira behen dalëngadalë dhe ne kohen e duhur.
    Te fluturosh me presh ne b*** eshte kollaj, por varet se ku do arrish nga ky fluturim.
    Sote, nuk eshte koha per nje referendum te tille,dhe mendoj se as mbas 10 vjetesh nuk do te jete. Arsyet jane te thjeshta. Se pari, Kosova ende nuk eshte e pavarur. Se dyti, nese do te ishte e pavarur, dhe do te behej nje referendum i tille, dhe do te fitonte Po-ja, ne serish do te ishim te humbur, per vete faktin se pjesa shqiptare e Maqedonise, s'do te mund t'na bashkohej, as ajo e malit te zi s'do te mundte, dhe çameria jo e jo.
    Se treti, ne syrin e botes, nuk eshte se jemi ndonje popull shum i respektuar dhe bota s'do te kishte kundershtime, se, Rusia dhe Kina, jane kundra dhe per pavarsine e Kosoves. Pa shtuar ketu shtete si Kuba, Qipro, Rumania vete Serbia, ne medyshje Greqia etj.
    Duhet besuar ne miqesite e koheve te fundit, e vertete, por, dhe nje ndjenje mosbesimi duhet te ekzistoje, per te mos dhene shkak, te kalosh ne naivitet, dhe te fluturosh me presh ne b*** , kjo sepse ishin vete vende si Franca, Anglia, etj, qe dikur votuan Pro copetimit te Shqiperise.
    Mendoni se Ujku eshte bere Qën , apo ka nderruar vetem qimen !?
    Nuk them se eshte ide e keqe aspak, por, ne kohen e vete le ta bejme realitet. Sote koha nuk eshte per te ndermarre nisma te tilla. Se pari, duhet pregatitur terreni nga ku duhet kaluar, dhe pastaj do hedhur kemba, se mund dhe te bjesh ne nje fushe te minuar dhe te shperndahesh ne 100 copa.

    Gjithsesi, deshira e mire eshte per tu adhuruar, por le te mbetet ne mendjen e gjithkujt, dhe kur ti vij koha le te vihet ne praktike.

  6. #6
    Mire e ke ti Black Eagle, por ne shqiptaret cdo here themi per gjerat nuk ka ardhur koha, nese ashtu themi cdoher dhe nuk ka ndonje plan cdoher do te thuhet nuk ka ardhur koha, sa jam gjalle une skam degjua fjlae tjera nga politikanet shqiptare pervec se "Ska ardhur koha".
    Sa i perket shqiptareve te Maqedonise, kush mund te na ndal qe most te perfshihemi ne referendum, kur dihet se referendumi eshte pjese e nje shoqeri qe ka ideollogji, kulture, qellim , gjuhe, shkrim te perbashket qofte edhe nje fshat i vogel mund te del ne referendum.
    Mbi te gjitha me vine shume mire se te cdonjeri kjo teme ngjali nje interes, cdo kush e admiron kete gje, ndoshta do te jete nje synim i gjeneratave te reja.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Agron
    Si dhe lexove me larte, une jam teresisht PRO nje referendumi te tille, besoj se eshte e kuptueshme ne shkrimin tim te mesiperm, por, nuk jam pro " naivitetit " .
    Se pari, duhet njohur vetja, dhe ajo nuk duhet pare ne pasqyre, ku, ndoshta maces i duket vetja tigër.
    E di mire se kur dhe kush mund ta kerkoj nje referendum, por, ne k'te xhungël ku jetojmë, duhet te jeshe me shum i zgjuar se sa i forte para pasqyres qe te mbijetosh,se i forte ne realitet nuk je, perderisa kerkon referendum te tille dhe naiviteti nuk eshte zgjuarsi, eshte krejt e kunderta. Dhe, per me teper, duhet te kesh dhe mbeshtetjen e te forteve ne realitet. Por duke e pare veten mes te forteve qe grinden me njeri tjetrin, ç'duhet bere ?
    Une them se duhet pritur te mbaroj luftimi i tyre, per te pare se kush do te fitoj, gjithmone, duke mbeshtetur te fortin qe eshte miku yne. Dua te them me konkretishte Usa dhe Rusia.
    Sa per France e Itali s'po ju ve shum bese, se ishin ata qe na ndan. Po e le pak menjane Angline se asaj ja ha koken Usa me te mire.
    Pra i dashur, me pare, te duhet nje pavarsi e Kosoves, pastaj disa rremuja ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi dhe njekohesisht, duhet te kishte ca me shume Shqiptar ne çameri qe te krojonin rremujen. Dhe ne nje situate te tille, ti do te kishe ZË te kerkoje para botes Bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare.
    Sote jo, se i humburi do te ishim ne. Ndoshta do te fitonim Kosoven, por, mendoj se me pamvaresine, ajo e fituar eshte, nga vete fakti se mes Shqiperise dhe Kosoves nuk do te kete kufij dhe levizja do te jete mese e lire, si eshte nga Durresi ne Tirane.
    Keshtu, mbasi te kemi Kosoven te pavarur, le te mendojme per te marre dhe pjeset e tjera.

    Me gjak te nxehte, nuk zgjidhen problemet. Ato duhan nje llogjike te qete dhe nje gjak te ftohte e pak durim.

    Respekte.

  8. #8
    Krejt ne rregull ako qe thua, por sa eshte kjo llohjik e atyre qe udheheqin me kombin tone, une mendoj se nuk egzitone kjo llogjik te kreret shqiptare ne gjitha vendet. Nuk shohe se te njejtet shkojne ne kete drejtim.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Ajo qe me pengon me shume eshte ajo se pse shqiptaret para se te arrine ne postet e medhaja si kryetare shteti, kryeminister etc e kerkon me cdokushte kete qe e ka cdo shqiptare ne zemer e pastaj ndryshon cdo gje , valle nuk kemi fuqi apo cka eshte puna, nuk kerkojme dicka qe nuk na takon, kerkojme ate qe na perket.
    Ajo te pengon ty sepse ti flet si nje i papjekur.Ti nuk e kupton,ose s`do ta kuptosh,se ne shqiptaret ,siq jemi sot, jemi bira e mbrame e kavallit ne Europe.Kryetari i shtetit shqiptar eshte kryetar i nje shteti shume te varur,e jo te pavarur siq shkruan ne leter.Kryetari i Kosoves(poashtu shtet i ardhshem shqiptar) perfaqeson edhe me pak se ai i pari.

    Une,qe s`kam qene kurre ne shtetin ame,kam nje pyetje per ty :
    cka mendon ti, po te behej referendum ne Shqiperine politike(zyrtare), sa % te shtetaseve shqiptare do te ishin per bashkim kombetar?
    Ti ndoshta kujton se do te ishin mbi 90%, po mund te jeshe shume gabim!Lexo nja 1 muaj ne kete forum , pastaj e kupton.

    Nuk po flasim per shqiptaret e viseve te jashte kufirit,sepse per ta te garantoj qe se paku 95 % do te ishin per Bashkim.

    Ti qenke i fresket ketu.Ani, mire qe je ketu. Po lexo njehere nja dy- tri jave e pastaj hap nje teme te tille.

    Shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kandili 1 : 12-01-2008 më 08:35

  10. #10
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nuk po flasim per shqiptaret e viseve te jashte kufirit,sepse per ta te garantoj qe se paku 95 % do te ishin per Bashkim.
    Dhe mua pa dashur me lind pyetja....

    perse shqiptaret e diaspores mund te jene 95% dakort per bashkim kurse ata te shqiperise shume here me pak?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •