Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Edhe Kosova mund të mbaj zgjedhje në Luginë, ashtu si Serbia në Kosovë?

    Gjon Keka

    Mbajtja e zgjedhja serbe në Kosovë, do të thoshte një infiltrim i lehtë i pushtetit serb dhe administrimit të pakicës serbe nga qendra e politikës dhe nacionalizmit serb në Beograd. Kjo në një mënyrë do të thotë përzierje në punët e brendshme, të një shteti demokratik dhe të pavarur siç është Kosova pas 17 shkurtit 2008, gjithashtu edhe një forcim edhe më i madh i urrejtjes së politikës dhe mendje-ngushtësisë serbe për të shkaktuar dhe mbajtur peng, zhvillimin e demokracisë dhe ndërtimin e raporteve të shëndosha ndër-etnike.

    Pakoja e Ahtisaarit dhe zbatimi i saj, është i mundshëm vetëm atëherë, kur politika dhe nacionalizmi serb të mos kenë duar të lira në Kosovës si në aspektin e mbajtjes së zgjedhjeve, ashtu edhe të infiltrimit të tyre dhe përzierjes në proceset demokratike në Kosovë.

    Ditët, që kemi lënë pas dhe ato që presim, janë të një debati dhe të një hamendjeje, mjaft të madhe se çfarë të bëhet me këtë, se politika serbe ende mendon dhe jeton duke ëndërruar atë se Kosova është e tyre dhe se aty mund të zhvillohet loja e lirë qoftë e zgjedhjeve, ashtu edhe e implikimeve të tjera indirekte siç kemi parë gjatë muajve që lamë pas.

    Kjo më së shumti e dëmton ardhmërinë e Kosovës dhe rrugën e nisur, sesa që zgjidhë probleme duke ëndërruar një mit mjaft problematik në Ballkan siç është miti serb i mbajtjes në mendjen e ndryshkur të tyre Kosovën.

    Politika serbe dëshiron që të mundohet të luaj rolin e Çubriloviqit, duke shikuar ndarjen e Kosovës në zona serbe dhe duke bërë me to atë që do, gjithashtu mënyra se si po vepron politika serbe tregon qartë se ajo sfidon politikën e Kombeve të Bashkuara, respektivisht UNMIK-un si dhe tani EULEX, si mision të satabilizimit dhe të zhvillimit të institucioneve të Kosovës dhe vet Kosovës drejt një ardhmërie euroatlantike.

    Sfidimi i politikës së bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës, nga politika serbe është lojë e fëlliqur e mënyrës sesi Serbia të arrij të ketë bile një arsye, që të përdor serbët e Kosovës kundër procesit historik të Kosovës dhe vet rajonit në përgjithësi. Me këto gjëra Serbia vetëm sa do e dëmtonte veten, sesa do linte ndonjë vegëz ku vazhdimisht të kapej dhe duke përdorur serbët e Kosovës të shkaktoj probleme sipas qejfeve dhe dëshirave nacionaliste serbe. Ndërkaq, siç po shihet, ky sfidimi i politikës nacionaliste serbe, duke insistuar vazhdimisht që në Kosovë të mbaj zgjedhje, që në fakt juridikisht tregon se këto zgjedhje janë të jashtëligjshme ngase mbahen me një shtet, që juridikisht është i njohur dhe se kjo është një thyerje e rendit dhe rregullit ndërkombëtar dhe asaj që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur në lidhje me çështjen e Kosovës dhe ardhmërinë e saj.

    Megjithëkëtë, siç po shihen shenjat dhe impulset nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore, tregon qartë se politika serbe do mbaj zgjedhje në Kosovë dhe kjo normalisht se do ishte një dëm i madhe i procesit të nisur të Kosovës si shtet, sepse askush dhe në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që politika serbe të zhvilloj zgjedhje në Kosovë. Sepse, po u mbajtën zgjedhjet serbe, Serbia do kërkoj edhe më shumë që në kuadër të kësaj të përfitoj në proces duke e hipnotizuar pakicën serbe se kinse ajo pyetet për ta dhe ata duhet të mendojnë kah politika e Beogradit e jo e shtetit të Kosovës dhe në këtë mënyrë do e largonte qëllimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të shtetit të Kosovës, që të pajtoj dhe t’i afroj pakicat e sidomos ato serbe që të mendoj kah Prishtina.

    Mbajtja e zgjedhje do e cenonte juridikisht Kosovën dhe do e lëvizte linjën e institucioneve të shtetit të Kosovës nga riintegrimi paqësor i pakicave në një dezintegrim joracional dhe absurd, sepse askush nuk lejon që dikush t’i përzihet në oborrin e vet, apo të punoj një gjë në tokën e huaj, kjo është më së shumti absurditet dhe joracionalizëm në qoftë se bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e shtetit të Kosovës lejojnë, që në tokën e tyre të bëjnë fqinjët që do.

    Kosova është shtet dhe ajo vendos për tokën dhe njerëzit e saj që jetojnë në të, a nuk do ishte një kërkesë e mirë nga qeveria e shtetit të Kosovës, që të kërkoj nga politika dhe institucionet në Beograd, që edhe Kosova të mbaj zgjedhje lokale dhe qendrore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, edhe kjo do ishte një arsye më shumë për të menduar politika serbe se dhe Kosova si shtet mund të mbaj zgjedhje të saj në Luginën e Preshevës, apo edhe në hapësirat tjera siç është Malësia e Malit të Zi.

    A nuk do ishte kjo përzierja e punëve të brendshme apo një infiltrim joracional dhe jo legjitim i këtyre qasjeve të një shteti, që insiston t’i shtyj të mendojnë ndryshe të tjerët dhe të kthejnë kokën nga qendra, që historia i ndau kështu fatkeqësisht?

    Dhe krejt në fund, mendimet e kohëve të fundit të tipit mesjetaro-bizantin që pala serbe me politikën e saj joracionale dhe jo legjitime, që po bën karshi shtetit të Kosovës si dhe mbështetja e politikës ruse është vetëm një nxehje e pozicionit të tyre, karshi botës demokratike dhe proceseve të saj drejt zhvillimeve të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Te Pershendes Cimo..
    Ti Ke Te Drejt Por Zgjedhjet Per Tu Mbajt Ne Luginen E Presheves Pra Ne Kosven Lindore Nuk Kemi Lideer Qe Thon Po As Ne Kosov As Ne Lugin Ata Qe Kan Pushtenin Ne Prishtin Dhe Ne Presheve Jan Te Shitur
    E Per Ket Ne Jemi Fajtor Ne U A Dham Te Drejten Te Vendosin Per Fatin Ton
    Me Rrespekt Beni.prishtin

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Po Ne Kemi Propblem Me Do Traktorista Ahahhahahah Ndoshta Te Kujtohet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Cimo Ate Kujtohet Para Luftes Luginen E Prsheves E Quanin Kosova Lindore Tash E Quajn Jugu I Sebis Sa Turp
    Edhe Ne Lugin Edhe Ne Kosov Ka Derra Ne Kemi Thaqin Fatmir Sejdiun Por Edhe Ramushi Ka Hyr Ne Valle Te Njejt Po Luftojn Per Pushtet Jan Bo Si Bisha
    Nuk Ju Intereson Qashtja Kombetare

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •