Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Lightbulb Zbulohen rezerva nafte në Shqipëri, 3 miliardë fuçi

    Zbulohen rezerva nafte në Shqipëri, 3 miliardë fuçi

    Studimi i amerikanëve për Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut

    Rezervat e naftës në Shqipëri janë shumë më të mëdha nga sa mendohej deri më tani. Në këtë përfundim ka arritur një kompani shumëkombëshe me qendër në Amerikë, e cila ka studiuar zonën e Shqipërisë së Mesme dhe atë të Veriut duke konkluduar se në këto zona ekziston një rezervë nafte prej gati 3 miliardë fucish. Gustavson Associates LLC, një kompanie njohur në studimet 3 dimensoniale, ka arritur në përfundimin se në nëntokën e kësaj zone ekzistojnë edhe 3 trilion rezerva gazi natyror. Amerikanët e kanë kryer këtë studim për llogari të kompanisë zviceriane, manas Petroleum, që ka të drejtën për shfrytëzimin e kësaj zone. Vlerësimi është bërë në blloqet A, B, D. Këto blloqe përshijnë një sipërfaqe prej rreth 4 mijë kilometrash katrorë. Ata shtrihen nga Durrësi deri në Shkodër. Qeveria shqiptare ja kishte dhënë të drejtën për kërkime në këtë zonë, më parë, gjigandit Shell Oil dhe Corporex. Por ky i fundit pasi shpenzoi më shumë se 25 milionë dollarë për kërkimet u tërhoq, menjëherë pas shpërthimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999. Shell Oil kishte vlerësuar se rezervat e rekuperueshme të naftës në këto zonë ishin mbi 820 milionë fucci, shifër kjo që sipas studimit të ri është dukshëm më e madhe.
    Me ccmimet aktuale të naftës në bursat ndërkombëtare shifra që del nga shfrytëzimi i këtij venburimi është shumë e madhe. Në fakt nafta bruto shqiptare tregtohet kryesisht në Itali me një ccmim prej rreth 50 dollarë për fucci për shkak se sipas ekspertëve kjo naftë ka një cilësi jo të mirë. Por edhe me këto ccmime vlera totale e naftës së nxjerrë në blloqet A, B, D dhe E do të shkonte në rreth 32 miliardë dollarë. Diosa prej ekspertëve vendas kanë parë rritjen e prodhimit vendas të naftës si rrugën më të mirë për të amortizuar goditjen e madhe që po merr ekonomia nga rritja e ccmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Por në fakt rezervat e naftës kanë një rëndësi strategjike më të madhe se kaq, pasi ato do të ndihmonin Shqipërinë të zbuste efektet e krizës ndërkombëtare të ccmimeve të naftës. Vendi ynë është ndër të paktën në rajon që ka rezerva të konsiderueshme nafte. Ekspertët e konsiderojnë këtë si një avantazh krahasues që Shqipëria ka ndaj vendeve të rajonit, shumica e të cilave nuk disponojnë rezerva nafte.
    Kërkimet
    Që nga viti 1990, vendi është ndarë në disa zona, të cilat iu janë dhënë për shfrytëzim kompanive të huaja. Por, nga një vend eksportues deri më 1989-n, tashmë Shqipëria detyrohet të importojë 73% të nevojave të saj për naftë. Kjo edhe për arsyen se dy vitet e fundit një pjesë e mirë prodhimit vendas po ikën për eksport. Kanadezja Bankers Petroleum, që prodhon naftë në vendburimin e Patos-Marinzës në bazë të një marrëveshje koncesionare po eksporton më shumë se gjysmën e prodhimit të saj në vendin fqinjë Itali. Ndërsa kompanitë e tjera koncesionare nuk ushtrojnë aktivitet nxjerrës. Në 15 vjetët e fundit, licenca për këtë qëllim u janë dhënë kompanive amerikane, austriake, kanadeze, kroate, greke dhe suedeze. Sipas statistikave të Bankës Botërore, janë kryer shpime në 4 666 puse nafte, nga të cilat 3 123 janë operative, ndërsa 981 të tjera janë mbyllur apo braktisur.

    gazeta shqip-11-01-2008

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Psssssssssst mos tregoni se do vije Bushi me ushtri per te rrezuar regjimin e Berishes

    Eshte lajm i mire. Ishalla do shfrytezohen si duhet. Te krijohet nje industri nafte s'do ishte keq. Gjithsesi, te bjere ne dore te verteta. Te manaxhohet si duhet qe mos vidhet nga askush.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Paska pasur te drejte enver hoxha kur vinte gishtin kuturu ne harte dhe thoshte:

    Ketu o ka nafte o ka grup armiqesor

    3 miliarde fuci jane 500 milione tone nafte,meqe 6 fuci bejne nje ton nafte....

    Me nxjerr 10 milione tone ne vit sikur me 300 dollare toni si thote barat i thone 3 miliard dollare ne vit...

    Qofte e vertete,mbase kane me c'mbushin xhepat sheiket tane e na lene ndonje kocke edhe neve....

    p.s nese 50 dollare nje fuci dhe jane 3 miliard fuci i bie 150 miliard dollare e jo 32 miliard.... Pse ekspertet e kane nxjerre 32 miliard ??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 11-01-2008 më 07:00
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    p.s nese 50 dollare nje fuci dhe jane 3 miliard fuci i bie 150 miliard dollare e jo 32 miliard.... Pse ekspertet e kane nxjerre 32 miliard ??
    Ndoshta i zbresin per shpenzimet qe duhet nxjerrur?
    Jam skeptik dhe besoj qe kjo eshte nje pjese e propagandes se qeverise... Ku e kemi ne kete fat


    Nafta dhe gazi, Shqipëria e pasur si Kuvajti

    Në rast se del i vërtetë vërtetimi, i publikuar dje nga ana e kompanisë amerikane të naftës Gustavson, me qendër në Kolorado, Shqipëria mund të „notojë”, pa e ditur, mbi naftë e gaz natyror. Shoqëria e kërkimit të naftës Manas Petroleum, një filiale zvicerane e së cilës ka fituar të drejtën e shftyrëzimit koncensionar të katër blloqeve naftëmbajtës në vendin tonë, njoftoi dje se, sipas studimit të kryer nga gjeologët e pajtuar prej saj, në thellësinë 5.100 metra poshtë rajonit të kryeqytetit, bashkohen dy depozita masive naftë-e-gazmbajtëse, rezervat e të cilave do të mjaftonin t’i shndërronin shqiptarët në „sheikë” të Adriatikut. Gjeologët e Gustavsonit kanë vlerësuar se në nëntokën e Shqipërisë së Mesme ndodhen 2,9 miliardë fuçi naftë dhe rreth 85 miliardë metër kub gaz natyror. Sipas raportit, 1,4 mld fuçi naftë, që është sasia e nxjerrshme, madje, duhet të jetë me cilësi të mirë, me përmbajtje të ulët squfuri, ndryshe nga cilësia e saj në pjesën më jugore të vendit.
    Vlera
    Aktualisht, një fuçi naftë shitet në bursat ndërkombëtare me rreth 100 dollarë. Por, vështirë se rezervat do të sillnin 300 miliardë dollarë, pasi jo e gjithë sasia e hidrokarbureve mund të rekuperohet nga teknologjia aktuale. Por, sidoqoftë, fjala është për një vlerësim, që duhet të hapë perspektiva shumë rozë për ekonominë shqiptare. Para disa dekadash, zbulimi i rezervave të mëdha të naftës në Detin e Veriut e ktheu Norvegjinë në vendin europian me të ardhura më të larta për frymë të popullsisë. Po kështu, ndikoi në rritjen e ndjeshme të ekonomisë angleze.
    Rajoni
    Rajoni, që do të shfrytëzohet nga zviceranët e Manas Petroleum, përfshin zonat nga jugu i Liqenit të Shkodrës e deri në Tiranë e Dumre të Elbasanit, në një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 4.000 kilometrash katrore. Sipas drejtorit të përgjithshëm të kompanisë, Alexander Becker, kërkimet kanë zbuluar se në periferi të Tiranës, në thellësinë 5.100 metra, ekziston një fushë me kapacitet të madh naftëmbajtës, që mund ta kthejë këtë rajon në një zonë industriale të prodhimit të naftës.
    Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, por as kompania Manas nuk kanë dhënë për publikun hollësi lidhur me çmimin që kanë paguar amerikanët për të fituar të drejtën e shfrytëzimit të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore të vendit tonë.
    Kompania ka marrë që nga dhjetori 2007, në katër blloqe naftëmbajtës, të drejtën e shfrytëzimit mbi të cilat më parë e kishin kompanitë e huaja Shell Oil dhe Corporex, të cilat, pasi shpenzuan rreth 25 milionë USD për kërkime e shpime, u tërhoqën përfundimisht nga vendi ynë, të trembur nga pasojat e mundshme për jetën e punonjësve dhe investimet, gjatë rrëmujave të vitit 1997.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 11-01-2008 më 07:08
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ky lajmi plotesues shume i vlefshem...

    Nese 1,4 miliard jane te nxjerrshme dhe eshte nafte e cilesite se larte qe vlen 100 dollare fucia
    atehere pasuria eshte prej 140 miliard dollaresh... Po te rikrijojme industrine e perpunimit te naftes vlera shkon ne 300 miliard dollare....

    Me duket se tani na duhet nje xhaxhi enver ne miniature qe keto pare te ngelin ne shqiperi e te mos shkojne ne perendim....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Paska pasur te drejte enver hoxha kur vinte gishtin kuturu ne harte dhe thoshte:

    Ketu o ka nafte o ka grup armiqesor

    3 miliarde fuci jane 500 milione tone nafte,meqe 6 fuci bejne nje ton nafte....

    Me nxjerr 10 milione tone ne vit sikur me 300 dollare toni si thote barat i thone 3 miliard dollare ne vit...

    Qofte e vertete,mbase kane me c'mbushin xhepat sheiket tane e na lene ndonje kocke edhe neve....

    p.s nese 50 dollare nje fuci dhe jane 3 miliard fuci i bie 150 miliard dollare e jo 32 miliard.... Pse ekspertet e kane nxjerre 32 miliard ??

    Lol, qe kur lexova titullin e temes, edhe une kete historine e Enverit do tregoja: O nafte o tradhetare!

    Shpresoj qe ky lajm te jete me te vertete i sigurte, mos te dale i rreme me vone. Ishalla bohemi edhe ne sheika .

    Hyjo kur llogarit fitimin, zbrit investimin qe do te kryhet nga firma perkatese (impiantet naftenxjerrese), fitimet e firmes. Vetem taksat qe do te paguhen ne shtet nga firmat e naftes jane fitimet e verteta te shqiptareve.
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Fatkeqsisht Shqipateret skemi tradit ne perpunimin e naftes, kshtu do vin te huajt te na vjedhin naften:P

    Sme kishte shkuar kurr mendja se ne Shqipri ka naft, ndoshta kjo deshmon dhe verteton miqsin qe kemi me SHBA.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    sikur kjo nafte te perdoret vetem per vendin tone , dmth te mos eksportohet fare, do te na bente te pavarur , dhe do uleshin çmimet.
    gjeja me e mire qe mund te behet eshte qe te ruhet kjo pasuri e te perdoret vetem per nevojat e vendit.

    Edhe amerika ka pasuri nafte, po nuk i perdor, po konsumon ne fillim ato lindjes se mesme.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Jack Watson

    Lol, qe kur lexova titullin e temes, edhe une kete historine e Enverit do tregoja: O nafte o tradhetare!
    Tek Gjuetia e fundit e tregojne qe shprehja ishte:

    "Po nuk gjetem nafte, do te gjejme grupe armiqesore."


    He me i lumte kompanise qe e ka deklaruar, se fare mire edhe mund te mos benin ze hic.

  10. #10
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Me siguri qe vetem nje perqindje eshte deklaruar, se pjesen tjeter e mbajne sekret per naftethithesit qe duan te bejne para pa e marre vesh populli.

    Po ne, jo si Kuvajti, po si Arabia Saudite te ishim, edhe prape s'do ja shofim naften naftes...se do plasi korrupsioni 100 fish me shume deri sa te vidhet edhe gota e fundit!
    As qe du me dit!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •