Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: Shqiperime.

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    6

    Shqiperime.

    Kam zbritur, duke te t'dhene krahin.
    (Eugenio Montale)

    Kam zbritur, duke te t'dhene krahin, te pakten nje milion shkalle
    e tani qe nuk je eshte boshlleku ne ēdo shkallez.
    Edhe keshtu ka qene i shkurter udhetimi yne i gjate.
    I imi zgjat akoma tani, as me nevojiten me
    rastesite, prenotimet,
    kurthet, disfatat e kujt beson
    se realiteti eshte ai qe shihet.

    Kam zbritur milione shkallesh duke te t'dhene krahin
    por jo sepse me kater sy shihet me shume.
    Me ty zbrita sepse nga ne te dy
    te vetmet sy te vertete, edhe pse te mjegullt,
    ishin te tute.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Degez : 10-01-2008 mė 23:59

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    6
    Shen martini i Karsos.
    (Giuseppe Ungaretti)

    Prej ketyre shtepiave
    nuk ka mbetur
    veēse ndonje
    cope muri

    Prej shumve
    qe me korrispondonin
    nuk ka mbetur
    as jo shume.

    Por ne zemren time
    asnje kryq nuk mungon.

    Eshte zemra ime
    vendi me i perdhosur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    “Dashuri me shikim te pare” (Wislawa Szymborska)

    Jane te dy te bindur,
    qe nje ndjenje e papritur i bashkoi.
    Eshte e bukur nje siguri e tille,
    por nje pasiguri eshte me e bukur.

    Duke mos u njohur qe me pare, besojne
    qe te mos kete ndodhur kurre gje mes tyre,
    por ēfare mendojne rruget, shkallet e korridoret
    ku prej shume kohesh mund te takoheshin?

    Dua te pyes ata,
    nese sado perēart nuk kujtojne,
    ndonje here nje balle per balle,
    ndoshta ne nje dere rrotulluese?
    nje “me fal!”, mes kallabllekut?
    nje “keni gabuar numrin” ne telefon?
    - por e di pergjigjen.
    Jo, ata s’do kujtohen.

    Do i habiste shume po te dinin,
    qe qysh prej kohesh,
    rastesia po luante me ta.
    Jo akoma krejt i gatshem ,
    qe te misherohej per ta, fati,
    i afronte dhe i largonte,
    ua priste rrugen
    e duke dihatur nje buzeqeshje,
    hiqej qafe me nje hap.

    Ka patur shenja, kode,
    s’ka rendesi nese te padeshifruara.
    Ndoshta tre vjet me pare
    apo te marten e shkuar,
    nje gjethe e vogel fluturoi
    nga njera shpatull ne tjetren.
    Diēka u humb e diēka u ruajt.
    Kush e di, ndoshta edhe topi
    mesh gemushash ne femijeri.

    Ka patur doreza e zile dyersh,
    mbi te cilen para kohe,
    njera prekje vihej mbi tjetren.
    Valixhet e vura ne te njejten karroce.
    Nje nate, ndoshta, te njejten enderr,
    te turbulluar shpejt pastaj ne mengjes.

    Ne fakt, ēdo fillim
    eshte nje ndjekje e vetme
    e libri i ngjarjeve,
    eshte perhere i hapur.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Qe neser do jem i trishtuar (Poezi e gjetur ne nje lagje te varfer te Londres)

    Qe neser do jem i trishtuar,
    qe neser,
    por sot do jem i gezuar.
    Per ēfare sherben te jesh i trituar,
    per ēfare sherben?
    Pse fryn nje ere e lige?
    Pse duhet te me dhimbe sot,
    e nesermja?
    Ndoshta e nesermja eshte e mire,
    ndoshta e nesermja eshte e qarte,
    ndoshta neser do shendrise akoma dielli
    e nuk do kete arsye trishtimi.
    Qe neser do jem i trishtuar,
    qe neser,
    por sot,
    sot do jem i gezuar
    e ne secilen dite te hidhur do them:
    qe neser do jem i trishtuar,
    sot jo.

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Asaj qe do te plaket - Pier Ronsar

    Kjo poezi,nder me te njohurat e Ronsarit,do ta thyeje mosperfilljen e nje zonje te re duke i kujtuar asaj plakjen,vdekjen e "kalbjen" dhe duke e ftuar te gezoje jeten sa eshte e re.

    Ahere kur ti te plakesh,prane kandilit tine,
    Te tjerresh ndane zjarrit,boshtin duke vertitur,
    Kur vargjet t'm'i kendosh,do thuash e habitur:
    "Ransari sa me donte kur kisha bukurine !"

    Dhe sherbetorja jote,si shoqe ne vetmine,
    Lodhur e rraskapitur,lehtas duke dremitur,
    Se emrin te ma ndieje,do te zgjohet papritur,
    Se emrit tend Ronsari ia ka thurur lavdine.

    Ne varr une do te jem,i kalbur, i mbaruar,
    Nen nje mersine i shtrire do jem duke pushuar,
    Ti,plake,ndane vatres,pa zjarr e jete ne gji,

    Me lot ke per ta qare perbuzjen,krenarine.
    Jeto,sa je e re dhe flma dashurine:
    Trendafilat e jetes keputi qe tani.

    (nga Sonetet e Helenes - e perkthyer nga V.Kokona)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    E dashura qe veē premton - Fransua Malherb

    O bukuri mizore,me shpirt te pavendosur,
    Ku si ne det batica dhe zbatica ke.
    Vendos te ma heqesh ket' dhembje te pasosur,
    Ne mos po vendos vete mos te duroj gjithnje.

    Magji jane syte e tua qe mua me roberuan,
    Dhe mbi lirine time te plotfuqishme jane:
    Por,per te mbajtur,ne te me mbajne duan,
    U duhet dashuria veē bukurise qe kane.

    Kur them se arrita piken ku puna do bitiset,
    Gjithmone pa bitisur ndonje sebep e le:
    Si pelhura e pafund e gruas te Uliksit,
    Ku puna e bere diten - ndaj gedhire u ēbe.

    Kuptoje pra,moj zonje,se humb lavdine tende
    Kur ha keshtu premtimet edhe s'e ke per pese;
    Paske kujtese te dobet,nese s'te bje nder mendje,
    Nese te bje nder mendje.ahere s'paske bese.

    Kur ty te dashuroja,pata menduar prore
    Se s'ka veē vdekjes force prej teje qe me ndan;
    Tani, ne ndodhte ndryshe, ti vete je fajtore,
    Qe ben premtime shume edhe asnje nuk mban.

    (nga Stanca - e perkthyer nga A.Plasari)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    _________________________

    Per te gjitha femrat e forumit ....
    _________________________________


    Dashuria e demonit - Mihail Lermontov

    Tamara shef ne enderr nje trim dhe aq mallengjehet,sa veē ate kerkon neper terr.Befas ai i shfaqet si Demoni : Tamara e le veten te genjehet dhe ia beson atij djalli shpirtin e saj te virgjer.

    Jam une ai qe t'u fanit
    Ne mes te nates ne qeli,
    Ai mendim qe te trondit,
    Ai trishtim qe te venit,
    Ai qe pe ne enderr ti,
    Ai qe s'do e qe s'e duan,
    Qe me veshtrimin shpresat shuan,
    Kamxhiku jam,qe boten rreh.
    Jam mbret i dijes dhe lirise,
    Armik i qiellit,gjithesise,
    Po ja, per ty me gjunje bje !
    Me gjithe shpirt te dashurova
    Prandaj te shfaq me pergjerim
    Te vetmen vojtje qe pesova,
    Te parin lot te syrit tim.
    Oh! Kij meshire - u pervelova !
    Veē fjala jote mund t'u jape
    Qiejve dhe mua miresi;
    Ne me rrethofsh me dashuri
    do dukem engjell une prape
    Ne nje parajse e qiell te ri.
    O, ndal,degjo,te pergjeroj,
    Jam skllavi yt, te dashuroj !
    Qe ne ate ēast qe te vereva
    Me shpirt, pa mase e urreve
    Pavdekesine time,moj.
    Zili ja pata kesaj bote
    Kete te paket lumturi.
    Kur s'jam me ty me mbytin lote,
    me kap nje tmerr e llaftari.
    Ne zemren shterpe rrez' e ndritur
    Serishmi plaget m'i mais
    E ē'ish gjer dje dremitur,
    Si gjarpr' i zgjuar nis leviz.
    Pa ty ē'me eshte gjithesia,
    Pushteti im,pavdekesia?
    Fjele te thata qe s'm'i ka enda,
    Tempull vigan pa engjell brenda.
    Dhuroma t'emblen dashuri
    Dhe me ē'te duash ta shperblej.
    Ne dashuri dhe ligesi
    Beso,Tamara, nuk genjej.
    ..................Si tha keto,
    E ēiku lehte buz' e nxehte
    Buzen e dredhur dhe te pafaj;
    Kjo qe pergjigja e vertete
    Per tere lutjet e saj.
    Ne sy e pa me sy skifteri !
    Me ta e dogji.Permes terri
    Mbi te ndriēoi dhe e verboi,
    Sikur thike dhe e shpoi.
    Oh! Shpirt'i ferrit triumfoi!
    Dhe puthje e tij - shafran i zi-
    I ra ne zemer porsi vrer.
    Nje thirrje therrese plot tmerr
    U ndje ne terr e qetesi.
    Kjo kish ēdo gje.Dhe dashuri
    Lengim e lutje lote - nxehte
    Dhe Lamtumiren tere zi
    Nje Lamtumire jetes vete.

    (Nga Demoni - Perkthyer nga P.Kolovica)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Thjesht Perkthime.

    Nje enderr brenda nje endrre (Allan Poe)

    Kete puthje timen merre ne balle!
    E duke u ndare nga ti,
    lejome qe te t’them
    qe nuk gabon nese mendon
    qe qene nje enderr ditet e mia;
    e, pamvaresisht, nese shpresa fluturoi tutje
    ne nje nate apo ne nje dite,
    ne nje vegim apo asgje tjeter,
    a eshte ndoshta per kete me pak e zhdukur?
    Gjithēka qe shohim, ajo ēfare ngjajme
    nuk eshte tjeter perveēse nje enderr brenda endrres.

    Qendroj ne zhurmen
    e nje ēerdhje te frikesuar nga perplasja e dallges,
    shtrengoj ne njeren dore
    kokrra te arta rere.
    Vetem disa. E sesi rreshqasin,
    nepermjes gishtave te mi, e bien ne det!
    Dhe une qaj – une qaj!
    O Zot! A nuk mund i mbaj me nje te shtrenguar me te forte?
    O Zot! A do mundem ndonjehere te shpetoj
    te pakten nje, nga e pameshirshmja dallge?
    Gjithēka qe shohim, ajo ēfare ngjajme
    nuk eshte tjeter perveēse nje enderr brenda endrres?


    Pa ty (John Keats)

    Nuk mund te egzistoj pa ty.
    Harroj ēdo gje perveēse te t’rishoh:
    jeta ime duket sikur ndalon aty,
    nuk shoh me pertej.
    Me ke perthithur.
    Ne kete ēast kam parandjenjen
    sikur po shperbehem:
    do isha jashtezakonisht i trishtuar
    pa shpresen qe do t’rishoh shpejt.
    Do kisha frike te ndahem nga ti.
    Ma ke grabitur shpirtin me nje fuqi
    te ciles s’mund t’i rezistoj;
    edhe pse munda te rezistoj derisa s’te pashe;
    e edhe pasi te pashe
    u sforcova shpesh te arsyetoja
    kunder arsyes se dashurise sime.
    Tani nuk jam me i afte.
    Do t’ishte nje denim teper i madh.
    Dashuria ime eshte egoiste.
    Nuk mund te marr fryme pa ty.


    Preguntabas (Carlos Vitale)

    Pyesje se ēfare ishte e jona
    ajo qe askujt
    si detyroheshim.
    Dhe une
    thoja dhimbja
    vetem dhimbja
    si nje dhimbje e vjeter
    hesht e pret.
    Vdekja eshte nje enderr
    qe me enderron.
    Kush do thote
    ate qe do heshtin fjalet e mia,
    ate qe nuk do thote zeri im,
    ate qe nuk eshte permendur?


    Endrra (John Donne)

    Per asnje tjeter, dashuri, s’do kisha thyer
    kete enderr te lume.
    Teme e mire per arsyen,
    teper e forte per fantazine.
    Ke qene e urte qe me ke zgjuar. E megjithate
    ti nuk e thyen endrren time, e zgjat.
    Ti kaq e vertet qe t’mendoj mjafton
    per te bere te verteta endrrat e histori perrallat.
    Hyr mes ketyre kraheve. Po tu duk
    me e drejte per mua, mos e enderro krejt endrren,
    tani ta jetojme vazhdimin.
    Si nje shkrepetime apo ndriēim qiriu
    syte e tu, por jo zhurma, me shtangen.
    Keshtu (pasi ti don te verteten)
    ne fillim te besova si nje engjell.
    Por kur pashe se me shihje ne zemer,
    qe njihje mendimet e mia me mire se nje engjell,
    kur interpretove endrren, duke ditur
    se teper gezim do me kishte shtangur
    dhe erdhe, duhet te rrefej
    qe do ishte qene sakrilegj te t’besoja tjeter perveē se ty.

    Te ardhurit, te ndenjurit, te zbuloi: e vetmja ti.
    Por tani qe largohesh
    dyshoj se ti nuk je me ti.
    E dobet ajo dashuri tek e cila eshte me e forte frika,
    dhe nuk eshte krejt shpirt i paster dhe trim
    nese eshte i perzier me droje, me seder, me nder.
    Ndoshta ashtu si letriket
    qe njehere ndizen pastaj fiken,
    keshtu ti ben me mua.
    Erdhe te me ndizje, iken per te ardhur.
    E une do enderroj serish
    ate shprese, por jo per te vdekur.


    Poema e rrenjes se dashur. (Alģ Chumacero)

    Perpara se te ishte era det se prapthmi,
    qe nata te mberthehej me veshjen e zise
    e qe yjet dhe hena te fiksonin ne qiell
    ndriēimin e trupave te tyre.

    Perpara se tepria e drites e qe mali
    te shihnin shpirtrat te ngriheshin nga majat e tyre;
    perpara se te plluskonte ndonje gje nen ajer;
    kohe para fillimit.

    Kur akoma nuk lindtte shpresa,
    as flatronin engjejt ne driten e tyre te qendrueshme;
    kur uji nuk ekzistonte
    as ne shkencen e Zotit.

    Perpara, perpara, shume perpara.

    Kur akoma nuk kishte lule neper rrugica,
    pasi rrugicat nuk ishin e as kishte lule;
    kur qielli nuk ishte blu as te kuqe milingonat,
    ishim tashme ti e une.


    Caku (Primo Levi)

    Lum njeriu qe ka arritur portin,
    qe len pas vetes detra e stuhira,
    endrrat e te cilit kane vdekur ose s’kane lindur kurre
    e ulet te pije ne bujtinen e Brema-s,
    prane oxhakut, dhe ka paqe te mire.
    Lum njeriu si nje flake e fikur,
    lum njeriu si zhavorri e zallit,
    qe ka shkarkuar ngarkesen dhe i eshte ērrullur balli
    e pushon ne gryke te oxhakut.
    Nuk druan, as shpreson, as pret,
    por vrojton ballazi diellin qe perendon.

    Po qe ky nje burre.
    Ju qe jetoni te sigurte
    ne shtepiat tuaja te ngrohta,
    ju qe gjeni duke u kthyer ne shtepi
    ushqimin e nxehte e fytyra miqesore:
    Konsideroni nese ky eshte nje burre
    qe punon ne balte
    qe nuk e njeh paqen,
    qe lufton per nje gjysem buke
    qe vdes per nje po ose per nje jo.
    Konsideroni nese kjo eshte nje grua,
    pa floke e pa emer
    pa tjeter force per te kujtuar,
    bosh syte e ftohte barku
    porsi nje bretkose ne dimer.

    Meditoni qe kjo ka qene:
    Ju keshilloj keto fjale.
    Gdhendini ne zemren tuaj
    kur te jini ne shtepi, duke ecur rruges,
    duke u pergjumur, duke u ringritur;
    Perseritjuani femijeve tuaj.

    Ose ju shprishet shtepia,
    semundja t’ju ndaloje,
    te lindurit tuaj te kthejne fytyren kah ju.


    Degjohet akoma deti (Salvatore Quasimodo)

    Qe prej ca netesh degjohet akoma deti,
    lehte, lart e poshte, pergjate rererave te imta.
    Jehone prej nje zeri te mbyllur ne mendje
    qe rikthehet nga koha; ashtu edhe ky
    ankim kembengules i pulebardhave: ndoshta
    i zogjve te kullave, qe prilli
    shtyn drejt rrafshnaltes. Dhe ja qe
    me ishe afer ti me ate ze;
    e une do doja qe edhe ty te t’vinte,
    tani, per mua nje jehone kujtese,
    si ajo erresire e purpurt deti.

Tema tė Ngjashme

  1. Shqipėrime nga anglishtja
    Nga dodoni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-03-2018, 21:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •