Chievo kerkon dyshen shqiptare Tare-Bogdani
E Merkure, 22 Qershor 2005
Chievo e Verones prej kohesh e kerkon, por tanime do nise sulmin per te marre sulmuesin shqiptar Igli Tare. Biondi i rrezua ne Serine B, me Bologna-n, eshte objekti i deshirave edhe te trajnerit te ri (thuajse zyrtar) te veronezeve, Pillon (50 vjec), i cili kerkon si partner sulmi per te edhe Favan e Udinese-s. Pillon, nje trajner qe ka punuar shume mire te Treviso, do marre nje rroge mesatare (ndoshta te ulet), prej 250 mije eurosh ne sezon dhe kontrata do jete per nje vit. Gazeta "L'Arena" qe jep kete informacion, shton se "Bogdani eshte nder sulmuesit me te kerkuar te Serise B, ndersa ai kerkon Serine A". Gjithnje sipas gazetes veroneze, "ai (Bogdani) nuk eshte i shqetesuar aspak per kerkesen e Chievos, e njeh ambientin dhe nuk do kishte probleme te pershtatej". Behet fjale per nje kalim "armiqesor", pasi Bogdani luajti per nje sezon me Veronen, ekip qe eshte ne nje qytet me Chievon dhe kjo nuk do shihej me sy te mire nga tifozet e se pares". Chievo do te prese, gjithnje sipas gazetes, diten e sotme, kur Verona humb te drejten per te kerkuar para per nje pjese te kartonit te sulmuesit shqiptar dhe pas kesaj, bisedimet do beheshin me Reggina-n. Kesaj te fundit do i ofrohej si shkembim Amauri. Ndersa per Taren, qe mbetet synimi numer 1, do te ofrohej Cossatto.
"L'Arena" shkruan me siguri te plote se Bogdani nuk do te qendroje te Verona, ndersa, "Corriere del Veneto" jep mundesine e kundert, qe "Bogdani, ndoshta qendron te Verona".
Lazio e Roma, ne gjurmet e Iglit
Me shume pelqehet nga Lazio, por po ashtu edhe Roma eshte e interesuar per te. Keshtu njofton "Datasport". "Igli Tare pelqehet nga romanet, - shkruan ajo, - ne vecanti mund te jete nje ide per Lazion qe kerkon nje sulmues me peshe". Po ashtu kerkohet shoku i skuadres te shqiptarit, Claudio Bellucci.
Nderkaq, vazhdojne vleresimet per lojen e Tares, ne ndeshjen e play off-it, humbur 0-2 nga Bologna ndaj Parmes. "La Gazzetta di Parma" shkruan se "Bologna perqendroi gjithcka te koka e Tares, skeme e pandryshueshme, duke u mbeshtetur te fiziku i tmerrshem i biondit shqiptar. Nga 50 topa ne sulm, 28 ishin ajrore per Taren". Dhe me pas vlereson portierin Frey "nje paraqitje me te vertete me germa te medha e nje portieri me vlera absolute".
"L'Arena": Bogdani, vlen 2 milione euro
E Merkure, 22 Qershor 2005
"Transfermarkt" nuk ka bere ndonje gabim te madh per vleresimin e kartonit te Erion Bogdanit. Adresa e specializuar gjermane e jepte ne 1.8 milione euro, ndersa gazeta italiane "L'Arena" shkruan se presidenti i Verones, Pastorello do te duhet te paguaje rreth 1 milione euro per te marre 50% te kartonit te sulmuesit shqiptar (ate pjese qe ka Reggina), sepse 50% i zoteron deri diten e sotme. Perderisa mund te thunet se vlera profesionale e shqiptarit eshte rritur javet e fundit, pas kerkesave te shumta nga Italia, Gjermania e Anglia, atehere i bie se "transfermarkt" nuk ka gabuar thuajse aspak.
marre nga Korrieri
Mendoj qe lojtaret tane qe duan te luajne jashte si portieri Lika etj. e qe momentalisht luajne ne kampionatin shqiptar duhet te mos nguten e te kalojne ne ndonje ekip palidhje jashte, por te presin mbarimin e edicionit te sivjeme ne kupat europiane sepse nje paraqitje e mire e tyre i afirmon me shume dhe mund te kalojne ne ekipe me te mira e me paga me te mira.
Kam ndjenjen qe ekipet tona do kene nje sukses te madh ne kupat europiane kete vit, sukses qe nuk e kane arritur ndonjehere me pare. Mendoj qe Dinamo me kalimin e Varteksit, me pak fat mund te shkoj deri ne gjysmefinale, sepse ne turin e dyte i bie te luaj me fituesin e Turku(Finlande)- Akranes (Islande), qe nuk do ta kete te veshtire fare, pastaj ne turin e trete me fituesin e Lens (France) - Lech (Poloni), qe do ta kete te veshtire por qe me pak fat mund ta kaloje, e pastaj ne cerekfinale ka mundesi qe te luaje me Egaleo te Greqise, qe poashtu mund ta kaloje e te shkoje deri ne gjysmefinale. Pra, me pak fat mund te shkoje deri ne gjysmefinale.
Tirana, mendoj qe sivjet do shkoj deri ne grupe, pra do kaloj tre ture. Poashtu edhe Elbasani, Teuta, e Bashkimi mendoj qe do kene nje perfaqesim dinjitoz ne kupen e UEFA-s duke kaluar disa ture.
Sidoqofte, i urojme sa me shume suksese, ekipeve dhe lojtareve tane.
Tu-tung
Krijoni Kontakt