Close
Faqja 7 prej 52 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 512
  1. #61
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Migen Memelli kontrate 3-vjecare me Bran Bergen
    E zeza mbi te bardhe duket qe eshte hedhur,nga dy palet kontraktuese ne njeren ane futbollisti shqiptar Migen Memelli, dhe nga ana tjeter klubi i superliges se Norvegjise qe synon kete vit nje pjesemarrje ne kupat Evropes Bran Bergen. Lajmi i renies ne ujdi per tre vitet e ardhshme eshte dhene edhe nga faqja zyrtare e ketij klubi. Sulmuesi i njohur Memelli qe ka qene pjese e ekipit Skenderbeu te Korces ku per kete skuader ka qene edhe shenuesi me mire me 8 gola i eshte imponuar trajnerit Mons Ivar Mjelde, ne gjithe keto dite prove. Klubi nepermjet trajnerit shpreh kenaqesine qe Brani ne endrren e arritjes se nje vendi qe te con ne kupat e Evropes per sezonin e ri qe fillon ne date 10 prill, do te kete sherbimet e nje sulmuesi race gje qe e ka treguar ne kampionatin e Shqiperise ku ne 140 paraqitje ka shenuar 45 gola.

    Por tani mbetemi te ndjekim edhe situaten qe do perceptoje kjo kontrate tek klubi korcar Skenderbeu,kur kujtojme qe presidenti Spiro Bardhi ka deklaruar qe sdo te japim lejekalimin per Migen Memellin. Dhe bejme cudi sesi klubi Norvegjez legalizon nje levizje te tille nese futbollisti shqiptar ska kartonin e vet ne dore,apo gjate ketyre diteve futbollisti Memelli dhe klubi korcar do te jene marr vesh per transferimin e tij ne 3 vjetet e ardhshme ne Norvegji


    Edmond Qose - tifozat.com
    Shkruar nga më 01/01/1970 01:00
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #62
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Itali
    Bogdani titullar, Tare fiton penallti

    Erion Bogdani e ka nisur ndeshjen e djeshme me Fiorentinën si titullar. Madje sulmuesi ynë kuqezi ka qenë rreziku kryesor për mbrojtjen vendase. Ka shërbyer dy-tri herë për shokët e skuadrës, duke i nxjerrë në pozicione të volitshme shënimi, por edhe vetë ka pasur raste për ta ndëshkuar Fiorentinën. Sidoqoftë, lodhja është lexuar në fytyrën e tij, kështu që trajneri De Kanio e ka zëvendësuar në minutën e 82-të. Siena e tij ka humbur 2-1, pikërisht në minutat shtesë. Nga ana e tij, Igli Tare, e ka nisur ndeshjen e djeshme me Kievon nga stoli, teksa është futur në lojë në minutën e 65-të. Sidoqoftë, ai ka arritur të fitojë shumë shpejt një penallti, e cila është kthyer në gol nga Odo, duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje, 2-2.



    Bushi, 2 gola që nuk e gëzojnëKa shënuar dy supergola ndaj Kalitheas e megjithatë nuk është i kënaqur. Futbollisti shqiptar, Alban Bushi, ka thënë: "Nuk jam i kënaqur nga 2 golat që shënova, sepse nuk morëm asnjë pikë". Levadhjakosi humbi në një ndeshje të vështirë për të në "El Paso" ndaj Kalitheas me rezultatin 3 2. "Loku u aktivizua në minutën e 46 të, duke zëvendësuar bullgarin Rusev, i cili pak minuta më parë kishte humbur edhe një penallti të akorduar në favor të ekipit të tij. Aktivizimi i Bushit në pjesën e dytë është konsideruar si një zgjedhje e gabuar e trajnerit Takis Lemonis. Gazeta "Goal News" shkruan: "Hyrja e Bushit në pjesën e dytë tregoi se ishte një zgjedhje e gabuar e trajnerit të Levadhjakosit, Takis Lemonis. Qendërsulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili luajti pak ditë me parë ndaj Lituanisë, tregoi se në ndeshjen ndaj Kalitheas nuk ishte i lodhur". Edhe pse luajti vetëm në pjesën e dytë, Bushi shënoi dy gola shumë të bukur për skuadrën e tij Levadhjakos.


    Murati, një minutë lojë, një karton
    Më në fund trajneri Savas Kofidhis ka nxjerrë në fushë pas 4 javësh mungese futbollistin tonë Edvin Murati. Aktivizimi i tij ka ardhur më saktësisht pas një muaji. Murati ishte aktivizuar herën e fundit me 5 shkurt, në javën e 18 të në ndeshjen Paok Iraklis 1 0. Kjo e mbrëmëshmja, pra më 5 mars, ishte aktivizimi i tij i radhës. Vetëm 1 minutë lojë ishte koha në dispozicion të mesfushorit tonë, i cili mori edhe një karton të verdhë, që ishte i 4 ti i tij në këto 22 javë.
    Beqaj në lartësinë e formës së tij

    Në "Nikia", ndeshja Jonikos Paok i kishte të gjitha: golat, rastet e humbura, shtyllat, por edhe kontestimet për golat e tjerë. Portieri shqiptar, i cili vazhdon të luajë me një fanelë me mëngë të shkurtra, kishte vërtet shumë punë. Ai priti me radhë goditjet e Zagoraqis, të Salpigidhis dhe të Miecel, por nuk kishte çfarë t'i bënte golit të shënuar nga egjiptiani Sikabalas në minutën e 36 të.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #63
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pervec Erion Bogdanit qe shenoi gol ne Serie A dje, sot kemi edhe nje dopiete nga Besart Berisha ne Danimarke. Edhe Besart Berisha duhet te behet kuqezi sa me pare. Besarti eshte lojtar i Hamburgut por qe i eshte dhene hua Horsens te Danimarkes per kete sezon. Thuhet se eshte talent i madh dhe pritet qe ne sezonin tjeter te luaj per Hamburgu, Urojme qe ky te filloj te luaj me Hamburgun ne Bundeslige, bashke me nje aktivizim me te shpeshte te Kastratit me Munchengladbachun, dhe shume suksese ketyre dhe gjithe lojtareve shqiptare.

    Nese Besart Berisha ia arrin te luaj me sukses ne Bundeslige me Hamburgun, e Kastrati me Gladbachun, e edhe Besarti vishet kuqezi, atehere kombetarja jone me Erion Bogdanin, Besart Berishen, Bekim Kastratin, Igli Taren, dhe Fatmir Vaten, do kete nje sulm shume te forte qe jo vetem do na kualifikoje ne europian por edhe do na perfaqesoj me shume sukses.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #64
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Pervec Erion Bogdanit qe shenoi gol ne Serie A dje, sot kemi edhe nje dopiete nga Besart Berisha ne Danimarke. Edhe Besart Berisha duhet te behet kuqezi sa me pare. Besarti eshte lojtar i Hamburgut por qe i eshte dhene hua Horsens te Danimarkes per kete sezon. Thuhet se eshte talent i madh dhe pritet qe ne sezonin tjeter te luaj per Hamburgu, Urojme qe ky te filloj te luaj me Hamburgun ne Bundeslige, bashke me nje aktivizim me te shpeshte te Kastratit me Munchengladbachun, dhe shume suksese ketyre dhe gjithe lojtareve shqiptare.

    Nese Besart Berisha ia arrin te luaj me sukses ne Bundeslige me Hamburgun, e Kastrati me Gladbachun, e edhe Besarti vishet kuqezi, atehere kombetarja jone me Erion Bogdanin, Besart Berishen, Bekim Kastratin, Igli Taren, dhe Fatmir Vaten, do kete nje sulm shume te forte qe jo vetem do na kualifikoje ne europian por edhe do na perfaqesoj me shume sukses.

    Tung

    Mendoj se nuk duhet te ngutemi me lojtaret qe duhet te vishen kuqezi.Kampionati danez per momentin eshte shume i dobet(nuk ka asnje ekip ne uefa apo kupa e kampioneve) dhe 2 gola me nje ekip qe lufton te mos bjere nga kategoria, per mendimin tim jane pak.Psh, sipas kesaj llogjike duhet te thirret edhe Memeli qe luan me ekipin e katert ne kampionatin norvegjez.Prapseprape besoj se lojtare te ketij niveli jane me te mire se sa Myrtaj, qe nuk duhet te thirret fare.Sulmuesit me te spikatur shqiptare jane Bogdani dhe Bushi dhe keta duhet te perbejne dyshen e pare te sulmit.

  5. #65
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Rol percaktues pati edhe Adrian Aliaj ne ndeshjen e Brest ndaj Laval 2-2.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #66
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kombetarja shqiptare ka ende nevoje per Aliaj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #67
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Go, go Aliaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. #68
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Mendoj se nuk duhet te ngutemi me lojtaret qe duhet te vishen kuqezi.Kampionati danez per momentin eshte shume i dobet(nuk ka asnje ekip ne uefa apo kupa e kampioneve) dhe 2 gola me nje ekip qe lufton te mos bjere nga kategoria, per mendimin tim jane pak.Psh, sipas kesaj llogjike duhet te thirret edhe Memeli qe luan me ekipin e katert ne kampionatin norvegjez.Prapseprape besoj se lojtare te ketij niveli jane me te mire se sa Myrtaj, qe nuk duhet te thirret fare.Sulmuesit me te spikatur shqiptare jane Bogdani dhe Bushi dhe keta duhet te perbejne dyshen e pare te sulmit.
    Kampionati norvegjez, sikur edhe futbolli norvegjez ne pergjithesi, eshte disa shkalle me poshte, kampionatit dhe futbollit danez ne pergjithesi. Shto ketu faktin tjeter qe Besart Berisha eshte shume me i ri se Migen Memelli, dhe eshte lojtar i Hamburgut zyrtarisht. Pastaj, Besart Berisha cilesohet si nje nga talentet me te medhaja te futbollit sot, dhe per te zyrtaret e ekipit te Hamburgut kane ardhur ne Prishtine dhe kane qendruar me jave derisa i kane rregulluar te gjitha dokumentat per tu zhvendosur ne Gjermani.

    Per Bushin, ai po luan ne nje kampionat qe nuk eshte kushedi se cfare, dhe ne nje nga ekipet e fundit te ketij kampionati, dhe edhe aty nuk ka qene titullar deri tani. Tani ne ndeshjet e fundit beri disa gola dhe u rikthye ne forme pak, sepse deri keto kohet e fundit nuk ishte kerrkah hic. Bushi, mendoj qe duhet te thirret vetem kur ka mungesa ne sulmin e kombetares, nese eshte ne forme gjithsesi. Nga lojtaret ekzistues dhe ish-lojtaret e Kombetares qe luajne jashte, vetem Bogdani, Vata, dhe Tare duhet te thirren ne kombetare, bazuar ne formen qe jane duke treguar.

    Ne shkrimin tim te meparshem, harrova edhe Labinot Halitin, per te cilin filluan procedurat per ta veshur kuqezi. Golashenuesi dhe sulmuesi me i mire i kampionatit austrialian, dhe shume i ri ne moshe, qe premton shume. Ky duhet te jete ne sulm me Erion Bogdanin, per momentin.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #69
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    J. Hyka tek skuadra me e madhe Norvegjeze
    Te permendesh emrin futboll e gjithe bota e di se behet fjala per sportin me te popullarizuar, te permendesh Norvegjine shumekush e di qe behet fjala per nje shtet qe sidoqofte ka nje futboll te zhvilluar,me emra mbreselenes si Xhon Kerju, Tore Andre Flo, Stefan Iversen, Pedersen etj. Por te permendesh Rozenborg sigurisht qe cdo kush e di qe behet fjale per klubin me te madh te vendeve nordike dhe klubin qe gjate viteve te fundit eshte gjithmone ne eliten e Champions Liges,dhe ekipi qe ka mposhtur edhe Realin e madh ne momente magjike te tij. Pra tek ky klub me emer jo vetem ne Norvegji,por edhe me gjere per 3 vjetet e ardhshme do te jete pjese edhe talenti me teknike te perkryer 18 vjecari nga Tirana Jahmir Hyka.

    Ky futbollist i dale nga akademia e njohur e Tiranes,talenti me i mire i moshes se vet zgjoi interesimin e drejtuesve te klubit te njohur Rozenborg te Trondheimit dhe menjehere e rekrutuan ne gjirin e tyre me nje kontrate jo te vogel ne kohe pra 3 vjecare. Prej dates 13 mars dite kur u zyrtarizua nga drejtuesit e klubit futbollisti shtateshkurter Hyka do te militoje ne nje emer te madh ne Norvegji dhe mbase do jete shtyse per te ardhmen e madhe te talentit Tiranas. Pra sic verehet vendi nordik Norvegjia po behet nje Oaz shume i mire per talentet shqiptare kur kemi theksuar edhe herave te tjera qe ne kete merkato te dimrit por qe korenspodon me fillimin e sezonit futbollistik 2006-2007 ne Norvegji jane kycur 4 futbolliste,kur rrugen e hapi beratasi Vangjel Mile tek Konsvinger, Migen Memelli tek Bran dhe Dritan Stafsula tek Bodo-Glimt.

    Edmond Qose - Tifozat.com

    Jahmir Hyka, kontrate 3-vjecare me Rosenborg Print E-mail

    ImageTirane, 16 Mars - Talenti 18-vjecar nga Tirana, Jahmir Hyka ka nenshkruar nje kontrate 3-vjecare me ekipin prestigjoz Rosenborg ne Norvegji.

    Image
    Jahmir Hyka
    Pas nje prove muajin e kaluar ne Norvegji, ku Hyka u rikthye ne Tirane, duket se drejtuesit e ekipit norvegjez kane nderruar mendjen duke e rikthyer ate. Hyka ka dale nga nje nga shkollat me te forta te futbollit shqiptar, ajo e KF Tiranes.

    Mesfushori shtatshkurter eshte edhe lojtar i ekipit te 18-vjecareve te kombetares se Shqiperise dhe quhet si nje lojtar qe premton per te ardhmen. "Hyka eshte me te vertet i vogel, por ai eshte shume i shpejte dhe e driblon topin ne nje menyre fantastike - sidomos ne hapesira te vogla.

    Vizioni i tij i lojes eshte gjithashtu shume i mire," eshte shprehur tranjeri asistent i Rosenborgut Knut Toerum per mediat norvegjeze. Te marten e ardhshme ai do ti bashkangjitet ekipit te Rosenborgut ku si per fillim do te jete me ekipin e te rinjve por mediat norvegjeze bejne te ditur se mundesia eshte qe shume shpejt ai te kaloje ne radhet e ekipit te pare. Kjo eshte dhe arsyeja pse ekipi norvegjez kerkon ta mbaje ate per 3 vjet.

    Jahmir Hyka ka lindur me 8 Mars, 1988, 168 cm i gjate dhe peshon 57 kg.

    Pergatitur nga: Ilir Skendaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 16-03-2006 më 04:18

  10. #70
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Besart Berisha: Jam gati për fanellën kuqezi
    Driton Latifi


    Ai e pranon se nuk është shumë i njohur me rrjedhat e futbollit shqiptar, por kërkon me ngulm që një dokument udhëtimi me shqiponjën dykrenore të stampuar t'i jepet sa më parë. Besart Berisha para disa kohësh kishte tentuar të merrte pasaportën shqiptare në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin. "Kur kisha probleme me pasaportën, iu drejtova për ndihmë edhe Ambasadës Shqiptare në Berlin, por nuk ma dhanë pasaportën për arsye të caktuara. Jam i bindur se janë edhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë, që kërkojnë pasaportë shqiptare dhe janë të gatshëm të derdhin djersën e tyre vetëm për fanellën kuqezi. Ata nuk duhet me i lënë anash, duhet me i afrua, sepse një ditë ata do të bëhen futbollistë të mëdhenj. Nëse kombëtarja shqiptare është e interesuar për mua, ja ku jam. Nëse ka nevojë, nisem që sot nga Danimarka për të veshur një fanellë kuqezi. Mos të harrojnë, unë jam shqiptar,"- thotë Berisha. Me një kontratë si profesionist me ekipin Hamburg SV në xhep, por pa të drejtë aktivizimi për shkak të problemeve me lejen e qëndrimit në Gjermani, Besart Berisha para dy vitesh kishte bredhur nëpër institucionet kosovare për të marrë një dokument udhëtimi të UNMIK ut, që do t'i lejonte atij hyrje legale në Gjermani dhe për të vazhduar me punën e profesionistit. "Trajneri Klaus Topmëler, kur bisedoja me të, pasi më kishte marrë nga Berlini, thoshte se më llogariste në planet e tij dhe ishte duke më pritur. Në Prishtinë nxjerrja e pasaportës po vonohej. Isha vërtet i dëshpëruar, mendoja se nuk do të arrija të kthehem te Hamburgu dhe duhej të luaja në Kosovë,"- thotë që në fillim të bisedës, Besart Berisha. Ai ishte futur ilegalisht me familjen e tij në Gjermani, që kur ishte shtatë vjeçar, më 1992, në tentim për t'i shpëtuar dhunës serbe dhe për të siguruar një leje qëndrimi. Atje Berisha kishte filluar të lunte futboll te disa skuadra moshash, për të kaluar te TeBe Berlin, nga ku talentin e tij e kishin nuhatur ekspertët e Hamburgut, që i kishin ofruar një kontratë profesionale në moshën 17 vjeçare. Por këtu kishin filluar problemet, pasi autoritetet gjermane, me rregullimin e situatës në Kosovë, i kishin kërkuar edhe atij të kthehej në vendlindje. Pas rregullimit të pasaportës, që kishte zgjatur disa muaj, Berisha ishte kthyer te Hamburgu. "Kur u ktheva skuadra kishte përfunduar fazën përgatitore dhe për mua ishte një sezon i dështuar. Ekipi më huazoi te skuadra e ligës së parë daneze, Aalborg, por ekipi i Hamburgut, në tentativë që të më ruante, kishte kërkuar nga danezët shuma të mëdha parash për çdo ndeshje që unë do të luaja për këtë skuadër. Pas një viti, Hamburgu më huazoi sërish te AC Horsens, sepse kishte angazhuar sulmues me eksperiencë dhe shpreheshin se unë kam nevojë për diçka të tillë,"- thotë ai. Deri tani 20 vjeçari Berisha ka shënuar 7 gola në kampionatin danez. "Kampionati danez është shumë i vështirë të përballohet, sidomos në ekipin ku jam, që është një skuadër e re. Sezonin e ardhshëm Hamburgu ka shprehur interesim dhe kërkon të më kthejë, sepse kam kontratë me ta, por janë edhe disa skuadra të tjera të interesuara për mua në Gjermani dhe Danimarkë. Trajneri aktual Doll i njeh aftësitë e mia dhe unë besoj se Hamburgu më llogarit mua për të ardhmen, pasi më ndjekin gjatë ndeshjeve, ndërsa trajneri Thomas Doll, me të cilin kam punuar për katër muaj, ka njoftuar se do të asistojë në një ndeshje timen të kampionatit danez", - përfundon kosovari Besart Berisha, i cili është i gatshëm dhe në pritje të një ftese nga ana e FSHF-së, për të provuar aftësitë e tij me fanellën kuqezi të kombëtare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 7 prej 52 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •