Close
Faqja 6 prej 52 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 512
  1. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    "Kur mungon Murati, mungon një repart i tërë"

    Kjo shprehje nuk është e imja, por e një gazetari grek, i cili e tha pikërisht në kohën, kur për bardheblutë u fut në fushën e lojës Edvin Murati. Më saktësisht ka qenë minuta e 68 të e ndeshjes Panathinaikos Iraklis, kur trajneri Savas Kofidhis, i ndodhur në disavantazh 1 2, zëvendëson sulmuesin argjentinas Herrera me futbollistin tonë Murati. Këtu për Iraklisin nis kthesen e madhe. Loja e tij ka më shumë frymëmarrje, aq sa miqtë modestë nga Selaniku kërkojnë të bëjnë përmbysjen e madhe në Olimpik ndaj Panathinaikosit. Dhe ia arrijnë pikërisht në minutën e 86 të. Murati shpërthen nga e majta dhe jep një top ideal për Pandeli Kapetanon, i cili fluturon, duke e goditur topin me kokë. Barazim 2 2. Tifozët vendas i lëshohen me sharje trajnerit të tyre Alberto Malezani ndërsa gazetari grek, që komentonte ndeshjen në Supersport lëshon thënien, që në fakt është një konkluzion, se "kur mungon Murati, mungon një repart i tërë".

    Bushi të verdhë, mungon në Karaiskaqis

    Shi, të ftohët, ngarkesë kartonash, pak tifozë dhe shumë policë, 4 gola dhe dy shtylla, raste të humbura dhe autogola ishte gjithçka që prodhoi takimi Levadhiakos Paok. Nga minuta e 5 të, deri në 87 tën, kur Maladeni ka barzuar rezultatin për miqtë, ndeshja ka kaluar mes peripecive të shumta. Për 20 minuta Paok detyrohet të luaj me 10 lojtarë. Ishte i vetmi karton i kuq i dhënë në këtë ndeshje pas 9 të tjerëve të verdhë. Njëri prej tyre i përkiste futbollistit tonë Alban Bushi. Bushi, i cili luajti mjaft mirë për 90 minuta, në minutën e 25 të, në vend të penalltisë së fituar, ndëshkohet me karton të verdhë. Eshtë një karton, që i kushton shtrenjtë jo vetëm Bushit, por edhe skuadrës së tij Levadhiakos. Të shtunën të jeshiltë do të luajnë në Karaiskaqis ndaj Olimpiakosit, por qysh tani mësohet se sulmuesi shqiptar Alban Bushi nuk bën pjesë për këtë javë në planet e trajnerit të tij Takis Lemonis. Arsyeja është që shqiptarit i plotësohet numri 4 i kartonave të verdhë të marrë në këto 13 javë të kampionatit grek.

    Beqaj, fitorja që nis nga porta

    Jonikos arrin një fitore të thellë, 4 1 ndaj Egalios, duke ndier si asnjëherë në "jetën" e tij aromën europiane. Të vemtin gol Beqaj e ka pësuar pas një gjuajtjeje të Manusakis brënda zonës së portës së tij. Duke mos e ndier veten fajtor për golin, portieri shqiptar ka vazhduar ta mbrojë portën e tij me siguri të madhe. Ai është dalluar gjatë gjithë lojës, duke qenë pika kryesore, të cilit i referohet fitorja. Ndeshjet e tij janë të plota. Atë nuk e ka zëvendësuar njeri. 1040 minutat e luajtura deri tani flasin qartë për këtë.

    Kahn: Si e prita penalltinë e Skelës?

    Portieri i Bajernit të Mynihut dhe i përfaqësueses së Gjermanisë, Oliver Kahn, në deklaratat për mediat gjermane ka treguar si e ka pritur të dielën gjuajtjen nga pika e bardhë të mesfushorit shqiptar. Në përballjen me Kaizerslauternin, në minutën e 59-të akordohet një penallti për "djajtë e kuq". Pas ndërhyrjes ndaj Halil Altintop, përgjegjësinë për ekzekutimin e 11-metërshit e mori vlonjati Ervin Skela, gjuajtjen e të cilit nuk e lejoi të hynte në rrjetë portieri Kahn. Kjo gjuajtje konsistoi vendimtare, sepse Bajerni fitoi tri pikë dhe Kaizerslauterni humbi mundësinë për të marrë një pikë (2-1).
    "Kisha parandjenjën se ai do të gjuante në atë kënd dhe njëkohësisht mund të them se ishte gjithashtu punë fati.

    Çdo gjë funksionoi siç e kisha parashikuar. Gjuajtja ishte vetëm e dyta për ata në portën tonë dhe kisha bindjen 50 % se nuk do të shënohej ky gol," - tregon Kahn, i cili në këtë mënyrë ndali penalltinë e parë në më shumë se dy vjet të ekzekutuar në portën e tij. Për dy vjet, bjondi i Bajernit, Oliver Kahn, nuk i kishte pritur 11 penallti, para të cilave ishte dorëzuar. Trajneri i Kaizerslauternit, Volfgang Volf, mendon se sikur shqiptari të shënonte, gjërat do të ishin më ndryshe. "Humbja e penalltisë ishte pika kthese për ne. Sikur të shënonim, çdo gjë do të mund të ndodhte",- ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Skelës. Mesfushori kuqezi i Kaizarslauternit, Ervin Skela kishte shënuar me penallti në portën Kahnit me fanellën e Eintrahtit të Frankfurtit në ndeshjen e parë të sezonit 2003-04.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Marre nga www.albaniasoccer.com e gazetarit te pavarur Fation Pandovski

    • Shtohet numri i lojtarëve shqiptarë në klubin zviceran


    Bashkëpunëtori i Albaniasoccer.com dhe gazetari sportiv i gazetës Fakti, Bujar Kurtaj nga Shkupi, na shkruan se ka shumë mundësi që në afatin kalimtar të janarit, futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Nebi Mustafi, të kaloj në radhët e klubit Aarau, ku me sukses luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Argjend Beqiri. Sipas burimeve të referimit, kryesia e Aarau ka dëshirë të madhe që ta angazhoi futbollistin shqiptar në planet e tyre, i cili këtë sezon më tepër ka qëndruar në bankën rezerve se sa në fushën e gjelbër. Shkaktar për këtë është trajneri kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, i cili me ardhjen e tij, nuk mbështetej në kualitetet e futbollistit shqiptar.

    Kujtojmë se deri para ardhjes së trajnerit kroat, Mustafi ka qenë njëri ndër më të mirët në radhët e Ksamaks, skuadër ku luajnë dy shqiptarët Daniel Xhafaj dhe Ansi Agolli. Ndërkohë, interesim për kualitetet e Mustafit, ka shprehur edhe anëtari i Ligës së parë greke - Ethniki Katigoria, Levadiaoks, klubi nga i cili futbollisti tetovar, kaloi në radhët e Ksamaks dhe për të cilin gjithashtu janë nën kontratë dy sulmuesit shqiptarë Alban Bushi dhe Mario Gurma. Tek kjo skuadër pritet të afrohet në Janar edhe Altin Haxhi i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Qipro
    Ignore List: Den Bossi

  3. #53
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Me përjashtim të portierit Arian Beqaj, “legjionarët” e tjerë nuk kanë mundur t’I shfaqin vlerat e tyre

    Viti 2005 lë në hije lojtarët shqiptarë të kampionatit grek

    Ramadan BIGZA

    2005 sa ka qenë viti më i mbrapshtë për futbollistët tanë, që luajnë në kampionatin grek. Edvin Murati, Indrit Fortuzi, Arian Beqaj, Alban Bushi dhe Mario Gurma përbëjnë "çetën" prej 5 vetësh, që u mundua të sfidojë një kampionat, i cili u duk i lodhur që në fillimin e tij. Edhe pse ky kampionat nuk ishte një malore e fortë, të paktën deri tani, përveç Beqajt, të tjerët nuk arritën të ngjiten kurrsesi në majën e tij. Portieri ynë ka luajtur në 14 javët e deritanishme, dy herë më shumë se sa Murati dhe Fortuzi të marrë së bashku. Ai ka luajtur më shumë edhe se sa kanë luajtur Bushi e Gurma së bashku. 1130 minuta lojë në 13 ndeshje janë prezantimi dinjitoz i Arian Beqajt, i cili në fundvitin që shkoi shënoi edhe një numër rekord aktivizimi, duke arritur shifrën e 200 ndeshjeve të tij në kategorinë A të Greqisë, gjë që nuk e ka arritur asnjë portier i huaj deri tani.

    Beqaj, ky nuk është kufiri i fundit

    "200 ndeshje në kategorinë A? Ky nuk është kufiri i fundit," - shprehet në një deklarim për "Sportin shqiptar" portieri Arian Beqaj. Në 400 do ta çoj këtë numër," - shton kosovari, i cili ka 8 vjet që luan në kategorinë A të kampionatit helen. Në 14 javë të kampionatit grek, të luajtura deri tani, Beqaj është aktivizuar në 13 prej tyre. Ai ka munguar vetëm në javën e 3 të, pasi në javën e dytë, gjatë ndeshjes Jonikos Panathinaikos, është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 50 të për një ndërhyrje ndaj holandezit "të jeshil" Vouters. Në të gjitha ndeshjet e tjera, portieri ynë i ka luajtur të plota 90 minutat. Kështu, ai as nuk është zëvendësuar dhe as e kanë zëvendësuar. Në 2005 ën, Arian Beqaj ka shënuar një ngjarje në jetën e tij. Më 25 gusht ka mbushur plot 30 vjeç.

    Edvin Murati, nga shiriti i kapitenit te stoli

    Rikthimi i Edvin Muratit në gjirin e ekipit, pas atij dëmtimi të gjatë, ishte i padurueshëm. Në fillim, ai kaloi një provë të suksesshme, kur u aktivizua 45 minuta në ndeshjen e parë. Më vonë, për 5 ndeshje radhazi, Edvin Murati vuri edhe shiritin e kapitenit të Iraklisit. Por më vonë gjithçka erdhi duke u zbehur. U zbulua edhe arsyeja e vërtetë e këtij mosaktivizimi. Kapiteni i Iraklisit ishte një nga futbollistët më të paguar të skuadrës së tij dhe për të mos marrë pagën e duhur, ai nuk duhej t'i luante të gjitha ndeshjet. Drejtuesve të Iraklisit nuk u mjaftoi as supergoli i shënuar prej Muratit në Patra, në një ndeshje kupe ndaj Panahaiqisë dhe as pasimi i shkëlqyer që dha për Kapetanon, i cili shënoi golin e dytë të bardhebluve në ndeshjen me Panathinaikosin në Athinë. Murati, edhe pse u aktivizua në 11 ndeshje, luajti shumë më pak se Beqaj, madje edhe më pak se Gurma dhe Bushi. Në 11 ndeshje që është aktivizuar Edvin Murati ka luajtur vetëm 455 minuta. Në javën e 9 të dhe të 14 të, ai është aktivizuar vetëm nga 1 minutë.

    Fortuzi, ai që nuk do ta kujtojë 2005-ën

    Ky nuk ka qenë sezoni i Fortuzit. Blerjet e shumta tek Iraklisi kanë ndikuar shumë në çështjen "Fortuzi". Megjithatë, që në javën e parë, sulmuesi ynë jep shkëndijën e duhur. Ai edhe pse u aktivizua vetëm 25 minuta në ndeshjen me Akratitosin, jep një pasim të artë, që u shndërrua në golin e vetëm të bardhebluve. Minutazhi më i lartë i aktivizimit të Fortuzit është 29 minuta, i arritur në javën e 3 të në ndeshjen midis Iraklisit dhe Paokut. Por një javë më vonë, në Kretë, Fortuzi pas 11 minutash lojë, detyrohet ta braktisë atë pas një dëmtimi serioz, nga i cili vazhdon të vuajë ende. Indrit Fortuzi është aktivizuar në 4 ndeshje dhe ka luajtur gjithsej 80 minuta. Kjo është koha më e paktë që ai ka luajtur në karrierën e tij.
    Sidoqoftë, kjo i takon 2005 ës. Fortuzi ka nisur stërvitjen e rregullt dhe më 2006 tën ka premtuar të kthehet në formën e tij të dikurshme, në atë formë që e meriton një idhull.

    Bushi në Livadhja, pas xhiros në Gjermani

    Alban Bushi është rikthyer në kampionatin grek pikërisht pas 7 vitesh. Por nuk ishte e thënë që ai të zinte vend menjëherë. Nga Livadhjaja ai shikoi në një skuadër të Bundesligës 2, por "aventura" e tij ishte thjesht një nostalgji për të kaluarën, ndaj ai u kthye përsëri te skuadra, që do të luante për herë të parë në kategorinë A. Duke njohur përvojën e tij të madhe në shumë klube, drejtuesit e Levadhjakosit e pranuan në skuadër, ndaj dhe aktivizimi i tij në këtë fazë të kampionatit ishte disi i vonuar. Bushi e veshi për herë të parë fanellën ngjyrë jeshile të Levadhjakosit pikërisht në javën e 3 të, në një ndeshje mjaft të vështirë me Panathinaikosin. 73 minuta lojë i mjaftuan atij për të treguar vlerat e veta dhe të drejtuesve të skuadrës për t'u bindur se nuk ishin gabuar në zgjedhjen që kishin bërë. Bushi vazhdoi të luajë, por jo gjatë gjithë minutave të rregullta. Goli i vetëm i shënuar prej tij në javën e 5 të ndaj Panioniosit krijoi te drejtuesit vendës imazhin e një futbollisti të domosdoshëm në ekip. Ndaj në 3 ndeshjet e fundit Alban Bushi luajti plotësisht 270 minuta. Se si do të fillojë java e 15 të, askush nuk e di. Alban Bushi është i vetmi futbollist shqiptar, që ka shënuar në këtë sezon të kampionatit grek, por ai është i dyti futbollist, pas Beqajt, që nuk është aktivizuar për arsye kartonësh. Nëse Beqaj është ndëshkuar që në fillim me karton të kuq, Bushit i janë dashur 4 kartonë të verdhë për të bërë një të kuq.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tare, gol spektakolar në fitoren e Lacios

    Igli Tare ka shënuar golin e katërt të Lacios në ndeshjen që skuadra romane fitoi ndaj Askolit në "Olimpico" me rezultatin 4-1. Sulmuesi kuqezi është aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Delio Rosi dhe ka arritur të ekzekutojë në mënyrë perfekte një roveshatë, duke shënuar një gol spektakolar në minutën e 81-të të takimit.

    Ndeshja ka nisur keq për skuadrën e Tares, e cila e ka parë shumë shpejt veten në disavantazh të një goli, teksa miqtë nga Askoli kanë realizuar falë një hutimi të mbrojtjes kryeqytetase.

    Megjithatë, skuadra e Lacios ka ditur të reagojë, teksa e ka përmbysur rezultatin e takimit brenda 45 minutave të para. Pjesa e dytë ka nisur me një Lacio këmbëngulëse, që ka kërkuar golin e sigurisë dhe e ka gjetur me anë të Pandevit.

    Tare është hedhur në fushën e lojës nga trajneri Delio Rosi në minutën e 67-të në vend të Tomazo Rokit dhe për minutat e luajtura ka qenë një ndër më të mirët e skuadrës së tij. Natyrisht, goli i shënuar 14 minuta më pas, në atë të 81-të, i jep më shumë vlerë fraksionit të lojës kur ai është aktivizuar. Me këtë fitore, Lacio ngjitet edhe më në tabelën e renditjes, ndërsa stafi teknik i Lacios mund t'i rishikojë edhe një herë pozitat e sulmuesit shqiptar në klubin bardhekaltër.

    Bogdani e Siena ndalin galopin e Interit

    Erion Bogdani është aktivizuar 90 minuta në takimin që skuadra e tij, Siena, ka zhvilluar me Interin. Si gjithmonë, sulmuesi ynë ka qenë pika e referimit e sulmit sienez, të cilët e kanë kërkuar shpesh me harkimet e gjata për të. Në pjesën e parë, Bogdani ka luftuar shumë, por nuk ka pasur asistencën e duhur nga ana e pjesës tjetër të skuadrës, e cila luante më e tërhequr. Ndërsa në të dytën lojtari i kombëtares sonë ka mbetur i izoluar në mbrojtjen e zikaltërve, sidomos pas daljes nga fusha e lojës të Kiezës dhe Lokatelit. Megjithatë, loja e zhvilluar nga Erion Bogdani ka qenë pozitive dhe i ka shërbyer tërësisht skuadrës si në fazën ofensive ashtu dhe në mbrojtje, ku ai ishte i pranishëm në çdo goditje fikse të kundërshtarëve.

    Mario Gurma i jep fitoren Levadhiakosit

    Sulmuesi i ri sarandiot i Levadhiakosit, Mario Gurma, ka qenë protagonist i takimit Levadhiakos-OFI Kretë, pasi ka realizuar golin e vetëm të takimit, që ka vulosur fitoren e vendësve përballë miqve nga Kreta. Ka qenë minuta e 12-të e takimit kur Gurma ka shënuar golin e fitores për të tijtë. Loja e Gurmës ka qenë shumë mbresëlënëse, por në minutën e 75-të trajneri i Levadhiakosit vendos ta zëvendësojë atë me mbrojtësin Aleks, për të ruajtur rezultatin. Gjithashtu, në këtë takim është aktivizuar edhe sulmuesi tjetër, Alban Bushi. Bushi është hedhur në fushën e lojës në minutën e 60-të dhe është përpjekur që ta mbajë prapa skuadrën e tij dhe të befasojë mbrojtjen mike me kundërsulme të shpejta.

    Murati, 90 minuta dhe karton të verdhë

    Edvin Murati është aktivizuar 90 minuta në takimin Kalithea-Iraklis, takim ky që ka përfunduar me shifrat e paprekura 0-0. Murati rikthehet edhe një herë si titullar për skuadrën e tij pas problemeve që ka patur kohët e fundit. Gjithsesi, skuadra e Iraklisit nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim, ndërsa Murati është ndëshkuar me karton të verdhë. Fortuzi nuk është aktizivuar, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar.

    Lorik Cana e Marseja shkatërrojnë Lë Havrin

    Marseja është kualifikuar për në turin tjetër të Kupës së Francë, teksa ka shkatërruar në "Velodrom" skuadrën e Lë Havrit. Cana është aktivizuar 66 minuta në këtë takim, i cili është mbyllur me fitoren e marsejezëve 4-0. Cana është rikthyer në rolin e tij të preferuar, të mesfushorit shkatërrues, dhe ka qenë një prej më të mirëve. Në çastin e ndërrimit të tij, rezultati ka qenë 3-0 për Marsejën dhe trajneri ka prefuar që të mos e sforcojë më tej mesfushorin kuqezi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #55
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Ne fakt goli i Tares kete jave ka qene teper spektakolar. Nje rafishate me te majten, nga nje futbollist qe pjesen derrmuese te golave i ka shenuar me koke. Diçka e rralle por nje gol shume i bukur.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #56
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Beqaj mund Bushin dhe Gurmën

    Në Nikea, 3 shqiptarë ndodheshin përballë njëri tjetrit në një ndeshje, ku kërkohej me çdo kusht fitorja, ndërkohë që Beqaj vë shiritin e kapitenit për herë të parë sivjet në javën e 16 të.Dy trajnerët kishin menduar sisteme të ndryshme loje. Këto zgjedhje bënë që të mbetet jashtë formacionit Alban Bushi, sepse trajneri i Levadhakosit preferoi të luajë me një sulmues, rol i cili iu besua futbollistit tjetër shqiptar Mario Gurma. Në pjesën e dytë, në fushë ka hyrë edhe futbollisti ynë Alba Bushi. Sidoqoftë, ndeshja ka përfunduar 2-0 për vendësit e Beqajt. I pyetur për "Sportin shqiptar", Beqaj tregon edhe momentin e penalltisë së humbur nga miqtë: "Jo nuk kisha frikë. E kuptova krahun dhe u hodha tamam ku ai e gjuajti penalltinë, ku topi preku shtyllën". Beqaj flet edhe për dy kundërshtarët e tij, Gurma dhe Bushi: "Gurma është një djalë i ri dhe sulmues i fuqishëm. Ai luajti dhe u mundua shumë për 90 minuta. Ndërsa Bushi u aktivizua në pjesën e dytë. Për mendimin tim si Gurma dhe Bushi janë lojtarë shumë të mirë dhe sot lëvizën, shumë pavarësisht se nuk arritën të shënonin".

    Murati mungon në fitoren e Iraklisit

    Ndeshja e parë e fazës së dytë të kampionatit grek është hapur në Kaftazoglu me ndeshjen Iraklis Akratitos. Vendasit fituan me një gol të shënuar në minutën e 58 të. Edhe pse u prezantua si lojtar rezervë, futbollisti ynë Edvin Murati nuk u aktivizua. Dhe kjo ndodh, kur pikërisht një javë më parë ai ishte futbollisti më i mirë i Iraklisit. Ndaj Akratitos nuk u aktivizua edhe shqiptari tjetër Indrit Fortuzi, i cili vazhdon të stërvitet me kohë të diferencuar.


    Bogdani, një ndeshje të mire në Livorno

    Erion Bogdani ka zhvilluar dje një ndeshje mjaft pozitive me skuadrën e tij, Siena, në fushën e Livornos. Sulmuesi ynë kuqezi ka qenë pika më e fortë e sulmit të Sienës dhe problemi numër një i mbrojtjes vendëse. Edhe pse nuk ka shënuar vetë, Bogdani ka qenë promotor i disa aksioneve të pastra për gol për të tijtë, ndër të cilët ka pasur edhe asiste për lojtarët e tjerë të skuadrës. Sidoqoftë, goli i ka munguar shqiptarit të Sienës, por ama ka shkëlqyer gjatë 90-minutave të lojës, në një ndeshje të barazuar 2-2 mes Livornos dhe Sienës.

    Tare, 5 minuta ndaj Parmës

    Sulmuesi tjetër i kombëtares shqiptare, njëherazi kapiten i saj, Igli Tare, ka luajtur dje vetëm 5 minuta lojë për Lacion, në ndeshjen e kësaj të fundit me Parmën. Bjondi ynë kuqezi është hedhur në fushën e lojës nga trajneri lacial, Delio Rosi, në minutën e 85-të, kur rezultati ishte ai i përfundimit të krej 90-minutave, 1-1, duke zëvendësuar autorin e golit të vetëm të romanëve, Tomas Roki.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Levadhiakos mbyll me fitore javën e 17 të, ndërsa portieri i javës shpallet shqiptari Arjan Beqaj 02-02-2006

    Bushi gol, Beqaj në 11-shen e javës

    Mbrëmë, të gjitha vështrimet ishin në Livadhja, ku u luajt epilogu i javës së 17 të të kampionatit helen. Përballë vendasve ka qenë skuadra selanikase Apollon i Kallamariasë. Të jeshiltë kanë realizuar qëllimet e veta, ndërsa kuqezinjtë janë kthyer të mundur në Selanik. Ishte goli i Alban Bushit, ai që e ndëshkoi aq shumë skuadrën mike, e cila sivjet njeh lulëzimin e vet, teksa renditet në vendin e 11 të.

    Në fakt, ka qenë një vërshim i shtatlartit tonë Gurma, të cilin mbrojtësi kundërshtar Miravski nuk ka gjetur rrugë tjetër për ta ndaluar, veçse duke e penguar atë. Nuk ka hezituar gjyqtari kryesor i ndeshjes për të dhënë penallti. Bushi e ka marrë topin në duar dhe pasi e ka rregulluar mirë e mirë, ka goditur fort. Sulmuesi ynë ka qenë shumë i saktë në goditjen e tij nga pika e 11 metërshit. Që nga kjo minutë, e 42-ta, kur u realizua goli, asgjë nuk ndryshoi, edhe pse trajnerët e të dy ekipeve i kryen të gjitha zëvendësimet e mundëshme.

    Goli i shënuar mbrëmë ndaj Apollon të Kallamariasë ishte goli i dytë i Bushit gjatë këtij sezoni në kampionatin helen. Eshtë interesant fakti se sulmuesi ynë golin e parë e ka shënuar pikërisht me datën 1, ashtu si edhe mbrëmë. Veçse, ndeshja ndaj Panioniosit, ku Bushi e ka shënuar këtë gol, daton më 1.10.2005. Në ndeshjen e mbrëmshme, trajneri i vendasve Takis Lemonis ua besoi sulmin shqiptarëve Bushi dhe Gurma, të cilët e nxorën faqebardhë nga stadiumi, që është gjithnjë i etur për fitore. Ndërsa autori i të vetmit gol të ndeshjes u zëvendësua në minutën e 72 të, pra 30 minuta pas shënimit të golit, Mario Gurma i luajti të plota të 90 minutat, duke qenë shqetësimi kryesor për mbrojtjen e Apollonit.

    Beqaj, portieri më i mirë i javës

    Java e kampionatit grek ka pagëzuar tashmë më të mirët e saj. Dhe një prej tyre, madje absolutisht më i miri, është portieri ynë Arjan Beqaj. Ai është vlerësuar për ndeshjen e zhvilluar ndaj Panathinaikosit me notën më të lartë. Beqaj ishte futbollisti më i mirë për të dy ekipet. Për t'u dhënë fund vlerësimeve për portierin tonë, mjafton të citojmë atë që shkruante shtypi grek të nesërmen e ndeshjes: "Ndeshja e së dielës në OAKA (Stadiumi Olimpik i Athinës) kishte emrin Arjan dhe mbiemrin Beqaj".

    Nuk luajnë Murati dhe Fortuzi

    Iraklis ngjitet në zenit, por nuk luajnë Murati dhe Fortuzi.
    Fatkeqësisht dy futbollistët tanë, për shkak të dëmtimeve, nuk kanë marrë pjesë në një prej fitoreve më historike të skuadrës së tyre, Iraklis, ndaj AEK-ut të Athinës. Bardheblutë kanë fituar thellësisht 4 0, duke i larguar aekgjitë 6 pikë larg kampionëve.

    Fitorja 4 0 e Iraklisit ndaj AEK-ut është fitorja më e thellë e bardhebluve në gjithë historinë e futbollit grek, pra që nga viti 1959, kur është luajtur ndeshja e parë midis tyre me pritës Iraklis.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #58
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nje figure shume te mire po ben edhe Ansi Agolli ne kampionatin sviceran te Xamax.Ka arritur te zere nje vend prej titullari ne 11 e pare.

    Nuk duhet te harrojme se kampinati zviceran per momentin eshte ne nje nivel shume te larte, pothuajse sa ai i Gjermanise.Ekipet zvicerane ne kupat evropiane po perfaqsohen me sukses.Shume mire qe edhe Brigeli e ka thirrur per miqsoren me Lituanine.

    Go ,go Ansi !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #59
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ekipi Marseje i Lorik Canes shkon me larg ne Uefa ndaj Boltonit.Rezultati 2-1 .Cana rol vendimtar, mori edhe nje karton te verdhe.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #60
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    BOJAN NEZIRI

    From Wikipedia, the free encyclopedia
    Jump to: navigation, search
    Bojan Neziri (Serbian Cyrillic: Бојан Незири) (born February 26, 1982) is a Serbia and Montenegrin football player who plays for FC Metalurg Donetsk but in August 2005 the left-back went on loan to german side VfL Wolfsburg for one year.

    An ethnic Albanian, he won silver medal with the Serbia and Montenegro national team on the Under-21 Championship of Europe.

    He was part of the Serbia and Montenegrin 2004 Olympic football team, who exited in the first round, finishing fourth in Group C behind gold-medal winners Argentina, Australia and Tunisia.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Bojan_Neziri

    ARDIAN GJOKAJ

    Trabzonspor have brought left-sided Serbo-Montenegrin player Ardijan Djokaj of FK Crvena Zvezda to Istanbul to discuss terms. Djokaj made a discussion with Trabzonspor president Nuri Albayrak and gave a photo shoot with his new team’s shirt.


    The player will travel from Istanbul to Trabzon at 07.00.

    http://www.trabzonspor.org.tr/haber_...&HaberID=32648

    IGOR DULAJ

    Igor DULJAJ
    6 | Shakhtyor Donetsk Midfielder
    Height: 1.75m. Weight: 71.00kg. Nationality: Serbia-Montenegro
    Born: 29/10/1979 in Topola

    Qe te tre keta jane shqiptar por qe kane lindur ne Serbi e Mal i Zi dhe jane nder lojtaret me te mire te perfaqesueses serbo-malazeze. Po te kishim ne shqiptaret nje kombetare me gjithe futbollistet me te mire shqiptare, ne sot do pretendonim Kupen Boterore. Per fat te keq, per momentin jemi te ndare dhe keshtu i kemi punet. Por do vije koha kur Shqiperia do behet ajo Shqiperia qe duhet te jete, Shqiperia etnike, qe do bashkoje gjithe shqiptaret, dhe ne do jemi shume me te forte ne te gjitha aspektet.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 6 prej 52 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •