Close
Faqja 4 prej 26 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 512
  1. #61
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Migen Memelli kontrate 3-vjecare me Bran Bergen
    E zeza mbi te bardhe duket qe eshte hedhur,nga dy palet kontraktuese ne njeren ane futbollisti shqiptar Migen Memelli, dhe nga ana tjeter klubi i superliges se Norvegjise qe synon kete vit nje pjesemarrje ne kupat Evropes Bran Bergen. Lajmi i renies ne ujdi per tre vitet e ardhshme eshte dhene edhe nga faqja zyrtare e ketij klubi. Sulmuesi i njohur Memelli qe ka qene pjese e ekipit Skenderbeu te Korces ku per kete skuader ka qene edhe shenuesi me mire me 8 gola i eshte imponuar trajnerit Mons Ivar Mjelde, ne gjithe keto dite prove. Klubi nepermjet trajnerit shpreh kenaqesine qe Brani ne endrren e arritjes se nje vendi qe te con ne kupat e Evropes per sezonin e ri qe fillon ne date 10 prill, do te kete sherbimet e nje sulmuesi race gje qe e ka treguar ne kampionatin e Shqiperise ku ne 140 paraqitje ka shenuar 45 gola.

    Por tani mbetemi te ndjekim edhe situaten qe do perceptoje kjo kontrate tek klubi korcar Skenderbeu,kur kujtojme qe presidenti Spiro Bardhi ka deklaruar qe sdo te japim lejekalimin per Migen Memellin. Dhe bejme cudi sesi klubi Norvegjez legalizon nje levizje te tille nese futbollisti shqiptar ska kartonin e vet ne dore,apo gjate ketyre diteve futbollisti Memelli dhe klubi korcar do te jene marr vesh per transferimin e tij ne 3 vjetet e ardhshme ne Norvegji


    Edmond Qose - tifozat.com
    Shkruar nga më 01/01/1970 01:00
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #62
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Itali
    Bogdani titullar, Tare fiton penallti

    Erion Bogdani e ka nisur ndeshjen e djeshme me Fiorentinën si titullar. Madje sulmuesi ynë kuqezi ka qenë rreziku kryesor për mbrojtjen vendase. Ka shërbyer dy-tri herë për shokët e skuadrës, duke i nxjerrë në pozicione të volitshme shënimi, por edhe vetë ka pasur raste për ta ndëshkuar Fiorentinën. Sidoqoftë, lodhja është lexuar në fytyrën e tij, kështu që trajneri De Kanio e ka zëvendësuar në minutën e 82-të. Siena e tij ka humbur 2-1, pikërisht në minutat shtesë. Nga ana e tij, Igli Tare, e ka nisur ndeshjen e djeshme me Kievon nga stoli, teksa është futur në lojë në minutën e 65-të. Sidoqoftë, ai ka arritur të fitojë shumë shpejt një penallti, e cila është kthyer në gol nga Odo, duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje, 2-2.



    Bushi, 2 gola që nuk e gëzojnëKa shënuar dy supergola ndaj Kalitheas e megjithatë nuk është i kënaqur. Futbollisti shqiptar, Alban Bushi, ka thënë: "Nuk jam i kënaqur nga 2 golat që shënova, sepse nuk morëm asnjë pikë". Levadhjakosi humbi në një ndeshje të vështirë për të në "El Paso" ndaj Kalitheas me rezultatin 3 2. "Loku u aktivizua në minutën e 46 të, duke zëvendësuar bullgarin Rusev, i cili pak minuta më parë kishte humbur edhe një penallti të akorduar në favor të ekipit të tij. Aktivizimi i Bushit në pjesën e dytë është konsideruar si një zgjedhje e gabuar e trajnerit Takis Lemonis. Gazeta "Goal News" shkruan: "Hyrja e Bushit në pjesën e dytë tregoi se ishte një zgjedhje e gabuar e trajnerit të Levadhjakosit, Takis Lemonis. Qendërsulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili luajti pak ditë me parë ndaj Lituanisë, tregoi se në ndeshjen ndaj Kalitheas nuk ishte i lodhur". Edhe pse luajti vetëm në pjesën e dytë, Bushi shënoi dy gola shumë të bukur për skuadrën e tij Levadhjakos.


    Murati, një minutë lojë, një karton
    Më në fund trajneri Savas Kofidhis ka nxjerrë në fushë pas 4 javësh mungese futbollistin tonë Edvin Murati. Aktivizimi i tij ka ardhur më saktësisht pas një muaji. Murati ishte aktivizuar herën e fundit me 5 shkurt, në javën e 18 të në ndeshjen Paok Iraklis 1 0. Kjo e mbrëmëshmja, pra më 5 mars, ishte aktivizimi i tij i radhës. Vetëm 1 minutë lojë ishte koha në dispozicion të mesfushorit tonë, i cili mori edhe një karton të verdhë, që ishte i 4 ti i tij në këto 22 javë.
    Beqaj në lartësinë e formës së tij

    Në "Nikia", ndeshja Jonikos Paok i kishte të gjitha: golat, rastet e humbura, shtyllat, por edhe kontestimet për golat e tjerë. Portieri shqiptar, i cili vazhdon të luajë me një fanelë me mëngë të shkurtra, kishte vërtet shumë punë. Ai priti me radhë goditjet e Zagoraqis, të Salpigidhis dhe të Miecel, por nuk kishte çfarë t'i bënte golit të shënuar nga egjiptiani Sikabalas në minutën e 36 të.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #63
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pervec Erion Bogdanit qe shenoi gol ne Serie A dje, sot kemi edhe nje dopiete nga Besart Berisha ne Danimarke. Edhe Besart Berisha duhet te behet kuqezi sa me pare. Besarti eshte lojtar i Hamburgut por qe i eshte dhene hua Horsens te Danimarkes per kete sezon. Thuhet se eshte talent i madh dhe pritet qe ne sezonin tjeter te luaj per Hamburgu, Urojme qe ky te filloj te luaj me Hamburgun ne Bundeslige, bashke me nje aktivizim me te shpeshte te Kastratit me Munchengladbachun, dhe shume suksese ketyre dhe gjithe lojtareve shqiptare.

    Nese Besart Berisha ia arrin te luaj me sukses ne Bundeslige me Hamburgun, e Kastrati me Gladbachun, e edhe Besarti vishet kuqezi, atehere kombetarja jone me Erion Bogdanin, Besart Berishen, Bekim Kastratin, Igli Taren, dhe Fatmir Vaten, do kete nje sulm shume te forte qe jo vetem do na kualifikoje ne europian por edhe do na perfaqesoj me shume sukses.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #64
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Pervec Erion Bogdanit qe shenoi gol ne Serie A dje, sot kemi edhe nje dopiete nga Besart Berisha ne Danimarke. Edhe Besart Berisha duhet te behet kuqezi sa me pare. Besarti eshte lojtar i Hamburgut por qe i eshte dhene hua Horsens te Danimarkes per kete sezon. Thuhet se eshte talent i madh dhe pritet qe ne sezonin tjeter te luaj per Hamburgu, Urojme qe ky te filloj te luaj me Hamburgun ne Bundeslige, bashke me nje aktivizim me te shpeshte te Kastratit me Munchengladbachun, dhe shume suksese ketyre dhe gjithe lojtareve shqiptare.

    Nese Besart Berisha ia arrin te luaj me sukses ne Bundeslige me Hamburgun, e Kastrati me Gladbachun, e edhe Besarti vishet kuqezi, atehere kombetarja jone me Erion Bogdanin, Besart Berishen, Bekim Kastratin, Igli Taren, dhe Fatmir Vaten, do kete nje sulm shume te forte qe jo vetem do na kualifikoje ne europian por edhe do na perfaqesoj me shume sukses.

    Tung

    Mendoj se nuk duhet te ngutemi me lojtaret qe duhet te vishen kuqezi.Kampionati danez per momentin eshte shume i dobet(nuk ka asnje ekip ne uefa apo kupa e kampioneve) dhe 2 gola me nje ekip qe lufton te mos bjere nga kategoria, per mendimin tim jane pak.Psh, sipas kesaj llogjike duhet te thirret edhe Memeli qe luan me ekipin e katert ne kampionatin norvegjez.Prapseprape besoj se lojtare te ketij niveli jane me te mire se sa Myrtaj, qe nuk duhet te thirret fare.Sulmuesit me te spikatur shqiptare jane Bogdani dhe Bushi dhe keta duhet te perbejne dyshen e pare te sulmit.

  5. #65
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Rol percaktues pati edhe Adrian Aliaj ne ndeshjen e Brest ndaj Laval 2-2.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #66
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kombetarja shqiptare ka ende nevoje per Aliaj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #67
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Go, go Aliaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. #68
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Mendoj se nuk duhet te ngutemi me lojtaret qe duhet te vishen kuqezi.Kampionati danez per momentin eshte shume i dobet(nuk ka asnje ekip ne uefa apo kupa e kampioneve) dhe 2 gola me nje ekip qe lufton te mos bjere nga kategoria, per mendimin tim jane pak.Psh, sipas kesaj llogjike duhet te thirret edhe Memeli qe luan me ekipin e katert ne kampionatin norvegjez.Prapseprape besoj se lojtare te ketij niveli jane me te mire se sa Myrtaj, qe nuk duhet te thirret fare.Sulmuesit me te spikatur shqiptare jane Bogdani dhe Bushi dhe keta duhet te perbejne dyshen e pare te sulmit.
    Kampionati norvegjez, sikur edhe futbolli norvegjez ne pergjithesi, eshte disa shkalle me poshte, kampionatit dhe futbollit danez ne pergjithesi. Shto ketu faktin tjeter qe Besart Berisha eshte shume me i ri se Migen Memelli, dhe eshte lojtar i Hamburgut zyrtarisht. Pastaj, Besart Berisha cilesohet si nje nga talentet me te medhaja te futbollit sot, dhe per te zyrtaret e ekipit te Hamburgut kane ardhur ne Prishtine dhe kane qendruar me jave derisa i kane rregulluar te gjitha dokumentat per tu zhvendosur ne Gjermani.

    Per Bushin, ai po luan ne nje kampionat qe nuk eshte kushedi se cfare, dhe ne nje nga ekipet e fundit te ketij kampionati, dhe edhe aty nuk ka qene titullar deri tani. Tani ne ndeshjet e fundit beri disa gola dhe u rikthye ne forme pak, sepse deri keto kohet e fundit nuk ishte kerrkah hic. Bushi, mendoj qe duhet te thirret vetem kur ka mungesa ne sulmin e kombetares, nese eshte ne forme gjithsesi. Nga lojtaret ekzistues dhe ish-lojtaret e Kombetares qe luajne jashte, vetem Bogdani, Vata, dhe Tare duhet te thirren ne kombetare, bazuar ne formen qe jane duke treguar.

    Ne shkrimin tim te meparshem, harrova edhe Labinot Halitin, per te cilin filluan procedurat per ta veshur kuqezi. Golashenuesi dhe sulmuesi me i mire i kampionatit austrialian, dhe shume i ri ne moshe, qe premton shume. Ky duhet te jete ne sulm me Erion Bogdanin, per momentin.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #69
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    J. Hyka tek skuadra me e madhe Norvegjeze
    Te permendesh emrin futboll e gjithe bota e di se behet fjala per sportin me te popullarizuar, te permendesh Norvegjine shumekush e di qe behet fjala per nje shtet qe sidoqofte ka nje futboll te zhvilluar,me emra mbreselenes si Xhon Kerju, Tore Andre Flo, Stefan Iversen, Pedersen etj. Por te permendesh Rozenborg sigurisht qe cdo kush e di qe behet fjale per klubin me te madh te vendeve nordike dhe klubin qe gjate viteve te fundit eshte gjithmone ne eliten e Champions Liges,dhe ekipi qe ka mposhtur edhe Realin e madh ne momente magjike te tij. Pra tek ky klub me emer jo vetem ne Norvegji,por edhe me gjere per 3 vjetet e ardhshme do te jete pjese edhe talenti me teknike te perkryer 18 vjecari nga Tirana Jahmir Hyka.

    Ky futbollist i dale nga akademia e njohur e Tiranes,talenti me i mire i moshes se vet zgjoi interesimin e drejtuesve te klubit te njohur Rozenborg te Trondheimit dhe menjehere e rekrutuan ne gjirin e tyre me nje kontrate jo te vogel ne kohe pra 3 vjecare. Prej dates 13 mars dite kur u zyrtarizua nga drejtuesit e klubit futbollisti shtateshkurter Hyka do te militoje ne nje emer te madh ne Norvegji dhe mbase do jete shtyse per te ardhmen e madhe te talentit Tiranas. Pra sic verehet vendi nordik Norvegjia po behet nje Oaz shume i mire per talentet shqiptare kur kemi theksuar edhe herave te tjera qe ne kete merkato te dimrit por qe korenspodon me fillimin e sezonit futbollistik 2006-2007 ne Norvegji jane kycur 4 futbolliste,kur rrugen e hapi beratasi Vangjel Mile tek Konsvinger, Migen Memelli tek Bran dhe Dritan Stafsula tek Bodo-Glimt.

    Edmond Qose - Tifozat.com

    Jahmir Hyka, kontrate 3-vjecare me Rosenborg Print E-mail

    ImageTirane, 16 Mars - Talenti 18-vjecar nga Tirana, Jahmir Hyka ka nenshkruar nje kontrate 3-vjecare me ekipin prestigjoz Rosenborg ne Norvegji.

    Image
    Jahmir Hyka
    Pas nje prove muajin e kaluar ne Norvegji, ku Hyka u rikthye ne Tirane, duket se drejtuesit e ekipit norvegjez kane nderruar mendjen duke e rikthyer ate. Hyka ka dale nga nje nga shkollat me te forta te futbollit shqiptar, ajo e KF Tiranes.

    Mesfushori shtatshkurter eshte edhe lojtar i ekipit te 18-vjecareve te kombetares se Shqiperise dhe quhet si nje lojtar qe premton per te ardhmen. "Hyka eshte me te vertet i vogel, por ai eshte shume i shpejte dhe e driblon topin ne nje menyre fantastike - sidomos ne hapesira te vogla.

    Vizioni i tij i lojes eshte gjithashtu shume i mire," eshte shprehur tranjeri asistent i Rosenborgut Knut Toerum per mediat norvegjeze. Te marten e ardhshme ai do ti bashkangjitet ekipit te Rosenborgut ku si per fillim do te jete me ekipin e te rinjve por mediat norvegjeze bejne te ditur se mundesia eshte qe shume shpejt ai te kaloje ne radhet e ekipit te pare. Kjo eshte dhe arsyeja pse ekipi norvegjez kerkon ta mbaje ate per 3 vjet.

    Jahmir Hyka ka lindur me 8 Mars, 1988, 168 cm i gjate dhe peshon 57 kg.

    Pergatitur nga: Ilir Skendaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 16-03-2006 më 04:18

  10. #70
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Besart Berisha: Jam gati për fanellën kuqezi
    Driton Latifi


    Ai e pranon se nuk është shumë i njohur me rrjedhat e futbollit shqiptar, por kërkon me ngulm që një dokument udhëtimi me shqiponjën dykrenore të stampuar t'i jepet sa më parë. Besart Berisha para disa kohësh kishte tentuar të merrte pasaportën shqiptare në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin. "Kur kisha probleme me pasaportën, iu drejtova për ndihmë edhe Ambasadës Shqiptare në Berlin, por nuk ma dhanë pasaportën për arsye të caktuara. Jam i bindur se janë edhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë, që kërkojnë pasaportë shqiptare dhe janë të gatshëm të derdhin djersën e tyre vetëm për fanellën kuqezi. Ata nuk duhet me i lënë anash, duhet me i afrua, sepse një ditë ata do të bëhen futbollistë të mëdhenj. Nëse kombëtarja shqiptare është e interesuar për mua, ja ku jam. Nëse ka nevojë, nisem që sot nga Danimarka për të veshur një fanellë kuqezi. Mos të harrojnë, unë jam shqiptar,"- thotë Berisha. Me një kontratë si profesionist me ekipin Hamburg SV në xhep, por pa të drejtë aktivizimi për shkak të problemeve me lejen e qëndrimit në Gjermani, Besart Berisha para dy vitesh kishte bredhur nëpër institucionet kosovare për të marrë një dokument udhëtimi të UNMIK ut, që do t'i lejonte atij hyrje legale në Gjermani dhe për të vazhduar me punën e profesionistit. "Trajneri Klaus Topmëler, kur bisedoja me të, pasi më kishte marrë nga Berlini, thoshte se më llogariste në planet e tij dhe ishte duke më pritur. Në Prishtinë nxjerrja e pasaportës po vonohej. Isha vërtet i dëshpëruar, mendoja se nuk do të arrija të kthehem te Hamburgu dhe duhej të luaja në Kosovë,"- thotë që në fillim të bisedës, Besart Berisha. Ai ishte futur ilegalisht me familjen e tij në Gjermani, që kur ishte shtatë vjeçar, më 1992, në tentim për t'i shpëtuar dhunës serbe dhe për të siguruar një leje qëndrimi. Atje Berisha kishte filluar të lunte futboll te disa skuadra moshash, për të kaluar te TeBe Berlin, nga ku talentin e tij e kishin nuhatur ekspertët e Hamburgut, që i kishin ofruar një kontratë profesionale në moshën 17 vjeçare. Por këtu kishin filluar problemet, pasi autoritetet gjermane, me rregullimin e situatës në Kosovë, i kishin kërkuar edhe atij të kthehej në vendlindje. Pas rregullimit të pasaportës, që kishte zgjatur disa muaj, Berisha ishte kthyer te Hamburgu. "Kur u ktheva skuadra kishte përfunduar fazën përgatitore dhe për mua ishte një sezon i dështuar. Ekipi më huazoi te skuadra e ligës së parë daneze, Aalborg, por ekipi i Hamburgut, në tentativë që të më ruante, kishte kërkuar nga danezët shuma të mëdha parash për çdo ndeshje që unë do të luaja për këtë skuadër. Pas një viti, Hamburgu më huazoi sërish te AC Horsens, sepse kishte angazhuar sulmues me eksperiencë dhe shpreheshin se unë kam nevojë për diçka të tillë,"- thotë ai. Deri tani 20 vjeçari Berisha ka shënuar 7 gola në kampionatin danez. "Kampionati danez është shumë i vështirë të përballohet, sidomos në ekipin ku jam, që është një skuadër e re. Sezonin e ardhshëm Hamburgu ka shprehur interesim dhe kërkon të më kthejë, sepse kam kontratë me ta, por janë edhe disa skuadra të tjera të interesuara për mua në Gjermani dhe Danimarkë. Trajneri aktual Doll i njeh aftësitë e mia dhe unë besoj se Hamburgu më llogarit mua për të ardhmen, pasi më ndjekin gjatë ndeshjeve, ndërsa trajneri Thomas Doll, me të cilin kam punuar për katër muaj, ka njoftuar se do të asistojë në një ndeshje timen të kampionatit danez", - përfundon kosovari Besart Berisha, i cili është i gatshëm dhe në pritje të një ftese nga ana e FSHF-së, për të provuar aftësitë e tij me fanellën kuqezi të kombëtare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  11. #71
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une mendoj se ky lojtar i duhet kombetares sone ! Eshte mjaft karismatik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  12. #72
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Goli i tete i Besart Berishes sot ne kampionatin danez.
    Besart Berisha futbollisti qe duhet vezhguar
    U ndala dhe reflektova mire ne lojen qe Besart Berisha beri sot ne ndeshjen qe skuadra e tij Daneze Horsen fitoi 3-1 me Viborg ku Berisha ishte autori i golit te pare per Horsens por edhe asistuesi i golit te 2.Nuk jane shifrat qe me shtyne per tu ndaluar dhe elaboruar sulmuesin e ri,sepse niveli i kampionatit Danez normalisht ka nje koeficent te ulet fortesie ku edhe golat maten me 1/2 me kampionatet me te forta te Evropes,nuk me nxiten vetem golat qe Besarti shenon tek skuadra e vendit te 10 te liges Daneze. Por gjate shikimit te 90 minutave te kesaj ndeshje vura re qe Berisha eshte nje lojtar qe duhet vezhguar mire nga specialistet,dhe nese konsiston qe vihen re elemente qe ne te ardhmen rriten edhe ne proporcion te moshes atehere duhet bere me pasaporte ky djalosh dhe menjehere te vihet ne dizpozicion te shpresave, ku dhe do te piqet.

    Ne takimin e djeshme edhe pse nuk mund te nxirret nje konkluzion i sakte per nje 90 minutesh, aq me shume ne nje ndeshje ku kundershtari beri shume pak Besarti me la te kuptoja qe dispononte nje veti te jashtezakonshme per moshen e re qe ka,ndjenjen e nje lojtari Kyc nga i cili ekipi pret gjithcka,Besarti me nje vetebesim tipik lojtari te Madh merrte persiper pothuajse gjithe repartin e sulmit,me nje fizik mbreselenes ku potenca e tij ne levizshmeri,dyluftime dhe shkeputje nga toka jane tregues per elemente shume te vlefshem ne futbollin bashkekohor,por jo vetem keto elemente teknik te terheqin vemendjen tek ky futbollist por edhe bagazhi taktik i treguar ne ndeshjen e sotme,shtuar edhe nuhatjen per gol na japin te kompletuar nje sulmues qe duhet te vezhgohet me perparesi nga specialistet e kombetares.Nuk duhet te shprehemi te ekzaltuar ne teresi jo vetem per nivelin e Besart Berishes por edhe per emrat e tjere te lakuar si futbolliste te se ardhmes,sepse gjerat jane shume komplekse dhe mbase jo vetem forma e momentit mund te behet shkak per te menduar qe kemi te bejme me nje talent,sepse koha ka treguar qe nje futbollist konsiderohet i vlefshem kur ka nje vazhdimesi forme dhe nje nivel me kurbe rritje ne varesi te moshes qe disponon.Besoj ju kujtohet pajisja menjehere me pasaporte e Kristian Nushit pas turneut te Norcias para 2 vjeteve ku thame qe fituam nje lojtar per kombetaren,gje qe s rezultoi ashtu.

    Po ashtu shpresonim per nje sulmues race kur Denis Boshnjakun e thithem ne shpresat nga Roma e madhe e futbollit Italian,por sot Boshnjaku ska adrese su ku luan,ka dhe shume raste te tjera ku edhe Mehmet Dragusha nuk justifikoi sic duhet besimin e Brigelit.Prandaj ne nepermjet mediave bejme mire qe proklamojme individet tane futbolliste qe luajne ne Evrope dhe me gjere,por duhet te shikojme gjerat pak me ndryshe ne pikepamjet e vlerave te tyre.Por ne fund me bindje te nje minispecialisti futbolli them qarte qe Besart Berisha meriton vemendje nga strukturat seleksionuse ne Shqiperi,aq me shume qe kemi dhe predizpoziten e vete Besartit per te perfaqesuar Kuqezinjte tane



    Edmond Qose - Tifozat.com

  13. #73
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Albanian signs for Brann
    2006-02-28

    The 25 year old Albanian striker Migen Memelli is close to signing for Brann.

    Memelli performed well during trials last week at Brann's training camp in La Manga, Spain.

    According to reports, Memelli will not be a costly affair for Brann.

    Memelli will be Brann's fourth new signing infront of the new season that kicks off in April. From before, Petter Vaagan Moen, Arnaud Monkam and Janez Zavrl has joined Brann.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  14. #74
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    BalkanWeb, 26.03.2006 (Futboll)

    Në fushë zbret Skela kundër Kastratit

    GJERGJI STEFA

    Fantazmat kuqezi të miqësores me Gjeorgjinë do të përsëriten nesër në orën 17.30, teksa në fushën e lojës për kampionatin gjerman dot të jenë përballë njëri-tjetrit dy protagonistë të 45 minutave të para të së mërkurës. Kaizerlsauterni i Ervin Skelës do të luajë kundër Mënshegldbahut dhe trajneri i kësaj të fundit ka preferuar që ta thërrasë në skuadrën e parë Kastratin, pasi ky i fundit veshi për herë të parë fanellën kuqezi. Në fakt, sfida do të luhet e tëra në distancë pasi të dy lojtarët luajnë në kahe të ndryshme, madje pritet që të mos fillojë gjithçka nga minuta e parë, por nga mesi. Kastrati, në fillim do të ulet në stol për të shërbyer më vonë për skuadrën. “Jam i gëzuar, megjithatë këtë e meritoj, – tha Kastrati – drejtuesit e klubit mund të kishin bërë një kalim të tillë më parë”. Sot në Gjermani shqiptari tjetër, Fatmir Vata do të zbresë si gjithnjë në fushën e lojës, pasi Arminia e tij do të luajë në Bielefeld përballë Nyrrenbergut simpatik. Një barazim duket rezultati më i drejtë, por një humbje për vendasit që si lider kanë shqiptarin, do të ishte një katastrofë e vërtetë. “Nuk e parashikojmë një gjë të tillë, – ka thënë dje për mediat gjermane Vata – ne luajmë gjithnjë për të fituar”.

    Itali
    Një ditë jo e mirë për kapitenin e përfaqësueses kuqezi, Igli tare. Ky i fundit nuk do të jetë as në pankinë për ndeshjen e Lacios me Sampdorian, pas dëmtimit të pësuar që do ta mbajë 2 javë larg fushave të blerta. Nuk mund të thuash se ka qenë një sezon me fat për biondin shqiptar. E vetmja kënaqësi që erdhi nga shiriti i përfaqësueses është sfumuar disi nga pankinat e shumta dhe nga dëmtimet që po e bezdisin. Po t’u shtosh këtyre dhe pretendimet, se kundër familjes së tij në Tiranë po ushtrohet një hakmarrje ordinere politike, atëherë vërtet mund të thuash që sezoni mbetet për t’u harruar në të gjitha pikëpamjet. Ka të tjerë që në lidhje me sezonin e mendojnë ndryshe dhe ky padyshim është lojtari i momentit kuqezi në Evropë. Erjon Bogdani po çmend Sienën dhe pasi luajti rreth 80 minuta me Shqipërinë të mërkurën, De Kanio nuk do ta kursejë, por do ta hedhë në fushën e lojës që nga minuta e parë, në një sfidë “shpëtimi” kundër Leçes. Nëse bardhezinjtë fitojnë, atëherë Seria A në vazhdim do të jetë një lojë fëmijësh, pasi rreziku për të zbritur një seri më poshtë do të jetë shumë i vogël. Sa për Myrtajn, lojtari që mbetet në krizë të plotë ka gjithnjë vend te kjo Peruxha. Vetëm se këtë radhë jo në qendër. Sipas mediave lokale italiane, vlonjati do ta nisë ndeshjen nga krahu i majtë i sulmit për të provuar këtë radhë aftësitë e tij si mëngjarash. Do të ishte një mrekulli që Peruxha të marrë shpërblimin e tij me një gol në këtë sfidë. Shqiptari është “shterpë” tanimë prej 21 javësh dhe kjo duket se nuk shqetëson vetëm Brigelin që vazhdon ta grumbullojë në përfaqësuesen kuqezi.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  15. #75
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mendoj se Bogdani, Cana ,Skela dhe Beqaj duhet te jene te paprekshem dhe boshti i kombetares sone per momentin. Jane me te miret qe kemi.Te tjeret duhet te provojne se e meritojne nje vend ne ekip.Megjithese ka ende kohe deri ne ndeshjen e pare zyrtare dhe nderkohe edhe ndonje lojtar tjeter mund te beje suprize.

  16. #76
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Golat shqiptare ne Europe kete jave:

    Serie A:
    Erion Bogdani - Siena - goli i dhjete i tij kete sezon
    Valon Behrami - Lazio - goli i dyte i tij kete sezon

    Bundesliga:
    Fatmir Vata - Bielefeld - goli i dyte i tij kete sezon
    Mehmet Dragusha - Paderborn - goli i dyte i tij

    Zvicer:
    Johan Berisha - Arau
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 02-04-2006 më 14:47
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  17. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Bogdani, golin e dhjetë ndaj Rexhinës
    Erion Bogdani shënon golin e 10 të në Serinë A gjatë takimit Rexhina Siena. Shqiptari, i cili vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Serisë A, ka shënuar një tjetër gol këtë herë kundër ish ekipit të tij deri një sezon më parë. Bogdani ka zgjidhur shumë mirë një rrëmujë në zonë, duke ndëshkuar pikërisht ekipin që i dha atij Serinë A, Rexhinën. Ndeshja gjithsesi ka qenë e ekuilibruar dhe në fund të dyja skuadrat kanë marrë nga një pikë të vlefshme. Gjithsesi, Bogdani edhe një herë ka treguar se është një nga lojtarët më të mirë të Sienës. Ky është goli i 10 të i Bogdanit në Serinë A.

    Tare sërish jashtë skuadrës laciale
    Igli Tare sërish nuk ka luajtur në takimin mes Lacios dhe Empolit. Shqiptari, ndonëse është grumbulluar nga Delio Rosi për ndeshjen me Empolin, nuk ka luajtur. Sipas informcioneve trajneri i Lacios nuk ka preferuar që të rrezikojë me të.

    Fatmir Vata shënon, mund Lalën
    Fatmir Vata ka arritur të fitojë dje duelin me bashkëpatriotin tjetër, Altin Lala, në takimin e vlefshëm për Bundesligën 1 mes Hanoverit dhe Bielefeldit. Kështu, dje, dy shqiptarët që luajnë në Bundesligë, Altin Lala dhe Fatmir Vata, janë përballur me njëri tjetrin. Fitues i ndeshjes ka dalë Fatmir Vata. Shqiptari që luan me Bielefeldin ka vendosur fatet e ndeshjes me një gol që në minutën e 5 të të takimit. Vata në këtë ndeshje ka luajtur 82 minuta, ndërkohë që Altin Lala ka luajtur vetëm një pjesë loje, pasi është ndërruar nga trajneri i Hanoverit. Gjatë 45 minutave Lala është ndëshuar edhe me një karton të verdhë.

    Skela kapiten, humbet Kaizerslauterni
    Një tjetër lojtar shqiptar që luan në Gjermani, Ervin Skela, nuk ka mundur që këtë javë të buzëqeshë. Skuadra e shqiptarit është mundur 5 1 nga Leverkuseni, duke vazhduar që të jetë në vendet e fundit të renditjes. Ndërkohë, Skela, në ndeshjen e së shtunës, ka mbajtur shiritin e kapitenit të skuadrës.

    Hasi, 90 minuta ndaj Anderlehtit
    Mesfushori i kombëtares shqiptare Besnik Hasi ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e kampionatit belg mes Anderlehtit dhe Lokerenit. Hasi ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër ish skuadrës së tij. Gjithsesi, ndeshja është mbyllur në barazim 1-1
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #78
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Erion Bogdani, si duket do kaloj ne Rome sezonin tjeter.

    EKSKLUZIVE: Bomberi shqiptar pranon kontaktin me drejtuesit e Romës
    Bogdani: Më ka kontaktuar Spaleti!
    E menjëhershme, si një rrufe edhe pse jo në qiell të hapur, pasi kjo gjë lëvizte prej kohësh në shtypin italian, por sot sulmuesi shqiptar i Sienës, Erjon Bogdani për herë të parë ka pranuar për “futbolli.com” se është në biseda me Romën. "Po jam kontaktuar nga drejtuesit e Romës, të cilët më kanë kërkuar, që të shkoj tek ata në fund të edicionit". Madje ka qenë vetë trajneri i verdhëkuqve, Luçiano Spaleti, ai që e ka marrë në telefon mister 10-golëshin e Sienës, duke i kërkuar atij që të takoheshin.


    Futbolli.com: Eri, shtypi italian dhe ai shqiptar po shpërthejnë për një mundësi të kalimit tuaj tek Roma në fund të edicionit. Sa është e vërtetë kjo?
    Bogdani: Nuk ia kam thënë asnjeriu më parë, por në paraditën e sotme, pata telefonatën e fundit me drejtuesit e klubit roman. Ata më morën për të biseduar me mua, lidhur me këtë lëvizje. Madje më ka marrë vetë trajneri Spaleti, i cili u duk shumë i interesuar për ecurinë time dhe mundësinë e këtij transferimi. Kam folur për rreth dy orë me ta, por mund të them se deri tani nuk është zgjidhur gjë, pasi pritet edhe biseda ndërmjet dy klubeve Roma dhe Siena.

    Futbolli.com: Po ky qenka një lajm Eri. Urime atëherë!
    Bogdani: Jo përpara kohe. Unë kam shprehur dëshirën time për të kaluar tek Roma, por dihet se jam edhe një pikë kyçe tek Siena. Kështuqë nuk e di se çfarë do të vendosë presidenca, ose më mirë presidenti De Luka për këtë gjë. Nëse ai pranon këtë lëvizje, atëherë edhe unë do të pranoj, sigurisht duke marrë përqindjen time.

    Futbolli.com: Cilat kanë qenë arsyet që Roma ju kërkon me kaq ngulm. Mos ndoshta dhjetë golat tuaj e kanë bindur Spaletin, i cili do t’iu këtë në skuadër?
    Bogdani: Mund të jetë edhe kjo. Ndoshta sepse Montela do të largohet në fund të edicionit dhe mbetet vetëm Toti. Ai ka nevojë për një sulmues. Ka krahë shumë të fortë, por i mungon një njeri që t’i tërheqë lojën në sulm. Ndoshta për këtë ai më preferon mua.

    Futbolli.com: Si do e presë këtë tifozeria sieneze, a e keni menduar?
    Bogdani: Nuk e di. Unë dua që të luaj këtu deri sa klubi të më mbajë dhe derisa kam kontratë dhe të jap maksimumin tim. Ndoshta ata do ta kuptojnë se ky është momenti në të cilin një futbollist duhet të kërkojë më shumë dhe Roma është një mundësi e madhe për t'u bërë një futbollist i madh.

    Futbolli.com: Edhe për t’i dhënë kombëtares më shumë, apo jo?
    Bogdani: Sigurisht edhe për këtë. Ose ndoshta edhe për një derbi, Bogdani - Tare, ku i dihet?

    Intervistoi: Arben Dushku

    marre nga www.futbolli.com


    Shefki Kuqi shenoi sot golin e gjashte kete sezon ne Premier Lige me Blackburn Rovers qe per momentin eshte ne vendin e gjashte te Premier Liges

    Wigan and Blackburn share spoils


    Eurosport - RM 03/04/2006

    More stories
    Blackburn 1-1 Wigan: re-live the match here!Shefki Kuqi got a controversial late equaliser to give Blackburn a 1-1 draw at home to Wigan in the Premiership on Monday. Jason Roberts had given Wigan a second-half lead with a deft flick. Both sides had first-half goals disallowed, Paul Dickov for the hosts and Arjan de Zeeuw for Wigan.

    Goli i Fatmir Vates kete jave me pelqeu shume, shume gol i bukur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 03-04-2006 më 23:56
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  19. #79
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Erjon Bogdani, i pari ne listen e blerjeve te Sampdorias, megjithese mendoj qe Erjoni meriton te luaje ne klube me te medha.

    Sport Ekspres, 07.04.2006 (Futboll)

    Legjonaret

    Kerkesat, tani edhe Sampdoria

    Tare, demtimi mbetet pas

    D.I.

    Dhjete gola te shenuar, pa gjuajtur asnje penallti, dhe shtate pasime te shnderruar ne gola nga shoket e skuadres, pervec punes se madhe qe kryen edhe larg zones se sulmit, e kane bere Erjon Bogdanin nje lojtar te lakmuar per sezonin e ardhshem. Emri i skuadres se fundit qe ka dale ne listen e pretendenteve eshte ai i Sampdorias, e cila deshiron te riforcohet sezonin e ardhshem, pas disa largimeve qe do te kete. Sampdoria eshte emri i dyte qe behet i njohur nga Seria A, pas atij te Romes, nje skuader ku Bogdani do te shkonte me deshire, nese Siena e lejon. Para Sampdorias, e interesuar ka qene edhe skuadra tjeter e qytetit, Xhenoa. Kuqeblute aktualisht luajne ne Serine C, por jane te sigurt per rikthimin ne B dhe deshirojne te mos humbasin kohe, per t’u ngjitur menjehere midis te mireve, objektiv qe e arriten qershorin e kaluar, por me pas u denuan me zbritjen dy kategori me poshte. Per te marre Bogdanin, secili prej te interesuarve duhet t’i ofroje Sienes nje shifer te kenaqshme, pasi lojtari ka edhe dy vjet kontrate.

    Igli Tare e ka kaluar plotesisht demtimin e pesuar ne stervitje me 22 mars dhe eshte i gatshem per t’u rithyer ne loje per Lacion. Kapiteni i Shqiperise u demtua ne ndeshjen stervitore te skuadres se tij, nderkohe qe kishte pesuar te njejten gje me pare ne ndeshjen kunder Interit, ne San Siro. Dje, Tare eshte bashkuar me grupin ne stervitje dhe ka luajtur edhe ne ndeshjen e kontrollit, kunder amatoreve te Tirrenos. Sulmuesi shqiptar hyri ne loje ne pjesen e dyte dhe shenoi tre nga golat e fitores 16 0 te lacialeve.

    Alban Dragusha do testohet nga Unterhaching ne Bundesliga 2 pasi te mbaroj ky sezon.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  20. #80
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lazio jep spektakël në Siena
    Siena, 9 Prill - Bardhekaltërit fitojnë 3-2 dhe sigurojnë vendin e gjashtë në klasifikim.

    Golat u shënuan nga Mauri, Rocchi dhe Dabo për Lazion dhe Vergassola dhe Chiesa për Sienën. Kështu takimi mes shqiptarëve favorizon ekipin e Tares dhe Behramit.


    Lazio fiton në Siena dhe siguron vendin e gjashtë në renditje. Bardhekaltërit zbavitin dhe zbaviten gjatë kesaj ndeshje, të papërmbajtshëm në sulm por edhe të ndihmuar nga gabimet e mbrojtjes së Sienës, një nga tre më të këqijat në Serinë A.

    Në mesfushë Dabo siguron dinamizëm për Liveranin, nga anët Behrami dhe Mauri garantojnë cilësi dhe sasi topash, në sulm Rochi është pothuajse i papërmbajtshëm. Tare nuk prodhoi gjë sot për ekipin e Lazios. Siena luan me zemër, por detyrohet të dorëzohet. Behrami është lojtari kryesor për shënimin e golit të dytë të Lazios. Pas një vrapimi të gjatë të tij me topin në krahun e djathtë, pason saktë në zonë ku Rocchi me një kthesë të bukur e fut topin në rrjetë.

    Bogdani për pak sa nuk barazoi për Sienën, por topi i tij goditi shtyllën e Lazios. Në minutën e 50të Bogdani ka pasur rastin më të mirë për të kaluar Sienën në avantazh por e majta e tij ka qenë e dobët. Pas shënimit të golit të tretë të Lazios me anën e Dabos, Bogdani ka pasur një rast tjetër shënimi por portieri i Lazios i ka mohuar golin. Si përfundim Lazio është në rrugë të mbarë drejt kupave europiane.


    marre nga www.futbolli.com

    Poashtu kete jave kemi edhe nje shtylle te Fatmir Vates ne Bundeslige, nje dopiete te Alban Bushit ne Greqi, dhe nje gol te Besart Berishes ne Danimarke.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 4 prej 26 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •