o shoku ai eshte spanjoll me origjine prinderish nga shqiperia...
o shoku ai eshte spanjoll me origjine prinderish nga shqiperia...
Sikur Shqiperia te kishte ne rradhet e saja gjithe lojtaret ne diaspore mund te ishim gati gati nje skuader kompetitive.
He is cute. I uroj suksese.
Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 12-07-2011 më 14:07
I LOVE GOD
j&g
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet të përmendim shumë faktorë. Por, faktori numër një eshte shteti shqiptar, instucionet dhe personat pergjegjes... Sporti per te cilin atdhetaret ndiejne dhembje me shume eshte futbolli, perkatesisht kombetarja shqiptare.
Une jam nje nga antaret me aktive te tifozeve kuq e zi. Ka vite që ne kemi projektuar kombetaren e Shqiperise Etnike, por si duket e kemi kot, perderisa kjo strategji te mos udhehiqet nga njerez profesionista dhe atdhetarë, të cilët do të merrnin timonin
e futbollit shqiptar!
Sot mund të shohesh në kombetaren shqiptare nja 2-3 futbollista shqiptarë qe jane rritur ne Europe si Cana, Ujkani apo Vangjeli, qe luajne per Shqiperine, por numri i talenteve shqiptarë qe paraqiten per kombetaret e huaja eshte shumefish me i madh? Me dhjetëra futbollsita shqiptarë kontribuojne per ekipe si Zvicra, Finlanda, Suedia, Austria apo edhe Greqia. Perse? Sepse shteti shqiptar nuk i konsideron shqiptaret nga trojet e veta etnike si bashkëkombas të vet! Sepse shteti shqiptar nuk ka rol domethenes neper keto troje! Sepse shteti shqiptar nuk ka asnjë pikë respekti per diasporen shqiptare! Sepse shteti shqiptar nuk ka kulturë për te avancuar ne kete pikëpamje! Thjesht, varferia e gjithanshme shqiptare nuk lejon kete pune apo bashkim te tille!
Nje talent shqiptar duhet të presë të behet si Mesi, Ronaldinjo apo Ronaldo që ai të ftohet ne kombetare? Kjo strategji mungon, sepse kreret e ketyre federatave nuk e deshirojne nje gje te tille!!! Sikur te ekzistonte nje strategji e tille, sigurisht qe edhe talentet nuk do ngurinin te afroheshin... Si shumë fusha të tjera, sporti vuan nga shkaku i politikës apo klaneve shqiptare!
Tani per tani, mjerisht, nuk kemi keto nivele as ndërgjegjësimit kombetar e as te nje civilizimi europian. Sikur te kishim keto gjera, ne sdo votonim njerëz me shumë më tepër dështime se sa suksese në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ka shumë faktorë të tjerë, injoranca nuk lë pa kapur edhe klubet shqiptare? Klubet e futbollit ne Shqiperi
shtrijne tregun e tyre nga sllavet (armiq shekullor te shqiptarve) deri ne Ameriken Latine, e deri ne Afriken e larget!!! Por, keto klube nuk shtrijne tregun ne Kosove apo trojet e tjera shqiptare ne Ballkan??? Ne Kosove e Maqedoni ka me dhjetëra futbollistë shqiptar të talentuar, por ata shpërfillen nga FSHF!
Shembull jane disa futbollista si Mentor Zhdrella (futbollisti me i mire i Kosoves per 2010 e 2011, si dhe golashenuesi me i mire i Kosoves per kete sezon). Mentor Zhdrella eshte lojtar klasi. Shqiperia tani per tani ka vetem 4-5 futbollistë të ketij niveli! Perse atehere nuk ftohet ky lojtar ne Kombetare??? Perse çuditerisht as klubet shqiptare nuk interesohen per këtë lojtar klasi??? Kjo injoranc shihet nga ajri ne Shqiperi. Te marresh futbollistë nga Afrika, pa kurrfarë niveli e te injorosh talentet nga Kosova, eshte me teper se mekat.
Mendoj që për të arritur të kuptojmë çfare po ndodh dhe se si mund të parandalohet një gjë e tille do të ishte shumë e dobishme të merrnim opinionet e këtyre djemve. Këtë gjë, më mirë se shtypi sportiv asnjë tjetër s’mund ta bëjë. Kurse ne të tjerëve na mbetet të bëjmë një analizë psiko-sociale të një fenomeni të tillë. Gjithmonë kam menduar që çdo analizë duhet të fillojë nga vetja në rradhë të parë!
- Konsevatorizmi i treguar
Ne duhet të pranojmë që trajnerët e kombëtares nuk i kanë dhënë hapësirat e duhura lojtarëve të rinj (shqiptarë apo dhe me origjinë shqiptare). Kjo, sigurisht s’ka qenë stimuluese për ta.
- Mungesa e "talent scout"
Zyrat e talenteve kanë qenë një dështim total. Askush s’kishte përmendur Xherdan Shaqirin prsh, deri në momentin kur ai u thirr me Zvicrën. Një riorganizim, qoftë duke punësuar specialistë të huaj, ndoshta mund të ishte një zgjidhje.
- Praktikat korruptive.
Duhet t’i japin fund njëherë e mirë këtyre praktikave, nqs do të duam të kemi një kombëtare më dinjitoze. Mgjth, kjo ngelet në kuadrin e thashethemeve, por nuk është për t’u neglizhuar si problem.
- Pasaportat (shtetësia Shqiptare)
Kemi qenë dorështrënguar në dhënien e shtetësisë shqiptare dhe po të shohim bilancin, më shumë kanë hequr dorë nga shtetësia se sa kanë përfituar shtetësinë shqiptare, edhe këtu duhet të tregohemi më largpamës. Nuk duhet të ketë më iluzione që shqiptaret do të perfaqësohen me dy ekipe (Shqiperi –Kosovë). Kjo do të na bënte akoma më të vetëdijshëm dhe axhenda do ishte e mirëpërcaktuar.
- Një kampionat me cilesor.
Ka djem 17-18 vjeçarë që nuk gjejnë hapësirat e duhura në kampionatet e huaja dhe një vit apo dy vjet në Shqipëri do t’iu bënte mirë në kushte të tjera, jo si këto të tanishmet.
- Kozmopolitizmi i tepruar
Nuk e di, por po tregohemi shumë pak patriotë dhe bëhet fjalë vetëm për brezin e parë të emigrantëve. Nuk e imagjinoj dot çfarë mund të ndodhë me brezin e dytë, sa shqiptarë do të ndihen një zot e di !!!! Unë nuk njoh grekë. rumun apo bullgarë që të luajë për kombëtare të tjera. Nga sa di unë, jemi ne, vendet e Afrikës Veriore dhe turqit që preferojnë të mos luajnë me kombëtaren e vendit të tyre. Rasti Sahin kundër Ozil është shumë kuptimplotë. I pari vendosi të luajë me vendin e tij, pavarësisht ku ishte lindur dhe i dyti jo. Të dy luajnë me Realin tani dhe besoj që Nuri Sahin ka gjithë respektin që i takon. Në fund të fundit, gjaku nuk bëhet ujë !!!!
Rasti shqiptar, Behrami kundër Sallaj ...
I pari dha shembullin më të keq për brezin më të ri dhe meriton të vërshëllehet kudo ku luan, ndërsa i dyti ndoshta nuk do të bëhet yll i kombëtares, por do të frymëzojë të gjithë të rinjtë e tjere për të ndjekur rrugën e tij. Dhe për t’a mbyllur, edhe shoqatat e tifozëve duhen të jenë më aktive në forume. Fjala e tifozëve ka shume peshë!!!
Uroj që gjërat të ndryshojnë për mirë dhe ne të jemi krenarë për kombëtaren tonë.
SHQIPERI -GREQI 2-1, s’duhet të jetë momenti i fundit i lumturisë futbollistike.
Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit
Te gjitha arsyet qe i ke renditur qendrojne por dua te ndalem vetem te njera prej tyre.
- Pasaportat (shtetësia Shqiptare)
Javen e kaluar presidenca shqiptare refuzoi me arsyetim banal paisjen e 7 talentave shqiptar me pasaporte te Shqiperise!
Nese vazhdojme keshtu do t'i shohim neser me fanela te kombetares zviceriane ashtu si Behramin, Xhemajlin, Xhaken, Shaqirin etj.
Kombetarja e Zvicres po ia sheh hajrin shqiptarve, ndersa selektori i perfaqesueses se tyre ne nje deklarate te javes se kaluar ishte shprehur i zhgenjyer qe nuk kishin arritur qe te mbanin edhe disa lojtare te tjere nga Serbia e Kroacia, ne kombetaren e tyre. Nje nder ta ishte edhe Kuzmanovic.
Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 12-07-2011 më 15:25
Lista e futbollisteve te rinj qe u refuzuan javen e kaluar nga presidenca:
1- Matian Dauti U-12 (FC Zyrih)
2- Shkumbin Ajredini U-16 (FC Zyrih)
3- Erzan Murtishi U-19 (FC Vinter)
4- Getuart Asani U-19 (FC St. Gallen)
5- Ardian Dervishi U-19 (FC Bazel)
6- Klement Gjergji U-19 (FC Zyrih)
Per me gjeresisht:
https://www.facebook.com/notes/gazet...49414995083910
Drague, problemi eshte se shteti po i zbaton rregullat strikt aty ku nuk ka nevoje e nuk po i zbaton aty ku duhet...edhe pse ne kete rast nuk kemi kurrfar thyerje te rregullave.
Nga dhenia e nenshtetesive telenteve te sportit , Shqiperia nuk humb asgje vetem perfiton, ashtu siq perfitoi me Canen, Dallkun, Currin, Berishen, Beqajn etj. Paisja me pasaporte shqiptare duhet te jete problemi me i vogel i mundshem karshi problemeve te tjera si: hulumtimi per sportiste, bindja e tyre dhe familjes se tyre per mbrojtjen e ngjyrave kuq e zi, 'lufta' qe zhvillohet me perfaqesuesit e shtetit te cilet e kane rritur dhe zhvilluar si sportist etj etj.
Nuk duhet te bejme asgje me te veqante se c'bejne vendet e tjera per sportistet e tyre. Duhet vetem te kopjojme ata, ne kete drejtim.
Te pershendes.
Burokracia e federates shqiptare eshte faktori numer 1 qe sot shume talent shqiptare nuk luajn per kombetaren shqiptare.
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Krijoni Kontakt