Close
Faqja 3 prej 52 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 512
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Pragkampionati. Çfarë thonë shqiptarët që do të përfaqësojnë skuadrat greke?

    Gurma: Kam ardhur për të fituar

    Kështu është shprehur 23 vjeçari nga Shqipëria, i cili luan për herë të parë në "sallonet" e kategorisë A të futbollit grek. "Tek Livedhiakosi,- shprehet Gurma,- ndihem vërtet mirë. Ka një mobilizim të të gjithëve në stërvitje dhe një dëshirë për të bërë më të mirën. Në futboll nuk mund ta paragjykosh kurrë rezultatin. Unë kam ardhur te Livedhiakosi për të fituar,"- përfundon bisedën e tij sulmuesi shtatlartë Mario Gurma. Dhe sulmuesi shtatlartë shqiptar fjalët e thëna po i bën realitet. Dje, Gurma shënoi golin e vetëm për Levadhiakosin në miqësoren e zhvilluar në Lamia.

    Bellaj, "mbreti i Janinës"

    Futbollisti gjirokastrit do të jetë edhe këtë vit kapiten i Pas Janinës. Këtë e ka bërë të ditur media vendëse. Janiniotët, që e bënë fazën përgatitore në Karpenisis së bashku me disa skuadra të tjera, si Jonikos i Beqajt apo Levadhiakos i Gurmës, janë konsultuar edhe për drejtimin e skuadrës, që edhe këtë vit do të marrë pjesë në kategorinë "G" të futbollit grek. Të gjithë kanë qenë të një mendimi se shiriti i kapitenit i takon Arian Bellajt. Futbollisti gjirokastrit, i cili është tashmë 35 vjeçar, ka qenë kapiten i "Ajaksit të Epirit" edhe më parë, pra para se ai të shkonte tek Panioniosi e më vonë te Korfuzi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    Kastrati shenon gol!

    Sot jan luajtur disa ndeshje te Kupes Gjermane Pokal. Ekpi i Kastratit Monchengladback ka fiuar ne fushen e Kutzhof 0-3 kur dhe Bekim Kastrati ka shenuar ne min 80 golin e 0-3. Shpresojm qe dhe disa te tilla te vin dhe ne Bundeslige se shpejti!

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PSG refuzon ofertën e dytë për Canën

    Paris Sën Zhermeni ka refuzuar ofertën e dytë të Olimpikut të Marsejës për futbollistin e kombëtares sonë, Lorik Cana. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klubit kryeqytetas Zhan-Mishel Motje. "Marseja ka bërë një ofertë të dytë dhe ne e kemi refuzuar atë, pasi ajo nuk i përmbushte kërkesat tona. Ne nuk jemi të interesuar, ne duam që ai të qëndrojë dhe për momentin Lorik Cana është një lojtar i PSG-së,"- ka konfirmuar Motje në lidhje me lojtarin e kombëtares shqiptare, që nuk pajtohet me të qenurit një zëvendësues te sënzhermenasit.

    Të dielën, Pape Diuf, presidenti i Olimpikut të Marsejës, kishte pohuar se marsejezët kishin bërë një ofertë të dytë pas tentativës së parë të dështuar. Të dyja palët nuk dëshiruan të flisnin për detajet e bisedimeve.
    Siç duket, Cana në këtë fund afati të lëvizjeve të futbollistëve nga një skuadër të tjetra, po zgjon interesim të madh te dy klubet më të njohura franceze.

    Më i interesuari për kosovarin kuqezi ka qenë Olimpiku i Marsejës. Presidenti i këtij klubi, Pape Diouf, tha të dielën se i ka drejtuar një ofertë te re Paris SG-it për Lorik Canën: "Ne i kemi propozuar PSG një ofertë të re për Canën, tani topin e kemi hedhur në anën e tyre dhe presim diskutime të reja lidhur me këtë ofertë. Nëse qëndron në fuqi kushti i vënë nga presidenti i Paris SG-it, 3 milionë euro apo më shumë, ne nuk kemi mundësi t'i paguajmë."
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    CANA TEK OLIMPIKU I MARSEJES.

    CANA ka neneshkruar nje kontrate 3 vjecare per O.Marseje. Mund te kushtoje rreth 4 milion euro blerja e tij.

    <>
    - keshtu deklaroi Pape Diuf , presidenti i O.Marsejes.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #25
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464

    Blerja e Tares nga Lacio, u ka hapur telashe sulmuesve te tjere te skuadres

    Lacio, qe deri pak jave me pare ishte ne kerkim te nje sulmuesi, tashme ka probleme "bolleku" ne kete repart. Ne fakt gjashte sulmues jane shume per nje skuader, aq me teper qe te gjithe pretendojne vendin e titullarit gjate sezonit. Pas blerjes se Tares, pozicioni i sulmuesve te tjere tashme eshte ne dileme. Roberto Muci, po mendohet seriozisht per oferten qe i ka bere Askoli, sepse duke pare formen e mire te Tomazo Rokit dhe gjithashtu konsideratat qe ka trajneri Delio Rosi per sulmuesin shqiptar, veshtire se do te kete nje vend prej titullari tek bardhekalterit. Edhe Simone Inzagi, eshte ne kerkim te nje skuadre, e cila do t'i garantonte atij aktivizim te rregullt gjate sezonit.

    Blerja e Tares, ndoshta shume spontanisht, ka ndihmuar drejtuesit laciale qe te zgjidhin edhe "kapricot" e Rokit, i cili kohet e fundit u kishte kerkuar rritje page krereve te klubit. Ky i fundit, duke pare konkurencen e madhe ne repartin ofensiv, ka hequr dore nga kerkesa e bere pak dite me pare, per rishikimin e kushteve financiare te kontrates se tij me bardhekalterit. Nderkohe, Manfredini, te cilin menaxheret e Lacios u munduan t'a perdornin si pedane shkembimi per blerjen e kartonit te Tares nga Bolonja, bashke me Keler, do te jete nje konkurent i forte i Behramit per nje vend titullari ne skuader.
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  6. #26
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mesfushori kuqezi shpjegon të fshehtat që e detyruan të largohet nga Paris SG 26-08-2005

    Lorik Cana: S'mund ta pranoja stolin

    Lorik Cana duket se ka lënë pas krahëve një moment të vështirë në karrierën e tij. Madje, sikurse e thotë edhe vetë që në fillim të bisedës telefonike nga Parisi, tashmë mund të marrë frymë lirisht dhe ta bëjë gjumin të qetë. Kjo, jo se ka ikur nga Paris SG-i, klub të cilin thotë se e dashuron, sepse e ka rritur dhe formuar si futbollist profesionist, por sepse i ka thënë "lamtumirë" stolit, të cilin kurrsesi nuk e duronte. Kemi tentuar gjatë të lidhemi me Canën javën e fundit, por nga telefoni i tij të përgjigjej vetëm sekretaria telefonike. Kësisoji, vetëm mbrëmë vonë, pasi kontaktuam si fillim me të atin e tij, Agimin, arritëm të realizonim një intervistë me Canën.

    Në bashkëbisedimin ekskluziv telefonik për "Sportin shqiptar", Cana zbardh të gjitha fshehtësitë e transferimit që e dërguan në Velodrome dhe e larguan nga "Parc De Princ". Menaxheri i njohur, Pape Diuf, ai që e kishte vërejtur talentin e Canës, që kur kishte vendosur ta sillte te Parisi para pesë vjetësh, tash në postin e presidentit të Olimpikut të Marsejës, e kishte parë këtë si rastin më të mirë, që përfundoi duke siguruar nënshkrimin e Canës për ta veshur fanellën e marsejezëve për katër vitet e ardhshme. Dëmshpërblimi që ka paguar ekipi nga stadiumi i zhurmshëm "Velodrome" prej afro 4 milionë eurosh e bën Canën aktualisht futbollistin më të shtrenjtë në Evropë.

    Autori i golit të fundit kuqezi të enjten i ka bërë kontrollet mjekësore, ndërsa do ta firmosë kontratën të shtunën. Ai pritet të debutojë për ekipin e ri, ndërsa prej të premtes do t'i bashkohet ekipit në stërvitje.

    - Lorik, shumë e vështirë për t'ju kapur në telefon që pas ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin...
    - Keni të drejtë, pasi telefonin e kam stakuar që kur jam kthyer nga Tirana, ku luajta ndeshjen miqësore me Azerbajxhanin. Kam qenë shumë i stresuar dhe nuk mund t'i jepja përgjigje njeriu, as ju gazetarëve. Kam kaluar një moment të vështirë të karrierës sime, por shyqyr Zotit tani u zgjidh gjithçka për mirë. Kjo ka më shumë rëndësi.

    - Nga sa shkruan shtypi francez, duket se keni qenë më se i vendosur për të ikur nga Paris SG-i...
    - Patjetër, sepse e pashë se te Paris SG-i do të qëndroja vetëm në stol, me trajnerin aktual. Kështu që vendosa të ikja, aq më tepër që m'u afrua një kontratë shumë e mirë nga Olimpik i Marsejës. Në fakt kisha marrë oferta edhe nga Anglia dhe Spanja, por preferova të qëndroj sërish në Francë.

    - Dukeni sikur ende ruani një rrebelim të brendshëm...
    - Tani jam qetësuar, por është e vërtetë që kam qenë shumë i revoltuar, sepse po më bënin një padrejtësi në klubin e Paris SG-it. Po më mohonin formacionin, në një kohë që aktivizoheshin të tjerë që nuk kishin luajtur prej gati 1 viti. Kështu që vendosa t'i bëj gati valixhet dhe të kërkoj me forcë një skuadër tjetër.

    - A ishte e lehtë ndarja e Canës me ekipin pranë kullës Eifel?
    - Shumë e vështirë ishte, por më mirë se të qëndroja në stol. Sapo u ktheva nga ndeshja me kombëtaren, tifozët më thoshin të mos largohesha, madje edhe në ndeshjen e fundit me Trojes ata thirrnin "Loriku në Paris". Por, çdo gjë rrodhi si pasojë e angazhimit të një lojtari në pozicionin tim, Mbami, i cili nuk kishte luajtur në 8 muajt e fundit. Këtë e kuptova si padrejtësi, pasi ata as që biseduan me mua për këtë, sidomos për gjithë atë që kisha bërë për klubin. Vërtet, vetë Parisi mbeti i befasuar me dëshirën time për t'u larguar. Largimi nuk ka qenë i lehtë, aty jam zhvilluar si lojtar dhe ende them se ai është klubi im, por prapë jam i kënaqur në aspektin profesional që u largova.

    - Më 15 tetor, Marseja do të përballet me PSG në. Ju do të luani kundër ish klubit tuaj...
    - Do të jetë një ndeshje shumë delikate për mua, sepse jam mësuar ta shoh veten në ngjyrat e Parisit. Mirëpo, kur të futem në fushë, duhet të mundohem ta harroj anën emocionale, pasi duhet bërë një punë profesionisti. Klubi i Olimpikut të Marsejës është paraqitur shumë entuziast në pritje, sidomos me investimet që ka bërë, duke paguar një dëmshpërblim jo të vogël për mua, prandaj unë duhet ta dëshmoj në fushë se e justifikoj gjithçka.


    Cana: Talentë, bashkohuni me Kombëtaren!

    Sa i përket angazhimit të futbollistëve të rinj shqiptarë që janë duke e dëshmuar talentin e tyre në Evropë, Lorik Cana shton se ata duhet të bashkohen me kombëtaren shqiptare. "Më vjen mirë për Idrizajn. Dëgjova se është bashkuar me Liverpulin.

    Po ashtu më vjen mirë që kam qenë model për të. Shpresoj të mos e dëshpëroj dhe i uroj shumë suksese, duke shpresuar se do të luajmë së bashku në kombëtaren shqiptare. Në momentin aktual është e nevojshme për ta siguruar një gjeneratë të re për kombëtaren, duhet mbledhur të gjithë talentet që janë në Europë. Unë mund të flas me eksperiencën time: kam pasur mundësi të luaj për Francën para Shqipërisë, por edhe sikur ta fitoja kupën e botës me Francën, nuk do ta ndjeja atë që ndjej kur e vesh fanellën kuqezi. Eshtë një eksperiencë që nuk mund ta përshkruash me fjalë, vetëm kur ta veshësh fanellën kuqezi e di se je duke e përfaqësuar kombin tënd shqiptar, që të jep nder," - tha Cana.

    PSG: Nuk donte të qëndronte. Marseja: Është një lojtar plot kualitet
    Cana te Marseja, transferta 4 milionë euro


    Lorik Cana më në fund është lojtar i Olimpikut të Marsejës. Mesfushori me tipare mbrojtëse i kombëtares së Shqipërisë do të firmosë në dy ditët e ardhshme një kontratë 4-vjeçare me skuadrën marsejeze. Ka qenë ngulmimi i lojtarit, ai që ka bërë të mundur këtë transferim, pasi vetë klubi dëshironte shërbimin e tij. Mes lojtarit dhe trajnerit Furnie kishte mosmarrëveshje në aktivizimin e tij të pakët (vetëm 30 minuta në katër takime). Megjithatë, sipas drejtorit të kulbit sënzhermenas, Zhan-Mishel Motie, klubi kryeqytetas ka qenë i detyruar ta lërë lojtarin të ikë, pasi "ai e kishte kokën nga ka këmbët". Mesfushori do të firmosë kontratën e re përpara kësaj fundjave.

    "Ai do të largohet dhe ky është tërësisht një vendim i tij, - ka deklaruar përgjegjësi i sektorit profesional të PSG-së. - Klubi do të dëshironte ta mbante, por ai shprehu të gjithë vullnetin dhe dëshirën për t'u larguar. Ne do të dëshironim ta kishim Lorikun në këtë skuadër, sepse ai kishte po të njëjtin shpirt gare si në sezonin e kaluar. Por nuk ia vlente më. Nuk e kuptoj kur një lojtar kërkon të braktisë klubin vetëm pas katër ndeshjesh të luajtura, por tani kjo është situata. Duhej ta mbyllnim këtë pazar sa më shpejt."- ka përfunduar Motie.
    Drejtuesi i PSG-së ka refuzuar të konfirmojë shumën e trasnferimit, e cila varion ndërmjet 3-4 milion eurove.

    Nga ana tjetër Olimpiku i Marsejës është shumë i kënaqur për këtë transferim. Është vetë presidenti marsejez, Pape Diuf, që e vlerëson shumë këtë lëvizje dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët me PSG-në. "Jam me të vërtetë i kënaqur, sepse Cana i korrespondon profilit të lojtarit që ne kërkonim. Është një lojtar plot kualitet. Jemi shumë të lumtur që ai do të luajë me ne, - komenton Diuf. - Cana do të firmosë shumë shpejt kontratën që do ta lidhë me Marsejën për tre apo katër vjet."
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #27
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cana: Krenar për PSG-në, gjithçka për Marsejën!

    Ka firmosur një kontratë katër vjeçare dhe nga dje do të veshë fanellën bardhekaltër të qytetit jugor francez. Olimpiku i Marsejës do të jetë klubi i ri i Canës dhe këtë e ka kërkuar vetë lojtari me ngulm, që nuk dëshironte të qëndronte më në stolin e PSG-së. Cana ka komunikuar me mediat në konferencën për shtyp, gjatë prezantimit te Olimpiku i Marsejës, dhe pas tij ka qenë blerja tjetër e OM-së, sulmuesi argjentinas Gimenez. "E vlerësojë shumë Olimpikun e Marsejës dhe qytetin. Nuk jam fshehur kurrë, madje edhe pranë tifozerisë pariziene, - thotë Cana-, edhe pse ishte delikate. Nuk vazhdohet me druajtje.

    Ajo që ka rëndësi është paraqitja që bëjmë në fushë."
    Në hyrje, Lorik Cana është bashkuar me moton e klubit të tij të ri, "Drejt golit". Ai mund ta përkthejsë si "drejt e në punë". Megjithatë, nuk ka më fjalë dhe as shqetësime. "Shpresoj që një maxhorancë e tifozave të PSG-së do ta kuptojnë vendimin tim dhe se do të më gjykojnë vetëm për atë që kam dhënë me atë fanellë, pasi gjithmonë kam dhënë maksimumin. Nuk jam mosmirënjohës. Jam krenar që jam formuar te ky klub. Por e tashmja ime sportive ka lidhje me Marsejën dhe për këtë skuadër do të jap gjithçka kam."
    Paranteza pariziene e mbyllur.

    Mesfushori i ri me tipare mbrojtëse i OM-së ka shprehur kënaqësinë që do të mbrojë ngjyrat e një "qyteti që rron me futbollin". Nisja e keqe e sezonit me skuadrën e mëparshme nuk do ta shqetësojë shumë. "Në vështirësi dallohen njerëzit e vërtetë,"- gjykon ai. Një vullnet që në ndeshjen e fundit të Marsejës me La Korunjën, që ai e ka ndjekur përpara televizorit të tij, është përforcuar edhe më shumë. Transferimi i tij kap shifrën e tre milionë eurove. Për këtë flet edhe Pape Diuf: "Idetë tona ishin të qarta. Do të ishte një spekullim po të thonim se deklaratat e presidenti parizien kanë bërë që Rober Lui-Drify të nxjerrë bllokun e tij të çeqeve."


    Cana zgjedh numrin 19 te Marseja

    Lorik Cana ka zgjedhur të mbajë në shpinë numrin 19, atë numër që ka pasur edhe te PSG-ja. Në një farë mënyre, kjo zgjedhje simbolike ka për qëllim që t'i bindë të gjithë se rrethanat e krijuara e kanë shtyrë atë që të largohet nga kryeqytetasit dhe të zgjedhë një tjetër emër të madh në Francë, siç është Olimpiku i Marsejës
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Skela vulos fitoren e K'lautern

    27.08.2005 -

    Ervin Skela ka shënuar golin e pare per Kaiserslauternin . Shqiptari ka qenë autori i golit të trete ne minuten 90´ ( nga penalti) për Kaiserslauternin në lojën që ka zhvilluar me FC Köln. Keshtu goli i Skeles ka ndihmuar skuarden e tij qe ti shpetoje fitores se dyte me radhe. Rezultati perfundimtar: Köln - K'lautern 2:3

    Tifozat
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Ardian Gashi

    Nje yll i padiskutueshem shqiptar ne kampionatin norvegjez me Valenengen.

    Edhe sot kishte shenuar.

    Forca Ardi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  10. #30
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gjermani
    Skela, goli i fitores për Kaizerslauternin


    Ervin Skela bëhet heroi për mbretërit e Lauternit, pasi në minutën e dytë shtësë të takimit ka kthyer në gol një penallti të dhënë në favor të skuadrës së tij. Mesfushori i kombëtares është aktivizuar me kohë të plotë në takimin Këln-Kaizerslauten, 2-3, dhe ka qenë njeriu-fitore për të tijtë. Takimi ka filluar mirë për miqtë, ku me anë të Altintopit kanë kaluar në avantazh të dyfishtë. Megjithatë, vendësit arrijnë të barazojnë shifrat, kur duheshin edhe dy minuta nga mbyllja e krejt ndeshjes. Por, ka qenë Ervin Skela shpëtimtari për skuadrën e tij, pasi në minutën e 92-të fiton një penallti dhe e kthen në gol po vetë, duke i dhënë kështu një tripikësh me mjaft vlera skuadrës së tij, Kaiserslautern.

    Lala, 90 minuta në barazimin me Hamburgun

    Altin Lala, kapiteni i skuadrës së Hanoverit, është aktivizuar dje përgjatë gjithë takimit, në barazimin që arriti skuadra e tij në fushën e Hamburgut. Paraqitja e Lalës ka qenë shumë e mirë dhe natyrisht që ka ndikuar dhe në rezultatin final të ndeshjes. Hanoveri kalon i pari në avantazh, por nuk arrin ta ruajë atë, duke dalë nga Hamburgu vetëm me një pikë.

    Kastrati, pak minuta për Munshegladbahun

    Bekim Kastrati është aktivizuar vetëm në fundin e takimit Shalke 04 -Borusia Mynshegladbah 1-1. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme për lojtarin kosovar ka lidhje me faktin se tanimë po i jepet mundësia për të luajtur paksa edhe në Bundesligë. Madje aktivizimi i tij në elitën e futbollit gjerman ka bërë që të fokusohet edhe nga trajneri Hans Peter Brigel, për ta afruar në kombëtaren shqiptare. Diçka që e ka pritur me mjaft dëshirë edhe vetë kosovari i Mynshengladbahut.


    Francë
    Cana, debutim me karton te Marseja


    E ka nisur me karton të verdhë ndeshjen debutuese me Olimpikun e Marsejës Lorik Cana, kosovari ynë kuqezi. Dje, ndeshjen ndaj Ajacios, mesfushori potent i kombëtares sonë e ka filluar si titullar, ndërkohë që është zëvendësuar në minutën e 79-të nga Mendoza. Sipas "L'equipe", Cana ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë "barrikada" e parë e sulmeve të skuadrës kundërshtare drejt portës së Marsejës. Duke qenë se ka qenë ndeshja e parë me Marsejën, Cana është munduar të tregojë se e meriton investimin prej 4 milionë eurosh për ta shkëputur atë nga Paris SG-i. Ka luajtur mjaft i motivuar, për pasojë ka marrë edhe një karton të verdhë në minutën e 17-të të ndeshjes, e cila ka përfunduar në barazim 1-
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 52 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •