Gurma: Kam ardhur për të fituar
Kështu është shprehur 23 vjeçari nga Shqipëria, i cili luan për herë të parë në "sallonet" e kategorisë A të futbollit grek. "Tek Livedhiakosi,- shprehet Gurma,- ndihem vërtet mirë. Ka një mobilizim të të gjithëve në stërvitje dhe një dëshirë për të bërë më të mirën. Në futboll nuk mund ta paragjykosh kurrë rezultatin. Unë kam ardhur te Livedhiakosi për të fituar,"- përfundon bisedën e tij sulmuesi shtatlartë Mario Gurma. Dhe sulmuesi shtatlartë shqiptar fjalët e thëna po i bën realitet. Dje, Gurma shënoi golin e vetëm për Levadhiakosin në miqësoren e zhvilluar në Lamia.
Bellaj, "mbreti i Janinës"
Futbollisti gjirokastrit do të jetë edhe këtë vit kapiten i Pas Janinës. Këtë e ka bërë të ditur media vendëse. Janiniotët, që e bënë fazën përgatitore në Karpenisis së bashku me disa skuadra të tjera, si Jonikos i Beqajt apo Levadhiakos i Gurmës, janë konsultuar edhe për drejtimin e skuadrës, që edhe këtë vit do të marrë pjesë në kategorinë "G" të futbollit grek. Të gjithë kanë qenë të një mendimi se shiriti i kapitenit i takon Arian Bellajt. Futbollisti gjirokastrit, i cili është tashmë 35 vjeçar, ka qenë kapiten i "Ajaksit të Epirit" edhe më parë, pra para se ai të shkonte tek Panioniosi e më vonë te Korfuzi.
Krijoni Kontakt