Hyka gol, barazon Luzern
Jahmir Hyka ka realizuar gol në ndeshjen e djeshme kundër Grasshoperit, në ndeshjen që përfundoi 2-2. Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të të ndeshjes, teksa pas një inkursioni personal nga e majta, në hyrje të zonës ka gjuajtur fort dhe me një diagonale tokazi ka mposhtur portierin kundërshtar.
Dy minuta më pas Lucerna dyfishoi me Uinter, por Grasshopersi arriti të barazonte në pjesën e mbetur të ndeshjes.
Luzerna renditet në vendin e dytë me 47 pikë në 30 ndeshje, 15 pikë më pak se Bazeli, që kryeson dhe ka dy ndeshje më pak. Ky ishte goli i katërt sezonal për Jahmir Hykën në kampionat me fanellën e Luzernës.
Pas një periudhe jo fort brilante në pjesën e dytë të sezonit, mesfushori shqiptar ka arritur që të fitojë besimin e trajnerit dhe po luan sistematikisht. Deri tani mesfushori i majtë ka luajtur 1301 minuta në kampionatin zviceran. Kujtojmë se ai shënoi edhe javën e kaluar me skuadrën e tij.
Krijoni Kontakt