Close
Faqja 20 prej 52 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 512
  1. #191
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skela shënon mirëpo Energie C. humbet

    ''Lojtari per gjitçka'' i Energie Cottbus ka arritur te shenoje sot ne ndeshjen qe Energie C. zhvilloi ne fushe te saj me ekipin e Bochum. Skela ka shenuar nga nje gjuatje ne distance prej afro 20 metra per ekipin e tije ne min e 49' te ndeshjes tek sa miqte avanconin me rezultat 0-2. rezultati perfundimtar 1-2 ne te mire te Bochum....
    Sui generis

  2. #192
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dëmtohet Edvin Murati në miqesore

    Futbollisti Edvin Murati, qe aktivizohet me skuadren e Panseraikos ne ne Kampionatin e Kategorise “B” ne Greqi, eshte demtuar ne miqesoren qe skuadra e tij ka zhvilluar me ekipin e Superliges greke Skoda Ksanthi. Takimi ka perfunduar ne barazim 1-1.
    Ajo qe spikat ishte demtimi ne kembe qe ka pesuar futbollisti Edvin Murati, lendim i cili e detyroi te largohet nga fusha dhe te mos e vazhdoi me tej lojen. Murati ishte kapiteni i skuadres, deri ne minuten e 17-te kur u largua nga fusha i zevendesuar nga bashkepatrioti i tij Kristo Minga
    Sui generis

  3. #193
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vëzhgim / Spikasin talentet shqiptare ne Challenge league


    Pas 6 javeve te luajtura në ligën e dytë Zvicrane - Challenge League - është koha të
    shohëm cila është tendenca e lojtarëve shqiptar, që në këtë sezon janë më prezent se as
    kurrë më para.

    Së bashku me të edhe një talent tjetër shqiptar ka shënuar 3 gola.
    20-vjeçari Safet Etemi, i cili pas kalimit tek FC Gossau ndjehet shumë i lumtur. Sulmuesi shqiptar, me prejardhje nga Maqedonia është momentalisht
    garant i sukseseve të neo promovuesve Gossau, të cilët papritmaz gjenden në ligën e
    dytë Zvicrane.

    Pa dyshim talenti shqiptar më i madh në Challenge League është lojtari i kombëtarës
    Zvicrane për U-21, Beg Ferati. Mbrojtësi i Concordia Basel arriti me ekipun e tij që të
    barazojnë rezultatin kundër FC Winterthur të Sehar Fejzullahut në 5 minutet e fundit të
    lojës, ku rezultati ende ishte 0:2 për mysafirët. Në fund rezultoi një skorë 2:2, me një
    Ferati të fortë, i cili është sërisht në ekipun Zvicran për lojën kualifkuese për U-21 të
    Zvicrës kundër Maqedonisë që do të zhvillohet në stadiumin e liderit të Challenge League
    FC Wohlen, ku edhe albaniasoccer.com do të jetë prezent për lexuesit e tyre.

    Rënditja e golshënuesve shqiptar pas 6 javeve:

    - Safet Etemi (20 vjeç) FC Gossau / Sokol Maliqi (26 vjeç) - 3 gola
    - Petrit Frrokaj (22 vjeç) FC Locarno - 2 gola
    - Allmir Ademi (23 vjeç) FC Schaffhausen / Vullnet Basha (17 vjeç) FC Lausanne / Valon
    Duzhmani (17 vjeç) SC Kriens / Sehar Fejzulahi (22 vjeç) / Beg Ferati (21 vjeç) FC
    Concordia / Zahir Idrizi (21 vjeç) FC Wohlen - 1 gol
    Sui generis

  4. #194
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Francë / Dëshpërim i theksuar i Lorik Canës

    Ndeshja e trete kete sezon per skuadren e Olimpik Marseje ne kampionatin Francez, Ligue 1 dhe futbollisti shqiptar Lorik Cana ka filluar ta shprehe indinjaten e tij ne menyre te theksuar. « Nuk luhet keshtu nese ne duam te fitojme titullin », u shpreh pas ndeshjes Marseille – Nancy, mesfushori i kombetares shqiptare i cili paraqitej i shokuar pas ndeshjes qe perfundoi ne barazim 2-2, kur Marseille udhehiqte 2-0. « Tre ndeshje, tre barazime, kur patjeter mund te kishim tre fitore » vazhdoi Cana, i cili akoma nuk e besonte se si skuadra e tij nuk arriti te fitonte

    Bjondi shenon dy here ne takimin e zhvilluar

    Igli Tare ka shenuar dy golat per skuadren e tij ne miqesoren qe Lazio zhvilloi ne fushen sportive ne Fiuggi , "Capo i Prati", ndaj skuadres Sora. Tare, shenoi dy here ne pjesen e dyte, ne 15 minutat e fundit te takimit, duke realizuar per "te kaltrit"
    Sui generis

  5. #195
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bogdani, shfaqen spanjollët e Levantes


    Merkato vazhdon të flasë për të. Gazeta veroneze “L’Arena” shkruan se është njeriu më i kërkuar në merkato. Erjon Bogdani, i cili aktualisht ndodhet në Durrës në grumbullimin e Kombëtares, vazhdon të jetë objekti i vëmendjes së disa klubeve të Serisë A. Por, mbi të gjitha ka dalë një emër i ri, Levante, klubi spanjoll, që megjithatë ende nuk ka paraqitur ndonjë ofertë zyrtare në tavolinën e Xhovani Sartorit, drejtorit sportiv të Kievos së rënë tashmë në Serinë B italiane. Duhet pritur edhe disa dite, shkruan gazetari Simone Antolini i “L’Arena”-s. Për “Princin e Epirit”, siç quhet Bogdani nga gazetarët italianë, mund të rikthehet edhe pista italiane. E vështirë, por jo e pamundur. Për të tjerat ka vetëm hipoteza. Igli Tare ende është te Lacio, madje edhe shënon gola, sigurisht në miqësore. Në “Triangolaren” e Fiuxhit, Tare shënoi një dopietë (30’, 45’) në fitoren 2-0 të Lacios kundër amatorëve të Sorës.
    Sui generis

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Dorëzohet” Bogdani: “S’luaj dot në B”

    22 Gusht Lacio, Livorno dhe Napoli. Janë këto tre skuadrat që e kanë kërkuar zyrtarisht sulmuesin e kombëtares shqiptare, Erjon Bogdanin. Një gjë të tillë Erjoni e ka thënë vetë dje, teksa është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij. “Nuk e di se cfarë do të bëjë Kievo, por jm lodhur me të vërtetë”, ka thënë Bogu. “S’jam as në “ajër” e as në “tokë”. Jam shumë i turbullt. Shpresoj që të gjej një skuadër sa më shpejt, përpara sae të mbyllet merkato”. Një pohim që vjen nga “gjigandi” i sulmit shqiptar, nga vetë “Princi i Epirit”. Ka frikë të qëndrojë në B dhe këtë e tregon menjëherë. “Nuk e di nëse do të luaja, apo jo në B. Do të isha shumë i rënduar psikologjikisht dhe ndoshta nuk do të mund të shënoja asnjë gol. Do të ishte e vështirë, por më mirë të mos ta provoj ta mendoj”, ka shtuar ai. Sot është ndeshja me Maltën, por Bogdanit shumë pak i intereson kjo. Ai do të lëvizë, në Spanjë, në Angli, ku të mundet, vetëm në B jo. E ka kërkuar Levante dhe kur ia thua, ai të përgjigjet. “Ikja që nesër, nëse do të ishte në dorën time”. Nuk ka më rëndësi të qëndrojë, apo jo në Itali, e rëndësishme është të mos zbresë në Serinë B. Atje ai ka kujtime të bukura, por duket se frika e ka pushtuar “bomberin”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  7. #197
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Janku i “qepet” San Marinos, sërish gjyqtar në Serravale

    Ndërkombëtari shqiptar, Albano Janku ka zbritur sërish në fushën e stadiumit “Olimpik” të Serravales brenda diçka më shumë se një muaj. Dhe në rast se në muajin korrik do të shkonte për të drejtuar ndeshjen e turit të parë të Kupës së Kampioneve mes S.S. Murata dhe Trampere Junajtid, mbrëmjen e djeshme Janku ka gjykuar ndeshjen San Marino-Qipro. Si ndihmesa të tij kanë qenë edhe tre bluza të zeza nga Shqipëria. Anësorë në këtë takim ishin Ergin Doda dhe Arjan Mali. Ndërsa gjyqtar i katërt ishte Sokol Jareci. Gjykimi i katërshes shqiptare është konsideruar si korrekt përderisa nuk ka pasur shumë protesta dhe kartonë të verdhë në fushën e lojës. Albano Janku dhe Sokol Jareci janë të vetmit arbitra shqiptarë që janë në listën e arbitrave të FIFA-s. Ndërkohë në atë të asistentëve bëjnë pjesë Ergin Doda, Arjan Mali, Genc Maloku dhe Arben Pregja. Lista e gjyqtarëve të FIFA-s dhe UEFA-s rifreskohet për çdo vit.
    Sui generis

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e brigada138
    Anëtarësuar
    06-06-2005
    Vendndodhja
    ZÜRICH
    Postime
    89
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL
    Vëzhgim / Spikasin talentet shqiptare ne Challenge league


    Pas 6 javeve te luajtura në ligën e dytë Zvicrane - Challenge League - është koha të
    shohëm cila është tendenca e lojtarëve shqiptar, që në këtë sezon janë më prezent se as
    kurrë më para.

    Së bashku me të edhe një talent tjetër shqiptar ka shënuar 3 gola.
    20-vjeçari Safet Etemi, i cili pas kalimit tek FC Gossau ndjehet shumë i lumtur. Sulmuesi shqiptar, me prejardhje nga Maqedonia është momentalisht
    garant i sukseseve të neo promovuesve Gossau, të cilët papritmaz gjenden në ligën e
    dytë Zvicrane.

    Pa dyshim talenti shqiptar më i madh në Challenge League është lojtari i kombëtarës
    Zvicrane për U-21, Beg Ferati. Mbrojtësi i Concordia Basel arriti me ekipun e tij që të
    barazojnë rezultatin kundër FC Winterthur të Sehar Fejzullahut në 5 minutet e fundit të
    lojës, ku rezultati ende ishte 0:2 për mysafirët. Në fund rezultoi një skorë 2:2, me një
    Ferati të fortë, i cili është sërisht në ekipun Zvicran për lojën kualifkuese për U-21 të
    Zvicrës kundër Maqedonisë që do të zhvillohet në stadiumin e liderit të Challenge League
    FC Wohlen, ku edhe albaniasoccer.com do të jetë prezent për lexuesit e tyre.

    Rënditja e golshënuesve shqiptar pas 6 javeve:

    - Safet Etemi (20 vjeç) FC Gossau / Sokol Maliqi (26 vjeç) - 3 gola
    - Petrit Frrokaj (22 vjeç) FC Locarno - 2 gola
    - Allmir Ademi (23 vjeç) FC Schaffhausen / Vullnet Basha (17 vjeç) FC Lausanne / Valon
    Duzhmani (17 vjeç) SC Kriens / Sehar Fejzulahi (22 vjeç) / Beg Ferati (21 vjeç) FC
    Concordia / Zahir Idrizi (21 vjeç) FC Wohlen - 1 gol
    Allmir ademi nuk eshte shqiptar . Ai eshte terbesh nga lubizhda e prizrenit
    FAKTET JANE KOKEFORTA

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shqiptarët luajnë kundër yjeve, Lala në “Allianz”

    25 Gusht Fundjava do të jetë shumë emocionuese për shumicën e futbollsitëve të përfaqësueses shqiptare që luajnë jashtë shtetit. Përballje me emra të mëdhenj të futbollit botëror ose të ligave ku marrin do t’u japë mundësi kuqezinjve të shprehin edhe një herë formën e tyre optimale, pas asaj që treguan të gjithë së bashku në miqësoren me Maltën.

    Gjermani – Lala do të jetë ”i ftuar” në Mynih, kundër Bjernit, dhe për kapitenin e Shqipërisë do të jetë një sfidë e vërtetë prestigji. Nuk do ta ketë të lehtë, përballë Riberisë do të ketë shumë punë. Kapllani në Leverkusen do të provojë të shënojë golin e tij të parë në Bundesligë, ndërkohë që Skela do të provojë të përsërisë golin e një jave më parë në fushën e vështirë të Dortmundit. Për të tre do të jetë një e shtunë e bukur, duke filluar nga 15:30.

    Ukrainë – Krivas, që përfundimisht është kthyer në një koloni shqiptare me afrimin e Hidit, do të luajë sot në një ndeshje prestigji kundër Dinamos së Kievit. Ndreka, Bylykbashi dhe Bulku mund ta fillojnë nga minuta 1, por nuk do ta bëjë një gjë të tillë sigurisht Hidi që vetëm pas tri ditësh provë mund të vendosë përfundimisht çështjen e kontratës. Vorskla do të luajë ditën e dielë me skuadrën e Çernomorets. Nuk dihet ende Curri është rekuepruar nga gjendja e tij gripale, apo jo.

    Angli – Berisha nuk do të luajë ndeshjen e kësaj fundjave për skuadrën e tij, Bërnli në Championship, pasi është i dëmtuar. Ai ende nuk ka bërë debutimin e tij në futbollin britanik.

    Itali? Bogdani do të luajë sot ndeshjen e parë të sezonit kundër Çezenës, por sipas të gjitha gjasave, kjo mund të jetë edhe e fundit për të me skuadrën veroneze. Arsyeja është që Rexhina po e kërkon me aq shumë ngulm sa shumë shpejt, brenda 31 gushtit mund të kalojë në Kalabri. Tare do të jetë brenda parashikiemeve në tribunë për Lacion.

    Danimarkë – Rrustemi do të luajë sot një ndeshje luksi kundër Brondbit, në sfidën ku skuadra e tij, Horsens, do të përpiqet të paktën të mos humbë me gola diferencë. Sigurisht për futbollistin shqiptar do të jetë ndeshja më e rëndësishem e karrierës së tij në rang klubesh.

    Austri – Salihi do të luajë sot në orën 19:30 një ndeshje tipike për titull kundër Rapidit të Vienës. Për shqiptarin kjo është një sfidë e veçantë, pasi skuadra kryeqytetase në janarin e shkuar e ka k`rkuar me shumë forcë, madje ka pretenduar deri në momentin e fundit që Salihi është një lojtar i kësaj skuadre. Ai

    ”dribloi” dhe shkoi në Ried.

    Greqi – Bushi, Haxhi dhe Vangjeli do të nisin këtë fundjavë kampionatin grek. Vangjeli do të luajë sot kundër Panionosit me Arisin e tij, ndërkohë që përballë pritet të ketë lojtarin Kondi, një shqiptar, i cili, është kontigjent i skuadrës U?21 të Artan Bushatit. Ndërkohë që Bushi dhe Haxhi do të luajnë ditën e dielë ndeshjet e tyre.

    Francë – Marseja dhe Cana do të përpiqen të marirn fitoren e parë sot në kampionatin francez, teksa përballë do të kenë skuadrën e Kaen, një ekip i kalueshëm për skuadrën e shqiptarit që pretendon këtë sezon të fitojë titullin kampion.

    Bariç – Trajenri i përfaqësueses shqiptare është rikthyer në qytetin e tij, Zagreb, pasi ka kaluar pushimet në Krk (ishull) dhe këtë fundjavë do të jetë i impenjuar përpara TV. Në një rrjet televizionësh ai do të shohë brenda mundësive të gjitha ndeshjet ku do të luajnë futbollistët shqiptarë. Fakti që ndeshjet do të jenë të gjitha me kundërshtarë të mëdhenj do t’i japë një die të qartë trajnerit se si do të reagojnë lojtarët pasi edhe më 12 shtator emri i kundërshtarit, Holanda, është shumë i madh.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  10. #200
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Erjon Bogdani drejt Rexhinës, në lojë edhe rusët e Rubin Kazan

    Nuk është ende zyrtare, por burime brenda klubeve si edhe vetë lojtari kanë pohuar se nga e hëna e kësaj jave do të jetë një lojtar i Rexhinës. Kështu, ka qenë presidenti i skuadrës "Granada", Lilo Foti, ai që pas një bisede të gjatë me drejtorin sportiv të Kievo Veronas, Sartorin, ka arritur në një marrëveshje. 3 milionë euro neto në arkën e klubit veronez dhe më në fund drejtuesit verdheblu kanë vendosur ta japin "Princin e Epirit". Jo më kot, Kievo ka kërkuar një tjetër sulmues, për të zëvendësuar Bogdanin, i cili pritet të vijë të dielën në "shtëpinë" Kievo. Po kështu, Amoruzo pritet të kalojë në një skuadër tjetër, pikërisht tek Lacio, gjë që i ka hapur rrugën Bogdanit, për të qenë titullar i padiskutueshëm atje ku e ka nisur karrierën e tij në Serinë A, pra në Rexhio Kalabria. Atje ai do të gjejë një trajner dhe një shok, që ka pasur tek Hellas Verona në Serinë B, përpara tre sezonesh. Fjala është për Fikadentin, i cili aktualisht është trajneri i Rexhinës. Ndërkohë tek Kievo ditën e djeshme ka trokitur edhe një ofertë e rusëve të Rubin Kazan për Er-bomber. Por sipas gjasave sulmuesi nuk do të largohet nga Italia.
    Sui generis

Faqja 20 prej 52 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •