Close
Faqja 2 prej 52 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 512
  1. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Futbollistët shqiptarë në Europë

    Dëmtohet Tare, rrezikon Azerbajxhanin

    Ka rezultuar fatkeqe miqësorja e fundit e Lacios për Igli Taren. Shtatlarti kuqezi i sulmit lacial, pasi ka luajtur përreth gjysëm ore në miqësoren në fjalë, ka ndier dhimbje në muskulin e kofshës së majtë. Dhe nuk ka mundur dot të vazhdojë më tej, por ka dalë nga fusha e lojës. Pasi e kanë vizituar mjekët e skuadrës, këta të fundit i kanë rekomanduar ekzaminimin e mëtejshëm, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Dje Tare ka bërë radiografitë përkatëse, rezonancën manjetike, në një klinikë të Romës, rezultatet e të cilave kanë konfirmuar dëmtimin e bjondit tonë kuqezi në muskulin e këmbës së majtë. Stafi mjekësor i klinikës ku u diagnostikua i kanë rekomanduar Tares të bëjë një kurë fizioterapie, e cila do të zgjasë disa ditë. Pra, e gjitha kjo, duket se e bën të pamundur gadishmërinë e sulmuesit tonë shtatlartë për miqësoren e 17 gushtit me Azerbajxhanin. Nuk janë humbur përfundimisht shpresat, por shanset janë të pakta.

    Skela-asist, mungon vetëm goli
    Ervin Skela ka zhvilluar ndeshjen e dytë të shkëlqyer radhazi në sezonin e ri të Bundesligës. Ashtu si një javë më parë, edhe dje, vlonjati kuqezi ka treguar se mbetet një "dirigjent" i vërtetë i lojës së skuadrës së tij në mesfushë. Madje, edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Duisburgut, fantazisti kuqezi ka qenë iniciatori i një goli, atij të pestë për Kaizerslauternin, të shënuar nga turku Altintop. Ka qenë pikërisht asisti i tij për sulmuesin turk të Kaiserslauternit, Altintop, autorit të tre golave në ndeshjen e djeshme, ai që është kthyer në golin e pestë dhe të fundit të ndeshjes, e cila ka përfunduar 5-3 për vendësit. Për sa i takon aktivizimit, Ervin Skela në të dy ndeshjet e para të sezonit të ri të Bundesligës nuk e ka vënë në dyshim përfshirjen në formacionin bazë. Madje, trajneri i tij nuk e ka zëvendësuar fare, edhe pse skuadra e tij udhëhiqte bindshëm ndaj Duisburgut. Kjo tregon se forma e mesfushorit tonë kuqezi është optimale, një ogur i mirë ky edhe për kombëtaren tonë. Duke filluar nga miqësorja me Azerbajxhanin, më 17 gusht në Tiranë, Ervin Skela ka rastin të demonstrojë edhe me kombëtaren startin e tij tepër pozitiv me skuadrën e tij të re, Kaizerslauternin.

    Lala-Hanover, vjen barazimi i dytë
    Dy ndeshje, dy barazime, me të njejtin rezultat 1-1. Në ndeshjen hapëse në fushën e tij, ndërsa dje në trasfertën e Nurembergut, Hanoveri i Altin Lalës duket se është "abonuar" me barazimin. Sidoqoftë, ai i djeshmi ka pasur vlera për skuadrën e shtatshkurtrit tonë kuqezi, sepse është arritur në fushë kundërshtare, ndaj një rivali të fortë. Edhe pse fitorja ka qenë "pronë" e Lalës dhe Hanoverit për shumë minuta, nuk i ka buzëqeshur Hanoverit, sepse vendësit kanë arritur të barazojnë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Pozitiv ka qenë perfomanca e Lalës edhe në ndeshjen e radhës, ku ka luajtur plot 90 minuta, me shiritin e kapitenit të Hanoverit si gjithnjë.

    Cana, ndeshja e tretë në stol
    Lorik Cana, mesfushori kosovar i Paris SG dhe i kombëtares sonë nuk mund ta nisë më keq një sezon të ri futbollistik. Kjo, pasi skuadra e tij ka luajtur ndeshjen e tretë të këtij sezoni, ndërkohë që Cana ka ngrohur stolin. Edhe dje ndaj Tuluzës, ku Paris SG fitoi 2-0, kosovari kuqezi nuk e pa veten në fushë për asnjë moment. Ardhja e Dorasosë nga Milani duket se e ka spostuar nga formacioni Canën, por edhe nisja me vonesë e fazës përgatitore është bërë një pengesë për të. Gjithsesi, Doraso dje ka dalë nga loja në minutën e 86-të dhe është zëvendësuar nga Pankarte, pra jo nga Cana, çka tregon se kohë të vështira kanë ardhur për kosovarin e kombëtares sonë
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Fatmir Vata, karton të verdhë dhe humbës

    Arminia e Bielefeldit nuk ka ditur dje ta shfrytëzojë faktorin fushë, në sfidën përballë Hamburgut, e cila është fituar nga miqtë 2-0. Kësisoj, skuadra e Fatmir Vatës nuk e njeh fitoren në dy ndeshjet e para të sezonit të ri të Bundesligës. Sidoqoftë, rëndësi për ne ka fakti se shqiptari Fatmir Vata ka qenë në lartësinë e duhur, duke qenë rrezik permanent i portës mike në çdo moment. Gjatë ndeshjes, në një moment ka pasur një përplasje me një futbollist kundërshtar, në gjaknxehtësi e sipër, çka i ka kushtuar atij kartonin e verdhë. Vata, ashtu si një javë më parë, edhe dje ka luajtur 90 minuta për Arminian e tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gjermani

    Vata në disiplinë së bashku Demelin

    Fatmir Vata dhe Gai Demel do të përballen në ditët në vazhdim me komisionin e disiplinës të Federatës Gjermane të Futbollit. Dy lojtarët, Vata i Bielefeldit dhe Demel i Hamburgut, në ndeshjen e fundit të Bundesligës janë përfshirë në një zënkë në dalje nga fusha e lojës. Gjyqtari i takimit nuk e ka parë ngjarjen, por kamerat e shumta të pranishme në fushë nuk kanë mbetur pa punë dhe e kapur ngjarjen. Sipas pamjeve, futbollisti Demel i ka bërë një gjest fyes Vatës. Çështja për momentin i ka kaluar për shqyrtim komisionit të disiplinës së Federatës Gjermane të Futbollit. Madje një nga drejtuesit e federatës gjermane sot ka thirrur për të marrë në pyetje dy lojtarët në fjalë, Vatën dhe Demelin. Vetëm pas intervistës me dy lojtarët, komisioni i disiplinës do të marrë edhe vendimin për ngjarjen në fjalë. Demeli rrezikon të dënohet për gjestin që ka bërë në adresë të Fatmir Vatës.


    Dragusha debuton me Paderbornin
    Mehmet Dragusha, më në fund, ka luajtur në një ndeshje zyrtare me ekipin e Paderbornit. Kështu, mesfushori i krahut të majtë, dje ka luajtur 23 minuta në takimin e Bundesligës 2 Paderborn?Sarbruken, e mbyllur me fitoren e Paderbornit me rezultatin 5?0. Dragusha, edhe pse është futur në fund të lojës, ka bërë detyrën e tij duke dhënë asistin për golin e 5?të të takimit. Loja e tij në përgjithësi ka qenë e mirë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Belgjikë

    Hasi në stol, Anderlehti fiton

    Një tjetër ndeshje në stol për Besnik Hasin. Kosovari i kuqezinjve, edhe në ndeshjen Cercle Bryzh?Anderleht nuk ka luajtur asnjë minutë. Për të gjithë ndeshjen Hasi ka qenë në stolin e rezervave. Ndërkohë, Anderlehti ka fituar 2?0 me Cercle Bryzhin.


    Zvicër

    D.Xhafaj, goli i parë zvicerian

    Daniel Xhafaj debuton në kampionatin zviceran me gol. Sulmuesi vlonjat, i cili vetëm një javë më parë firmosi për Ksamaksin, dje ka veshur për herë të parë fanellën e re, duke luajtur që nga minuta e parë e takimit. Xhafa është paraqitur shumë mirë në ndeshjen e parë, duke shënuar edhe golin provizor të barazimit në takimin Zyrih?Ksamaks. Në minutën e 22?të, Danieli ka shënuar një gol shumë të bukur, duke e çuar rezultatin 1?1.

    Gjithsesi, përgatitja fizike nuk ka qenë nga më të mirat, duke bërë që shqiptari të zëvendësohej në minutën e 75?të të takimit. Gjithsesi, loja e tij ka qenë me të vërtetë shumë e mirë, duke kënaqur edhe drejtuesit e Ksamaksit me lojën e tij. 90 minuta në takimin e djeshëm është aktivizuar edhe shqiptari tjetër i Ksamaksit, Ansi Agolli. Mesfushori i majtë i ekipit zviceran, në ndeshjen e djeshme ka shkaktuar një penallti të kthyer në gol nga futbollistët e Zyrihut. Takimi mes Zyrihut dhe Ksamaksit është mbyllur me fitoren e vendësve me rezultatin 3?2, duke bërë që skuadra e shqiptarëve edhe këtë javë të dalë e humbur nga fusha e lojës
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #15
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ardian Gashi qe luan me ekipin e Valerenga, Noervegji e kan futur ne burg per 18 dit pasi ai ka shkelur ligjin per "speeding" me makinen e tij.
    Sipas UEFA.com quhet qe eshte nje "big blow per Valerenga" pasi Valerenga mundi Club Brugge 1-0 ne shtepi ndeshjen roundin e tret dhe Gashi do mungoj ne 2 ndeshje te kampionatit dhe ndeshjen e kthimit ne Bruksel.

  6. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bushi në kërkim të golit të revanshit

    "Ta vlerësojmë në maksimum ekipin e Azerbajxhanit". I këtij mendimi është golashënuesi më i mirë i ekipit tonë përfaqësues Alban Bushi. "Loku" shprehet se ky ekip nuk është shumë më poshtë se ekipi ynë përfaqësues. Duke parë faktin se dhe futbollistët e ekipit tonë nuk janë maksimum të formës së tyre sportive, Bushi mendon se kjo ndeshje nuk do të jetë një formalitet për ekipin tonë kombëtar, por një sfidë e vështirë. "Duhet që ta vlerësojmë në maksimum ekipin e Azerbajxhanit. Ky ekip nuk është shumë më poshtë se ekipi ynë dhe për më tepër lojtarët tanë nuk janë në 100 për qind të formës sportive, pasi vijnë nga faza përgatitore.

    Mendoj se ky takim vlen më shumë për ndeshjen e radhës në eliminatoret e botërorit se sa për rezultatin. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të synojmë fitoren. Unë jam optimist se do ta fitojmë ndeshjen," është shprehur dje pas stërvitjes së paradites Bushi.

    Sulmuesi kuqezi, që në karrierën e tij sportive ka shënuar 14 gola me ekipin kombëtar, shprehet se e kërkon një vend në formacion, ndonëse thotë se në fund gjithsesi do të jetë trajneri i kombëtares Brigel ai që do të vendosë për 11 shen që do të zbresë në fushë më 17 gusht. Nga ana tjetër, Albani thotë se është në formë të mirë sportive. "Jam stërvitur mirë dhe kam një gjendje të mirë sportive," ka shtuar Bushi. Sulmuesi që luan në Greqi thotë se dëshiron të shënojë sërish me fanellën kuqezi, gjithmonë nëse i jepet mundësia për ta bërë një gjë të tillë, për ta thelluar më shumë diferencën e kryegolashënuesit më të mirë kuqezi.

    Në fund, Bushi ka thënë edhe pak fjalë për eksperincën e tij që do të fillojë së shpejti në kampionatin grek. "Jam përshtatur me ekipin e Levadhiakosit dhe ndihem mirë me këtë ekip. Eshtë një skuadër me pretendime dhe ka një trajner që më parë ka drejtuar Olimpiakosin dhe është shpallur dhe kampion me këtë ekip. Në skuadër ka futbollistë që më parë janë aktivizuar me ekipe të tilla si Panathinaikosi dhe AEK u i Athinës. Në ekipin e Levadhiakos luan dhe një futbollist shqiptar, siç është Mario Guma. Eshtë një futbollist i talentuar dhe mua më vjen mirë që është në këtë ekip një tjetër futbollist shqiptar. Po kështu, në vijën sulmuese të Levadhiakosit ka dhe dy sulmues të mirë grekë. Mendoj se do të bëjmë gjëra të mira këtë sezon," e ka mbyllur Bushi fjalën e tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #17
    qe prej kohesh percjellin karrieren e Bekim Kastratit , e intervistuan ate pas debutimit te pare ,mjaft te suksesshem ne Bundesligen1.Te shtunen e kaluar ishte ai protagonisti i ndeshjes ,qe i mundesoi ekipit "Gladbach" barazimin. Vendimi i trajnerit Köppel per aktivizimin e Kastratit gjysem ore para perfundimit te lojes ,duke lene ne stolin e rezervave sulmuesin e huaj me me shume gola ne Bundeslige, Giovani Elber, u argumentua nga trajneri thjesht dhe shume qarte: " Kastrati eshte thjesht me i mire se Elber. Perpara nje Uwe Seeler nuk dridhet sot me njeri!" Ne vijim intervista me Bekim Kastratin.

    - Bekim si mund te na i pershkruani ndjenjat tuaja ne lojen e pare ne eliten e futbollit gjerman?

    Te them te drejten nuk di si t´ju pergjigjem, ishte nje ndjenje e papershkruar, thjeshte nje ndjenje jashtzakonisht e vecante.

    - A je i kenaqur me debutimin tend?

    Duke marre parasysh se ishte loja e pare ne Bundeslige mundem te them se jam i kenaqur. Isha protagonist ne golin e barazimit keshtu qe jam i kenaqur me debutimin tim. Sigurisht qe do te ishte edhe me mire per mua te isha une autor i golit te barazimit , kjo kuptohet.

    - Luajte plot 30 minuta, a mund te shpresojme qe ne te ardhmen ta shohim Bekimin edhe ne ndeshjet te tjera?

    Kjo ishte ndeshja ime e pare por besoj qe nuk do te jete e fundit!. Kam enderruar, shpresuar, punuar e luftuar gati per 20 vite qe ta arrij aty ku isha sot, sigurisht qe ne te ardhmen do punoj edhe me shume e do jap maksimumin tim ,qe te jem lojtar i rregullt ne Bundelige, ky eshte qellimi im kryesor.

    - Bekim, Tifozat.com mendojne se eshte momenti kur edhe kombetarja jone duhet ti hap syte e te interesohet per ty, cfare mund te na thuash per nje debutim tendin edhe ne kombetaren tone.

    Eshte thjeshte nje enderr e imja qe edhe une te vesh njehere fanelen e kombetares. Jam realist dhe mendoj qe me duhen akoma ndeshje te tjera si kjo. Mendoj qe nuk mjaftojne dy apo tri ndeshje te mira , keshtu qe thjeshte i gezohem se ardhmes dhe besoj qe me punen time do bej qe edhe Federta e Futbollit Shqiptar te interesohet per mua. Normalisht qe shpresoj qe edhe mua te me jepet ai shans, nese kjo do te ndodh nje dite, atehere kjo dite do te jete nje dite e lumtur dhe e shenjte per mua.

    - Tifozat.com ju falenderojne që gjetët kohë për këtë intervistë dhe në emer të gjithë Tifozave Shqiptarëve ju urojmë jetë të lumtur dhe shpresojmë qe një ditë të shohim me fanelën kuqezi!

    Ju falemnderit gjithashtu dhe ju pershendes te gjitheve , e ne vecanti tifozat shqipetar kudo qe ndodhen!

    Bekim Kastrati



    duhet mire te shfrytezohet koha, sepse jeta nga koha perbehet

  8. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cana: Do të iki nga PSG-i te Marseja

    Nuk ka më asnjë dyshim. Lorik Cana është një nga shtyllat kryesore të ekipit tonë kombëtar. Kosovari e vërtetoi këtë edhe në ndeshjen me Azerbajxhanin, kur shënoi edhe golin e parë me fanellën kuqezi. "Natyrisht që jam shumë i lumtur. Kisha kohë që e prisja këtë gol, aq më tepër që goli i shënuar prej meje i dha fitoren ekipit. E kam kërkuar disa herë golin, madje disa herë kam qenë shumë pranë, por edhe fati nuk ka qenë me mua. Kësaj radhe çdo gjë shkoi mirë për mua dhe për ekipin. Shpresoj që kështu të vazhdojmë edhe në të ardhmen," - është shprehur Lorik Cana pas ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin.

    Megjithatë, mesfushori potent thotë se jo gjithçka ishte perfekte në lojën e ekipit kombëtar. "Ashtu si në shumë ndeshje, edhe kësaj radhe e nisëm keq. Por më vonë arritëm të rikuperojmë shumë, sidomos në pjesën e dytë. Në disa momente të veçanta luajtëm dobët, por në përgjithësi them se ishim më lart se kundërshtari. Kjo jo vetëm nga rezultati, por edhe nga superioriteti që treguam me lojë. Mund të kishim shënuar edhe më shumë, por futbolli kështu e ka. Mjafton që tifozët u kënaqën dhe shpresoj që edhe herët e tjera t'i kënaqim," - shton mesfushori kosovar, i cili aktivizohet në kampionatin francez me Paris SG-in.

    Por Lorik Cana thotë se këtë vit ka shumë mundësi të ndërrojë skuadër. Për këtë ka shkruar dje edhe shtypi francez, i cili fliste për interesimin e Olimpikut të Marsejës për kosovarin kuqezi. Madje, edhe ai nuk e mohon që ka pasur ofertë serioze nga Olimpiku i Marsejës po në kampionatin francez. "Po, është e vërtetë. Marseja më ka bërë një ofertë serioze. Jam 22 vjeç dhe kam përpara një karrierë të gjatë, prandaj do të luaj sa të më jepet mundësia. Kohët e fundit, te Paris SG-i nuk më është dhënë kjo mundësi. Me t'u kthyer në Paris, do të kërkoj prishjen e kontratës, për të kaluar tek Olimpiku i Marsejës.

    Skuadra e Marsejës më ka afruar një kontratë 2-vjeçare dhe për të qenë titullar i padiskutueshëm. Kjo më ka tërhequr më së shumti. Do të bëj të pamundurën për të ikur nga PSG-i. Nëse ata nuk më lënë, jam i detyruar të qëndroj edhe për një vit në Paris, ku natyrisht do t'i bind që nuk jam lojtar stoli. Shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë," - pohon autori i golit të fitores në miqësoren me Azerbajxhanin, Lorik Cana.

    Mirëpo, ndërsa Cana po thoshte këto fjalë, vjen një ofertë tronditëse nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili është gati të paguajë 200 mijë euro për një sezon për mesfushorin kosovar. 100 mijë euro që në momentin e firmosjes dhe çdo muaj nga 10 mijë euro rrogë. Kjo ka qenë oferta e presidentit Xhani, drejtuar Lorik Canës menjëherë pas miqësores me Azerbajxhanin, luajtur mbrëmë në "Qemal Stafa". I pyetur nga "Sporti shqiptar" për këtë ofertë marramendëse, Loriku përgjigjet: "Më ka habitur me të vërtetë kjo ofertë. Qenka me të vërtetë ofertë e majme, por për momentin nuk mund të luaj në Shqipëri. Kam të tjera plane. E falënderoj presidentin e Partizanit, por tani për tani dua ta vazhdoj karrierën time jashtë Shqipërisë."
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Pragkampionati. Çfarë thonë shqiptarët që do të përfaqësojnë skuadrat greke

    Greqi, zëri i mjeshtërve tanë të topit

    Kampionati grek do të ketë edhe kësaj here protagonistë shqiptarë. Duket se është mësuar me ta dhe nuk mund të bëjë dot pa "alvanosët". Shqiptarët janë frymëmarrja e këtij kampionati që është në pragun e tij. Futbollistët tanë janë optimistë se edhe këtë vit do të përçojnë vlerat e tyre më të mira. Më mirë dëgjojeni vetë se çfarë thonë:
    Beqaj, kapiteni mbush 30 vjeç

    Portieri shqiptar mungoi vetëm në 3 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar në radhët e Jonikosit, duke mos thyer rekordin e aktivizimit të një sportisti në kampionatin grek. Arian Beqaj luajti plot 27 ndeshje rresht, gjithsej 2430 minuta, pa u zëvendësuar asnjëherë. E ndërsa ai po shkonte drejt një rekordi origjinal në kampionatin grek, vjen dëmtimi dhe Beqaj i nënshtrohet një operacioni, i cili përfundoi me sukses. Portieri ynë, i cili me 20 gusht mbush 30 vjeç, ka preferuar të qëndrojë te Jonikosi edhe këtë kampionat. Eshtë sezoni i 3 të që Beqaj luan me këtë ekip. I pyetur për gjendjen e tij, Beqaj tha: "Jam në një formë mjaft të mirë.

    Më ka mërzitur pak largimi i ish-trajnerit Vangjelis Vllahos, i cili ishte një trajner vërtet shumë i mirë, por më vjen mirë që ai ka shkuar për të drejtuar OFI n skuadrën, ku kam luajtur për shumë vite. Do të jem përsëri kapiten i Jonikosit. Kjo më gëzon, pasi shpreh besimin që ka ekipi tek unë, çka më jep kurajo për të qenë gjithnjë i sigurt në punën time". I pyetur për ekipin kombëtar, portieri kosovar pohon me keqardhje: "Nuk më ka ardhur asnjë ftesë dhe, me sa shoh, kjo punë ka përfunduar. Nuk është faji im, por i të tjerëve. Unë kam qenë gjithnjë i gatshëm për të dhënë më të mirën për kombëtaren. Tani i jam përkushtuar punës me ekipin dhe kujdesit për familjen." Dje, Jonikosi ka ndarë edhe numrat sipas lojtarëve. Numrin 1 do ta mbajë përsëri Arian Beqaj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Pragkampionati. Çfarë thonë shqiptarët që do të përfaqësojnë skuadrat greke

    Indrit Fortuzi pret familjen

    Në Selanik flasin fjalët më të mira për Indrit Fortuzin, golashënuesin më të mirë të Iraklisit. 9 minuta lojë në ndeshjen e parë ndaj Arisit në javën e 14 të kampionatit grek ishin vetëm fillimi sepse që në ndeshjen e tij të dytë me 13 shkurt ndaj Paokut të Selanikut, ai do të shpërthejë në stilin e tij të veçantë për të mos iu ndarë më formacionit. 6 golat e shënuar në gjysmë sezonin e kaluar do ta bënin Fortuzin "mbret" të Iraklisit.

    Sulmuesi ynë, i cili njihet me nofkën "Zogu" dhe që në nëntor mbush 32 vjeç, ishte pa dyshim një ndër zbulimet e Iraklisit për sezonin e kaluar. Mbrëmë, Indrit Fortuzi do të shprehej për gazetën "Sporti shqiptar": "Në ekipin tonë kanë ardhur mjaft të rinj, të cilët janë mjaft të mirë, por që kanë pasur nevojë për t'u provuar. Prandaj edhe trajneri Kofidhis, në ndeshjet e kontrollit që kemi bërë, nuk më ka dhënë gjithnjë vendin e parë në formacion.

    Megjithatë, kjo nuk më demoralizon. Me këtë përgatitje që kam bërë dhe me formën e mirë që gëzoj, unë do të jem i gatshëm gjithnjë për të bërë më të mirën." Por "Zogu" tjetërkund e ka mendjen. "Të dielën pres të më kthehen në Selanik gruaja dhe dy fëmijët. Eshtë një gjë që mua më gëzon jashtëzakonisht shumë. Ata do të jenë një forcë e madhe për mua dhe një burim frymëzimi për ta vazhduar rrugën e suksesshme të sezonit që kaloi."

    Murati: Për Iraklisin pyesni mua

    Edvin Murati ka lëshuar thirrjen: "Iraklisi nuk i trembet asnjë ekipi". Shtypi vendës zbulon gjendjen fizike dhe morale të një prej lojtarëve kryesorë të klubit bardheblu. Asi shqiptar, tek lëviz aq shpesh e me zgjuarësi, duket se e ka kaluar periudhën e vështirë, ku ai nuk u aktivizua për më shumë se 5 muaj. Edvin Murati shprehet:

    "Nga ana fizike ndihem mirë. Nga ana shpirtërore jam akoma më mire dhe jam gati për orën e ndeshjes. Punojmë shumë dhe Kofidhis është jo vetëm një trajner i mirë, por edhe një njeri shumë i mire. Ai ka larguar ankthin nga lojtarët dhe ka krijuar besim tek secili prej nesh. Ai di çfarë kërkon nga çdo lojtar. Eshtë e vërtetë se në skuadër kemi shumë lojtarë të mirë, por duhet të punojmë më shumë për të krijuar një skuadër që të ketë bindjen e fitores. Unë kam besim te skuadra dhe nuk i trembemi asnjë kundërshtari. Luajmë 11 me 11 dhe lojtarët do të japin 100 për qind të mundësive tona." Kështu shprehet lojtari i Iraklisit Edvin Murati, që shumëkush e quan "zemra" e tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 52 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •