Close
Faqja 18 prej 52 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 512
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kapllani, deri te pika e bardhë

    22 Korrik Edmond Kapllani ka bërë një fillim inkurajues të aromës së Bundesligës, teksa në ndeshjen e djehsme kundër Shalkes, të vlefshme për Kupën e Ligës ka arritur të fitojë një 11?metërsh dhe gjithashtu të japë disa asiste interesantë për shokun e tij të ri të sulmit, gjeorgjanin Iashvili. Ndeshja përfundoi 1?0 për Shalken, pasi penalltinë e fituar nga Kapllani nuk e kanë shndërruar në gol. Vetë shqiptari në përfundim të ndeshjes është shprehur I kënaqur nga kjo ndeshje, që mund të përkthehet si një miqësore luksi: “Të gjithë e dimë që Bundesliga 1 me 2 ndryshojnë. Ndjehem në formë të mirë fizike. Sot luajta më shumë për skuadrën dhe kjo më shërben edhe mua në planin taktik. Golat do të vijnë së shpejti. Mendoj se kam bërë një ndeshje të niveleve të kënaqshme”. Kapllani pritet të “shpërthejë” gjatë këtij viti, pasi ka shënuar sezonin e shkuar 17 gola, duke e ndihmuar skuadrën të dilte e para në nivelin e dytë të futbollit gjerman.Një miqësore luksi ka luajtur dje edhe Besart Berisha me Bërnlin, teksa knë pasur përballë skuadrën e Premier Ligës, Midëllsbro. Ndeshja ka përfunduar në barazim 1?1, por shqiptari nuk ka arritur të shënojë. Berisha është aktivizuar gjithë ndeshjen, megjithatë ka luajtur sërish si mesfushor, duke e parë shumë larg portnë kundërshtare. Gjithsesi, shqiptari sërish ka treguar një nivel të kënaqshëm, duke bindur trajnerin. “Unë shpresoj që edhe golat të vijnë sa më shpejt, por nuk janë ato qëllimi im kryesor. Fillimisht duhet të bëj të pamundurën për skuadrën në planin taktik dhe pastaj të filloj të mendoj për vete”.
    #VamosArgentina

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lojtarët shqiptarë në Evropë

    9 Gusht Myrtaj: Sulmuesi vlonjat i skuadrës italiane të Teramos, ka rinovuar dje kontratën e tij me këtë klub, edhe për dy sezone të tjerë. Një hap i tillë i klubit të Serisë C2 italiane duket shumë i pakuptimtë, aq më tepër kur futbollisti shqiptar ka rezultuar pozitiv ndaj testit të dopingut përpara disa javësh, e kur më tepër ai nuk është përballur ende me vendimin për dënimin e tij. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Teramo ka menduar që ta harrojë, ose ta hedhë pas krahëve këtë “prapësi” të Myrtajt, duke i ofrruar atij një tjetër kontratë dyvjeçare. Gj.C.



    Berisha: Besart Berisha mund të konsiderohet edhe si një nga blerjet më të mira, jo vetëm të klubit anglez të Championshipit, FC Bërnli, por edhe të të gjithë ligës së dytë. Një fakt të tillë e ka publikuar një sajt anglez, sipas të cilit, Berisha rezultonte i pesti në këtë “hit?parade”. Berisha kaloi tek Bërnli pikërisht pas ndeshjes miqësore Angli B – Shqipëri (e luajtur në “Turf Moor”, ku edhe shënoi golin “e nderit”) për 340 mijë paund britanik..



    Tare: A po ikën? Kur do të ikë? Përse nuk po lëviz? Këto janë tre pyetjet që jo vetëm drejtuesit, por edhe gazetarët italianë po bëjnë çdo ditë në mediat “përtej Adriatikut”. Lacio nuk po e heq dot, pavarësisht gjithçkaje që po mundohet të bëjë për t’ia dalë kësaj. Tare është kthyer në një “legjendë” tani në klubin bardhekaltër. Klubi nuk e ka grumbulluar dhe nuk e ka futur as në listën e tij për skuadrën e sezonit të ri, por ai ndodhet sërish atje. Ndodhemi në mes të një “lufte të ftohtë”, por që nga nervat dhe durimi i tepërt mund të “nxehet” sa hap e mbyll sytë.



    Bogdani: Pas shumë e shumë ofertave, shqyrtimit të tyre, duke nisur që nga Lacio, Napoli, por edhe Kaljari, më në fund Kievo ka vendosur: “Bogdani është i paprekshëm”. Një lajm të tillë e ka përcjellë dje, vetë drejtori sportiv i veronezëve, Sartori, sipas të cilit, “floriri 30-karatësh” që mban nofkën e “Princit të Epirit” do të qëndrojë tek Kievo, derisa këta të fundit të ringjiten në Serinë A. “Na duhet, është i domosdoshëm për ne. Do ta mbajmë”, ka thënë Sartori për “L’Arena”. Por, gjithsesi, merkato vazhdon deri në fund të gushtit.



    Mirel Çota: Një 20 vjeçar me Torinon habit në Itali

    Mirel Çota është 20 vjeç dhe këtë verë është grumbulluar për të parën herë me skuadrën e parë të Torinos në Serinë A italiane. Kështu, sulmuesi i kombëtares shqiptare U?19, i cili ka disa sezone që aktivizohet me skuadrën e të rinjve të “Toros”, më në fund është thërritur nga ekipi i parë i Kairos. Sipas burimeve brenda klubit “granada” mësohet se futbollisti po vijon stërvitjen me ekipin e parë dhe shumë shpejt, Torino ka ndërmend ta kalojë atë në huazim në një klub tjetër, ndoshta në Serinë C1. Janë dy klube që duan shërbimet e tij, edhe pse emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Ndërkohë, Çota ka qenë golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare U?19 në kampionatin Europian të tetorit 2006, ku kuqezinjtë e vegjël arritën të “thyenin akullin” dhe të humbnin vetëm për një gol.
    #VamosArgentina

  3. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Dorezohet” Lacio: Tare luan 30 minuta

    10 Gusht Jo me larg se dy dite me pare, vete klubi i Lacios ka deklaruar se sulmuesi shqiptar, Igli Tare, nuk do te ishte me pjese e bardhekalterve. Por dje, pra nje dite me pas, Tare, jo vetem qe eshte pjese e romaneve, por edhe luan 30 minuta, edhe pse ne miqesoren me Panathinaikosin grek (ku Lacio fitoi 2?1). Nje akt i tille do te tregoje vetem dicka; Tare 1 – Delio Rosi 0. Ish?kapiteni i kombetares shqiptare e ka shenuar “golin” e tij, pikerisht ne momentin qe drejtuesit e klubit e kishin hequr nga lista. Por, per habine e te gjitheve, mbremja e se merures, miqesorja me Panathinaikosin, ka treguar komplet tjeter gje. Sigurisht u aktivizua edhe Inzagi, apo Baronio, dy “te paudhe” te tjere per presidentin Lotito dhe “planet” e Lacios. Por, aktivizimi i Tares beri te kuptohej se trajneri Rosi me ne fund eshte “dorezuar”. Tani mbetet vetem nje pyetje. A do te jete Tare ne 18?she?.
    #VamosArgentina

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Katër ditë pa vënë gjumë në sy”

    11 Gusht Të dielën debutimi në Bundesligë: Kapllani: “Jam i emocionuar, po realizoj një ëndërr fëmijërie”





    Edhe dy ditë deri në “countdoën?in final”. E dila do të shënojë një faqe më vete në historinë e karrierës së sulmuesit shqiptar të Karslruhes, Edmond Kapllanit. Ai më në fund do të luajë në Bundesligën 1 gjermane, në atë kampionat që deri katër vite më parë ishte një ëndërr e parealizueshme për të. “Si ndihem? A kuptoni që po realizoj ëndrrën time më të madhe në jetë, do të luaj në Bundesligë”, ka thënë ai nëpërmjet telefonit. Megjithatë, nuk është nervoz. Ia ka kërkuar këtë trajneri Beker, i cili do ta aktivizojë nesër që nga minuta e parë në ndeshjen me Nyrenbergun. Por, për Kapllanin, debutimi quhet më i suksesshëm atëherë kur ai përfundon me një fitore, pse jo edhe të dhuruar nga “bomberi” i përfaqësueses kuqezi.

    Të dielën prezantimi në Bundesligë. Të vërtetën, a ndiheni i emocionuar?

    Sigurisht që po. Ka dy ditë që s’po më ze gjumi. Përsëris me vete, si do të jetë vallë Bundesliga e parë. Kam provuar të dytën dhe e di që është e fortë, por nga sa kam parë dhe më kanë thënë e para është akoma edhe më e fortë. A do t’ia dal vallë? Këtë vazhdoj ta them. Do ta shoh të dielën, nuk mund të flas dot më përpara.

    Ndaj Nyrenbergut do të luash si një “pykë” e vetme. Të shqetëson kjo, aq më tepër që do ecësh në një “territor të pashkelur” më parë?

    Nuk e di. Në kupë kam luajtur i vetëm dhe pata pak vështirësi koordinimi. Por, nuk mendoj se do të jetë një problem në kampionat. Ju e dini që në kupë luhet me skuadra të kategorive inferiore dhe mobilizimi nuk është aq i madh. Por në Bundesligë nuk mund ta bësh këtë.

    Të gjithë presin shumë nga Kapllani. Po ju?

    Edhe unë (qesh). Unë do të bëj maksimumin, në mënyrë që të arrijmë të fitojmë. Një premierë nuk mund të quhet e sukseshme nëse nuk arrin të marrësh trepikëshin. Po ashtu edhe të shënosh. Mos ta fsheh kot, kam qejf ta gjej golin që në ndeshjen e parë.

    Më 22 gusht Malta, parapërgatitore për Holandën...

    Holanda është ajo ndaj së cilës ne duhet të marrim pikë. Por, nëse skuadra do të arrijë të luajë si në ndeshjet e kaluara, atëherë mendoj se një gjë e tillë edhe mund të ndodhë.





    “Lajthit” Rosi: Tare, përsëri jashtë

    Ka luajtur thuajse 30 minuta në miqësoren e së mërkurës, ndaj Panathinaikosit, çka nënkuptoi se më në fund drejtuesit e Lacios kishin bërë “paqe” me ish?kapitenin e kombëtares shqiptare, Igli Taren. Por, nuk ka ndodhur kështu në fakt. Inat, apo “lajthitje” momentale e trajnerit të bardhekaltërve Delio Rosit, kjo nuk dihet ende, por ajo që është mësuar dje me siguri është se bjondi shqiptar nuk është më sërish pjesë e Lacios. I kthyer në një “luledele”, e tipit “po, jo”, Tare është lënë përsëri jashtë grupit për ndeshjen e Championsit, ku Lacio do të përballet me Dinamon e Bukureshtit. Por, më e çuditshme se kjo është fakti që Inzagi, një tjetër nga “të rebeluarit” e klubit, do të jetë. Rosi e ka marrë atë, por Taren e ka lënë sërish jashtë. Në fakt të dy nuk do të ishin më pjesë e Lacios. Por, për çudi vetëm Tare nuk do të jetë më. Ndoshta 1 milion eurot në sezon të Inzagit kanë bërë që drejtuesit romanë t’i thërrasin mendjes, teksa ndoshta inati i tyre me Taren vlen më shumë se sa 600 mijë eurot që ai merr në sezon.





    Luan Kievo, Bogdani në tribunë

    Është hera e parë që ndodh e megjithatë, një gjë e tillë normalisht ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Erjon Bogdani nuk ka qenë i pranishëm në fushë, në ndeshjen e djeshme që Kievo e tij ka zhvilluar me skuadrën e Serisë C1, FC Lumezane, duke e mundur atë 3?0. Të tre golat kanë mbajtur “firmën” e nigerianit Obina. Po Bogdani? “Princi i Epirit” ka qenë në tribunë, ku e ka parë ndeshjen si spektator. “Ka një problem të vogël, por asgjë për t’u shqetësuar”, kanë thënë burimet brenda klubit veronez. Megjithatë, një gjë e tillë përsëri nuk është se besohet 100 %. Mos ndoshta kjo mund të quhet ndonjë lamtumirë e parakohshme? Apo mos ndoshta “bomberi” nuk ka më dëshirë të luajë në Serinë B, apo në fund të fundit është dëmtuar, gjë që sjell probleme për kombëtaren shqiptare në prag të sfidës. Vazhdon të kërkohet nga shumë skuadra, por Kievo duket se nuk do ta lëshojë. Gjithsesi, Napoli dhe Kaljari janë në pritje të tij. Qëndrimi në tribunë mund të thotë shumë.
    #VamosArgentina

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    13 Gusht

    ? Lorik, cila eshte analiza juaj per ndeshjen e pare te sezonit ne “Velodrome” (Marseje?Rene 0?0)?

    ? Ishte nje ndeshje zhgenjyese, pasi lame dy pike ne “shtepine” tone. Trepikeshi mund te na kishte sherbyer shume per me pas. Skuadra luajti mire dhe me kurajo, por perseri java mbetet zhgenjyese per ne. Tani eshte e rendesishme qe te riparojme gabimet dhe te gjejme sa me shpejt formen me te mie, pasi te merkuren do te luajme me Valensienen. Ne kete ndeshje duhet te tregojme qe kuptuam me te vertete ate qe na mungoi kunder Renes.

    ? Cfare i mungoi Marsejes per te fituar?

    ? Agresiviteti perpara portes. Na mungoi forca e duhur psikologjike per te kembengulur vazhdimisht perpara portes kundershtare, deri ne pritje te rastit percaktues. Patem disa raste, sidomos ne pjesen e pare, por, nuk mund te sulmonim te qete, pasi Rene ishte shume e afte per te dale menjehere ne kundersulm. Duhet te tregoheshim te kujdesshem dhe per kete arsye nuk mund te sulmonim me shume forca. Kjo ishte nje nga ato ndeshje ku aspekti mendor ben diferencen. Ne qofte se do te kishim shenuar ne pjesen e pare, ndeshja do te kishte qene e ndryshme, pasi goli do te na kishte ndihmuar per vazhdimesine. Por, sa me shume minuta kalonin, aq me e nderlikuar behej per ne.

    ?Sipas jush, cilet jane elementet pozitive te ndeshjes me Renen?

    ? Pjesa e pare e lojes. Prodhuam loje dhe krijuam raste. Beme disa dalje te rrezikshme ne sulm. Fituam pothuajse te gjitha duelet ne mesfushe dhe arrinim lehtesisht deri ne afersi te portes kundershtare, por na mungoi pasimi i fundit. Mendoj qe duhet te ishim treguar me agresive.

    ? Mendoni qe niveli i lojes ne kete ndeshje te dyte ishte me i mire se ai i javes hapese me Stasburgun?

    ? Po, shume me i mire. Kete radhe e mbajtem shume me teper topin. Pati nje permiresim te dukshem ne krahasim me Strasburgun. Megjithate, kuptohet qe nuk mund te kenaqemi me nje barazim. Duhet te rrezikojme me shume dhe duhet te zgjidhim problemet, ne menyre qe te fillojme te shenojme dhe te fitojme ndeshje.

    ? Tifozet ne “Velodrome” ju vershellyen ne fund. Nuk mendoni se pritet me shume se c’ka mundesi, nga Marseja?

    ? Eshte e vertete qe pritet shume prej nesh, por kjo eshte normale, per vete cilesine e skudres. Tifozet e kane zakon te vendosin skuadren ne presion, por kjo na motivon, na ben qe te japim me shume nga sa kemi mundesi. Ne te njejten kohe, e dime qe nuk mund te fitojme cdo ndeshje 3?0. Pasa se te filloj me te bejme nje bilanc, mendoj qe duhet te kalojne edhe disa ndeshje. Nuk duhet te nxjerrim perfundime te parakohshme.

    Marre nga “Le Figaro”
    #VamosArgentina

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kapllani: Dola se ma morren frymen!

    14 Gusht

    Ka debutuar, madje deri diku mund te quhet nje premiere e suksesshme, pare faktin se skuadra e tij, Karlsruhe fitoi ndeshjen e pare te Bundesliges, pas 9 vitesh. Megjithate, per sulmuesin e kombetares shqiptare, Edmond Kapllanin, sfida e se dieles, ishte shume “strapacuese”. “Mbrojtesit kundershtare ma morren frymen”, ka thene ai, nepermjet telefonit. Dhe ka patur te drejte. Gjate gjithe kohes ka qendruar me 2 kundershtare te ngjitur si “pulla”, aq me teper qe ka qene vetem ne vinen e pare. Kjo ka sjelle edhe nderrimin e tij ne te 72’. Gjithsesi, ai e kalon me humor tani kete situate, teksa shton se golat i ka lene per kombetaren.

    Cfare “arome” kishin 72 minutat e para te Bundesliges?

    Ne fillim kishin nje “arome” frike (qesh). Kjo, pasi fakti qe po debutonim na beri qe te humbnim disa here kontrollin. Mund te ishim ndeshkuar, por shyqyr zotit qe kjo nuk ndodhi. M?_s, nisem ta merrnim veten dhe edhe me pak fat arritem te shenonim golin e pare, e keshtu te dytin derisa fituam ndeshjen.

    Perse ju nderroi trajneri Beker?

    Sepse u bene 72 minuta qe isha i vetem ne vijen e pare dhe me zor kam kapur tre topa gjithe ndeshjen. E para isha i vetem dhe skuadra jone po mbrohej, teksa kerkonte te kundersulmonte me topa te gjate. Nga ana tjeter, kisha dy kundershtare gjithmone ngjitur dhe kur kapja topin beheshin tre. Nuk kisha nga t’ia mbaja. Me te vertete qe me morren frymen.

    A s’mendoni se mund te ishte nje taktike e Bekerit?

    Sigurisht qe e mendoj. Bllokimi im i krijoi Hajnal dhe Mutzel me shume hapesira. Kjo solli edhe golat e tyre.

    Po goli juaj kur do te vije?

    I kam ruajtur golat per kombetaren, te pakten deri ne ndeshjen me Holanden (qesh).
    #VamosArgentina

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Cana, mungesa e pare

    14 Gusht “Nuk do te jem ne ndeshjen me Malten”. Kane qene keto fjalet e mesfushorit te kombetares shqiptare dhe njekohesisht te Olimpik Marsejes, Lorik Cana, te thena dje, ne nje bisede telefonike. Keshtu, rezultatet jo te mira te skuadres se OM?se, si edhe faza e kampionatit francez ne nje moment shume delikat, ka bere qe Cana te mos kete mundesi qe te grumbullohet me ekipin kombetar te Baricit, ne miqesoren qe kuqezinjte do te kene ndaj ishulloreve. “Kemi ndeshje shume te rendesishme dhe me duhet te qendroj me skuadren, per te mos permendur edhe faktin qe kemi perballje Championsi dhe kjo e shton dyfish ngarkesen. Me vjen me te vertete keq, sepse kisha deshire te isha”, ka sqaruar Cana. Megjithate, mesfushori pohon se ne perballjen e 12 shtatorit me Holanden do te jete me siguri. “Holanden nuk do ta humb te jeni te bindur. E kam humbur ndeshjen e pare, pasi isha me kartona, por kete here do te jem”, ka vijuar Loriku. Nderkohe, tani kroatit Baric, i duhet t’i beje llogarite per testuesen me maltezet pa “luanin” e mesfushes, i cili nuk do te kete mundesi te vij. Cana eshte mungesa e pare ndaj Maltes, teksa shpresohet qe te mos kete te tjere. Nga ana tjeter, trajneri i Maltes, Fitzel, ka publikuar dje listen e lojtareve qe do te vijne ne Shqiperi. Nuk flitet per asnje lojtar klasi, teksa te gjithe luajne ne kampionatin vendes.
    #VamosArgentina

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bogu: Edhe Del Piero e Trezege zbritën në B

    15 Gusht Çkemi Erjon, u bë kohë e gjatë që...”e di e di, nuk po dëgjoni ndonjë “bum” për mua”, ta përgjigjet me të qeshur Bogdani nga anatjetër e telefonit. Megjithatë, është një humor i stisur me pahir. Nuk po mund të “largohet” dhe duket se sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë probabiliteti për t’u transferuar në ndonjë skuadër tjetër, që të qëndrojë në Serinë A, ulet. “Ç’të bëj sipas jush? Kam edhe një vit kontratë”, të sqaron ai. Ofertat nuk i mungojnë, madje ato i pëlqejnë, shumë. Është Lacio, Napoli, por edhe Siena, “ish?shtëpia” e tij, atje nga ku ai u largua në drejtim të Kievos. E ka mallkuar ndoshta atë ditë, kur nuk shkoi tek Xhenoa, edhe pse në Serinë B, apo tek Napoli. Kjo, sepse tani “të ka në dorë klubi dhe në radhë të parë ai do të shikojë interesin e tij financiar, pavarësisht se nga kush skuadër vjen oferta”. Megjithatë, në fund dorëzohet, duke bërë ndoshta edhe ndonjë shaka, “në fund të fundit do të qëndroj në B, edhe Del Piero e Trezege e kanë bërë këtë dhe të dy janë kampionë bote”.

    Shumë kërkesa, por ju ende nuk po lëvizni. Kaq fort ju ka “lidhur” Kievo?

    Nuk kam se çfarë të bëj. Kam një kontratë që më mbaron vitin tjetër dhe përsa kohë që klubi më paguan, unë jam i detyruar të qëndroj. Megjithatë, jam edhe unë në dijeni të ofertave, nga Lacio dhe Napoli. Më kanë kërkuar, madje edhe drejtuesit e Kievos më kanë thënë, por janë në dilemë edhe ata.

    Lacio ka ofruar 3 milion. As kjo nuk mjafton?

    Siena ka ofruar 3.5 milion për të më patur sërish dhe Kievo nuk ka pranuar. Unë nuk e di me të vërtetë se si do të vejë kjo punë.

    Kievo do të më mbajë ndoshta dhe gjen pretekse nga më të ndryshmet.

    Po ju çfarë jeni duke bërë?

    Aktualisht jam i grumbulluar se kemi ndeshjen e kupës së Italisë me Ravenën. Ça të bëj unë sipas jush?

    Seria B do të ishte një zbritje drastike...

    E di sepse kam qenë dhe e kam provuar. Por, në fund të fundit, nuk kam se çfarë bëj. Pastaj, edhe Trezege dhe Del Piero kanë luajtur në Serinë B dhe ata janë kampionë bote. Nuk është edhe aq keq, apo jo? Juventusi erdhi sërish në A.

    Kievo nuk është Juventusi...

    Edhe këtë e di. Shpresoj që të zgjidhet gjithçka nuk kam se çfarë them tjetër.
    #VamosArgentina

  9. #179
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rebelohet Bushi

    Alban Bushi, sulmuesi I perfaqesueses shqiptare dhe I skuadres greke Apollon Kalamaria,ka patur nje tjeter polemike me gjyqtaret fale gjaknxehtesise se tij dhe veprimeve arrogante ne loje. Pas një faulli të rëndë në pjesën e dytë të lojës, Alban Bushi, ose “Cubi” i skuadres siç njihet nga shume tifozë, është ndëshkuar me kartonin e verdhë nga gjyqtari Kalopulos, i cili drejtonte takimin miqësor Apollon - Larisa. Gjyqtari i takimit, i ka falur futbollistit shqiptar nje karton te kuq qe ishte e paevitueshme pasi sulmuesi shqiptar nderhyri shume keqazi ndaj lojtarit kundershtar. Pas këtij paralajmërimi, drejtuesi i takimit i ka kërkuar teknikut selanikas Makis Kacavakis ta heqë lojtarin nga fusha, për të ruajtur nivelin e ndeshjes. Kjo, ka shkaktuar acarimin e pakuptimtë të Lokut, që ka kundërshtuar ashpër ndaj bilbilit dhe aq më shumë, ka sjellë kontradikta të panevojshme në marrëdhëniet me stafin teknik. “Unë nuk jam xhandari i skuadrës”, tha i nervozuar pas ndeshjes Kacavakis. “Futbollisti duhet të mbledhë mendjen, përndryshe do të gjendet në kërkim skuadre. Nuk mund të vazhdohet kështu”, deklaroi I revoltuar trajneri, i cili nuk e ka per here te pare qe e paralajmeron “Cubin” e futbollisteve shqiptare ne Greqi. Bushi gjithnje shpreh revolta ndaj gjyqtareve dhe lojtareve kundershtare dhe gjithnje i duket sikur dikush i ka borxh dicka, sepse eshte shqiptar. Trazira qe jane perseritur thuajse ne çdo ndeshje, si gjatë takimeve me Iraklis, Panathinaikos etj. Per te mos harruar rastin e fundit dhe incidentin e bujshem qe ai pati me futbollistet e Panathinaikos gjate javeve te fundit te kampionatit te kaluar, ku ai u pezullua dhe u denua me gjobe e cila iu ul me vone. Kjo nuk eshte aspak shenje e mire per sulmuesin kryesor te skuadres se Apollon i cili shenoi 9 gola per “kuqezinjte” e Kalamariase sezonin e kaluar.
    Sui generis

  10. #180
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ilahami Halimi pajiset me passaport bullgare

    - Mesfushori shqiptar i Llokomotiv Pllovdivit, Ilami Halimi ka vendosur që edhe stinorin e ardhshëm të qëndrojë te klubi i deritanishëm pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar me këmbëngulje drejtuesit e klubit. Ai kishte kërkuar që të largohet nga kampionati bullgar për të luajtur në Greqi ose Maqedoni, por kërkesat e tij kanë qenë të papranueshme. “Pronari i ri i klubit më ka kërkuar që të vazhdoj edhe një vit këtu, pasi kanë shumë nevojë. Si klub jemi duke kaluar një fazë shumë të vështirë, pas vrasjes së presidentit të mëparshëm. Do të jetë i vështirë ky kampionat i sivjetmë për ne”, tha Halimi . Megjithatë ai ka theksuar se është i përgatitur fizikisht dhe do të jetë në formën më të mirë. Përveç se do të qëndrojë edhe një vit te Pllovdivi, Ilami Halimi gjatë javës së ardhshme pret të marrë edhe pasaportën bullgare dhe të bëhet shtetas i Bullgarisë. Për të kjo pasaportë është një shans i mirë që të kalojë në klube tjera të Evropës. “E dini se Bullgaria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe tani pa probleme do të udhëtoj nëpër vende të Evropës. Njëherësh më lehtë do ta kem për të gjetur klube jashtë Bullgarisë”, tha Halimi.
    Sui generis

Faqja 18 prej 52 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •