Close
Faqja 17 prej 52 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 512
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Myrtaj rrezikon deri 6 muaj

    13 Korrik Ne keto dy vite i kane ndodhur te gjitha…te keqijat. Ka arritur deri aty sa nuk ka shenuar asnje gol per 444 dite. Te mendosh qe eshte nje sulmues… Nuk shenonte madje as ne stervitje. Florian Myrtaj humbi dhe perfaqesuesen dhe Teramo e tij ra ne Serine C2. Nderkohe tifozet e kerkonin per ta kontestuar. Ne prag pushimesh vjen goditja perfundimtare: doping. Si gjithnje i pafat, nje pomade e perdorur per arsye shendetesore ka pasur brenda nje substance te ndaluar, te konsideruar “ilegale”. Nese i beson atij i ka thene me pare klubit dhe mjekeve qe po e perdor, por tani klubi nuk do t’ja dije. “Asnje rinovim kontrate per shqiptarin”, thone thate drejtuesit e klubit. Arsyeja? E tera sportive: “Rrezikon 3 deri ne 6 muaj pezullim, nuk kemi si ta mbajme”.Vete vlonjati nuk do t’u besoje syve. Megjithate ka kaluar kaq shume te pabesueshme ne keto 24 muaj sa tani asgje nuk i ben me habi. Ne stilin e tij te sjellshem eshte perpjekur te ngreje tonin: “Por klubi e dinte, qe une e kam perodorur kete pomade. Me thane qe nuk ka asnje rrezik”, shpejton te deklaroje shqiptari per mediat e perditshme italiane. “Nuk di se cfare do te behet”. E di ne fakt Federata Italiane e Futbollit, qe eshte gati t’i jape nje denim te pakten tre mujor: ne rast se vertetohet, qe futbollisti ja ka deklaruar mjekut te skuadres. Ne te kundert 6 muaj duhet t’i shohe te gjithe nga TV. Florian Myrtaj te vetmen kenaqesi te pergjysmuar qe morri kete sezon – dy gola ne ndeshjen kunder Ankones ne play-oof – tani duhet ta harroje. Sepse sipas analizave, ne ate ndeshje ka perdorur doping. Kishte shume kohe qe nuk shenonte nje dopiete. Ndoshta eshte thejsht nje ratsesi.
    #VamosArgentina

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mediat gjermane te bindura: Kapllani, yll!

    13 Korrik Dje te gjitha mediat gjermane kane qene ne unison persa i perket analizes se skuadres se Karlsrhues per edicionin e ardhshem: “Shqiptari Kapllani eshte padyshim pika me e forte e ketij grupi pas largimit te Federikos. Do te jete nje lufte e vertete e Karlsruhes fillimisht per te qendruar ne Bundeslige e me pas pse jo per te pretenduar. Megjithate shpetimi mbetet si nje objektiv primar”. Kapllani sipas mediave gjermane eshte ne nje forme qe zor se do te pretendonte me mire: “Ka shenuar edhe ne dy ndeshjet e fundit te perfaqesueses 3 gola, eshte nje sulmues race qe per momentin cdo top qe prek e dergon ne rrjete”, citohet ne te perditshmet.
    #VamosArgentina

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Igli Tare demtohet, humb miqesoren e pare

    13 Korrik Ish kapiteni i perfaqesueses shqiptare ka humbur miqesoren e pare verore te skuadres se Lacios, pas nje demtimi, qe ka pesuar ne kofshe diten djeshme. Megjithese behet fjale vetem per nje terheqje, sulmuesi ka marre orientime nga stafi mjekesor dhe disa dite do te beje stervitje te diferencuar. Gjithsesi pertej ketij demtimi klubi duhet te zgjidhe njehere e mire problemin e transferimit te lojtarit, pasi ky i fundit duket se nuk do te qendroje tek Lacio sezonin e ardhshem. Per ta shitur eshte problem pasi vete sumuesi nuk deshiron te largohet nga kryeqyteti roman.
    #VamosArgentina

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tare: Do te jete nje sezon fantastik

    E Diele, 15 Korrik 2007

    Igli Tare ka deshire per gol, per Lacion, per netet e medha te Liges se Kampioneve. Sulmuesi shqiptar, ne grumbullim ne Kapfenberg siguron se, deshiron te permiresohet akoma dhe flet per objektivin e tij personal per sezonin tjeter. "Eshte e vertete se ne kampionatin e kaluar kam qene vendimtar dhe me vjen keq qe nuk kam shenuar asnje gol, ka deklaruar ish-lojtari i Breshias. Jam gati ta rinis me pasion, deshire dhe vendosmeri".

    Takimi me objektivin e pare, ajo qe do te percaktoje tere sezonin e Lacios, eshte e fiksuar te vendose ne gusht. Bardhekalterit do te luajne ne nje turn te dyfishte ne paraeliminatoret per te hyre ne Ligen e Kampioneve.

    "Nese kalojme paraeliminatoret, do te jete nje sezon fantastik. Nese hyjme ne Evrope sigurisht qe do te kemi qendrueshmeri edhe ne kampionat, shpjegon Tare. Sekreti yne ishte dhe mbetet grupi. Keshtu ka qene ne keto dy vjet dhe do te jete perseri edhe ne kete sezon". Jo vetem Liga e Kampioneve, Tare nuk harron dhe kampionatin.

    "Mund te arrihet kudo, e rendesishme eshte te mos kesh lojtare te demtuar dhe pastaj te mbash ritmin te viteve qe kane kaluar, shpjegon shqiptari. Ne sigurisht qe jemi ne 5 skuadrat me te mira te kampionatit".

    Sulmuesi e mbyll duke folur per Meghni, qe do te jete te Bolonja. "E njoh mire. Klasi i tij nuk diskutohet, tani ka probleme fizike, por kur te rikuperohet do te jete nje lojtar i vlefshem per Lacion".




    kohajone
    #VamosArgentina

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berisha debuton

    15 Korrik Besart Berisha ka debutuar dje me skuadren e Bernlit ne miqesoren e djeshme kunder Akrington. Lotjari shqiptar eshte aktivizuar ne minuten e 46’ nderkoeh qe rezultati ishte 1-0 per skuadren kundershtare. Ndeshja perfundoi ne barazim 1-1, megjithate golin e barazimit nuk e shenoi shqiptari. Lojtari i kombetares ka marre fanelen me numrin 22 ne Angli.

    Salili nuk shenon

    Hamdi Salihi ka kaluar javen e dyte te kampionati austriak pa shenuar gol. Ried ka fituar dje me rezultatin 3-2 ne fushen e Altakut dhe shqiptari megjithese ka zhvilluar nje loje te kenaqshme nuk ka gjetur golin. Damjanovic, shoku i tij i sulmit ka shenuar golat e fitores. Edicionin e shkuar Salihi ka shenuar 6 gola ne gjysemsezoni me kete skuader.

    Skela ne miqesore

    Kotbus ka arritur dje nje fitore me skaudren Ostrava 3-1 dhe lojtari i perfaqesueses shqiptare Skela ka qene ne fushen e lojes deri ne minuten e 61’. Shqiptari ka dhene asistin e golit te pare, por me pas si shumica e titullareve eshte zevendesuar. Skela kete vere ka kapur formen e tij me te mire fizike, nje gje qe per arsye objektive i ka munguar edicionin e shkuar.

    Shqiptaret ne Ukraine

    Kater lojtare qe luajne ne Ukraine jane aktivizuar pjeserisht dje ne diten e pare te kampionatit. Vorskla ka barazuar 1-1 dhe dyshja Dallku dhe Curri ka luajtur 90 minuta, nderkohe qe Jonuzi e ka filluar takimin nga minuta e 46’. Ne ndeshjen e Krivbasit, Bylykbashi eshte i vetmi shqiptar qe ka luajtur. Bulku ende nuk ka firmosur per kete skuader ukrainase.

    Vata dhe Pollozhani

    Koblenz, skaudra e shqiptareve Fatmir Vata dhe Pollozhani dje ka arritur nje fitore impresionuese 2-0 ne ndeshjen miqesore kunder Makabi Tel Aviv. Vata ka qene protagonist ne kete ndeshje me dy asiste duke treguar madje nje shpirt te larte gare dhe duke u vene gjithnje ne ndihme te skuadres. Trajneri Rapolder ka qene shume i kenaqur nga ekipi i tij.
    #VamosArgentina

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berisha kenaq tifozet: “Luan me shpirt ne fushe”

    16 Korrik Besart Berisha ka marre menjehere duartrokitjet e tifozerise se Bernlit dhe lavdet e permbajtjura te medieve lokale. Ne miqesoren e se shtunes futbollisti luajti 45 minuta dhe megjithese nuk shenoi krijoi pershtjellim perpara me insistimet e tij: “Eshte nje futbollist i levizsshem dhe megjithese sapo ka filluar stervitjen me skuadren duket qe eshte ambjentuar. Nese shenon me shume do te ishte nje avantazh i madh”, shkruajne mediat angleze. Nderkohe edhe tifozet kane krijuar pershtypjet e para per futbollistin: “Eshte nje nga ata qe ne e duam – thane ata ne forumet angleze – pasi ben shume per skuadren duke na entuziazmuar. Te shohim se c’do beje ne kampionat”.
    #VamosArgentina

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Beqaj provë tek Marseja, ndërmjetës është Cana

    Derguar me: 19/07/2007

    • Tani duket i gatshëm për kalimin e madh. Arjan Beqaj është vetëm një hap firmosjes me Olimpikun e Marsejës, klubin më të madh të Francës, i cili është në kërkim të një zëvendësuesi të Cedric Carraso. Shqiptari duket perfekt për një rol të tillë dhe drejtuesit e marsejezëve e kanë marrë menjëherë në provë. Dje, portieri i kombëtares shqiptare ka qenë në Francë për t'iu bashkuar klubit nga "Velodrome". Një lajm i tillë është publikuar jo vetëm në sitin zyrtar të klubit, por edhe në pjesën më të madhe të siteve on-line të gazetave franceze. Madje edhe e përditshmja prestigjioze "Le Figaro" i ka kushtuar rëndësi faktit që një portier shqiptar është duke u provuar në klubin më të madh të Ligës së Parë për nga historia. Ndërmjetësi është Lorik Cana, një futbollist me mjaft peshë tek Marseja dhe që në shumë ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Në provë tek marsejezët kanë qenë edhe Mikalit Sifakis dhe Gulielm Gusmao, por asnjëri prej tyre nuk i ka bindur drejtuesit e Olimpikut. Më pas, ata kanë dëgjuar mendimin e Canës, që u ka propozuar 32 vjeçarin që mbron portën e përfaqësueses shqiptare.

    Beqajt i duhet të konkurrojë për këtë post me Stive Mandanda, një portier që ka mbrojtur edhe portën e Aston Vilës, por duke parë edhe peshën e fjalës së Lorik Canës te Marseja, kosovari pritet të jetë zgjedhja e trajnerit Albert Emon. Edhe pse luan në Qipro, gardiani kuqezi ka një eksperiencë të madhe edhe në kampionate të fortë, duke qenë se ka luajtur për shumë vite në Greqi. Fakti që aty ka dalë disa herë portieri i vitit, është një CV e mirë për kosovarin që të veshë fanelën e një prej klubeve më të rëndësishme të Evropës.

    Në rast nënshkrimi, gjë që duket mjaft afër, Beqaj do të bëhet lojtari i dytë që vesh këtë fanelë, pas Lorik Canës, liderit të mesfushës shqiptare. Portierit të Shqipërisë mund t'i bjerë shumë raste të qëndrojë në stol, megjithatë Marseja e këtij sezoni do të marrë pjesë në shumë kompeticione dhe natyrisht që do të ketë vend edhe për të. Beqaj ka lindur më 25 gusht 1975 dhe aktualisht mbron portën e Anorthosis Fagamusta në Qipro, një skuadër me të cilën u shpall edhe kampion në sezonin që sapo kaloi. Edhe pse nuk i patën munguar ofertat, shpesh edhe nga Bundesliga, Arjan Beqaj nuk ka preferuar të largohet nga Greqia dhe kjo edhe për shkaqe familjare. Megjithatë, në kulmin e formës dhe të karrierës së tij, portieri kuqezi mund të firmosë kontratën më të rëndësishme të karrierës. Në provë tek Marseja është bashkuar edhe mesfushori serb Milos Krstiç, i cili është vetëm 20 vjeç dhe luan thuajse në të njëjtin rol me Lorik Canën.
    #VamosArgentina

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fjala e Canës, vendimtare për Beqajn

    Derguar me: 19/07/2007
    • Përveç faktit që mbetet një portier modern dhe që ka një CV të pasur duke u shpallur pesë herë si gardiani i vitit në Greqi, kosovari ka edhe mbështetjen e Lorik Canës

    Kalimi i Arjan Beqa jt tek Olimpiku i Marsejës nuk duket një utopi edhe pse portieri është ende në provë. Përveç faktit që mbetet një portier modern dhe që ka një CV të pasur duke u shpallur pesë herë si gardiani i vitit në Greqi, kosovari ka edhe mbështetjen e Lorik Canës.

    Mesfushori shqiptar është një nga liderët e Marsejës dhe natyrisht që ka marëdhënie të shkëlqyera me trajnerin Albert Emon dhe presidentin Pape Diuf. Gjë që do të thotë se fjala e tij mund të shërbejë shumë në realizimin e marrëveshjes që do të shohë shqiptarin të veshë ngjyrat e klubit më të madh francez.
    #VamosArgentina

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Salihi, gol për Riedin në Kuëpn UEFA

    Derguar me: 20/07/2007
    • Sulmuesi i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi ka shënuar golin e parë këtë sezon me fanelën e Riedit në Austri.

    Shkodrani realizoi golin e tretë në takimin e turit të parë të Kupës UEFA ndaj Neftci, një ndeshje që Riedi e fitoi me rezultatin 3-1. Ky triumf e ka çuar ekipin austriak me një këmbë në turin tjetër të Kupës UEFA, ndërkohë që Hamdi Salihi është zhbllokuar për sezonin e ri.
    #VamosArgentina

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Beqaj: Marseja, në bisedime me klubin tim

    Derguar me: 21/07/2007

    • Portieri i kombëtares shqiptare Arjan Beqaj ka pranuar interesimin e Marsejës, duke thënë se klubi francez do të hyjë në bisedime me klubin e tij në Qipro, Anorthosis. "Marseja është e interesuar për mua dhe ndërmjetës është Lorik Cana. Ata më kanë parë në ndeshjet e kombëtares, por do shkoj një javë për testime. Do të ishte një sukses", ka thënë ai.
    #VamosArgentina

Faqja 17 prej 52 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •