Close
Faqja 16 prej 52 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 512
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjergji Bregu firmos kontrate 5-vjecare me Paokun

    E Shtune, 09 Qershor 2007

    Fati ka qene me futbollistin me origjine shqiptare, Gjergji Bregun ne miqesoren qe ai u aktivizua me ngjyrat e Paokut. Kjo ishte nje prove e ketij lojtari, ne menyre qe te tregonte nese ai e meritonte te vishte bluzen e kesaj skuadre te madhe greke. Nje prove e kaluar me shume sukses nga sulmuesi shqiptar, i cili shenoi 2 gola, nga 4 qe realizoi skuadra. Kjo dopiete i solli nje kontrate 5-vjecare me skuadren e Paokut, te Selanikut. Para nenshkrimit te kontrates, Gjergji Bregu aktivizohej me ekipin e Aleksandrit te Madh te bashkise veriore te Pellas.
    #VamosArgentina

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Portieri i U-19 Ujkani, firmos per Palermon

    E Shtune, 09 Qershor 2007


    Portieri i U-19, Saimir Ujkani, ka firmosur dje nje kontrate 5-vjecare me skuadren e Palermos. Kontrata e tij me ekipin italian eshte per nje afat 5-vjecar. Ai eshte aktivizuar me skuadren e Anderlehtit. Shqiptari eshte provuar nga skuadra e vendit te peste te Serise A, bashke me dy afrikane te tjere, te cilet nuk u moren. Lojtari ka treguar nje forme mjaft te mire me skuadren e U-19-es, me te cilen ka luajtur vetem dy ndeshje dhe me ekipin e dyte te Anderlehtit, me kete ekip ai eshte aktivizuar ne dhjete ndeshje. Kontrata e tij pesevjecare me Palermon do te filloje ne sezonin e ardhshem. Tani, dyshes shqiptare te Serise A, Tare dhe Bogdani, u shtohet dhe portieri Ujkani. Tani duket se gardiani i se ardhmes ne porten kuqezi do te jete kosovari nga Rniku, Saimir Ujkani
    #VamosArgentina

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Atalanta-Bogdani, avancojnë tratativat

    22/06/2007

    • Erjon Bogdani mund të jetë duke negociuar me drejtuesit e Atalantës për të kaluar në sezonin e ardhshëm te bergamaskët. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, që i referohen burimeve në klubin zikaltër. Vetë sulmuesi shqiptar ka deklaruar se ai do të preferonte të kalonte te Rexhina, ku trajner është caktuar Fikadenti, me të cilin ai ka marrëdhënie shumë të mira, që kur ishte te Verona. Mirëpo, gjithçka do të vendoset nga drejtuesit e Kievos, klubit që zotëron kartonin e lojtarit. Në këto kushte, bëhet më e besueshme hipoteza e një kalimi të Erjon Bogdanit te Atalanta, duke u diktuar nga veronezët. Kristiano Doni dhe Christian Vieri mund të ndjekin Kolantuonon te Palermo, por trajneri i ri Delneri mund të mos japë aprovimin për këtë transferim. Duke parë një rrjedhje të mundshme në repartin ofensiv, drejtuesit Atalantës kërkojnë të prenotojnë një sulmues dhe shohin tek Erjon Bogdani kandidatin më të mirë. Për sulmuesin shqiptar janë interesuar deri tani klube si Sampdoria, Torino, Livorno, Kaljari apo edhe Xhenova, por deri tani nuk është vendosur asgjë. Edhe ekipi i Kaljarit po ngulmon për sulmuesin shqiptar që pas shitjes së hondurasit David Suazo. Ishullorët kërkojnë një sulmues të fortë dhe shqiptari është një nga pikësynimet e tyre kryesore. E ardhmja e Bogdanit duhet të zgjidhet para fillimit të muajit korrik.
    #VamosArgentina

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Iku si hajdut nga PSG, tani është kthyer në yll"

    22/06/2007

    • Mesa duket tifozët dhe drejtuesit e Paris Sent Zhërmenit nuk kanë ndërmend ta harrojnë Lorik Canën, mesfushorin shqiptar që dy sezone më parë "tradhtoi" kryeqytetin francez.


    Fatjon Kodra

    Kështu, në një përmbledhje të publikuar në një nga sajtet franceze në internet pro klubit të njohur, është shfaqur edhe një artikull që i dedikohej progresit të bërë nga mesfushori i Kombëtares shqiptare. Edhe pse ka pasur gjithmonë mëri karshi shqiptarit nga ana parizienëve, këtë herë tonet janë ulur dhe për Canën flitet vetëm në mënyrë pozitive. "Cana i vogël, u bë i madh", ishte titulli i artikullit që fliste për ecurinë e mesfushorit, që tashmë mbron ngjyrat e Olimpikut të Marsejës në kampionatin francez. "I larguar si një "hajdut" nga Paris Sent Zhërmeni në vitin 2005 me statusin e një lojtari premtues, Lorik Cana e thënë në sensin figurativ, shpërtheu këtë sezon me fanellën e Olimpikut të Marsejës", shkruhet në artikullin në fjalë. Edhe sot e kësaj dite, tifozët e shumtë të PSG-së nuk ia kanë falur drejtuesve të klubit faktin që lanë të largohej mesfushorin shqiptar drejt armiqve të betuar, Marsejës, kundrejt një shifre prej 4 milionë eurosh. Vazhdimisht ata e kanë vlerësuar mesfushorin energjik, që ka ardhur duke u përmirësuar dhe tani është bërë një nga lojtarët më të mirë në qarkullim në rolin e tij. Madje, një gjë e tillë mund të vihej re fare lehtë edhe në forumet e tifozëve të klubit kryeqytetas, ku gjithmonë Canës i thureshin elozhe. "Finalist i Kupës së Francës dhe udhëheqës i Marsejës në kampionat, ai u kthye në një nga lojtarët kyç të skuadrës në sezonin 2006-2007". Jo vetëm kaq, po në artikull Cana cilësohet si lojtari më i mirë i Ligës së Parë franceze në rolin e tij. "Ai është numri 6 më i mirë në Francë sot për sot", vijon shkrimi për shqiptarin. "Agresivitet, pozicionim perfekt apo të qenit më aktiv në 90 minuta janë ndër cilësitë kryesore të Lorik Canës. Çdo ditë e më shumë, ai është kthyer në rolin e një lideri te Marseja, duke merituar edhe shiritin e kapitenit", përfundon artikulli.
    #VamosArgentina

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lila e Kraja, në gjyq me Iraklisin

    Derguar me: 05/07/2007
    • Çështja do të shkojë në FIFA, duke ndjekur të njëjtën rrugë si Indrit Fortuzi që e bëri këtë pak javë më parë.

    Andi Lila dhe Elvis Kraja kanë vendosur të hedhin në gjyq klubin grek të Iraklisit, që sipas tyre nuk u ka paguar këstet e mbetura të parave. Çështja do të shkojë në FIFA, duke ndjekur të njëjtën rrugë si Indrit Fortuzi që e bëri këtë pak javë më parë. "Largimi i presidentit dhe i shumë lojtarëve e kanë kthyer klubin në një gjendje të mjeruar dhe nga kjo u detyruam të kërkonim shlyerjen e parave", ka thënë Lila për albaniasocer.com. "Për të siguruar paratë tona, ne kemi kërkuar ndijhmë juridike në FIFA dhe UEFA", është shprehur më tej ai. Dy futbollistët shqiptarë mendonin të aktivizoheshin më shumë sezonin e ardhshëm, por klubi nga Selaniku nuk u ka dhënë asnjë konfirmim.
    #VamosArgentina

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Skela, në ndeshje yjesh me Frankfurt

    Derguar me: 05/07/2007
    • I ftuar nga drejtuesit si një prej futbollistëve që ka veshur në të shkuarën këtë fanelë mjaft të rëndësishme, mesfushori i kombëtares shqiptare ka qenë një ndër të parët që e ka pranuar ftesën nëpërmjet një letre.

    Ervin Skela do të jetë shqiptari i vetëm që do të marrë pjesë në një ndeshje yjesh që do të organizohet për nder të ekipit të madh gjerman të Eintrahtit të Frankfurtit. I ftuar nga drejtuesit si një prej futbollistëve që ka veshur në të shkuarën këtë fanelë mjaft të rëndësishme, mesfushori i kombëtares shqiptare ka qenë një ndër të parët që e ka pranuar ftesën nëpërmjet një letre. Nga të ftuarit kryesorë do të jenë ish lojtari i Gjermanisë Andi Mëler apo edhe Bernd Shnajder. Nuk do të mungojnë gjithashtu Jens Keller dhe lojtarë të skuadrës aktuale, ndërsa shumë të ftuar do të jenë nga yjet e vitit 1992 të Eintrahtit. Fitimet e kësaj ndeshje do të shkojnë për bamirësi.
    #VamosArgentina

  7. #157
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Besian Idrizaj, tripletë për Liverpulin


    Besian Idrizaj, një nga lojtarët që trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç e dëshiron fort në përfaqësuesen kuqezi, realizoi një tripletë në fitoren 3-2 të Liverpulit të Rafa Benitez në testin me Wrexham të Ligës angleze (kategoria e tretë).

    Shqiptari 19-vjeçar familja e të cilit jeton në Austri, shënoi golat brenda 22 minutash. Golin e parë e shënoi në minutën e 4-t, kur realizoi pas një harkimi të Penant, të dytin në të 16’ sërish me asistin e Penant dhe në të 26’,po kjo dyshe prodhoi golin e tretë të Besian. Një sukses personal i aspirantit me pasaportë shqiptare, ndërkohë që Idrizaj pati dhe një rast tjetër në minutën e 50 për të shënuar një “poker” golash. Gjithsesi formacioni i Liverpulit ishte i nivelit të dytë, ku mungonin emrat e njohur.





    Wrexham 2-3 Liverpool - Highlights by Albania-Sport

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bogdani ne “orbiten” Fiorentina

    9 Korrik Erjon Bogdani mund te gjeje klubin me te rendesishem te karrieres se tij gjate merkatos se kesaj vere. Sulmuesi i Kievos, i cili e ka bere te qarte vullnetin per t’u larguar nga klubi pas renies ne Serine B, eshte nje nga objektivat e merkatos se klubit te njohur Italian, Fiorentines. Disa prej gazetave prestigjoze italiane, shkruanin dje se ka pasur nje sondazh te Fiores ne drejtim te sulmuesit tone, megjithese ende nuk mund te thuhet se sa serioze eshte kjo piste. Ne fakt, Fiorentina ka mbajtur te hapur edhe mundesine per te blere lojtarin e Mancester Sitit ne Angli, italianin Korradi, por kostoja e kartonit te ketij lojtari mund te jete shume me e shtrenjte se ajo e shqiptarit te Kievos. Fiorentina, ka bere te ditur ditet e fundit se do te largoje sulmuesin bullgar, Valeri Bojinov, me te cilin klubi ka pasur jo pak probleme ne te shkuaren. Talenti i ri, qe ishte blere nga Juventus, eshte ankuar vazhdimisht per minutat e pakta ne dispozicion per shkak te aktivizimit te Tonit dhe Pazinit, ne kete rol. Edhe Bogdani mund kete te njejtin fat, pasi drejtori sportiv i klubit, Korvino ka qene i qarte dje per mediat italiane: “Synojme shume te Pazini. Ai, eshte titullari yne”. Ne nje sulm ku rumuni Mutu, eshte gjithashtu i padiskutueshem, ajo qe mbetet eshte vetem pankina dhe shpresa te ndeshjet e shumta qe klubi do te luaje mes Serise A, Kupes UEFA dhe Kupes se Italise. Ne fakt Fiorentina, mund t’i lejoje vetes te shpenzoje deri ne 12 milione euro per te blere nje sulmues te ri, por klubi ka ndermend t’i shpenzoje keto para ne sektore te tjere te fushes, duke qene se e ka te fiksuar dyshen titullare te sulmit. Ne kete menyre, sipas burimeve nga klubi, te cilat citohen nga shtypi italian, po mendohet per Bogdanin, kostoja e kartonit te te cilit ne rastin me te keq mund te shkoje deri ne 3 milion euro, por mund te blihet edhe me 2.5 milione. Edhe rroga e lojtarit eshte krejtesisht e pranueshme per klubin, pasi aktualisht lojtari merr 800 mije euro ne sezon.

    Refuzoi Bogu, Olimpiakos blen Kovacicin

    Klubi grek i Olimpiakosit ishte i gatshem t’i ofronte nje ngritje rroge prej 50% sulmuesit te Shqiperise, Erjon Bogdani, por ky i fundit nuk preferoi te shkonte ne Greqi. Per kete arsye, kampionet e shumefishte greke, kane afruar futbollistin e njohur serb, Darko Kovacevic. Sipas burimeve prane lojtarit, Bogdani do te paguhej 1.2 milione euro ne sezon nga 800 mije q` merr te Kievo. Lojtari, do te kishte edhe avantazhin e te luajturit ne nivele te larta te Champions League, mundesi qe nuk e ka pasur ende ne karrieren e tij. Refuzimin e ofertes, shqiptari mesohet t’a kete arsyetuar me faktin qe ai eshte i ri per te lene Serine A.

    Tare me Lacion ne Austri

    Igli Tare, futbollist i lacios, ka dale dje ne stervitjen e pare me skuadren bardhekalter ne Kapfenberg te Austrise. Lacio ka filluar fazen pergatitore ne kete vend malor dhe pavaresisht nga gjithe zerat per largimin e shqiptarit ai serish gjendet mes 29 lojtareve qe kane filluar sprintet e para. Megjithate nuk ka asgje te habitshme nese ne ditet ne vijim skuadra e shqiptarit te ndryshoje ne varesi te levizjeve te fundit ne merkato.

    Cana, kapiten i Marsejes

    Lorik Cana ka qene kapiten ne ndeshjen miqesore, qe Marseja ka zhvilluar kunder Bordose pardje, nje takim i fituar 3?2 nga skuadra e Marsejes. Loriku e ka bere si duhtt detyren e tij, amdje ne nje moment ne minuten e 41 ka ndaluar lojen pasi Nasri ka qene i demtuar dhe shqiptari e ka marre ne krahe dhe e ka nxjerre jashte vijave, duke e ndjekur nderkohe qe Nasri merrte ndihmen mjekesore. Lotjari eshte kthyer ne nje idhull te skuadra franceze.

    Murati/ Ne Selanik per bisedime

    Edvin Murati ka qene dje i pranishem ne Selanik ku ka zhvilluar bisedimet e para ne funksion te idese per te firmosur nje kontrate nje vjecare me skuadren Kallamarja. Ekipi luan ne kategorine superiore greke dhe ne kete skauder aktivizohet edhe sulmuesi Bushi. Murati ka pasur shume oferta te tjera gjate kesaj vere por mesa duket me e pershtatshmja edhe nga ana financiare eshte kjo e skuadres selanikase.

    Hyka o thote “jo” Nikosias ne Qipro

    Jahmir Hyka ka refuzuar oferten e dyte serioze gjate kesaj vere. Pasi i tha “jo” Nk Zagrebit, lojtari i talentuar i perfaqesueses Jahmir Hyka i ka thene “jo” edhe Omonia Nikosias: “Nuk pranoi as te bisedonte – tha nje menaxher qe operon ne pisten greke – ne Qipro do t’i krijonin kushte shume te mira, por lojtari do medoemos te fitoje nje vend titullari ne skuadren e pare te Olimpiakosit”. Hyka ka nenshkruar nje kontrate 5 vjecare.



    Rrustami, ende pa nje “kontrate”

    Blerim Rrustemi, mbrojtesi perfaqesueses shqiptare, ende nuk ka arritur te transfeorhet ne ndonje skuader gjate kesaj merkato vere. Pasi ka lene skuadren e dyte te Menshegladbah, futbollisti u provua ne Zvicer me Ksamaks, por drejtuesit e ketij klubi nuk preferuan t’i japin nje shans per me tej. Lojtari pritet qe te transferohet ne nje skuader jashte Gjermanise. Ne Gjermani do qendronte vetem ne Bundeslige 1 ose 2.

    Rrudho transferohet ne Serine C2

    Xhulian Rrudho eshte transferuar nga skuadra e Kievos ne Serine B tek skuadra e San Sovinos ne Serine C2. Aksioner ne kete skauder italiane eshte shqiptari Sokol Haxhia, i cili u be determinant per kalimin. San Sovino zoteron 50% te kartonit ndersa pjesen tjeter e zoteron Kievo. Ne San Sovino ka mberritur edhe kosovari Jusufi, qe me pare ka luajtur ne Suedi me Treleborgun. Nje sulm “ala shqiptar”.

    Kapllani/Iashvili ben hije shqiptarit

    Karlsruhe ka vendosur te perforcoje skuadren me gjeorgjianin Iashvili, i cili he per he do te jete rezerva e pare e shqiptarit Kapllani. Gjeorgjiani ka mberritur nga skuadra e Frajburgut, megjithate media gjermane shkruajne se do te jete pothuaj e pamundur qe shqiptarit t’i rrezikohet vendi, sidomos nese luan si nje sezon me pare.

    Billa transferohet tek Volos ne Greqi

    Estraf Billa eshte transferuar ne skuadren e Volosit ne Greqi. Portieri shqiptar, i cili ka luajtur nje ndeshje me Kombetaren ne Portugali (3?5), i ka dhene fund levizjeve pa kriter, megjithate nuk ka zgjedhur nje skuader te madhe por nje skuader te kategorise se dyte ne Greqi. Lojtari ka luajtur ne te shkuaren edhe me Partizanin, por presidenti Xhani e perjashtoi se dyshoi ne lenie ndeshjesh.
    #VamosArgentina

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ujkani ëndërron numrin “1” te Milani

    11 Korrik Portieri i ekipit tonë Shpresa, Samir Ujkani, mendon se do të jetë i suksesshëm në futbollin italian dhe se për një kohë të shkurtër ai do të jetë portieri i parë i klubit të tij të ri, Palermos. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ish?futbollisti i Anderlehtit, shprson që në harkun kohor të një viti të jetë zgjedhja e parë e Palermos. i intervistuar nga gazeta kosovare “Ekspres”, futbollisti thotë se një ditë ëndërron të bëhet numri “1” i klubit për të cilin ai ka bërë tifo që në fëmijëri, Milani. “Shpresoj që një ditë të jem portier i Milanit. Seria A, është një mundësi e mirë për mua dhe unë besoj që do të përmirësohem mjaftueshëm për të arritur portën e Milanit”? fjalët e talentit kuqezi.
    #VamosArgentina

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Panathinaikos blen fenomenin 14-vjeçar shqiptar

    11 Korrik Një bujë të madhe ka bërë ditët e fundit kalimi i portierit të talentuar shqiptar, Stefan Kapina në rradhët e Panathinaikosit. i lindur ne 1993 dhe i gjatë 187 cm, ai është bërë portieri më i lakmuar për skuadrat greke. Olimpiakosi e kërkoi me ngulm, por ai pranoi te kalonte ne rradhet e Panathinaikosit. Portieri i i talentuar shqiptar,i cili më parë luante në rradhët e Aetos ( Shqiponja) e Kordhalu, është gëzuar tej mase për kalimin e tij në skuadrën e zemrës dhe shpreson që së shpejti të kalojë dhe në ekipin e parë. Trajneri i mëprshëm i tij, Kostas Konstandinidhis, flet me fjalet më të mira për të duke e konsideruar si talentin më të madh në moshën e tij. “Nuk është cudi – thote ai? që brenda pak vitesh ai të bëhet mjaft i njohur me ekipin e Panathinaikosit dhe pse jo të jetë edhe numri një në fanelen e Kombetares greke...” Djaloshi shqiptar konsiderohet per moshen e tij si një rast i rrallë në futbollin grek dhe sigurisht kjo nuk do t’i shpëtojë as federatës greke të futbollit, e cila së shpejti do të përpiqet ta aktivizojë atë me ekipin e te rinjve te Greqise ashtu sic beri fillimisht me Panajot Konen, pastaj me Elin Dhimucon dhe vetem nje muaj me vone dhe me Sotir Nini. Sidoqoftë lojtari është ende shumë i ri për të vendosur dhe FSHF është ende në kohë për të bërë levizjen e vet.
    #VamosArgentina

Faqja 16 prej 52 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •